...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Voa: qarkulloi raportin që nuk tregon shkaqet e vërtetë të ‘radikalizimit’ të qytetarëve të Kosovës

Raporti për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara nuk tregon shkaqet e vërtetë të ‘radikalizimit’ të qytetarëve të Kosovës: sepse dy janë shkaqet kryesore se pse qytetarët e Kosovës (dhe jo vetëm) ‘radikalizohen’: së pari, sepse ka dështuar sistemi arsimor në Kosovë (dhe jo vetëm); dhe së dyti, sepse medresetë dhe xhamitë drejtohen nga “dijetarë” dhe hoxhallarë që jo vetëm s’e kuptojnë realitetin ku jetojnë por keqkuptojnë dhe keqzbatojnë në shkallë të ndryshme Islamin.

SHJ

30/11/2017 - 12:10

Një raport i publikuar nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara nxjerr në pah se sfidat socio-ekonomike, identiteti, ideologjia, mediat sociale dhe mundësitë e lehta për të udhëtuar në luftrat e Sirisë dhe Irakut ka shtyrë qytetarët e Kosovës për t’ju bashkangjitur grupeve terroriste. 

Këto të dhëna janë pjesë e një anketimi të këtij raporti lidhur me të “Kuptuarit e faktorëve shtytës dhe tërheqës në Kosovë: intervista me luftëtarët e huaj të kthyer dhe familjet e tyre”, gjatë së cilës janë kryer 13 intervista me luftëtarë të huaj tashmë të dënuar, atyre që ndodhen në arrest shtëpie dhe me familjet e tyre.

Udhëheqësi i projektit, Alain Lapon, tha se interneti dhe mediat sociale janë një nga faktorët kryesorë të rrezikut dhe sipas tij këto janë identifikuar si disa nga burimet kryesore të informimit për rekrutimin dhe radikalizimin e qytetarëve. Ai tha se institucionet e Kosovës duhet të hulumtojmë më shumë në rrjete sociale për të kuptuar më mirë ideologjitë radikale që përhapen nëpërmjet këtyre rrjeteve.

“Do të thosha që kjo është më shumë një nismë e kundër terrorizmit për të hulumtuar rrjetin por hulumtimi duhet të bëhet për të kuptuar më mirë ideologjinë radikale prapa saj, jo vetëm si rrjetë, por për të parë pikërisht ideologjitë e tyre radikale”, tha ai.

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj tha se përhapja e ideologjisë fetare është agjendë e rrezikshme dhe kërcënon Kosovën. Ai tha se megjithëse vetëdija e qytetarëve në Kosovë është ngritur ende mbetet shqetësuese përhapja e ideologjive tejskajshme.

“Është ende shqetësuese një gjuhë propangadistike në raste të caktuara e disa prej imamëve ose prej disa të ashtuquajtur imam të cilët vazhdojnë me përhapë ideologji të rrezikshme që rrezikojnë jetën e njerëzve të pafajshëm dhe që rrezikojnë pra t’i bëjnë pjesë e luftërave terroriste të rinjtë e vendit tonë dhe kjo është e patolerueshme dhe nuk bënë të tolerohet në Kosovë”, tha kryeministri Haradinaj.

Ambasadori amerikan në Prishtinë Greg Delaëie tha se raporti thekson nevojën e vazhdimit të punës së rëndësishme për të trajtuar ekstremizmin e dhunshëm.

“Ashtu siç raporti e tregon, ekstremizmi i dhunshëm vazhdon të përhap rrëfimet, mesazhet dhe ideologjitë, për të prekur dhe për të infektuar të rinjtë që janë të papunë. Ne duhet të vazhdojmë investimet tek të rinjtë për të siguruar që ata të mbeten të qëndrueshëm ndaj të gjitha këtyre trysnive. Ne duhet po ashtu të investojmë në komunitetet tona dhe për t'u siguruar atyre mjetet e nevojshme për të trajtuar radikalizmin”, tha ambasadori Delawie.

Që nga viti 2014, autoritetet në Kosovë kanë bërë përpjekje që nëpërmjet arrestimeve dhe ligjeve të ndalojnë shkuarjen e qytetarëve të saj në luftërat në Siri dhe Irak për të luftuar përkrahë organizatave terroriste. Janë hetuar mbi 200 persona të përfshirë në vepra që lidhen me terrorizmin. Rreth 130 persona janë arrestuar dhe janë dënuar mbi 40 syresh.

Por, sfidë e radhës sipas ekspertëve të sigurisë mbetet trajtimi i të kthyerve nga luftërat në Lindjen e Mesme dhe parandalimi i radikalizimit në vend. Voa 

Më Të Lexuar

  • Viewed
  • Past:
  • Dita
  • Java
  • Muaji
Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA