...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Pse duhet të mbajmë maska?

Maskat, megjithëse nuk janë aktualisht shumë efektive në filtrimin e grimcave të viruseve dhe shpesh na bezdisin, ato kontribuojnë në uljen e infeksionit dhe vdekshmërisë

SHJ

10/05/2020 - 17:38

Rama, një javë përpara se të merrte masa “radikale” siç i quajnë demagogët dhe idiotët e establishmentit, thoshte —duke ndjekur logjikën e OBSH-së— se maska nuk të mbron! Kjo e fundit këtë argument e përdori kryesisht për të mos nxitur blerje masive dhe për të ruajtur furnizimin konstant dhe për të theksuar faktin se virusi përhapet kryesisht përmes prekjes. Rama ndryshoi qendrim për maskat kur u njoftuan masat: filloi të na tregonte se maskat të mbrojnë duke treguar maskat kirurgjikale. Kujtoj se farmacitë shesin kryesisht maska jokirurgjikale ose maska që përdoren kryesisht në sektorin e ndërtimit. Këto maska pengojnë grimca të mëdha dhe jo të vogla. Sipas specialistëve, vetëm maska që njihet me kodin N95 mund të mbrojë nga virusi: sepse ka filtër për grimca të vogla dhe përputhshmëri të mirë me fytyrën. Gjithë maskat e tjera, poshtë kësaj grade, nuk të mbrojnë![1]

Koronavirusi (Covid: 2019) dhe pandemitë botërore: shkaqet dhe rreziqet për Shqipërinë

Dhe siç tregon një analizë tjetër “maskat si “N95” dhe e barasvlershmja “FFP-2” në Evropë janë hartuar të filtrojnë 95% dhe 94% të grimcave të ajrit deri në madhësinë 0.3 mikrometër. Por disa viruse janë 0.01 mikrometër ndërsa raportohet se C-19 është mes 0.07-0.09 mikrometër në madhësi. Vrojtimet kanë treguar se viruset e vegjël mund të kalojnë N95 ndërsa ato mund të jenë të efektshme me virusin e gripit. Ka disa fakte se këto maska mund të jenë të efektshme me C-19. Kjo është arsyeja që këto maska janë vlerësuar të rëndësishme për punëtorët e frontit në kujdesin shëndetësor. Maskat që përdorin kirurgët, 3M, filtrojnë rreth 75% të grimcave me madhësi 0.02 mikrometër. Sipas disa provave, maskat prej pambuku, krahasuar me maskat e tjera, janë më pak të efektshme, duke u ndjekur nga një mbështjellëse prej leshi por një astar jastiku me 600 fije i palosur katër herë mund të filtronte 60% të grimcave. Maskat që përdoren kundër alergjive nga ajri i kondicionuar dhe thasët e fshesave elektrike paraqiten më mirë dhe afrohen me N95. Maskat, shkurt, megjithëse nuk janë aktualisht shumë efektive në filtrimin e grimcave të viruseve dhe shpesh na bezdisin, ato kontribuojnë në uljen e infeksionit dhe vdekshmërisë.[2] Si të tilla, ato duhet të jenë të detyrueshme në vendet ku ajri nuk qarkullon.

Maska e fotografisë është N95.         



[1]Can wearing a face mask protect you from the new coronavirus, Livescience, March 6 2020

[2]Why we should all be wearing face masks, BBC, 5th May 2020.   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA