...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

“Save the Children”: vrojton problemet e fëmijëve dhe tregon dhimbjet e tyre

Shënim SHJ: Voa e konsideron vrojtimin e psikologëve ‘studim’! Si duket, sepse kështu e quajnë psikologët. Por ç’ka na paraqitet është vrojtim dhe jo studim. Ndryshimi mes vrojtimit dhe studimit është studimi e përdor vrojtimin për të kuptuar shkaqet e një problematike jo thjesht të tregojë dukurinë ashtu siç është. Por kështu është kur institucionet tona inkuadrohen nga njerëz që nuk kanë bërë dallimin mes studimit dhe vrojtimit. Pa përmendur vegla të tjera teorike.

VOA

22/11/2017 - 14:40

Organizata “Save the Children” publikoi sot studimin “Zëri i të Rinjve në Shqipëri” mbi shqetësimet që ata kanë për sot dhe të ardhmen e tyre.

Nga studimi doli se afro 58% e fëmijëve kanë parë fëmijë të dhunohen fizikisht, kurse 34% e fëmijëve kanë qenë viktima të bullizmit.

Shumë vajza në zonat urbane dhe ato rurale, rreth 40% e tyre, kanë rënë pre e bullizmit dhe janë ngacmuar dy herë më shumë se djemtë.

Mbi 56% e fëmijëve mendojnë se strukturat përkatëse duhet të bëjnë më shumë për të eliminuar fenomenin e bullizimit.

Rreth 87% e fëmijëve mendojnë se strukturat përkatëse duhet të bëjnë më shumë për të ndihmuar fëmijët, që dëmtojnë veten.

Afro 90% e fëmijëve e konsiderojnë shumë të domosdoshëm praninë e psikologut/ punonjësit social në shkollë.

Rreth 94% e fëmijëve mendojnë se qeveria duhet të bëjë më shumë për të ndihmuar fëmijët, që ndihen të përjashtuar për shkak të varfërisë, diskriminimit etnik apo aftësisë së kufizuar.

Afro 89% e fëmijëve të anketuar mendojnë se politikëbërësit duhet të dëgjojnë mendimet e fëmijëve për çështje që i përkasin atyre.

Mbi 60% e fëmijëve deklarojnë se ata nuk kanë patur aspak ose pak mundësi për t'u dëgjuar nga politikëbërësit dhe 81% e tyre do të donin të kishin më shumë akses në vendimmarrje.

Pothuaj 30% e tyre deklarojnë se nuk kanë mundur të japin në shkollë mendimet e tyre për çështje që iu përkasin.

Rreth 97% e fëmijëve kanë informacion për të drejtat e fëmijëve; 89% e tyre kanë marrë këtë informacion nga shkolla.

Por 39% e fëmijëve nuk dinë ose janë të pasigurt se ku mund të drejtohen kur ndihen të dhunuar, ose të trajtuar në mënyrë të padrejtë, ndërkohë që 10% e fëmijëve nuk ndihen të sigurt në shkollë.

Mbi 25% e djemve në zonat rurale përballen me vështirësi financiare, të cilat i kanë penguar për të marrë pjesë në veprimtari shkollore dhe/ose jashtëshkollore gjatë vitit të fundit.

Pothuajse gjysma e fëmijëve, 49,9% e tyre, ndihen pesimistë për një kohë të gjatë, ndërkohë që vetëm 45% e tyre janë optimistë për gjetjen e një pune pas përfundimit të shkollës.

Afro 73% e fëmijëve raportojnë se ndihen të stresuar nga detyrat në shkollë dhe 75% e fëmijëve ndihen të stresuar nga rezultatet në shkollë.   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA