...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Thjeshtësia dhe bukuria vezullojnë bashkë: bisedë me Arlinda Prenajn, Miss Kosova/Germany

Thjeshtësia është një gjendje mendore e fituar përmes edukimit. Por ajo është më tërheqëse dhe më e veçantë kur shoqëron një njeri të bukur. Ishte pikërisht kjo veti që më shtyu të bisedoja me Arlinda Prenajn, vajzën dardane që fitoi çmimin e Zonjushës së Madhe Kosovare në vitin 2019 (Miss Grand Kosova: 2019) dhe Zonjushën e Madhe të Gjermanisë (Miss Grand Germany: 2020) në vitin 2020

Ylli Përmeti

05/01/2021 - 08:19

Thjeshtësia qendron mes shumë virtyteve të tjerë dhe është nga më të dëshirueshmet. Thjeshtësia shprehet në katër forma kryesore: kur një njeri është i thjeshtë në mendim dhe përshkrim; kur është i thjeshtë me veten — nuk flet shumë për veten pavarësisht se e di se gëzon disa veti që nuk i kanë të tjerët; kur është i thjeshtë në veshje dhe nuk tregon pjesët tërheqëse të trupit; kur është i thjeshtë, në fund, në arkitekturë dhe zbukurimin e banesës ku jeton.

Thjeshtësia është një gjendje mendore e fituar përmes edukimit. Por ajo është më tërheqëse dhe më e veçantë kur shoqëron një njeri të bukur. Ishte pikërisht kjo veti që më shtyu të bisedoja me Arlinda Prenajn, vajzën dardane që fitoi çmimin e Zonjushës së Madhe Kosovare në vitin 2019 (Miss Grand Kosova: 2019) dhe Zonjushën e Madhe të Gjermanisë (Miss Grand Germany: 2020) në vitin 2020. Por ishte dhe aftësia e saj për të folur shqip pavarësisht se është rritur në Gjermani. Me një shqipe thuajse letrare ajo u përgjigjet pyetjeve të mija me mprehtësi të pazakontë.

Pasi e gjeta dhe u njohëm...fillova ta pyesja lidhur me vetitë e saj: Pyetja ime e parë lidhet me një veçori të karakterit të saj: thjeshtësinë. Nga buron thjeshtësia jote, nga prindërit...apo ka lindur vetvetiu?

Arlinda: Është një virtyt që buron nga edukata e prindërve, nga gjërat që përjeton gjatë jetës dhe që formohet pas kohës së zhvillimit të karakterit.

Ylli: Qartë. Ta zbërthejme pak më shumë thjeshtësinë. Çfarë kupton me të ti, sjelljen e thjeshtë në raport me të tjerët apo diçka tjeter. P.sh., thjeshtësi në estetikë?

Arlinda: Thjeshtësia ime shprehet në shumë aspekte. Unë nuk mendoj në asnjë mënyrë se jam më e mirë se të tjerët as mendoj se kam diçka më tepër se dikush tjetër dhe nuk mendoj se jam më e bukur se të tjerët ...më pelqen ta respektoj veten ashtu siç jam, d.m.th., edhe në dukje e ndryshojë thjeshtësinë, d.m.th., nuk mundohem ta ndryshoj veten. Dhe duke pas parasysh se të gjithë jemi të njëjtë, askush s`është më i mirë se tjetri. Dallojnë vetëm sjelljet e njeriut të cilat formohen pas gjërave që kanë kaluar në jetë.

Ndërsa ajo tregoi dhe qasjen e saj barazimtare mes gjinive, pyetja ime e dytë ishte lidhur me gjuhën e saj shqipe: si e mësove gjuhën shqipe kur dihet se shumica e shqiptarëve jashtë vendit, jo vetëm që e kanë harruar shqipen por disa nuk e mësojnë edhe për arsye shoqërore, si në Greqi ku shqiptari diskrimonohet nëse flet gjuhën shqipe?

Arlinda: besoj se është e rëndësishme mos ta harrosh vendin e origjinës, megjithatë sa më shumë gjuhë flet njeriu aq më mirë për të, pse mos ta flasësh gjuhën e nënës? Një njeri që lë vendin e vet dhe rritet në një vend të huaj duke mos u interesuar a flasin fëmijët gjuhën shqipe, duke pas parasysh se ata vet si prindër sigurisht që flasin shqip në shtëpi, për mua tregon një mungesë inteligjence, se është e pakuptushme. Sa më shumë gjuhë të dish aq më mirë, kështu që pse mos ta flasësh gjuhën shqipe ndërsa je në gjendje të flasësh dhe gjuhën ku jeton.

Më tej, pasi e gacmova se titulli që gëzon i takon dhe Shqipërisë, ajo tha se nuk e ndan Kosovën nga Shqipëria.

Arlinda është dhe poliglote — flet disa gjuhë: shqipen, gjermanishten dhe anglishten pa vështirësi ndërsa italishten dhe frëngjishten më pak. Ajo është plotë kureshtje për dijen. Asaj i pëlqejnë shumë librat dhe lexon shumë. Kur lexon ajo ndihet sikur shkon në një botë tjetër dhe për pasojë leximi e qetëson. Por librat që ajo lexon nuk janë të thjeshtë por kërkon libra me mendim të thellë. Arlinda dashuron dhe gatimin. Ka filluar të mësojë që kur ishte fëmijë.

Mirëpo unë iu ktheva edhe një herë çështjes së bukurisë për të kuptuar se si përballet ajo, duke e pyetur se sa ndikon bukuria e saj në sjelljen e saj, sepse thuhet dhe besohet se femrat e bukura “fluturojnë” me bukurinë tyre. Me femrat e bukura, magjepsen dhe të tjerët. Ata gjithashtu ndikojnë në sjelljen e një bukuroshe. Si e kontrollon këtë lloj ndikimi, si në raport me veten ashtu dhe në raport me të tjerët?

Arlinda: “Bukuria ime” është së pari një gjë e cila vlerësohet ndryshe nga çdo individ. Bukuria është individuale, prandaj kur them “bukuri” nuk e prek atë që shifet jashtë meje por e rëndësishme është ajo që kam mbrenda meje. Ndaj dhe bukuria ime nuk ndikon në sjelljen time.

Ylli: Qartë. Por unë vazhdoj të ngre pyetje lidhur me bukurinë. Bukuria ka avantazhet dhe dizavantazhet e saj. P.sh., për një femër të bukur kujdesen të gjithë. Por ajo mund të jetë dhe “mollë sherri” mes meshkujsh apo shkak xhelozie mes femrash. Si përballesh me këto dukuri?

Arlinda: Bukuria është një Bekim por edhe një Mallkim. Problemi qendron kur një person më vlerësohen vetëm për bukurinë që shifet me sy dhe nuk shikon dhe kupton vlerat e mija brenda meje. Mirëpo pasi nuk jam femër provokative nuk jam përballur asnjëherë me raste të tillë.

Bisedën e mbyllëm duke biseduar për të ardhmen e saj. Ajo e shikon veten edhe në muzikë. Madje, ajo ka realizuar tashmë një këngë. Por mbi të gjitha, ajo synon krijimin e familjes dhe nënësinë me gjithçka që nënkupton ajo: fëmijë, sakrificë etj.   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA