...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Zhvlerësimi i plotë i lekut dhe fiaskua e masave të Bankës Kombëtare për ‘deeuroizimin’ e ekonomisë

Në 16 shkurt 1922, ‘100 lekë ishin të barabarta e 20 franga ari’. Dhe 20 franga ari, është një monedhë. Sot, një monedhë ari, është e barabartë me 200 lekë!

SHJ

23/02/2018 - 16:20

Një lajm tjetër kaloi shkarazi që nuk u shqyrtua nga “opinionistët” dhe “komentatorët” e atashuar në gazeta dhe televizione në Shqipëri: lajmi se Banka Kombëtare emetoi një monedhë ari me rastin e “pavarësisë” së Shqipërisë!  Strumbullarët e sistemit dolën dhe shtrënguan duart me këtë rast. Dhe, meqënse për ta qytetari është i pari, “harruan” t’i thoshin këtij të fundit se e mashtruan edhe një herë: sepse në 16 shkurt 1922, ‘100 lekë ishin të barabarta e 20 franga ari’.[1] Dhe 20 franga ari, është një monedhë. Sot, një monedhë ari, është e barabartë me 200 lekë.[2] Pyetja që lind lidhur me këtë raport është se sa është zhvlerësuar leku? Eshtë e qartë se thuajse një shekull më parë atje ishin 100 lekë përballë 20 franga ari (1 monedhë). Ndërsa sot atje është një monedhë ari përballë 200 lekëve. Si rezultat, zhvlerësimi është i plotë: 100%!

Në këto kushte, një tjetër fiasko ‘ekonomike’ qarkulloi banka jonë qendrore gjatë fundvitit ’17 dhe fillimvitit ’18, kur filloi ‘deeuroizimin’ e ekonomisë shqiptare: sepse megjithëse ‘deeuroizimi’ i ekonomisë është i dëshirueshëm, për shkaqet që përmend vetë banka se:

euroizimi ndikon në uljen e efektivitetit të politikës monetare; kufizon rolin e kursit të lirë të këmbimit si një stabilizues automatik në rastin e goditjeve makroekonomike, në kushtet e ndjeshmërisë më të lartë të subjekteve ekonomike ndaj luhatjeve të mëdha të kursit të këmbimit; dhe cenon efektivitetin e politikës fiskale përmes rritjes së mundshme të kostos së shërbimit të borxhit dhe ndryshimit të padëshiruar strukturës së tij. Gjithashtu, niveli i lartë i euroizimit shoqërohet zakonisht me kosto për bankën qendrore në formën e kostos oportune për mbajtjen e një niveli relativisht më të lartë të rezervave valutore, si edhe për humbjen e të ardhurave (senjorazh) që shoqërojnë zëvendësimin e monedhës vendase nga ajo e huaj. Në drejtim të stabilitetit financiar, euroizimi rrit ekspozimin e sistemit financiar dhe të operatorëve ekonomikë ndaj zhvillimeve të pafavorshme në kursin e këmbimit dhe ndaj situatave të stresit të likuiditetit në valutë.[3]

...masat nuk mjaftojnë. Jo vetëm për sistemin financiar. Por dhe për popullin dhe ekonominë në tërësi: sepse qoftë edhe nëse konsiderojmë një ekonomi të vogël në mes Europës, Zvicrën, ajo ka ruajtur —me luhatje të shpeshta— vlerën e frangës kryesisht përmes sistemit të saj bankar dhe ndërmarrjeve të fuqishme.      



[1]Ndërhyrja e Kapitalit të Huaj në Shqipëri dhe Qëndrimi i Qarqeve Demokratike, 1921-1925, Veniamin Toçi, p, 72.

[2]Banka e Shqipërisë, monedhë ari për Pavarësinë, Shqip, 26 Tetor 2012.

[3]Paketa e deeuroizimit, Banka e Shqipërisë.   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA