Artistët e socializmit nuk falenderojnë shtetin për krijimtarinë e tyre: pse?!
Më pëlqen më shumë arti popullor, sesa ai i firmosur me emra të përvetshëm të shqipfolësve pa frymë, shtyllë kurrizore të çdo epoke. Të gjithë autorët, artistët (me përjashtime të rralla) hodhën punën dhe vetveten poshtë për një post, pension, medalje presidenciale të pushtetit anti-demokratik pas 90ës.
Genta Kaloçi
27/06/2021 - 15:42
Neni 31/1 pika tre i ligjit për mediat autovizive, 2019, kufizon “përmbjatjen e publikimeve të cilat mund të dëmtojnë zhvillimin fizik, shëndetësor, moral, mendor, intelektual, emocional dhe social të të miturve” dhe ndalon “gjuhën e urrejtjes” (pika 5). Për të njëjtën arsye opinioni që vijon është edituar në përputhje me ligjin. Opinioni publikohet meqë ngre pyetje lidhur me një çështje mjaft të rëndësishme që lidhen me artistët e shekullit të kaluar në socializëm dhe artistët e “demokracisë” përfaqësuese dhe tregut të marketingut: se pse nuk janë falenderues ndaj pushtetit përkatës dhe pse nuk lulëzon arti pas rënies së socializmit. Opinioni nuk parashtron ndonjë përgjigje bindëse por sidoqoftë, me këtë rast, ftojmë të tjerët të parashtrojnë mendimin e tyre. Redaksia
Në postimin e një miku virtual, Thoma Pulo, vura re disa pyetje interesante për autorët, veprat e tyre, frymën e para 90ës për të shkruar e përcjellë ndjenjën humane, atdhedashurinë, krenarinë kombëtare, çështje sociale të familjes dhe shoqërisë me një nivel të lartë artistik bazuar në humorin, batutën popullore etj. Postimi ngrinte disa çështje që vënë në pikëpyetje periudhën pas 90ës dhe krijimtarinë në fushën e artit. Në tre dekada shohim vetëm inferioritet të njeriut në trevat shqiptare dhe se si mjaftohen të përcjellin kryesisht kurvërinë, prostitucionin, trafiqet e ndryshme (drogëra, njerëz, valutë, banda, vrasje, ikje) në ato pak vepra që kanë krijuar. Thomai ndër të tjera pyet si më poshtë;
“Shkrimtarët dhe poetët e mëdhenj, si I.Kadare, D.Agolli, Sabri Godo, Sulejman Mato, Fatos Arapi, Xhevahir Spahiu, Petro Marko, Natasha Lako, Teodor Laço, etj., ishin disa nga përfaqësuesit më të mëdhenj të realizmit socialist.
- Kush i bëri të tillë?
- Niveli i tyre arsimor e kulturor?
- Shoqëria ku lindën dhe u rritën?
- Edukata me frymë komuniste?
- Nxitja nga organe të pushtetit?
- Frymëzimi nga kultura perëndimore?
- Aksionet vullnetare të rinisë?
- Apo ishin të lindur të tillë?”
Këto pyetje më bënë të mbaj edhe unë qëndrimin tim si një person që ka jetuar në disa faza të zhvillimeve të shoqërisë shqiptare në 4 dekada si realizmi socialist (14 vjet), tranzicionin dhjerokratik (30 vjet), emigracionin (18 vjet), riatdhesimin (12 vjet) dhe periudhën pas tranzicionit nga dita që do prangosen e ndëshkohen “salikmonedlulushi shpk”. Kjo periudhë është në fazën e saj embrionale. Pikërisht për këto pytje më lart do ju parashtroj qëndrimin tim për këto çështje që dalin nga kjo temë kaq e thjeshtë. Janë disa faktorë që duhen parë si veprat para dhe pas 90ës, autorët para 90ës si qënie komplekse të formuar nga shteti, apo individë me talent vetjak? Sa % ishte talent dhe sa % ishte punë, përkrahje financiare, shoqërore, frymë institucionale e shtetërore? Për mua të gjithë para '90ës dhe pas '90ës deri sot, i përshkruan më së miri shprehja “një mut ishin dhe bajga mbetën”.
Na mbushën tre dekada me propagandë, akuza dhe baltë se gjoja para '90ës nuk lidhnin dot dy fjalë nën “presionin e shtetit” por në fakt nuk kemi një vepër “madhështore” pas 90ës nga autorët e realizmit. Autor të mëdhenj janë ata që kur populli, shteti, kombi, kultura, njerëzimi, shoqëria kalojnë kriza politikoshoqërore, dinë të zgjedhin anën e duhur të historisë dhe t`u tregojnë udhën masave të çoroditura dhe politikës antikushtetuese. Në fakt të gjithë pa përjashtim pas 90ës përkrahën frymën e përçarjes së pompuar nga politika pd, ps, lesheli shpk për interesa vetjake. Të gjithë pa përjashtim hodhën në konflikte një popull të tërë për të marrë azile, prona, përfitime monetare nga shteti me vërtetime false si të dënuar, ose disidentë. Shitën gjithçka që u ndërtua nga shteti (gjithsecili nga ju e prindërit tuaj) që investuan në formimin dhe “talentin” e tyre, por që i shkelën dhe i shitën të gjitha për privilegje, poste për veten, familjarët, fëmijët, nuset, dhëndurët, miqësinë, krushqinë në ambasada, ministri e të tjera si këto.
Prandaj, sipas kësaj logjike të ftohtë, sipas fakteve të dy epokave unë kam dalë në konkluzionin tim personal se s`kam asnjë respekt për ta, as për veprën e tyre.
Ç`është vepra pa individin e formuar e të paplotësuar që është i ligë në thelb e në brendi? Më pëlqen më shumë arti popullor, sesa ai i firmosur me emra të përvetshëm të shqipfolësve pa frymë, shtyllë kurrizore të çdo epoke. Të gjithë autorët, artistët (me përjashtime të rralla) hodhën punën dhe vetveten poshtë për një post, pension, medalje presidenciale të pushtetit anti-demokratik pas 90ës.
Do thoni—i meritojnë! Aspak, nuk i meritojnë! Nëse thonë se ishte sistemi që i detyroi, atëherë ato nuk janë veprat e tyre. Matematikisht qëndrimi i tyre nuk qëndron. Nuk mund ta quash veprën tënde madhështore, por sistemin kriminal, përndryshe do të kishin zhdukur e vrarë ashtu siç keni predikuar e blasfemuar në tre dekada me helmin tuaj. Na hiqen si të torturuar, por në fakt po ja qisin farat shërbimeve sociale me pensione për 3-4 dekada se gjoja paskan vuajtur. Nga se kanë vuajtur? Apo se për të bërë ata artin dhe tangërllikun e tyre duhej të punonin të gjithë sektorët e ekonomisë; bujqësi, blegtori, industritë e vendit, për buxhetet e mbi 70 filmave në vit. Ndërkohë që në tre dekada nuk kanë bërë as 7 filma të sakta që unë t`i kem parë të paktën një herë. Asnjë!
Gjithashtu shtojmë se kur ata mohuan gjithçka që ndodhi para 90ës po ashtu edhe veten me veprat e tyre, normale që më kanë hedhur poshtë pa menduar edhe mua. Kur ata më kanë hedhur shumëfish, i kanë mohuar 30 brezave të vërtetat e moçme, çfarë mund të presin nga unë? Mirënjohje e vlerësim? Aspak! Këto fitohen me punën, veprën dhe vendimet tona të përditshme për çështje të vogla e madhore. Kush janë ata që t`i mbivlerësoj mbi veten dhe atë që më mohuan të kem? Ata pa përjashtim pas 90ës treguan, konfirmuan shkencërisht, nëpërmjet eksperimentit të pas 90ës se nuk kishim, as nuk kemi krijues të mirëfilltë me frymë humane njerëzore. Me qëndrimet e tyre as mish as peshk konfirmuan se veprat para '90ës ishin produkt i sistemit dhe se të gjithë ishin dhe janë sahanlëpirsa. Ku e mbështes këtë përfundim?
Në fushën eksperimentale të sjelljeve njerëzore është përsëritja e sjelljeve tona që përcakton karakterin tonë. Nëse këta “gjigandë” të letrave dhe artit do të krijonin mrekullira, më pas do të thotë se do të ishin të atij niveli të lartë krijues dhe do të bazohej në brendinë e tyre. Fakti që kishin vepra para 90ës dhe jo pas 90ës ku kemi mbetur në nivel mediokriteti, atëherë kjo tregon se ndikohen nga faktorë të jashtëm ambjental. Ky konkluzion konfirmon thënien “5% talent dhe 95% punë”.
Mungesa e krijimeve të mëdha tregon se të gjitha akuzat për çensurë, krijimtari të cunguar e pa liri shprehjeje vërtetuan se ishin pallavrat e llojit më të ulët të mediokritetit nën frymën e propagandës fashiste që na ka mbuluar në këto tre dekada. Natyrshëm lind pyetja: nëse atëherë krijonin mrekullira nën “presionin” e partisë-shtet, ku i keni kryeveprat nën lirinë e partive alabake? Ky është fakt që nuk munden të hedhin dot poshtë!
Krijimtaria e asaj kohe ishte fryma e ideologjisë dhe aspak meritë personale e krijuesve të asaj që “fatmirësisht” arritën të jetonin edhe pas 90ës. Fatmirësisht them me thonjëza se fakti që ishin akoma gjallë pas 90ës tregojnë pavlefshmërinë e kësaj periudhe dhe dobësinë e individit të bëjë diçka madhështore kur nuk ka brum e frymë si njeri e jo vetëm si dythundrakë me rroba. Prandaj duhet t`u hiqen përfitimet e marra nga puna, fryma, krijimi, vepra e një sistemi të kaluar nga të cilat kanë hequr dorë si pjesë të kontributit të tyre individual në një shoqëri kolektive.
Meqënëse pas 90ës vepruan mbi sloganin të zerohen të gjitha të realizmit socialist (jo komuniste se nuk u arrit komunizmi) dhe meqë jemi në një sistem tjetër i cili ka hedhur poshtë gjithçka të krijuar para 90ës. Nuk mund të kemi dystandartizim edhe në art. Në këtë çështje jam me pseudodisidentët: “Duhen hequr kostot e larta të buxhetit kapitalist që ndikohen nën vendimet dhe influencat e realizmit socialist”. Duhet të fillojë nga të gjithë këta që kanë përfituar në forma të ndryshme të cilët i quani si kokat e artit. Në fakt cili art?! Nuk ka art! Të njëjtët e kanë pohuar tre dekada se nuk ka pasur Art. Meqë nuk ka pasur art, as ju nuk ekzistoni si krijues, artista dhe përfitues meritash të paqëna.
Sepse nëse thua se janë vepra të partisë shtet dhe të Enverit, atëherë edhe meritat e veprës duhet t`i marri Enveri dhe askush tjetër. Me qëndrimet e tyre kanë pranuar me akuza direkte dhe indirekte se frymëzues, autor i gjithçkaje në vend ishte Enveri për Artin nga '45a deri në '85ën, financuar nga shteti dhe firma e drejtuesit të projektit ishin këta pseudoautorë që na dërdëllisin sikur janë kryetalente dhe kryeautorë të kësaj toke. Me pak fjalë, nuk meritojnë as të drejtat e autorit, sepse sponsorizuesi është shteti dhe autorësinë/pronësinë në kapitalizëm e ka sponsori jo firmëtari i patentave në administratë.
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 43 reads