...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Pse rivlerësimi i mësuesve dhe drejtorëve të arsimit është një tjetër iluzion?

Kjo praktikë ka dështuar qoftë edhe nëse gjykojmë nga përvoja e ndërmarrjeve private, kur ftohen punëtorët të “votojnë” fshehtas ose “pa emër” për paraqitjen e drejtorëve apo kur ftohen qytetarët të “votojnë” për shërbimet që marrin nga institucionet publike dhe shërbimet e tjera...

SHJ

02/11/2017 - 14:04

Përpjekja e ministrisë së ‘arsimit’ për të rivlerësuar mësuesit bart disa kontradikta dhe padije që nuk do të çojnë asgjëkundi, veç në krijimin e një iluzioni se ‘arsimtarët’ tani (që i vlerësuam ne) do të jenë më të “mirë” se në të kaluarën. Vitin e kaluar ministrja hodhi poshtë kualifikimin e mësuesve sipas krediteve, sepse, sipas saj, praktika nuk plotësonte nevojat reale për zhvillimin profesional të mësuesve. Skema që paraqiti ishte trajinimi, testimi dhe çertifikimi i vazhdueshëm i tyre. Ajo filloi me drejtuesit e shkollave dhe ‘lejimin’ (“lishencë” e quan ministria!) e tyre të përkohshëm. Lejesa e mësimdhënies sigurohet nga ministria e arsimit. Pasi trajinohen, sipas paketës profesionale, japin provime, dhe nëse i kalojnë, mund të vazhdojnë punën e mësuesisë.

Paketa profesionale,[1] nga ana tjetër, bart disa kontradikta. Për shembull, ajo kërkon nga mësuesit të kenë aftësi shkrimore pa gabime por vetë në vetëm 9 faqe gabon disa herë në drejtëshkrim! Kërkon nga mësuesit të kenë sjellje ‘etike’ në përputhje me rregulloret e ministrisë! Kërkon, për më shumë, aftësi mësimdhënie (kryesisht aftësi përshkruese dhe shqyrtuese të koncepteve) pa u mësuar mësuesve veglat teorike se si shqyrtohen konceptet! Kërkon, në fund, “cilësi” në mësimdhënie pa treguar se nga buron cilësia dhe e cilës natyrë është dhe, pa përmendur as edhe një herë, se qëllimi përfundimtar i mësuesit është të zgjojë kureshtjen te nxënësit dhe praktikat përkatëse se si zgjohet kureshtja!

Një vit më pas ministria qarkulloi një praktikë tjetër për të matur paraqitjen (“performancë” e quan ministria!) e drejtorëve duke i vlerësuar në mënyrë të fshehtë me mësuesit. Ky proces do të zhvillohet nga drejtoritë arsimore rajonale dhe u quajt ‘anketim’ dhe, do të monitorohet nga përfaqësuesit e ministrisë së arsimit. Më konkretisht, mësuesit ftohen të “votojnë” drejtorët e shkollave në fshehtësi. Kjo është praktikë që ndiqet nga shumë institucione dhe ndërmarrje. Në rastin konkret, synohet të krijohet dinamika e ‘frikës’ mes mësuesve dhe drejtorëve me qëllim të mëtejshëm, të nxiten drejtorët të ‘paraqiten’ më mirë. Kërkohet, në fjalë të tjera, të rritet ‘efiçenca’ administrative e drejtorëve përmes frikës dhe jo përmes...virtyteve!

Kjo praktikë ka dështuar qoftë edhe nëse gjykojmë nga përvoja e ndërmarrjeve private, kur ftohen punëtorët të “votojnë” fshehtas ose “pa emër” për paraqitjen e drejtorëve apo kur ftohen qytetarët të “votojnë” për shërbimet që marrin nga institucionet publike dhe shërbimet e tjera...  



[1]Programi i zhvillimit profesional për marrjen e shkallëve të kualifikimit të mësuesve të lëndës “TIK”, 2017, Ministria e arsimit dhe sportit, instituti i zhvillimit të arsimit.   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA