...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Aristoteli: pse nuk kujtojmë foshnjërinë tonë?

Kujtesa nuk është as Perceptim as Konceptim, por një gjendje e ndikuar nga këto të treja, —dëgjimi, perceptimi dhe mendimi— e kushtëzuar nga intervali kohor.

Ylli Përmeti

31/12/2016 - 11:00

Në të vërtetë shkencëtarët përtacë, siç i quaj unë, më konkretisht, neurologët, s’e kuptojnë arsyen se pse ne nuk kujtojmë foshnjërinë tonë sepse s’e kuptojnë ku qendrojnë kujtimet dhe si formohen. S’kuptojnë, në fjalë të tjera, natyrën dhe zhvillimin e ndërgjegjjes, mendjes dhe shpirtit. The mystery of why you cant’s remeber being a baby, BBC, 26 July 2016.

Ndryshe nga këta “shkencëtarë”, Aristoteli, e lidh kujtesën drejtpërdrejt me dëgjimin, perceptimin dhe mendimin. Ndaj dhe kujtesa, sipas tij, nuk është as Perceptim as Konceptim, por një gjendje e ndikuar nga këto të treja, —dëgjimi, perceptimi dhe mendimi— e kushtëzuar nga intervali kohor. Gjithë kujtesa, rrjedhimisht, nënkupton një interval kohor; rrjedhimisht vetëm ato kafshë që përceptojnë kohën kujtojnë, dhe organi përmes të cilit ata perceptojnë kohën është gjithashtu ai përmes të cilit ata kujtojnë. Por cili është ky “organ”?

Aristoteli sqaron se ndërsa ndikimi (ose paraqitja) është aktuale, dhe fakti (përkatës) mungon, ky i fundit —i cili nuk është aktual— kujtohet. Është e qartë se ne duhet të përftojmë shenjën që gjenerohet përmes perceptimit shqisor në shpirtin ndijimor, dhe në pjesën e trupit që kujtesa qendron—domethënë, ndikimi prej të cilit ne quajmë kujtesë—për t’u shfaqur si një pikturë. Procesi i lëvizjes (nxitja ndijimore) përfshin veprimin e shenjave perceptuese në, siç ishte, një lloj përshtypje e perceptimit, thjesht siç veprojnë njerëzit kur bëjnë një shenjë ose përshtypje me një shenjë. Kjo sqaron se pse, tek ata që lëvizin fuqishëm për shkak të pasionit, ose koha e jetës, nuk formohet ndonjë shenjë kujtese; siç nuk do të krijohësh asnjë shenjë (ose përshtypje) nëse lëvizja e shenjës do të zhytësh në ujë të lëvizshëm; ndërsa atje janë të tjerë në të cilët, për shkak të cingërisjes së sipërfaqjes marrëse, siç ndodh mbi muret (mbi stuko) e vjetër (të dhomës), ose për shkak të ashpërsisë së sipërfaqjes marrëse, përshtypja e nevojshme nuk ngulitet aspak. Ndaj dhe njerëzit shumë të rinj dhe shumë të vjetër janë me mungesë në kujtesë; ata janë në një gjendje rrjedhjeje: të parët për shkak të rritjes së tyre, të dytët, për shkak të shpërbërjes. Në të njëjtën mënyrë, gjithashtu, ata që janë shumë të shpejtë dhe shumë të ngadaltë, kanë kujtesë të keqe. Të parët janë tejet të butë, të dytët tejet të ashpër (në teksturën ose ezencën e organeve të tyre), kështuqë në rastin e të parëve imazhi i paraqitur (megjithëse i ngulitur) nuk qendron në shpirt, ndërsa në të dytin nuk është ngulitur fare. On memory and reminiscence, f, 1.

Shih, për më shumë, Ylli Përmeti, Natyra njerëzore: nga ushtrimi i pushtetit në veprime racionalë

 

Video: 

It appears your Web browser is not configured to display PDF files. Download adobe Acrobat or click here to download the PDF file.

Click here to download the PDF file.

Me Të Lexuar

  • Viewed
  • Past:
  • Dita
  • Java
  • Muaji
Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA