...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

“Shqipëriajonë.org” falenderon kontribuesit e saj 2020

Viti që kaloi “Shqipëriajonë.org” ishte aktuale si kurrë më parë me studime, analiza dhe lajme

SHJ

31/12/2020 - 17:04

Viti që kaloi “Shqipëriajonë.org” ishte aktuale si kurrë më parë me studime, analiza dhe lajme. Ngaqë ne jemi së pari qendër studimore, studimet dhe analizat janë parësore duke mos lënë pas dore lajmet me karakter aktual dhe me rëndësi të veçantë, siç janë lajmet me karakter shoqëror, shkencor dhe ekologjik.

Në studime Ylli Përmeti vazhdoi të japë kontributin e tij për çështje me karakter ndërkombëtar dhe kombëtar. Në analiza gjithashtu.

Krahas Ylli Përmetit, një kontribut shumë të rëndësishëm ka dhënë Adil Fetahu. Analizat e tij përqendrohen kryesisht në çështjet gjeopolitike që lidhen me Serbinë dhe Shqipërinë (ku bënë pjesë dhe Dardania ose Kosova). Por të dy kanë sjellë realitetin gjeopolitik, politik dhe shoqëror si asnjë qendër tjetër studimore, si brenda brenda vendit ashtu dhe jashtë tij. Pa kontributin e tyre shqiptarët do të ishin në errësirë. Dëftues është fakti se të dy çensurohen nga shtypi i përditshëm!

Kontribut kanë dhënë dhe lexuesit, kryesisht ata që nuk mjaftohen me lexime por shpërndajnë gjithashtu. Shpërndarja e lajmeve, studimeve dhe analizave, është sa një mijë lexime.

Shpresojmë që vitin tjetër të shtohemi dhe të përparojmë objektivin tonë: të sjellim realitetin (gjeo)politik, shkencor dhe shoqëror në sytë e popullit.        

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA