...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

“Shqipëriajonë.org” kërkon gazetarë inovativë - me aftësi hetuese*

“Shqipëriajonë.org” së shpejti do të kalojë në radio-televizion.

SHJ

25/05/2018 - 10:10

Qëllimi ynë është edukimi. Për të njëjtën arsye vitin e kaluar kemi marrë përsipër disa projekte që janë në proces – realizimi i të cilëve do të na çojë në qendrën mediatike më të mirë në Shqipëri dhe jo vetëm. Bashkë me këta projekte kemi dhe plotë studime që duam të shkojnë në syrin, veshin dhe mendjen e popullit.

Kujtojmë se ne kemi vite që çensurohemi nga masmedia e oligarkisë vendore. Pse na çensurojnë – kuptohet: sepse qendrimet dhe përfundimet tona studimore janë kërcënuese për oligarkinë politiko-ekonomike.

Është pikërisht ky aspekt që na bënë krenarë dhe na jepë më shumë forcë për të kaluar në radiotelevizion.

Sidoqoftë, për të realizuar objektivin tonë na duhen dy gazetarë me aftësi hetuese*. Jo në kuptimin që i japin këtij koncepti gazetarët e establishmentit: të hetojë korrupsionin – ose të tregojë të vetë-dijshmen; as bëhet fjalë për hetim vetëm shkrimor: por kryesisht për hetim në studio.

Se si hetohet në studio një çështje – e kemi parashtruar në një studim për masmedian [ketu]. Më shumë do të qartësohet kjo çështje duke e shqyrtuar në bisedë të hapur.

Me rëndësi është që gazetarët të kenë zhvilluar dashurinë për gazetarinë: sepse pa dashuri nuk mund të ketë zhvillim të mëtejshëm në shkencë. Kjo nënkupton se jodetyrimisht gazetarët duhet të jenë të kualifikuar nga shkollat e gazetarisë së establishmentit. Por mjafton të kenë dashurinë - se aftësinë hetimore e zhvillojmë ne.

Në fund të fundit, ne jemi qendër mediatike dhe do të synojmë dhe kualifikimin e gazetarëve të rinj. Përmes kualifikimit ne synojmë të ripërtërijmë qendrën. Gjuhët e huaja janë të dëshirueshme dhe të domosdoshme.   

Ata që dëshirojnë të bëhen pjesë e këtij projekti mund të lidhen me ne kur të duan duke përdorur të dhënat e paraqitura në gazetë.          

   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA