...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Serbia armatoset fshehtas me armë kineze ndërsa Tirana i bie fyellit me “Ballkanin e Hapur”

Natën midis 8/9 prillit (2022), gjashtë avionë të mëdhenjë transportues të forcave ushtrarake të Kinës,Y-20 A, në gjysëmilegalitet zbarkuan armë në Aeroportin civil të Beogradit, duke iu sjell forcave ushtarake të Serbisë sistemin e rekateve të sofistikuara tokë-ajër HQ-22. Kjo është vetëm pjesa e parë e dërgesës së armëve kineze në Serbi. Pritet të dërgohen edhe kontigjente të tjera.

Adil Fetahu

13/04/2022 - 22:20

Gjatë vizitës mbikëqyrëse që u bëri njësive të ushtrisë në një ushtrim me qitje me armë të luftës, në “Livadhet e Pasulit”, në Serbinë Lindore, kryetari i Serbisë, që është edhe komandant suprem i ushtrisë së tij, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve tha: “Ejani të martën ose të merkurën që të shihni ‘krenarinë e ushrisë sonë”. Vuçiçi e bëri këtë deklaratë, duke ditur se të nesërmen do t`i vinin armatimet e blera nga Kina.

Natën midis 8/9 prillit (2022), gjashtë avionë të mëdhenjë transportues të forcave ushtrarake të Kinës,Y-20 A, në gjysëmilegalitet zbarkuan armë në Aeroportin civil të Beogradit, duke iu sjell forcave ushtarake të Serbisë sistemin e rekateve të sofistikuara tokë-ajër HQ-22. Kjo është vetëm pjesa e parë e dërgesës së armëve kineze në Serbi. Pritet të dërgohen edhe kontigjente të tjera.

Është interesant fakti se avionët kinezë këtë armatim e kanë sjellë natën, duke kaluar mbi territorin e dy vendeve që janë anëtare të NATO-s: Turqisë dhe Bullgarisë! Ky proces në marrëdhëniet midis Kinës e Serbisë, duke kaluar mbi shtetet anëtare të NATO-s, është një zhvillim i ri me të cilin Kina po demonstron fuqinë e saj të depërtimit në zemër të Europës.

Në Serbi askush deri më tash nuk ka dhënë informacione as deklarata zyrtare lidhur me arritjen e armëve nga Kina. Por një informatë të shkurtër për këtë e ka dhënë faqja e Ministrisë së Jashtme të Kinës, në konferencën për media të mbajtur më 11 prill, kur, pa dhënë hollësi të tjera për dërgesën ka thënë se: “Me qëllim zbatimin e bashkëpunimit midis Kinës e Serbisë, Kina i ka dërguar mjete (rezerva) të rregullta ushtarake Serbisë. Ato mjete nuk janë të drejtuara kundër asnjë vendi të tretë, as nuk kanë lidhje me situatën momentale. Dërgesa është në kuadër të planit të bashëpunimit afatgjatë. Shpresoj se mediat nuk do e teprojnë me komentet e tyre”!

Agjensia Associeted Press ka marrë vesh se me këtë kontigjent të fshehtë, Kina i ka dërguar Serbisë pjesë të sistemit raketor të sofistikuar tokë-ajër, FK-3.

Duke mos pasur ndonjë shpjegim zyrtar nga kompetentët në Serbi, mediat serbe shkruajnë se armët që Kina i ka dërguar tash Serbisë, janë kontraktuar në vitin 2019, por kontrata kurrë nuk është bërë publike, as nuk ka pasur transparencë për llojin, sasinë as çmimin e tyre. Me këto armë, Serbia do të jetë operatori i parë në Europë me predha kineze, dhe e njëjta gjë ishte edhe me dronët ushtarakë kinezë, (H-22 A), të cilët Serbia i mori në korrik të vitit 2020. Këto ditë Vuçiçi ka paralajmëruar se do të blejë dronë ushtarak “Bajraktari” edhe nga Turqia.

Ekspertët e Qendrës për Politika të Sigurisë, në Beograd, thonë se ky “tajming” (moment) i arritjes së armëve kineze në Serbi, është lojë e kryetarit Aleksandër Vuçiç, për të fituar hapësirë dhe pozitë më të volitshme në bisedimet me Perëndimin. Nga ana tjetër, tash që ndaj Serbisë po bëhet presion në lidhje me qëndrimin ndaj Rusisë, Kina po bëhet partneri kryesor i Serbisë nga vendet e Lindjes.

Ka mendime se përmes armëve që Kina po i dërgon Serbisë, synon të paraqesë në Europë industrinë e vet ushtarake, me çmime shumë konkurruese. Por në Serbi ekspertët ushtarakë kanë dilema sa i përket përputhshmërisë teknologjike të industrisë ushtarake kineze me atë të Serbisë dhe ky aspekt paraqet problem sa i përket mirëmbajtjes, logjistikës dhe remontit, thone ata.

Lidhur me armatimin luftarak të arritur nga Kina, Sindikata e Ushtrisë së Serbisë e ka përshëndetur pajisjen e ushtrisë me armatim bashkëkohor por thekson se ushtria nuk ka kuadro të mjaftueshme për të përdorur e mirëmbajtur as këto armë që kanë tash. Ndaj vërejtjes së Sindikatës së Ushtrisë, ka reaguar ashpër Ministria e Mbrojtjes së Serbisë, duke i quajtur ato “të pakuptimta”!

Disa ditë përpara se të arrinin predhat kineze, Vuçiçi kishte thënë se Serbia është duke biseduar me Francën për blerjen e një skudrileje prej 12 avionëve luftarakë “Rafal”, dhe me Britaninë e Madhe për blerjen poashtu të 12 avionëve të rëndë bombardues. Ai ka thënë se me blerjen e armëve nga Kina, Serbia nuk ka shkelur asnjë marrëveshje ndërkombëtare.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve lidhur me armët kineze që po i vijnë Serbisë, Lideri i Ligës Socialdemokrate të Vojvodinës, Nenad Çanak, ka thënë se Vuçiçi po mundohet të luajë lojën e Titos në marrëdhëniet ndërkombëtare, por po harron se as Serbia nuk është Jugosllavi, as Vuçiçi nuk është Tito dhe as bota nuk është sikur ishte para 60 vjetëve.

Nga liderët e vendeve të rajonit, lidhur me grumbullimin e armatimit të Serbisë, kanë reaguar kryetari i Malit të Zi dhe kryeministri i Kosovës. Kryeministri Albin Kurti e ka cilësuar armatosjen e Serbisë si pasojë e frikës se do të mbetet e vetmuar për shkak të qëndrimit të saj ndaj luftës në Ukrainë, por që kjo armatosje paraqet rrezik për paqen në rajon ndërsa kriministri Rama tha nga Berlini se nuk e shqetëson armatosja serbe sepse, sipas tij, bëhet fjalë vetëm për sistem mbrojtës kundër-raketor!

Por sipas mendimit tonë, cilatdo që të jenë arsyet dhe qëllimet e armatimit kaq intensiv të Serbisë, ajo me politikën e saj agresive dhe me potencialin e grumbulluar të armatimit luftarak, paraqet rrezik potencial për paqen në rajon dhe në Europë. Sidomos, në këtë fazë të agresionit rus në Ukrainë dhe të marrëdhënieve të ngushta strategjike ruso-serbe.

Millo Gjukanoviç ka thënë se “Armatosja e Serbisë nga vendet të cilat janë haptas armike kundër Europës dhe NATO-s, ndoshta do t’ua kthjellojë mendjen disa qendrave të BE-së dhe të NATO-s për figurën e Ballkanit Perëndimor”.

Vuçiçi ka “premtuar” se sot (13 prill) do t’iu përgjigjet kritikave dhe deklaratave në lidhje me armatosjen e Serbisë, duke i përmendur veçmas Kurtin dhe Gukanoviçin. Dhe sot e ka dhënë përgjigjen e tij në “Informer”. Në përgjigjen e tij kundër deklaratave të Kurtit dhe Gjukanoviçit, Vuçiçi ka thënë: “Në këta gjashtë muajtë e fundit është intensifikuar fushata e njollosjes së Serbisë nga disa qendra të forcës dhe nga rajoni, të cilat suksesin e tyre gjithnjë e shohin në prizmin e mossuksessit të Serbisë. Roli më i shprehur i urrejtjes ndaj Serbisë vjen nga Albin Kurti dhe nga Milo Gjukanoviçi. Dhe është e kuptueshme se ata gjithnjë shërben me gënjeshtra e të pavërteta, me qëllim që të paraqesin veten si viktima, ndërsa Serbinë si agresive.

Kështu po e shfrytëzojnë rastin që blerjen tonë legale dhe transparente të sistemit kinez FK-3, t’i thonë tërë botës se si ne jemi aleatë të Kinës dhe Rusisë dhe se po e rrezikojmë paqen në rajon. Por se si po i rrezikojmë me armë mbrojtëse, ata as vet nuk dijnë ta thonë. Ai sistem yni shërben për të shkatërruar raketat kryqëzore dhe avionët e armiqëve të cilët do të cënonin hapësirën tonë ajrore. Prandaj, po pyes, si e rrezikojmë Prishtinën ose Podgoricën?”.

Dhe Vuçiçi vazhdon më tutje, në stilin e tij prej ciniku: “Të bëjmë pak shaka, më mirë do ishte të blenim “autan sprej”, për t’u mbrojtur nga mizat dhe mushkajat, se sa për çfarëdo force serioze ajrore që ata kanë”.

Në raportet ndërkombëtare në lidhje me armatosjen e Serbisë me armë kineze, ka reaguar zëdhënësi i Pentagonit, Xhon Kirbi, i cili ka thënë se “Serbia duhet të jetë e vetëdijshme për pasojat afatshkurta dhe afatgjata nga importi i armëve nga Kina”.

***

Serbia mbushet me armë, mobilizon e stërvitë forcat e veta.

E ç’bëjnë shqiptarët kur dihet se Serbia s`ka askënd në botë armik ndërsa thotë haptas pretendimet për okupim territori? Një pjesë e shqiptarëve (udhëheqja e tyre) punojnë për “Ballkanin e hapur” me dominim të Serbisë; një pjesë grinden e grihen në parlament për të rrëzuar pushtetin të cilin e ka zgjedhur populli; një pjesë tjetër shkojnë në luftë xhihadiste në Siri apo gjetkë. Asnjë përgatitje për mbrojtje! Rinia shqiptare nuk e di kah e qet pushka plumbin, e mos të flasim për armë të tjera, që s’i kemi. Prandaj Vuçiçi tallet me “sprejin për miza e mushkaja”! Gjendja na kujton vargjet e Fishtes: “Surgite mortu”.

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA