...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Pse “INSTAT-i” dhe “FMN-ja” nuk i thotë të gjitha për “rritjen” ekonomike të qeverisë “Rama”?

Rritja në fjalë dhe si çdo “rritje” tjetër që do të pasojë, shkon kryesisht në xhepat e pronarëve që kontrollojnë strukturat e prodhimit, shpërndarjes dhe shërbimeve.

SHJ

06/10/2017 - 09:41

Rritja ekonomike në pjesën e parë të vitit sipas “INSTAT-it” ka ardhur kryesisht nga sektori i ndërtimit (gati 23%), i ndihmuar nga punët publike që u përshpejtuan në prag të zgjedhjeve dhe ndërtimet për gazsjellësin “TAP”.[1]

FMN-ja, në anën tjetër, argumentoi se rritja ekonomike ishte rezultat irritjes së kërkesës vendase, investimet e huaja direkte të mëdha të lidhura me sektorin energjitik, rritja e turizmit dhe rimëkëmbja e partnerëve tregtarë më kryesorë nga BE-ja.[2]

Megjithë ndryshimet në qendrime, në të vërtetë, si punët publike (rrugët; stadiumet; punimet në Tiranë etj.), ashtu dhe TAP-i dhe turizmi, nuk kanë efekt të madh në rritjen e konsumit ose kërkesës, siç do të kishte, për shembull, rritja e punësimit ose punësim i plotë, rritja e prodhimit në sektorët e ekonomisë dhe barazia relative ekonomike.

Rritja në fjalë dhe si çdo “rritje” tjetër që do të pasojë, shkon kryesisht në xhepat e pronarëve që kontrollojnë strukturat e prodhimit, shpërndarjes dhe shërbimeve.

Pyetja tjetër që duhet të ngrejmë është se nëse “rritja” ishte pasojë e politikave të qeverisë “Rama1”? Për ndërtimin, nga i cili buron dhe rritja kryesore, mund të themi se qeveria e ka nxitur siç e pezulloi në fazën e parë të qeverisjes. Për të tjerat –TAP-i etj.- qeveria thjesht përgatiti fushëveprimin. Megjithatë, një analizë më e hollësishme do të vijë...    



[1]Rritja ekonomike tremujore, tremujori II – 2-017, Instat.

[2]Voa, 03/10/2017.   

Me Të Lexuar

  • Viewed
  • Past:
  • Dita
  • Java
  • Muaji
Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA