...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Pse nuk ishte ‘monument kulture’ apo ‘trashëgimi kulturore’ Teatri Kombëtar?

Meqë aleanca për teatrin dhe opozita vazhdojnë të këmbngulin se Teatri Kombëtar ishte trashëgimi kulturore apo...në vijim tregohet se pse nuk ishte i tillë

SHJ

20/05/2020 - 20:50

Krahas këtyre çështjeve, një pështjellim tjetër krijoi e ashtuquajtura “opozitë” (me “opozitë” këtu nuk kuptohet PD-ja dhe LSI-ja por të gjithë ata që u mjaftuan me kundërshtimin e prishjes së tij) lidhur me “faktin” se ai përbën “objekt kulturor” ose “historik”. Domethënë, se ai është pjesë e trashëgimisë kulturore të vendit dhe objekt me vlera historike dhe arkitekturore! Këtë qendrim pati dhe OP-ja nga e cila prisnim se do të na sillte ndonjë qendrim më të mirëmenduar! Në fakt, teatri nuk ishte përfshirë në monumentet e “kulturës” as nga qeveria “Berisha” e vitit 2007 kur ministër kulture ishte Bujar Leskaj. Se pse nuk është kualifikuar si monument kulture apo trashëgimi kulturore, do të qartësohet në vijim.

Politika kriminale e qeverisë “Rama” dhe hipokrizia e protestuesve me Teatrin Kombëtar: kultura e shqiptarit dhe rikonceptimi i teatrit

Këshilli Europian, për shembull, prej të cilit mësojnë qeveritë tona, ka miratuar udhëzime se cilët objekte meritojnë të quhen “objekte kulture”. Sipas tij, “kultura dhe trashëgimia kulturore janë procese po aq sa janë prodhime dhe atje është, për më shumë, një dallim i qartë mes vlerës kulturore — vlera thelbësore e një monumenti që përfshin një grumbull karakteristikash të paçmuara që janë përtej matjes dhe vlerës së tregut— dhe vlerë ekonomike — vlerë tregu që reflekton kërkesën shoqërore…tiparet kryesore që paraqet trashëgimia kulturore (monumente, vendndodhje, parqe urbane, etj., të mbrojtura apo jo) dhe rëndësia e saj ose vlera në nivel kombëtar dhe vendor…një trashëgimi kulturore është një grup burimesh të trashëguara nga e kaluara të cilën njerëzit e identifikojnë, pavarësisht pronësisë, si një refleksion dhe shprehje e vlerave të tyre të zhvilluara në vijueshmëri, besimeve, dijes dhe traditave, duke përfshirë gjithë aspektet mjedisore që rezultojnë nga ndërveprimi mes njerëzve dhe vendeve përgjatë kohës”.[1] (Theksi u shtua)  

Gjykuar nga ky përcaktim, Teatri Kombëtar nuk ishte trashëgimi kombëtare apo monument kulture përsa kohë që i mungonte vlera thelbësore—domethënë, karakteristikat e tij nuk mund të quhen të paçmuara dhe rëndësia e tij nuk mund të jetë e karakterit kombëtar për sa kohë që ai nuk bartte vlera kombëtare të cilat i tregoj në vijim. Teatri Kombëtar, për më shumë, filloi të ndërtohësh në fillimjanarin e 1938 dhe përfundoi në shtator të vitit 1939, kur na kishte pushtuar Italia ushtarakisht pasi na kishte pushtuar ekonomikisht dhe politikisht. Ai u ndërtua me panele “populiti” — një lëndë e përbërë nga fibra druri të mineralizuara me beton të një fuqie të lartë, i izoluar termikisht dhe akustikisht, një teknikë që u përdor në shumë ndërtesa në Itali dhe Evropë. Kriteri i ‘kohës’ dhe ‘cilësisë’, rrjedhimisht, mungon: sepse dihet se ndërtesat me vlera të ‘paçmuara’ kërkojnë kohë për t`u ndërtuar dhe aftësi arkitekturore të pazakontë.        

*Shkëputur nga analiza e Ylli Përmetit

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA