...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Ylli Përmeti kundërshton tezën greke për gjuhën e Spartanëve

Qarkullon një shtrembërim historik nga grekët lidhur me tezën se gjuha e spartanëve është degë perëndimore e gjuhës së lashtë greke ose e gjuhës lindore të Atikës prejardhja e së cilës vjen nga Jonianët, të cilët erdhën në Atikë nga...

SHJ

17/12/2020 - 09:53

Gjuha e Spartanëve quhet “gjuhë cakone ose “cakonika”, siç quhet nga grekët. Se pse nuk quhet gjuhë “spartane” mbetet për t`u shqyrtuar. Por qarkullon një shtrembërim historik nga grekët lidhur me tezën se gjuha e spartanëve është degë perëndimore e gjuhës së lashtë greke ose e gjuhës lindore të Atikës prejardhja e së cilës vjen nga Jonianët, të cilët erdhën në Atikë nga lindja bregdetare e Turqisë së sotme ndërsa përmendet njëkohësisht se gjuha e spartanëve është Dorike ose me origjinë nga fiset dorike të po të njëjtës trevë. Këtë tezë përmendin grekët por dhe BBC-ja dje. Kjo tezë nuk përputhet me çka na tregon Herodoti: se kur erdhën jonianët në Atikë ata gjetën pellazgët gjuha e të cilëve bartte dialekte por që kuptoheshin me njëri-tjetrin ndërsa citon Dorianët si popull unik mes popujve pellazgë. Shtrembërimi lidhet me qëllimin e grekëve për të treguar se nuk janë popull ardhës por autokton.

Gjuha e tyre, rrjedhimisht, nuk mund të jetë degë e greqishtes përsa kohë që kur shkuan jonianët në Atikë gjetën një popull që fliste një gjuhë tjetër. Një shtrembërim tjetër bëhet nga etimologët grekë për prejardhjen e fjalës “cakonika”. Tre teza mbizotërojnë për këtë fjalë duke konsideruar dhe një tezë se ajo buron nga fjala shqipe “tsakon”, “tokë e trashë ose e thellë”. Por as kjo nuk bind. Mua më bind më shumë fjala “cak” e cila ka kuptimin e “kufirit”, sepse banorët e Spartës banonin në kufirin e gadishullit ose në “cakun” mes tokës dhe detit. Fjalët e tjera të gjuhës Cakone duhen studiuar. Fakt është se grekët thonë se ajo ngjan më shumë me gjuhën e vjetër greke se sa me gjuhën moderne greke por nuk kanë të njëjtin karakter gjuhësor.   

Lexo, për më shumë

Ylli Përmeti: cila është lidhja mes pellazgëve, grekëve, ilirëve dhe shqiptarëve?

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA