...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Rama dhe Veliaj kthejnë vilën e Enver Hoxhës në “hale” artistësh me arkitektë të huaj

Ndërsa Rama me Veliajn duan ta kthejnë në “hale” artistësh dhe po përgatisin të bëjnë “rrushë e kumblla” dhe ca miliona të tjera me arkitektin britanik, pas prishjes “pa hesap” për teatrin “kombëtar”, që realizohet me koncept abstrakt se sa ‘kombëtar’, vetë artistët sillen më keq se fëmijët

SHJ

25/07/2021 - 16:48

Rama ka planifikuar ta kthejë vilën e Enver Hoxhës, raporton “The Times”, një rezidencë për artistët, ku do të përfshihet dhe “arti” i tij. Ai ka ftuar arkitektë britanikë (Stanton Williams Architects) për realizimin e idesë së tij: “të imagjinojnë një jetë të re për vilën dhe për të si një piktor”.

Erjon Veliaj, kryebashkiaku i Tiranës, është entuziazmuar me idenë. Qyteti, sipas tij, ka filluar të eksperimentojë tashmë me “përqeshjen e fantazmës” së “shokut suprem” duke lejuar një grup rokerësh të realizojnë një video në dhomën e gjumit të Hoxhës—për një këngë të quajtur “Rock the Dictator” ose “Shkunde Diktatorin”, duke kërcyer mbi shtratin e tij!

Në raport citohet, mes të tjerësh, dhe Blendi Fevziu: ai mbështet idenë e hapjes së vilës si muze ku të tregohen gjithë gjërat e këqija që ai bëri!

Kështu ndërsa Rama me Veliajn duan ta kthejnë në “hale” artistësh dhe po përgatisin të bëjnë “rrushë e kumblla” dhe ca miliona të tjera me arkitektin britanik, pas prishjes “pa hesap” për teatrin “kombëtar”, që realizohet me koncept abstrakt se sa ‘kombëtar’, vetë artistët sillen më keq se fëmijët kur realizojnë këngë duke kërcyer mbi shtratin e një udhëheqësi historik të vendit tonë ndërsa Fevziu këshillon Ramën ta bëjë muze ku të tregohen vetëm “gjërat e këqija” dhe jo “dhe gjërat e mira”—siç supozohet se synon historiografia!

Pikërisht për këto arsye e të tjera si këto, vila do të kthehet në një “hale” artistësh duke treguar edhe një herë karakterin reaksionar të Ramës lidhur me pararendësit e tij dhe kombin shqiptar.    

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA