Skënderbeu dhe Enver Hoxha: dy guerrilas të pamposhtur të popullit shqiptar
Ta kuptojmë Skënderbeun përmes Enver Hoxhës dhe anasjelltas
SHJ
19/01/2018 - 19:27
...Nga ana tjetër, perandoria Bizantine ishte në krizë ekonomike në disa seksione të saj dhe kishte ngritur taksat për shtresat e ulëta të shoqërisë. Ardhja e osmanllinjëve, dhe ulja e taksave nga ata, për këto shtresa, krijonte bindjen se ata ishin vërtetë çlirimtarë dhe rrjedhimisht bashkoheshin me “çlirimtarët” e rinj. Se ku manipuloheshin shtresat e ulëta të shoqërisë, në këtë proces, ishte lidhur me faktin se ulja e taksave mundësohësh nga plaçkitja që ishte kryer mbi rivalët e mundshëm dhe veçanërisht mbi shtresat e larta të shoqërisë bizantine. ‘Manipuloheshin’ edhe sepse ulja e taksave ishte e përkohshme: sepse perandoria e re njëlloj do t’i administronte pupujt e pushtuar: nga lartë – poshtë dhe nga familje “fisnike”. Për pasojë “çlirimtarët” e rinj, duhet të vazhdonin plaçkitjet e tyre me qëllim që të ruanin të ardhura të mjaftueshme për territoret e pushtuara dhe taksa të ulëta për shtresat e varfra. Por ngaqë çdo pushtim dhe “plaçkë” ka një kufi, dhe sinteza administrative e perandorisë së re nuk ndryshonte nga pararendësja, këtë herë duke i shtuar disa ‘grimca’ islamike, u krijuan kushtet për burokracinë e re, ngritjen taksave dhe shpërthimin e kryengritjeve rajonale. Në këtë mënyrë, perandoria Islamike, ishte një perandori që përbëhësh nga tre klasa kryesore: nga nënklasa (e të varfërve), klasa e mesme dhe mbiklasa. Në këtë të fundit riprodhoheshin kryesisht osmanllinjtë. Në klasën e mesme ruhësh një farë demokracie meqënse në të përfshiheshin djemë nga kombe të ndryshme.
Sinteza sistemike dhe dinamika e saj krijoi kushtet për shfarosjen e ndërgjegjjeve kombëtare të popujve. Me falimentimin e perandorisë lindën dhe “elitat” e kombeve dhe bashkë me to, perandoritë rivale të osmanllinjve përdorën ndërgjegjen kombëtare të popujve për t’i ndërgjegjësuar dhe hedhur në luftë kundër perandorisë ose elitës sunduese. Gjykuar nga këto kushte, domethënë, nga një perandori tejet e fuqishme ushtarakisht krahasuar me pupujt që kontrollonte, dhe një sulltan me pushtet politik absolut, terroristi kryesor i popujve ishte pikërisht elita që administronte perandorinë: elita e osmanllinjëve, siç është aktualisht, në Rendin e Ri Botëror të globalizmit neoliberal, elita mbikombëtare dhe siç janë elitat kombëtare të integruara në të. Nuk ishte, fundja, hera e parë në histori, që të dështonin perandoritë. Problemi më këtë dështim, në ditë tona, është se shumë përpiqen të rehabilitojnë imazhin e osmanllinjëve në vend të kuptojnë kontradiktat me etikën Islame (praktikat e Muhametit) dhe kontradiktat sistemike. Domethënë, se “vëllezërit” osmanllinj ishin të mirë (për popujt) por ishin perandoritë rivale ato që shfrytëzuan popujt për të shpërbërë perandorinë! Madje, disa, sidomos në anë tona, duke shpërnjohur faktin se perandoria Islame u zhvillua pas vdekjes së Muhametit dhe në një mënyrë kryekëput e padrejtë që binte në kundërshti me xhihadin e vetë Muhametit; sintezën administrative, e cila krijonte parakushtet për falimentimin e perandorisë “nga brenda”; dhe pushtetin e përqendruar në duart e sulltanëve, ose elitave përkatëse, i cili ishte asimetrik me çdo popull të perandorisë, na thonë se ‘terrorist’ ishte Skënderbeu jo osmanllinjtë!
Përmbysin, në fjalë të tjera, raportin e pushtetit të zotëruar nga palët në konflikt dhe çlirimitarin e paraqesin si ‘terrorist’ dhe terroristin e vërtetë të popujve si ‘çlirimtar’! “Harrojnë”, gjithashtu, se Skënderbeu, njëlloj si Muhameti, gjeti mbështetje në klasat e sunduara (klasën e verfër dhe të mesme) nga elita e perandorisë dhe udhëhoqi një luftë kundër një klase vërtet shtypëse dhe anti-demokratike. Muhameti kundër elitës politike dhe ekonomike të kohës, shumë më të vogël se elita e osmanllinjve, ndërsa Skenderbeu kundër një elite shumë të fuqishme. Pikërisht për karaterin tiranik të perandorisë, —sepse tirania buron nga asimetria pushtetore e njërës palë kundër tjetrës— beteja e Skënderbeut ishte e një rëndësie më të madhe, krahasuar me betejen e Muhametit.
Sidoqoftë, të dyja përmbushin kriterin e ‘çlirimit”: sepse lindën në gjirin e popullit dhe u zhvilluan nga i njëjti popull pa ndërhyrje nga popujt të tjerë. Nëse, nga ana tjetër, krahasojmë natyrën e luftës së Muhametit dhe Skënderbeut, ajo është e karakterit guerril. Por me një ndryshim thelbësor: Muhameti përdori kryesisht frymën e Zotit — kumtet që “merrte” nga Zoti kur meditonte — për të mobilizuar popujt e kohës ndërsa Skënderbeu aftësinë e tij ushtarake (strategjitë dhe taktikat) dhe fizike. Lufta guerrile e Skënderbeut mund të krahasohet vetëm me luftën e Enver Hoxhës. Por, sërish, me një ndryshim: lufta e Enverit buroi në gjirin e popullit ndërsa lufta e Skënderbeut u “ndez” kryesisht nga Skënderbeu – gjithnjë në fazën fillestare. Për nga përmasa, lufta e Enver Hoxhës ishte më e madhe; për nga koha, lufta e Skënderbeut ishte më e madhe: sepse perandoria nuk kapitulloi si në rastin e nazistëve. Por për nga karakteri, qoftë lufta e Skënderbeut qoftë e Enverit ishte guerrilase.
Copëzimi i Lindjes së Mesme, roli i “ISIS-it” dhe keqkuptimi i Islamit nga muslimanët
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 216 reads