...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Pse nuk kanë shije domatet?

SHJ

29/01/2017 - 11:21

Dihet se popujt keqdijësohen lidhur me ushqimin. Ata bombardohen nga “shkencëtarë” që paraqiten si të tillë, edhe falë masmedias, e cila përbëhet nga gazetarë që kualifikohen nga gazetarë të tjerë, që s’kanë mësuar të hetojnë, veçanërisht shkencat. Në këtë rast bëhet fjalë për agronominë molekulare. Sepse falë pak studiuesve, dekadat e fundit, është zhvilluar edhe gastronimia molekulare. Por gazetarët e masmedias dhe borgjezive kapitaliste jo vetëm që nuk janë të aftë t’i hetojnë këto shkenca, se sa të vërteta janë, por as ia paraqesin publikut për të shkaktuar ndonjë debat dhe pse jo, të përgënjeshtrohen tezat e të ashtuquajturve “shkencëtarë”. Dhe ja se ç’argumenton një gazetë lidhur me shijen e domates:    

Pas provave të shumta shteruese për shijen të 100 lloj domatesh dhe identifikimit të genomeve të thuajse 400 llojeve, studiuesit amerikanë gjetën se janë 13 komponentë të gjallë që i japin domates shijen e saj të pandarë. Duke krahasuar domatet tradicionale dhe domatet moderne, ekipet zbuluan cilësitë që kanë humbur në kërkimin e madhësisë së përmirësuar, pjekjes dhe resitencës.  “Përgjatë disa viteve dhe mbledhjeve, [argumenton shencëtari] ne arritëm të identifikonim se cilat molekula dhe komponentë përfshiheshin në domate. Ne kryem analiza kimike dhe biologjike për gjithë sheqernat, acidet organike dhe komponentët e gjallë. Atje janë rreth 400 komponentë organikë që ndërveprojnë me pështymën tonë por jo të gjithë kontribuojnë në shije”.

Studiuesit më pas, argumenton gazeta, izoluan 13 komponentë të gjallë për shijen dhe gjetën se ata ishin aktualë në nivele të mirë në domate që u gjykuan si të mira nga paneli. Mungesa e kompoentëve nga varietetet moderne sugjeron se shija ishte sakrifikuar meqënse industria kërkoi të maksimizonte pjekjen dhe rezistencën  kundrejt insekteve dhe sëmundjeve. Ekipi gjeti gjithashtu 100 gene të nevojshme për të siguruar nivele të lartë përbërës për shijen që zhvillohen në varietete tradicionale.

Por shkencëtarët nuk e kuptojnë shkakun përfundimtar se përse veprojnë kështu prodhuesit e domateve: ata argumentojnë se pas Luftës së Dytë Botërore ndërmarrjet e farave filluan të shqetësohen për të prodhuar më shumë me qëllim që të ushqenin më shumë njerëz. Synimi kryesor ishte të rrisnin prodhimin, ndaj dhe është shumë e vështirë të kontrollosh karakterin e shijes në programe “përmirësues”. Shija humbi sepse njerëzit nuk e dinin se cilët ishin bazat gjenetike të molekulave kështuqë ata nuk mund t’i prodhonin ato. Sepse ata u përqendruan në sasi, prodhim dhe rezistencë.

Për ta tejkaluar këtë problem studiuesit sugjerojnë të ndërthurjen e shijes së gjallë të domates me genet e rezistencës dhe prodhimit! Në të vërtetë, shkaku kryesor se përse ndërmarrjet kapitaliste zhvillojnë domate për të luajtur futboll, është se ato dominohen nga konkurrenca dhe kjo me rradhë, i detyron të ulin koston e prodhimit me qëllim që të shesin prodhimin në një treg ku kostua më e ulët ka kërkesë më të madhe. Në vend, domethënë, të paguajnë punëtorët e nevojshëm për të kultivuar domate, të cilët do të zbatonin principe shkencore dhe përdornin dashurinë për bimën dhe prodhimin, përdorin teknologjinë dhe pesticidet, me qëllim që të ulin koston e prodhimit. Kjo praktikë bëhet e detyrueshme meqënse të gjitha ndërmarrjet bujqësore “lundrojnë” në dinamikën e konkurrencës. Ndërsa kjo është njëra anë, tjetra, është se ndërmarrjet bujqësore nuk e dinë paraprakisht se nëse do të shitet prodhimi. Ndaj dhe ata, për t’i zgjatur jetën prodhimit, injektojnë substanca të tilla që zgjasin kohën e domates (dhe jo vetëm) në raftet e dyqaneve. Kështu rrisin mundësitë për t’i shitur dhe ruajtur fitimet. Për të njëjtën arsye, problemi i domates (dhe jo vetëm) nuk mund të zgjidhet siç na sugjerojnë “shkencëtarët” në fjalë. Domethënë, të ndërthurim molekulat e shijes që ata kanë zbuluar me substancat e rezistencës (hormone etj.) dhe pesticideve. Por duke ndryshuar dinamikën e tregut dhe zhvilluar prodhime me bazë shkencën. Ky objektiv, sigurisht, kërkon dije sistemike dhe aktualisht, në horizont nuk duket asnjë forcë politike që të ketë përvetësuar dijen në fjalë...              

Out of flavour: why tomatoes have lost their taste, The Guardian, 27 January 2017.

Në fotografinë e parë shikojmë domate të prodhuara nga kooperativat dhe agronomët e socializmit në Shqipëri. Në të dytën, domate të prodhuara nga një kopësht familjar në Durrës vetëm me pleh organik. 

Domate te kultivuara ne socializmin e Shqiperise.
Domate të kultivuara vetëm me pleh organik, vitin e kaluar në një baçe familjare të Durrësit.
Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA