...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Unioni i Prokurorëve ankimon ligjin nga i cili do të 'digjen': për të mbrojtur pavarësinë e prokurorisë ?

Argumentuan, ndërkohë, se ngritën padi, sepse duan të mbrojnë pavarësinë e prokurorisë! Kujtojmë se ishin po këta prokurorë që vepronin vetëm kur ua diktonte krye...ministri!

VOA

02/08/2017 - 17:21

Ankimimi vjen vetëm një ditë pasi Kodi i Procedurës penale hyri në fuqi. Sipas Kodit tanimë, vendimet për pushimin e hetimeve, ndryshimin e akuzës apo zgjatja e hetimeve deri dërgimi i dosjes për gjykim, nuk janë një eksluzivitet i Prokurorisë por duhet të kenë miratimin e gjykatës. Është pikërisht ky aspekt që kundërshtohet nga Unioni i Prokurorëve.

Në tekstin dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese nënvizohet se Kodi i ri i Procedurës Penale “kufizon kompetencën e organit të Prokurorisë, si i vetmi organ i parashikuar nga Kushtetuta që ushtron ndjekjen penale. Heqja e ekskluzivitetit të organit të Prokurorisë në ushtrimin e ndjekjes penale përbën shmangie të këtij organi nga ushtrimi i veprimtarisë së tij kushtetuese”, thekson Unioni duke pretenduar se “në këtë mënyrë cenohet edhe parimi i ndarjes dhe balancimit të pushteteve”.

Aktualisht Gjykata Kushtetuese ka në dorë edhe një ankimim nga dy shoqatat e gjyqtarëve, ku kundërshtohen tre ligje të tjera të Reformës në Drejtësi, mes të cilave dhe ai për rivlerësimin e gjykatësve dhe prokurorëve, i konsideruar si elementi kyç i të gjithë procesit të ndërhyrjes së thellë në sistemin gjyqësor.   

Me Të Lexuar

  • Viewed
  • Past:
  • Dita
  • Java
  • Muaji
Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA