...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Thirrje nga “Organizata Politike” për 1 majin: puntorë organizohuni politikisht

Për gjendjen e puntorëve në nivel botëror dhe vendor kemi publikuar një studim dhe kemi treguar shkaqet; mbetet emancipimi i puntorëve

SHJ

30/04/2018 - 17:07

Të paktën 42 minatorë kanë vdekur në vendin e punës vetëm në pesë vitet e fundit. Kjo është ulëritëse!

Qindra punëtorë të tjerë rrezikohen; atyre iu dëmtohet shëndeti e iu shkurtohet jeta në kushtet e rrezikshme të punëve që kryejnë.

Qindra e mijëra gra – në industrinë e fasonerive dhe atë të përpunimit të ushqimeve – janë të keqpaguara e pa të drejta në punë. Minatorët vdesin galerive, naftëtarët nga sëmundjet e të tjerë bien nga skelat. Mijëra të rinj e të reja shfrytëzohen në Call Center, pa të ardhme, pa perspektivë. Mijëra gra të tjera shfrytëzohen në industrinë e marketeve ku nuk gëzojnë të drejta, madje edhe bukën e hanë fshehurazi.

Mijëra infermiere e mësuese punojnë nën presionin partiak të humbjes së vendit të punës. Punojnë, por nuk janë të lirë. Nesër është 1 Maj, nesër është dita që kërkon të mbahet anë: ose me punëtorët e të papunët, ose me oligarkët e qeveritarët. O të ndarë e pa perspektivë, o bashkë e me të ardhme!



1 Maj, ora 11.00, sheshi "Garibaldi" Kombinat.



Shpërndaje

Organizata Politike   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA