...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Si ta kuptojmë vendimin e konfiskimit të 40% të pasurisë së Balilit?

Gjykim i shkurtuar (dmth i akuzuari/arrestuari/paraburgosuri) pajtohet me prokurorin për gjykim të shkurtuar që të shpëtojnë hallkat e tjera të krimit të organizuar. Ky lloj gjykimi haset në botën e mafias dhe krimit të organizuar politik që të shmanget dalja e figurave publike nga hetimet e mëtejshme

Genta Kaloçi

23/09/2020 - 09:20

Lajmin se Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar, konfiskoi një seri pasurish të patundshme në pronësi të Klement Balilit, mund ta analizojmë dhe kuptojmë si “çmenduri” të presidencë-opozitës përgjatë muajve të fundit. Çmenduria ka njësinë e saj matëse ashtu siç kanë shpërthimet e çartuara të presidencë-opozitës në lidhje me vendimet e drejtësisë mbi krimet e tyre tridhjetvjeçare.

Kohët e fundit publiku shqiptar nuk arrinte të kuptonte shpërthimet e njëpasnjëshme të salimonelulushit nëpërmjet presidentopozitës të çartuar, Likes me shokë.

Vendimi është interesant. Prandaj duhet ta shtjellojmë hap pas hapi që nga dalja në media, fjalori, fjalët e përdorura, qetësia e çuditshme e presidencë-opozitës, kuptimi dhe nënkuptimi i një vendimi të tillë. Lajmi i paraqitu nga mediat pranë presidencë-opozitës (klan, syri etj.) bëjnë një ndarje të qëllimshme midis termave sekuestro dhe konfiskim. Përse e bëjnë një gjë të tillë?

Sekuestro është bllokim për një kohë relativisht të shkurtër deri në përfundim të hetimeve dhe vendimit të gjykatës. Sekuestro bëhet fjalë për dyshim e jo për fakt të kryer. Sekuestro do të thotë se mund ta marrësh sërish pronën nëse justifikon burimin e të ardhurave. Konfiskim, nga ana tjetër bëhet fjalë për kalim të pronave në emër të shtetit dhe manaxhim nga agjensia publike. Vendimi i gjykatës është i pakthyeshëm.

Përse e bëjnë këtë media presidencopozitare?! Mbajnë me gajret krimin dhe bandat që kanë sponsorizuar dhe financuar prej dekadash kriminelët - politikanë në të gjitha partiçkat pd, ps, lesheli shpk.

Më tej kalojmë në termat Gjykim i shkurtuar dhe Konfiskim i 40% të pasurisë së Balilit dhe familjes së tij. Gjykim i shkurtuar (dmth i akuzuari/arrestuari/paraburgosuri) pajtohet me prokurorin për gjykim të shkurtuar që të shpëtojnë hallkat e tjera të krimit të organizuar. Ky lloj gjykimi haset në botën e mafias dhe krimit të organizuar politik që të shmanget dalja e figurave publike nga hetimet e mëtejshme. Kështu i akuzuari nuk pranon hetim të mëtejshëm, por pranon akuzën që mos t`i hapen çështje të tjera—të mos përfshihen individë ose politikanë nga hetimet dhe mbledhja e fakteve të reja.

Me konfiskimin e  40% të pasurisë së Balilit, Likja dhe Mona u qetësuan.

Vendimi i gjykatës na thotë se Balili mund të justifikonte afro 600 milion euro ndërsa 40% nuk arrinte t`i justifikonte! Por si mund të justifikosh 60% dhe jo 40% pa patur burime financiare të rregullta? Më e logjikshme do të ishte të justifikosh 40% dhe jo 60%.

Postulati juridik më i rëndësishëm në botën kapitaliste është se “diçka që nuk ndalohet, lejohet”.

Por dihet se po krijohet BKH-ja; kështuqë ky vendim i jep pak “frymë” krimit të organizuar politik pd, ps, lesheli shpk deri sa të dalin në pah (juridikisht nëpërmjet hetimit, sekuestros, konfiskimit) se të kujt është në të vërtetë 60% i aksioneve të pronave përkatëse ndërsa hetuesit e BKH-së janë rrugës (vijnë nga SHBA): sepse u bllokuan nga pandemia, të cilët duhet të ishin që në qershor por ky virusi ka ardhur si mana nga qielli për krimin e organizuar.

Të gjithë jemi në dijeni se Balili me familjarë e shokë janë “pronarë” në letra dhe shumicën e bizneseve përkatëse e kanë pasur kokat e krimit partiak pd, ps, lesheli shpk. Vendimi thjesht vërtetoi juridikisht atë që dinim të gjithë prej tre dekadash. Çmenduria e presidencë-opozitës me pushtetin pd, ps, lesheli shpk sapo ka filluar të nxjerrë në pah çrregullimet psiko-emocionale. Shpërthime të ngjashme do të shohim shpesh këtej e tutje. Asgjë shqetësuese dhe alarmante. Psikiatria ka tre dekada që është thuajse e mbyllur, prandaj do t`i durojmë edhe për ca kohë në media deri sa të vijë dita që të kanalizohen në burgun e Reç-it.   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA