...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

TV-Klan dhe “Opinion” tregoi “dosjet e nxehta” por jo “dosjen përvëluese”: ndaj i kujtojmë detyrimet ligjore

Përmendën “dosjet e nxehta” por nuk përmendën “dosjen përvëluese”: kallëzimin e Ylli Përmetit në Spak kundrejt klasës politike të dorëzuar në 31 mars

SHJ

11/05/2022 - 21:05

Në mbrëmjen e datës 10 maj, emisioni “Opinion” i Bledi Fevziut, diskutoi “dosjet e nxehta” që kanë shkuar në Spak. Për temën në fjalë kishte ftuar disa kolegë, gazetarë, dy përfaqësues të shoqërisë civile (ose “sorosistë”), një “avokat” të opozitës “Berisha” dhe një të qeverisë. Dy “sorosistët” ishin ftuar për të mbrojtur “dosjet e tyre” ndërsa të tjerët për të diskutuar mbi to. Kur përmendën “dosjet e nxehta” nuk përmendën “dosjen përvëluese”: kallëzimin e Ylli Përmetit në Spak kundrejt klasës politike të dorëzuar në 31 mars! Hamendësisht, sepse nuk janë në dijeni. Por dimë se kolegët ose disa prej tyre, e ndjekin punën tonë.

Sidoqoftë, si në çdo rast tjetër, po hamendësojmë se nuk janë në dijeni dhe për pasojë janë të “pafajshëm” në raport me detyrimet e tyre ―si OSHMA ose “ofrues i shërbimit mediatik autoviziv”― ndaj shtetit. Kujtojmë detyrimet e OSHMA-ve sipas Nenit 33 të Ligjit Nr. 97.2013, “Për mediat autovizive në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar në vitin 2019 se:

1. Ofruesi i shërbimit mediatik audioviziv duhet: a) të njoftojë dhe të paraqesë lajmet e transmetuara në një mënyrë të vërtetë, të paanshme dhe objektive; b) të sigurojë që trajtimi i ngjarjeve, përfshirë çështjet, që janë tema të debatit publik, të jetë i drejtë për gjitha subjektet e interesuara në këto çështje dhe të paraqitet në mënyrë të vërtetë dhe të paanshme.

Kujtojmë, gjithashtu, detyrimin tjetër, sipas Nenit 36 të po të njëjtit ligj se:

1. OSHMA-të rezervojnë për promovimin e punëve të pavarura: a) të paktën 10 për qind të kohës së tyre të transmetimit, duke përjashtuar kohën e caktuar për lajmet, ngjarjet sportive, lojërat, reklamat, shërbimet e teletekstit dhe të shitjeve të drejtpërdrejta në televizion; b) të paktën 10 për qind të buxhetit të tyre të programimit, për punë shqiptare dhe europiane, të krijuara nga prodhues që janë të pavarur nga transmetuesit.

Ky detyrim është veçanërisht i rëndësishëm për t`u përmendur sepse puna dhe kallëzimi i Ylli Përmetit është tërësisht e pavarur dhe meriton vëmendje të veçantë. Ne si qendër studimore dhe mediatike―e vetë-organizuar dhe me objektiva kombëtarë dhe shoqëror― nuk financohemi nga asnjë pushtet ekonomik apo politik por punojmë duke sakrifikuar nga kursimet tona të pakta për t`i përcjellë popullit dije dhe lajme të një rëndësie të veçantë dhe kërkojmë sipas ligjit në fuqi që televizioni përkatës, “Klan”, të përgjigjet në raport me detyrimet ligjore që ka kundrejt punëve të pavarura.

Ky njoftim publik do t`i përcillet televizionit dhe emisionit në fjalë. Nëse nuk përgjigjen, do t`iu drejtohemi me një ankesë publike.

Kujtojmë se puna jonë dhe e  Ylli Përmetit ka vite që çensurohet nga media autovizive! Ndaj në vijim ne do të veprojmë njësoj me televizionet e tjerë duke përfshirë dhe RTSH-në!   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA