...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Rusia ndalon turistët rusë të vizitojnë Shqipërinë

Nëpunësit e administratës ruse do ta kenë të ndaluar që të vizitojnë vendin tonë gjatë këtij sezoni turistik.

Dita

24/05/2018 - 13:45

Lajmin e ka raportuar ditën e sotme një prej portaleve më të rëndësishme turistikë në Federatën Ruse, e quajtur “TourDom” ose “Shtëpia e Tureve” (tourdom.ru).

Zyrtarisht, një vendim i tillë është justifikuar me faktin që vendi ynë, në unison me vendet e tjera të BE-së dhe me vendet anëtare të NATO-s, ka shpallur sanksione ekonomike kundër Rusisë.

Zyrtarët e shtetit të cilët vendosin të udhëtojnë për pushime në Shqipëri, do të shkarkohen nga puna.

Me iniciativën për të futur një ndalim të tillë për nëpunësit civilë, ata iu drejtuan shoqatës së sipërmarrësve dhe për këtë është njoftuar kreu i organizatës Rahman Yansukov.

“Shumë nëpunës civilë tashmë planifikojnë një pushim veror, duke përfshirë edhe jashtë vendit. Është e nevojshme që menjëherë të shqyrtohen ndryshimet e propozuara “, thekson folësi i Dumës së Shtetit dhe Këshilli i Federatës.

“Zyrtarët duhet të jenë një model për sjelljen e të gjithë qytetarëve – si në jetën profesionale ashtu edhe në jetën personale. Kjo është arsyeja pse është e papranueshme kur kalojnë pushimet e tyre në vende që vendosin sanksione kundër Rusisë

Shtojmë se aktualisht në këtë listë janë destinacione turistike të njohura si Bullgaria, Mali i Zi, si dhe Shqipëria, Zvicra, Franca, Gjermania, Britania e Madhe, Estonia dhe Letonia”, tha z. Yansukov.   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA