...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Qeverisja “Rama” tejkalon korrupsionin e qeverisë “Nano”

Po të vërejmë grafikun pak (6 pikë) ka rënë korrupsioni që nga koha e Berishës dhe nëse i shtojmë atij dhe vitin 2021 dhe veçanërisht çështjen e impianteve të riciklimit të mbetjeve dhe arrestimin e Lefter Kokës, për të cilën prokuroria u mjaftua vetëm me të, dhe më pas publikimin e të dhënave përmes të cilave tregohet një korrupsionin i jashtëzakonshëm, bëhet e qartë se korrupsioni i qeverisë “Rama” tejkalon korrupsionin e Nanos të vitit 2005.

SHJ

29/12/2021 - 12:37

Në një bisedë me “France 24” pyetjes se “ku jemi në luftën kundër korrupsionit”, pasi gazetarja përmend arrestimin e ish-prokurorit, Adriatik Llalla, Rama i përgjigjet se “Shqipëria ka një problem me korrupsionin” por tashmë jemi në një nivel tjetër dhe nuk krahasohet me vendet e BE-së por krahasuar me tetë vite më parë “nuk ka krahasim”!

Mirëpo, po të vërejmë grafikun e Transparency International pak (6 pikë) ka rënë korrupsioni që nga koha e Berishës dhe nëse i shtojmë atij dhe vitin 2021 dhe veçanërisht çështjen e impianteve të riciklimit të mbetjeve dhe arrestimin e Lefter Kokës, për të cilën prokuroria u mjaftua vetëm me të, dhe më pas publikimin e të dhënave përmes të cilave tregohet një korrupsion i jashtëzakonshëm, bëhet e qartë se korrupsioni i qeverisë “Rama” tejkalon korrupsionin e Nanos të vitit 2005.

Në fakt, nga grafiku kuptojmë se qeveritë e “reja” vitet e para në qeverisje fillojnë ta luftojnë vërtet korrupsionin por pas tre-katër viteve në pushtet harrojnë dhe përfundojnë të zhytura në korrupsion. Dhe duke patur parasysh se SPAK-u është në fillimet e tij dhe Ramën nuk do ta hetojë kurrë por do të hetojë disa “kokrra” të opozitës dhe të qeverisë—domethënë, individë që nuk rrezikojnë planet perëndimore, dhe dinamikën që është krijuar, mes Berishës, Ramës, Bashës dhe amerikanëve, më shumë korrupsion do të dalë në “shesh”!      

Video: 
Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA