...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Pse ndërtimi i bunkerëve në socializëm nuk ishte politikë kriminale dhe 'bunkerët' e ''demokracisë'' janë politikë kriminale?

Ka vite që shumë ngatërrojnë -ca në padije dhe ca qëllimshëm- dhe na thonë se bunkerët e socializmit ishin politikë kriminale njëlloj si 'bunkerët' e ''demokracisë'' përfaqësuese: vilat dhe pallatet që ndërtohen, për më shumë, mbi tokë buke! Por sa i vërtetë është ky argument? Shkëpusim një pasazh nga studimi i Ylli Përmetit për shkaqet që çuan në ndërtimin e bunkerëve të socializmit për të kuptuar shkaqet pse ndërtohen sot: Pse dështoi socializmi në Shqipëri? August 15, 2016 20:39

SHJ

11/10/2017 - 10:27

Në nivel gjeopolitikë, Enveri nuk e kuptoi se Amerikanët joshën kinezët që në vitin 1972, pas anëtarësimit në OKB, për të cilin Shqipëria luajti një rol vendimtar, me kuadrin institucional që kishin përgatitur për ekonominë botërore përmes të cilit Kinës i mundësohësh rritja e tregëtisë së mallrave të saj…kështu, ndërsa Kina filloi të integrohësh në tregun ndërkombëtar të marketingut — Shqipëria u prish me Kinën pa ia komunikuar publikut shqiptar — një prishje që çoi në boshatisjen graduale të tregut shqiptar nga mallrat kinezë.

Kjo ishte arsyeja që Enveri intensifikoi politikat ekonomike të “mbështetjes në forcat e veta”. Një arsye e dytë, ishin presionet që ushtronin ‘revizionistët’ jugosllavë, hrushovianë dhe kinezë…që Shqipëria të zhvillohej vetëm si vend bujqësor (kryesisht luledielli dhe agrume) dhe mos të zhvillonin industrinë dhe drithin. Qëllimi ishte të krijonin varësi më të madhe teknoshkencore dhe ekonomike për vendin sesa varësitë që ishin krijuar me importet. Kjo është arsyeja që Enveri i quante ‘revozionistë’: sepse ata shpërnjihnin konceptin e ‘vetëmbështetjes’ së popujve dhe rrjedhimisht pavarësinë ekonomike dhe, mundoheshin të krijonin ndërvarësi më të madhe ekonomike.

Por këmbngulja e Enverit në orientimin e ekonomisë nuk e pengoi Kinën ta furnizonte Shqipërinë me armë ushtarake meqënse Shqipëria adoptoi doktrinën ushtarake se…për t’u përballur me imperializmin raporti i forcave ushtarake duhet të jetë 1 me 100 dhe vetë, ushtari, të mos vritet — përmes të “papriturave” ushtarake.

Kjo nënkuptonte intesifikim të stërfitjeve dhe hulumtim të mëtejshëmm të taktikave dhe strategjive ushtarake nga oficerët e ushtrisë dhe përgatitje të lartë fizike të ushtrisë dhe popullit. Ishte pikërisht kjo qasje, e cila buronte nga sulmet me diversantë që pësonte vendi nga vendet fqinje dhe jo vetëm, që çoi në ngritjen e industrisë ushtarake, bunkerëve dhe trasheve, si asnjë herë në historinë e Shqipërisë.

Për të njëjtën arsye —të sigurisë së lartë ushtarake— elita komuniste ishte gati të sulmonte Jugosllavinë, nëse kjo e fundit cënonte të drejtat e shqiptarëve të Kosovës, dhe ta çlironte e ta bashkonte me Shqipërinë. Argumeti se industria ushtarake ishte e panevojshme, apo marrëzi e Enverit, është tejet naiv: sepse qoftë edhe nëse konsiderojmë një vend me thuajse madhësinë e vendit tonë, Zvicrën, ai vazhdon të jetë i fortë ushtarakisht dhe një ndër vendet kryesore që nuk mund të thyhet lehtë nga agresorët e mundshëm.

Siç citon një analizë ushtarake: Zvicra ka hartuar një plan mbrojtës në shekullin e 19-të që përdor Alpet si bllokadë për çdo agresion. Plani lejoi përforcimin e Alpeve dhe vazhdoi pas Luftës së Dytë Botërore…ushtria Zvicerane ka minuar gjithë malet dhe infrastrukturën, siç janë rrugët dhe urat, për t’i shpërthyr në rast agresioni me qëllim që agresorët të humbasin kohë dhe energji për të gjetur rrugë të përshtatshme për të hyrë në vend. Shumë tunele, bunkerë dhe fortesa janë ndërtuar brenda maleve që mund të strehojnë një dizion të plotë ushtarak, duke i përdorur si pika të përshtatshme ushtarake për të sulmuar agresorin…Zvicra ka rreth 150,000 ushtarë aktivë…nëse vendi sulmohet – thuajse 4,000,000 qytetarë janë të gatshëm për shërbim ushtarak me një 3,000,000 tjetër të gatshëm për shërbim.

Pa përmedur vendet e tjerë, siç është SHBA-ja, Britania, Rusia, Gjermania dhe Kina, Japonia, Koretë dhe vende të tjetër, që janë armatosur deri në dhëmbë.  Kështu, Shqipëria, kishte çdo arsye për t’u armatosur në kohën e socializmit: sepse kërcënohësh në mënyrë të përhershme nga fuqitë e huaja, të cilat përdornin djalin e Zogut dhe ish-pronarët e kohës së tij për të minuar socializmin. Në nivel kulturor, elita komuniste përdori me të drejtë vallet, këngët dhe veshjet tona tradicionale. Kjo qasje zhvilloi për herë të parë në vendin tonë artin muzikor, të valleve dhe veshjeve në një nivel mjaft të lartë. Ideologjia mbizotëruese, rrjedhimisht, ishte së pari kombëtariste, dhe së dyti, marksiste-leniniste me doza të vogla enveriste…   

http://www.gazetadita.al/pse-deshtoi-socializmi-ne-shqiperi/

Më Të Lexuar

  • Viewed
  • Past:
  • Dita
  • Java
  • Muaji
Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA