Vaji i palmës shkatërron punëtorët, ajrin, pyjet dhe nxit metastazën e kancerit
Industria e vajit të palmës nuk po shkatërron vetëm jetët punëtorëve që punojnë në sektorin e prodhimit, ajrin dhe jetën e egër të pyjeve, por tashmë studimet tregojnë se yndyra e vajit ose acidi palmik i palmës nxit metastazën e kancerit në gojë dhe lëkurë!
Ylli Përmeti
03/01/2022 - 10:35
Një tjetër ushqim i dëmshëm është vaji i palmës. Ai përdoret në gjithçka: nga biskotat, çokollatat, kruasanët...deri tek shampot dhe sapunët e lëngshëm ose larësit. Fruta e pemës tropikale (Elaeis guineensis) përmban vajin më veshtullor bimor të botës së bimëve. Ai mund të durojë temperatura të larta (për skuqjen e ushqimeve të tjera) pa u prishur dhe përzihet mirë me vajra të tjerë. Ndërthurja e tij me lloje të ndryshme yndyrnash dhe vijueshmëria e tij pas rafinimit e bën atë përbërësin më popullor për ushqimet e paketuara. Kostua e ulët e prodhimit e bën atë më të lirë se vajrat e tjerë të skuqjes si vaji i lulediellit. Prodhuesit e kozmetikës e parapëlqejnë atë për shkak të lehtësisë së përdorimit dhe kostos së ulët dhe përdoret si lëndë djegëse (bioenergji) veçanërisht në BE. Vaji i palmës mbron ushqimet e përpunuar dhe rrit pikën e shkrirjes tek akulloret. Prodhimi vjetor i tij është rritur në mënyrë të qendrueshme vitet e fundit.
Mes vitit 1995 dhe 2015 prodhimi vjetor u katërfishua, nga 15.2 milion në 62.2 milionë tonë. Deri në vitin 2050 pritet të katërfishohet sërish, duke shkuar në 240 milionë tonë. Gjurma e tij në pyje është e tmerrshme: plantacionet që e prodhojnë atë përbëjnë 10% të tokës botërore të drithit. Sot, 3 miliardë njerëz në 150 vende përdorin prodhime që përmbajnë vaj palme. Botërisht, ne përdorim një mesatare prej 8kg vaj palme në vit për çdo individ. Nga ky, 85% vjen nga Malejzia dhe Indonezia.
Në vitet 1960 shkencëtarët paralajmëruan se yndyrnat e ngopura mund të shkaktojnë sëmundje kardiake. Si pasojë, prodhuesit filluan t`i zëvendësonin me margarinë, e cila bëhësh me vaj bimor (vegjetal), i cili ka më pak yndyrna të ngopura. Por në vitet ’90 u bë e qartë se procesi përmes të cilit yndyrnat e margarinës, i njohur si ‘hidrogjenzimi i pjesshëm’, krijonte një yndyrë tjetër —transyndyrë— që ishte edhe më e dëmshme se yndyra fillestare. Kështu u krijua një rezistencë për braktisjen e saj. Pas shumë provave, mbizotëroi përdorimi i vajit të palmës, sepse qendronte i ngurtë në temperatura dhome, një nevojë për zëvendësimin e gjalpit, këtë herë edhe më të lirë, dhe mallrave të tjerë si biskotat.
Lexo dhe këtë Pse banania është ‘kancerogjene’ dhe si mund ta parandalojmë?
Kjo ndodhi në kohën e “shpërthimit” të globalizmit neoliberal ku dominojnë korporatat dhe intitucionet botërore financiare—ndaj dhe FMN-ja e ka nxitur prodhimin dhe përdorimin e tij, ku u integruan vendet e ish-bllokut socialist, të cilat kishin arritur një përqindje të lartë pavarësie ekonomike dhe prodhimet e tyre ishin të bazuar në parime shkencore. Me braktisjen e socializmit marksist ndodhi dhe katastrofa e madhe: shkatërrimi i strukturës ekonomike dhe lejimi e tregëtimit të prodhimeve të korpratave perëndimore duke përfshirë dhe vajin e palmës. Si pasojë, sot, vendet e bllokut në fjalë, ushqehen kryesisht me ushqimet e korporatave. Njësoj ushqehen dhe vendet e Azisë dhe më tej. Mirëpo, industria përkatëse nuk po shkatërron vetëm jetët e punëtorëve që punojnë në sektorin e prodhimit, ajrin dhe jetën e egër të pyjeve, por tashmë studimet tregojnë se yndyra e vajit ose acidi palmik i palmës nxit metastazën e kancerit në gojë dhe lëkurë!
Veç supermarketeve dhe dyqaneve te vegjël ku shiten ushqime të korporatave botërore (Uniliver etj.), janë dhe ëmbëltoret ose pastiçeritë siç quhen: ato përdorin kryesisht vajin e palmës për prodhimin e ëmbëlsirave! Ndaj efektit të vajit të palmës qeveria “Rama” fle gjumë; madje nxit edhe më shumë përdorimin e vajit në fjalë kur synon të integrohet edhe më shumë në rendin përkatës ku dominojnë ushqimet e korporatave dhe vendet si vendi ynë s`ka asnjë mundësi të konkurrojnë me to me zhvillimin e sektorit të ushqimeve në vendin tonë, duke i lënë qytetarët mes urisë dhe mungesës së dijes, sepse edhe nëse ka dije qytetaria lidhur me efektet e tij, vështirë se mund t`i zëvendësojë ushqimet kancerogjene me ushqime jokancerogjene për sa kohë që vendi ynë nuk mund të zhvillojë vetvetiu një sektor të tillë!
*Pjesë nga një studim më i gjerë rreth ushqimeve
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 130 reads