...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Pse sofistët (Sokrati, Platon, Aristoteli etj.) nuk pranonin pagesë për mësimdhënien?

Çfarë do të festojnë mësuesit për 7 marsin e 2018? Realizimet e fëmijëve të shoqërisë apo realizimet vetjake?

SHJ

06/03/2018 - 16:47

Nëse gjykojmë nga fëmijët, se si sillen në përgjithësi, me veten dhe shoqërinë, mbetjet dhe mungesa e punëve dhe veprimeve virtuoze, mësuesit s’kanë asgjë për të festuar. Nëse gjykojmë nga numri i protestave, ata s’kanë ç’festojnë, sepse s’kanë protestuar asnjë herë pavarësisht se qeveritë po shkatërrojnë gjithçka rreth nesh! Nëse gjykojmë nga jeta që bëjnë përgjithësisht mësuesit, po, ata mund të festojnë, meqënse kanë filluar të rrisin cilësinë e jetës së tyre dhe janë pjesë e mikrobogjezisë dhe borgjezisë vendore. Ndryshe nga mësuesit, pedagogët protestuan së fundmi për vonesën e rrogave duke treguar karakterin e tyre të vërtetë se janë për rrogën pedagogë e jo për të drejta dhe të vërteta!Me një fjalë, mësuesit mund të festojnë për ‘realizimet’ vetjake por jo për realizimet shoqërore: sepse në shoqëri janë ZERO! 

Dimë dhe kritikojmë në jetën urbane qoftë shoferin që u jepë njerëzve të tij dhe me autoritet publik (zakonisht policëve) privilegje dhe qoftë ata që pranojnë privilegjet e shoferit; kritikojmë edhe njerëzit që teshtiten pa shami në urban; pështyjnë kudo dhe hedhin mbetje ku t’ua dojë kokrra pallës. Njerëz që supozohet se duhet t'i kishin edukuar mësuesit.

Në demokracinë klasike të Athinës Sokrati dhe sofistët jepnin mësim duke refuzuar pagimin në pará. Por kur kërkojmë arsyet se pse ata vepronin kështu nuk na bindin shumë. Qoftë edhe në apologjinë tij Sokrati nuk argumenton bindshëm lidhjen e ngushtë mes parásë dhe vitytit: sepse nuk e kishte kuptuar natyrën e vërtetë të virtytit. Në këtë drejtim, është pikërisht Aristoteli që qartëson gjithçka dhe bën lidhjen mes punëve të paguara, virtytit dhe mendjes, kur citon: ‘të gjitha punët e paguara rrëmbejnë dhe degradojnë mendjen’ (Aristoteli).

Se pse rrëmbejnë dhe degradojnë mendjen punët e paguara bëhet e qartë kur kundrojmë se nga buron ajo dhe çfarë synon: sepse punët nuk burojnë nga virtyti dhe as bëhen për hir të vitytit por për hir të nevojës dhe shfrytëzimit: sepse një punëtor kërkon të mbulojë nevojat; një pasanik, megjithëse mund të mbulojë nevojat kur nuk mundet vetë, përgjithësisht kërkon të fitojë: sepse ishte ‘fitimi’ që i bëri të shpiknin njerëzit praktika manipulative: bankat fraksionale etj. Thënë ndryshe, në shkollë dhe universitet me të vërtetë synohet zhvillimi i virtyteve në parim por kur nuk kuptohet natyra e tyre, se nga burojnë dhe si zhvillohen, jo vetëm që mbeten abstraktë dhe dominohen nga dinamika kryesore e shoqërisë -përfitimi dhe pushteti- por rrëmbejnë dhe degradojnë mendjen në shkallë edhe më të lartë. Kujtoj se pavarësia ekonomike në demokracinë klasike të Athinës ishte e madhe; kështuqë nevoja për pagesë minimizohësh...    

Që mos të zgjatemi, mësuesit tanë jo vetëm që nuk e konsiderojnë këtë efekt seriozisht dhe nuk e mësojnë te nxënësit, dhe jo vetëm që protestojnë vetëm kur nuk paguhen, dhe kurrë për ndonjë padrejtësi nga pushteti politik ose qeveria, por pranojnë dhe laçkën dhe plaçkën e fëmijëve për shtatë marsin, e cila, mesa duket, s’ka kufij: nga lulet (që ndryshe nga e kaluara, blihen mjaft shtrenjtë nga nxënësit) deri tek orët dhe veshje të tjera. Nuk pamë ndonjë herë në këtë festë ndonjë mësues t’i refuzojë “përkëdheljet” e nxënësve...    

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA