...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Ka lidhje vrasja e bankierit Santos me klasën politike dhe Berishën?

Ç'lidhje kanë Artan Santos i Credins Bank (që u vra në 2014-ën) me çështjen e lavazhit të parave në BE/Francë) nëpërmjet firmës Clearstream?

Genta Kaloçi

16/01/2021 - 10:51

Gjermani/Luksenburg, përfshirë mbi 100 shtete dhe më shumë se 2500 klientë dhe banka të niveleve të ndryshme nga këto shtete. Gjithashtu shtojmë gazetarin investigativ francez Denis Robert (libri i tij doli në 2001) dhe ish-bankierin rus Mikhail Kodorovski i Megatep Bank në këtë mozaik.

Çfarë i lidhte këto raste të çuditshme të ngritjes dhe rënies së tyre në botën financiare?

Kodorovski hodhi në gjyq gazetarin investigativ francez për prishje imazhi. (U arrestua në 2003 dhe u dënua deri në 2014-ën).

Santo u vra në Tiranë dhe Kondorovski u dënua për krim ekonomik në Rusi, por duke e lozur bukur nëpërmjet miqve të perëndimit dhe lëshimit të pjesshëm të Putinit. Ky përfitonte më shumë pushtet duke shtuar vitet e qëndrimit të tij edhe pas 10-15 vitesh, ndërkohë që Kodorovski doli nga burgu më 2013-ën me kushtin e vetëm të ikte pa asgjë nga Rusia. Nga ana tjetër Putini fitoi zbutjen e imazhit të tij në arenën ndërkombëtare ndërsa ish pioneri te oktobristat e kremlinit u largua dhe jeton me paret e zhbllokuara në bakën e Irlandës.

Nuk dimë nëse Banka e Santos ishte e përfshirë në këtë skemë pastrimi parash në rang ndërkombëtar të aseteve të pushtetit në Tiranë. Këtë e dinë me siguri shërbimet sekrete vendase dhe ato të ambasadave që i kanë mbushur dosjet e tyre dhe prandaj kërcënojnë presidencë-opozitë 24/7. Më pas në 2011-ën;

- Gjykata vendosi pro gazetarit investigativ R. Denis në të gjitha çështjet e hapura kundra tij.

- Santos në 2014-ën u vra në Tiranë. Frika vret!

- Kush kishte frikë nga “kryengritja” e Santos?

Populli — ne që flemë në këmbë dhe as që bëhet fjalë të kishim shkrepur...atë more, si quhet, të armës: këmbzën!

- Mafia dhe maja e pushtetit në Tiranë kishte frikë, ata lanin paret e krimit te banka e Santos.

Aksioma berishiane “s'ka njeri s'ka problem”. Kjo aksiomë është përsëritur në rastin Hajdari, Olldashi, Trebicka, mbase dhe Prifti (te ky ndryshuan taktikë me helmim të ngadaltë për të humbur gjurmët meqë ishte bërë bujë e madhe ndërkombëtarisht me raste të tjera të helmimeve në Itali e Turqi).

Përse paria politike në Tiranë e vrau Santon ndërsa Putini nuk e vrau Kondorovskin?

Por pasi e bëri shembull në vend dhe e zhveshi nga pasuria ruse dhe më pas e dëboi!   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA