...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Brexit, përplasjet mes Amerikës dhe Rusisë dhe oligarkët rusë dhe shqiptarë

Emrat e politikanëve në Kosovë, Tiranë dhe Shkup janë në “listën e zezë” të Britanisë e cila pas Brexit-it e ka më të lehtë të veprojë pa i dhënë shpjegime unionit për veprimet e saj: faturën prej disa miliarda euro dikush duhet ta paguajë! Llogaritë i kanë bërë para shumë kohësh se cili është grupi që mund të paguajë pa ndikuar dhe pa prekur elitën mbretërore britanike.

Genta Kaloçi

15/12/2019 - 14:48

Britania kontrollon vizat e biznesit të ardhur kryesisht nga Rusia

Ligji në Britani lejonte një hapësirë veprimi për atë grup biznesi që investonte mbi 50 mijë stërlina në territorin e saj. Rishikimi dhe rivlerësimi i tyre sjell automatikisht mbylljen e rrjetës së 85% të rasteve që kanë marrë viza të tilla. Britania ka hyrë në një rreth vicioz me dëbimin e diplomatëve rusë si ka vendosur në një listë të zezë oligarkët rusë që kanë pasuri marramëndëse të pajustifikuara brenda territorit të Britanisë. Nuk janë aspak rastësi zhvillimet në arenën botërore me përplasjet diplomatike dhe me masa të rrepta kundër njëra tjetrës në lidhje me aferat ekonomike dhe me listat e padëshirueshme të individëve që i kanë skanuar paraprakisht agjensitë e tyre reciproke.

Përse kjo përplasje financiare midis fuqive të mëdha ndërkohë që nuk ka përplasje konkrete ushtarake mes tyre? Përse nevoja për të shpallur një luftë të ftohtë ekonomike midis shba/rusi/uk/be? Përse rishikimi mes palëve për para të pista, oligarkë, për para me origjinë të paklasifikuar? Përse ky pranim në heshtje mes palëve të për t`u kryer ky filtrim, por i fshehur pas skemës dhe argumentit se gjithçka bëhet në emër të vlerave demokratike që përcjell perëndimi?

Përgjigjet pak a shumë janë të ditura por shumica humbet te sipërfaqësorja duke humbur thelbin e zhvillimeve dhe lajmeve në media.

Britanisë i është caktuar një faturë pagese me daljen nga Unioni

Putini u rikonfirmua me 75% të votave si president me bekimet e perëndimit. Putini (ish oficer i KGB-së) njihet për ndarjen e pasurisë kombëtare mes oficerëve të lartë të shërbimit sekret rus. Kishte një parim dhe ligj të pashkruar mes tyre për sa kohë që financat dhe fitimet nga bizneset qëndronin dhe ri-investoheshin brenda Rusisë. Në momentin që ata që nuk i përmbaheshin kësaj normë-sjelljeje, do të përballeshin me ligjin dhe jo me egërsinë personale të Putinit. Kushdo që nxirrte valutë mbi norma të padeklaruara jashtë vendit do të dilte para ligjit dhe nëse donin - mund të vazhdonin përballjet me ligjin. Disa u munduan të luftojnë me ligjet dhe ngelën pa të brendshme, disa ikën jashtë shtetit duke u tërhequr nga bizneset e gazit dhe morën vetëm milionat që kishin në kasafortë; disave u mori koka erë dhe ngrinin akuza në media për Putinin ndërkohë që për Putinin gjithçka ishte brenda kornizave ligjore: nuk i ndoqi personaisht por i lejoi të largohen të gjallë nga Rusia. Në Londër filluan helmimet e ish agjentëve rus me substanca të ndryshme...ndërsa Putini bëhet më i fuqishëm brenda vendit të tij. Putini nuk do të ruante kurrësesi oligarkët rusë të ikur në Angli me të cilët është përplasur në thelb e në parim: koka e tyre kurban për Britaninë dhe Unionin, nuk i intereson Putinit, përveç efektit që mundohet të ndërtojë brenda vendit të tij: ditët e lavdishme të dikurshme për një Rusi të fortë. Biznesmenët rusë nuk janë në listën e monumenteve të ruajtura, por pikërisht janë kurbani për t`u rikonfirmuar forca e Rusisë në arenën ndërkombëtare.

Unioni ka nevojë për infuzion të ri gjaku: për puntorë krahu

Amerika ka nevojë të promovojë vlerat e saj demokratike nëpër botë duke mbajtur ato vatra lufte që janë dhe të hapë 2-3 vatra të tjera për infuzion të brendshëm ekonomik me Rusinë dhe të gjuajë majtas dhe Amerika djathtas - kështu bëhet intetesante ideja se duhen luftra për t`u mbrojtur nga armiku anasjelltës. Pikërisht në këtë pikë futen edhe emrat e oligarkëve politikanë të rajonit për një pastrim dhe një ndarje të pastër të zonave të influencave mes lindjes dhe perëndimit.

Emrat e politikanëve në Kosovë, Tiranë dhe Shkup janë në “listën e zezë” të Britanisë e cila pas Brexit-it e ka më të lehtë të veprojë pa i dhënë shpjegime unionit për veprimet e saj: faturën prej disa miliarda euro dikush duhet ta paguajë! Llogaritë i kanë bërë para shumë kohësh se cili është grupi që mund të paguajë pa ndikuar dhe pa prekur elitën mbretërore britanike.

Pikërisht këtu perëndimi merr masa të rrepta duke kontrolluar llogaritë bankare dhe të politikave/bërjes biznes. Oligarkët rajonalë janë ata që duhet të paguajnë meqënse nuk zotërojnë tituj fisnikërie në oborrin e Elizabetës. Në këtë “listë” të padeklaruar përfshihet dhe Meta me Kryemadhin e të tjerë pas tyre: ata u futën në listë si politikanë prorusë për shkak të linjës së tyre politikodiplomatike të ndjekur në katër vitet e fundit mes lindjes dhe perëndimit.

Amerikës nuk i intereson se ç`do të bëhet me oligarkët rusë siç nuk i intereson Putinit se ç`do të bëhet me ta, sepse i ka fshirë nga lista demografike e Rusisë prej 10-15 vitesh. Putini mban një qëndrim koherent ndaj të gjithë atyre që kanë nxjerrë valutë jashtë Rusisë në dëm të zhvillimit ekonomik të vendit. Amerika bën si shteti që ka pjellë demokracinë dhe i shpall ‘luftë’ autokratit-revizionistit: Putinit. Anglia që të mos dëmtohen nga detyrimet financiare ndaj Unionit do ta zbresë faturën në shumën që asaj i intereson: kështu i fusin një fshesë të gjithë biznesit në Angli që të shtrëngojë masat e kontrollit dhe taksat në emër të sigurisë kombëtare. Anglia është ekspertja e marrjes së pronës me ligj dhe s`ia luan as topi në këtë rruzull, si ish Perandoria më e madhe në botë. Britania ka bërë e zhbërë reforma grabitjeje të financave dhe pronave shekuj më parë. Europa bën si kurvë e vjetër - edhe do edhe s`do, edhe e ha edhe bën si e virgjër, në luftën e ftohtë mes Lindjes/Perëndimit, duke mbajtur gjoja balancat, sikur pa të bota do të rrokullisej.   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA