...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Si u mashtrua populli shqiptar nga elita politike dhe akademike lidhur me shitjen e Shqipërisë - Greqisë neoliberale?

Pasojat nga këto bisedime janë katastrofike për vendin dhe kombin tonë.

SHJ

11/02/2018 - 11:22

Kujtoj se Rama kur ishte në opozitë e kundërshtonte marrëveshjen e detit të realizuar nga Berisha dhe mandatin e parë nuk e negocionte. Kujtoj, gjithashtu, se Greqia ushtroi presion mbi qeverinë “Berisha” për të marrë detin dhe varrezat. Në atë kohë Greqia përdori “standarte të dyfishta për segmente të ndryshme bregdetare” dhe përdori ‘ultimatume’ kundrejt qeverisë “Berisha”. Pas mospajtimesh të njëpasnjëshme, qeveria “Berisha” nënshkroi kërkesat e Greqisë në shkëmbim të MSA-së (Marrëveshjen e Stabilitetit dhe Asociimit) — faza paraprake për të filluar bisedime për anëtarësim në BE. Mandatin e dytë Rama ndryshoi qendrim dhe filloi ta negocionte me Bushatin dhe siç na njoftoi ky i fundit, duke e mbikqyrur vetë Rama procesin me video-konferencë!

Sidoqoftë, mashtrimi vazhdoi edhe përgjatë fazës negociuese: si fillim Rama me Bushatin përdorën nenin 3 të konventës ndërkombëtare të detit, sipas së cilës, Shqipëria i regjistroi 12 milje në OKB në '90. Domethënë, përmendi një “standart” që nuk mund të përdoret për vendin që kërkon Greqia, që është 1.8 milje!

Supozohet se me negociatat që zhvillohen krye...ka kuptuar se standarti prej 12 miljesh në disa ngushtica dhe veçanërisht në vendin ku grekët kërkojnë të nxjerrin naftë dhe gas, nuk mund të përdoret. Është e qartë se kryeministri ka qendrime kontradiktore. Nuk është e rastit që gjithë procesi u mbajt larg syve dhe mendjes së publikut. Domethënë, nuk pati asnjë njoftim zyrtar për hollësitë e negociatave. Pa përmendur mundësinë e shqyrtimit. Thuajse gjithë hollësitë erdhën nga shtypi grek.

Qoftë Berisha qoftë Rama kërkuan të “negociojnë” me Greqinë çështje kombëtare në kushte tejet të pabarabarta për të marrë nga ajo mbështetje për t’u integruar vendi në BE — domethënë, jo sepse e meriton si vend dhe qeveri por sepse qeveritë tona kërkojnë t’i tregojnë popullit “realizime strategjike” duke shitur Shqipërinë!

Duhet thënë se vitet e fundit në Shqipëri është krijuar një ‘bindje’ kolektive se Shqipëria po përparon “bashkimin” e saj dhe Greqia po rrënohet. Është krijuar, gjithashtu, bindja se nëse kërcënohemi nga fqinjët, ne mund të përdorim amerikanët apo gjermanët për presion kundrejt palës tjetër. Në këtë bindje ka kontribuar veçanërisht Koço Danaj. Ai ka vite që argumenton se Shqipëria do të bashkohet me ndihmën e amerikanëve apo gjermanëve! Theksoj se qendrimet e Koços burojnë nga padija sistemike dhe jo se kërkon të mashtrojë popullin. Pa u çuditur, kjo bindje reflektohet edhe në qendrimet e shumë shqiptarëve.

Shitja e Shqipërisë nga klasa politike dhe ofensiva neoliberale greke

Mirëpo, kjo bindje shpërnjeh jo vetëm ‘varësinë’ që është krijuar me palën greke por edhe kushtet aktuale që mundësojnë rritjen e varësisë në fjalë. Pa përmendur kushtet e së ardhmes. Këto ‘kushte’ janë të karakterit sistemik dhe lidhen ngushtë me sistemin e BE-së dhe globalizmit neoliberal, në të cilin Greqia është integruar plotësisht. Kërkesat greke —deti, varrezat, ndryshimi i librave shkollor etj.— nga ana tjetër, janë të karakterit juridik që nuk lidhen me sistemin që përmenda.

Nëse hamendësojmë se ne mund të përdorim amerikanët për çështjen e detit, siç argumentojnë shumë, ne shpërnjohim faktin se ‘kërkesa’ greke për detin nxitet edhe nga amerikanët: sepse ndërmarrjet naftënxjerrëse amerikane kërkojnë të shfrytëzojnë burimin në fjalë. Shpërnjohim, gjithashtu, faktin se Greqia është vend strategjik për Amerikën. Nuk është e rastit që Greqia është kthyer (dhe do të kthehet edhe më shumë) në bazë ushtarake amerikane.

Kështu, qoftë nga një këndvështrim i ngushtë (në raport me kërkesën në fjalë dhe cilët përfshihen në të dhe pse) qoftë nga një këndvështrim i gjerë (në raport me qëllimet afat-gjata amerikane në rajon) ne paraqitemi tejet naivë nëse e pranojmë këtë hamendësim. Ne bëhemi, edhe një herë, naivë, kur nuk konsiderojmë faktin se shfrytëzimi i detit do të shkaktojë një katastofë ekologjike në vendin përkatës.

Domethënë, do të shkatërrojë jetën e (nën)detit dhe bregdetit. Dhe nëse Greqia ka plotë ishuj dhe mund ta kompesojë dëmin që do të shkaktohet atje me ishuj të tjerë, ne nuk kemi ishuj të tjerë dhe shumë bregdet tjetër për të kompensuar humbjet. Ne tregojmë se jemi naivë qoftë edhe me gërmimet e varrezave: sepse “ekspertët” e qeverisë na thanë se gërmimet mbikqyren edhe nga arkeologë shqiptarë me qëllim që arkeologët grekë mos të manipulojnë me gjetjet. Mirëpo, kush na siguronë ne, se arkelogët tanë nuk mund të korruptohen nga pala greke? Këtu po korruptohen qeveritarët e jo më arkeologët!

Sidoqoftë, naivitetin më të madh lidhur me këtë çështje e tregojmë kur pranojmë krijimin e varrezave greke në Shqipëri. Por naiviteti më i madh është ai që lidhet me moskuptimin e kushteve gjeostrategjike që janë krijuar mes dy vendeve tona: sepse po s’luftuam kushtet në fjalë, ne do të ndryshojmë dhe përmbajtjen e librave shkollor dhe çështjen “çame”, për shembull, nuk do ta mësojnë fëmijët nga sistemi arsimor por do të mbetet vetëm në gojëdhënat e popullit! Pasojat, rrjedhimisht, nga këto bisedime, janë katastrofike për vendin dhe kombin tonë.

Shënim: këtu flitet me folje të kohës së kaluar pavarësisht se kjo çështje është në proces dhe s’ka marrë karakter juridik (nuk është nënshkruar nga palët): sepse mungon dhe do të mungojë reagimi i popullit – sepse s’ka kuptuar efektet e kësaj marrëveshje. Nga kush do t’i kuptojë vallë? Nga klasa politike apo akademike? Apo nga lëvizjet politike që flenë për pesë palë qejfe dhe u ka mbetur ora, disave te magjia e taksave dhe të tjerëve te puntorët dhe shtresat e të tjera sociale në kohën kur kërcënohet seriozisht tërësia territoriale e vendit!                                     

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA