...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Aparteidi sionist, ndryshimi i kursit në Uashington dhe e ardhmja e Palestinës

Ky studim argumenton se kriza në Palestinë mes Izraelit dhe Palestinezëve mund të zgjidhet pasi të jetë kuptuar drejt e vërteta e popujve përkatës. Për të njëjtën arsye tregohen shkaqet e realitetit dhe disa ndryshime në politikën e jashtme të Uashingtonit lidhur me konfliktin e vjetër në rajonin përkatës: sepse Amerika mund të luajë rol vendimtar në zgjidhjen e krizës atje. Argumentohet se populli i Palestinës ka të ardhme nëse përparon Uashingtoni planin e tij për rajonin dhe shtetet e tjerë kuptojnë dhe veprojnë drejt lidhur me Izraelin.

Ylli Përmeti

19/05/2021 - 15:21

Shkaqet e luftës maj 2021 dhe qendrimet e vendeve perëndimore

(Studimi mund të lexohet dhe në variantin PDF, në fund të këtij varianti, ku përfshihen dhe referencat)

Lufta e radhës mes Izraelit dhe Palestinezëve u shkaktua “nga trazirat në rritje për kontrollin e Jeruzalemit dhe përpjekjet e kolonëve hebrenj për të marrë komunitetet e kontrolluara nga arabët”. Ajo pasoi “disa javë tensione gjatë Ramazanit, me përplasje mes policisë izraelite dhe protestuesve palestinezë pranë xhamisë Al-Aksa në Jeruzalemin Lindor”. Xhamia Al-Aksa është vendi i tretë më i shenjtë në Islam dhe vendi më ishenjtë për hebrenjtë. Policia izraelite shkoi në xhami ndërsa adhuruesit muslimanë po bënin lutjet e mbrëmjes. Aty më pas u shkaktua dhunë. Policia izraelite vendosi pengesa jashtë portës së qytetit të vjetër, një vend popullor ku fetarët luteshin nga agimi deri në muzg. Ajo më pas i hoqi pengesat por protestat përshkallëzuan për shkak të kërcënimit me largim të një dyzine familjesh palestineze nga lagjja e Jeruzalemit lindor të Sheik Jarrah. Familjet janë ngatërruar në një betejë ligjore me kolonët çifut ideologjik të cilët kërkojnë të fitojnë prona në lagjen e mbipopulluar palestineze jashtë qytetit të vjetër. Izraeli ka hartuar një plan të kurdisur kohë më parë nga kolonët izraelitë të së djathtës: zgjedhin shtëpi palestineze në Jeruzalemin Lindor, dëbojnë pronarët duke përdorur ligje pronësie që pajambajnë izraelitët mbi arabët dhe, një shtëpi çdo herë, kthejnë gjithë lagjet në izraelite. Si pasojë atje u plagosën disa qindra palestinezë dhe gjashtë oficerë policie. Përpara këtij tensioni forcat “izraelite qëlluan dhe vranë dy palestinezë dhe plagosën një të tretë pasi ata hapën zjarr në një bazë që i përkiste forcës paraushtarake të Policisë së Kufirit të Izraelit Perëndimor në Bregun Perëndimor të okupuar”.

Pas dy ditësh tensioni u rrit më shumë kur Hamasi sulmoi pak pasi hyri në fuqi një ultimatum drejtuar Izraelit për të tërhequr forcat e sigurisë nga dy vatrat e tensionit në qytet (Al-Aqsa dhe një vend tjetër). Dy ditë më pas, në datën 10 maj, Hamasi sulmoi sërish me raketa dhe Izraeli i kundërpërgjigj. Siç citon David Gardner, editori i çështjeve ndërkombëtare në FT dhe autor i librit “Mundësia e fundit: Lindja e Mesme në balancë”:

Flakët e trazirës fetare u ndezën kur ekstremistët e të djathtës së skajit zgjodhën muajin e shenjtë musliman Ramadanin për të përshkallëzuar provokimet në zonat e Jeruzalemit Lindor ku ata po përpiqen ta pastrojnë nga familjet palestineze. Ata gjithashtu shtuan trysninë mbi Shenjëtoren e Lartë ose Haram ash-Sharif, e cila strehon xhaminë Al-Aqsa dhe Kubenë e Gurit, gjithashtu dhe Murin e shenjtë Perëndimor për Hebraikët. Policia e trazirave izraelite ndërmorri tre sulme të dhunshme mbi xhami dhe rrethinat e saj, duke çuar qytetarët arabë të Izraelit të vërshojnë në rrugë. Atje s`ka patur trazira të ngjashme mes izraelitëve arabë që nga viti 2000. Atëherë u ndoq nga Arial Sharon, kryeministri i vonshëm dhe përkrahës i kolonizimit, duke parakaluar nën gardën e armatosur nga Al-Aqsa në Malin e Faltores, duke shkrepur çlirimin (intifada) e dytë të “Al-Aqsa”. Këtë herë Itamar Ben-Gvir, udhëheqës i të djathtës së skajshme të partisë Fuqia Hebraike (Jewish Power) dhe aleat i Netanjahut, cicëroi: “është koha të çlirojmë Faltoren e Malit dhe Jerizalemin, dhe t`u tregojmë atyre se kush e zotëron qendrën një herë e përgjithmonë”. Përplasja me Hamasin, që ndezi luftën e vitit 2009, 2012 dhe 2014, flet për një libër loje të njohur në mos vdekjeprurës mes Izraelit dhe Palestinezëve. Por një revoltë e qytetarëve të Izraelit prej 19.9 milionë hap plagë që shtojnë një përmasë të rrezikshme për probleme qënësore rreth të cilëve Netanjahu dhe aleatët e tij kanë qenë të vetëkënaqur. Netanjahu vetë shkrepi shumë nga xixat që ndezën këtë zjarr, me taktika tokë përcëlluese për ta ndihmuar atë të qepet dëshpërimisht dhe më shumë në pushtet. Në porcesin gjyqësor për korrupsion që nga maji i kaluar, ai ka perqafuar hapur të djathtën fetare dhe irredentiste radikale, duke premtuar aneksimin e tokës palestineze të kolonizuar nga hebrenjtë. Së fundmi, ai përdori median sociale në zgjedhjet e vitit 2015 për t`i rënë alarmit se “arabët” po “votonin në kope”. Fitmja (insinuata) e koduar ishte se qytetarët e Izraelit me origjinë palestineze, megjithëse një e pesta e popullit, ishin një kërcënim i kolonës së pestë për shtetin hebre. Netanjahu e ndoqi këtë fitme në korrik 2018 duke çuar një ligj të ashtuquajtur shtet-kombi përmes Knesset (degë legjislative e parlamentit izraelit), duke deklaruar se vetëm hebrenjtë kanë një të drejtë të veçantë për vetë-vendosje në Izrael. Ayman Odeh, udhëheqësi i një koalicioni të partive arabe kryesisht të majta, tha në atë kohë se Izraeli “miratoi një ligj për supremacinë hebraike dhe na tha se ne do të jemi gjithnjë qytetarë të nivelit të dytë”. Ligji, dhe përqafimi haptas oportunist i Netanjahut të grupeve raciste anti-arabe si ai i Ben-Gvir, bindi shumë qytetarë arabë të luftonin për të drejta të barabarta me hebrenjtë izraelitë. Palestinezët nën pushtim dhe mungesa e një rruge drejt një shteti të qendrueshëm frytdhënës, po nxjerrin përfundime të ngjashëm. Ndërsa arabët izraelitë gëzojnë të drejta që fqinjët e tyre të nëpërkëmbur nga despotët arabë vetëm mund t`i ëndërrojnë, ata janë prapëseprapë qytetarë të nivelit të dytë. Izraeli shtyp vëllezërit palestinezë të nivelit të tretë në territoret e pushtuara, duke i shpronësuar ata në rritje dhe duke zgjeruar kolonitë izraelite. Shoqëria për të drejta qytetare në Izrael tha: “Atje ka ndryshime të qarta mes Hebrenjëve dhe grupeve popullore arabe, veçanërisht lidhur me tokën, planifikimin urban, strehimin, infrastrukturën, zhvillimin ekonomik dhe edukimin”. Izraelitët arabë u tronditën gjithashtu nga këshilla e presidentit amerikan Donald Tramp “marrëveshja e shekullit” se rreth 350,000 prej tyre mund të zhvendoseshin në autoritetin palestinez si pjesë e shkëmbimit të territoreve —duke u hequr atyre të drejtën për të qenë qytetarë izraelitë. Në 73 vjet shtet asnjë qeveri izraelite nuk ka përfshirë një parti arabe. Qeveritë arabe që kanë “normalizuar” marrëdhëniet me Izraelin në çka u duk si një valë e re detante rajonale tani mund të ndieje fort mirë se është koha për udhëheqësit izraelitë të fillojnë të normalizohen brenda vendit”

Ndërsa autori shpërnjeh projektet rajonale të Izraelit dhe pushtetin e sionistëve jashtë tij, të cilin e sqaroj në vijim, menjëherë pas sulmeve dhe kundërsulmeve me rakta perëndimi në përgjithësi dënoi sulmin e Hamasit dhe mbështeti “kundërsulmin” e Izraelit pa përmendur fare politikat e Netanjahut në raport me palestinezët! Pas më shumë një javë luftime, gjithë anëtarët e unionit përveç Hungarisë mbështetën “gjuajtjen e përgjithshme” për një qendrim të përbashkët që nxiste zbatimin e armëpushimit. Një mbledhje virtuale e 27 anëtarëve zbuloi mosmarrëveshjet e bllokut evropian mbi grindjen izraelito-palestineze dhe mungesë influence për ta zgjidhur atë. Ata u paraqitën edhe një herë spektatorë ndërsa raketat fluturonin dhe përgatiteshin të paguanin rindërtimin e vendit kur paqja të mbizotëronte. Ndryshe nga 30 vjet më parë kur Evropa ndihmoi në vulosjen e marrëveshjes së Oslos për të përfunduar konfliktin, influenca e Evropës ka rënë njësoj siç ka rënë vizioni i frymëzuar në procesin e paqes të viteve `90: një shtet palestinez frytdhënës përbri Izraelit. Netanjahu i ndihmuar nga Trampi ka përparuar marrëdhënie me udhëheqës evropianë të djathtë, duke përfshirë Kurcin e Austrisë dhe Viktor Orbanin e Hungarisë. Kjo ndihmë ka keqësuar dallimet brenda bllokut dhe ka ndërlikuar aftësinë e BE-së për të realizuar njëzëshmëri mbi krizën. Anëtarët që shtyjnë për një qasje më aktive në mbeshtetje të të drejtave të Palestinës, si Irlanda, Suedia dhe Luksemburgu, u përballën me “një mesore të heshtur dhe një grup të zëshëm që zbrapste” Hungarinë, Austrinë dhe Republikën Çeke. Aftësia e BE-së për të luajtur një rol më aktiv për të ndaluar dhunën aktuale është bërë edhe më e vështirë sepse, si SHBA-ja, e quan Hamasin një organizatë terroriste. Ajo refuzon të flasë me grupin islamist dhe rrjedhimisht ka pak fuqi mbi të.

Tensionet e shumta me të cilët përballet Evropa mbi krizën izraelito-palestineze janë të qarta në Gjermani. Berlini është i etshëm të duket i drejtë dhe të mbeshtesë një zgjidhje diplomatike. Ai ka qenë gjithashtu shumë kritik ndaj kolonizimeve izraelite në Bregun Perëndimor. Por në të njëjtën kohë Gjermania është përballur me demonstrata anti-semitiste nga disa të rinj muslimanë. Për një vend që shëlben të kaluarën e tij naziste dhe krimet e Holokaustit, sloganet anti-hebraike kanë provokuar një ndjesi të thellë turpi dhe alarmi. Si rezultat Merkeli dënoi anti-semitizmin dhe mbështeti Netanjahun. Qendrim më të ekuilibruar pati Makroni i cili kërkoi bisedime për paqe dhe ngushëlloi për vdekjet e të dyja palëve. Qeveritë e vendeve të rajonit përgjithësisht mbështetën qendrimet e vendeve perëndimore pa kuptuar realitetin e popujve dhe shkaqet e tyre!         

Qoftë edhe Bajdeni u gjend i befasuar: sepse ishte përqendruar tek rivalët e Amerikës, Kina dhe Rusia dhe për Lindjen e Mesme, siç tregon një ish-emisar amerikan për bisedimet Izrael-Palestinë dhe autor i një libri lidhur me lindjen e Mesme, Martin Indyk, ka ndryshuar qasje: jo duke “udhëhequr prapa skenës” siç veproi Obama në Libi por duke e mbështetur Izraelin ndërsa udhëheq në raport me vende të tjerë. Ndryshe nga lufta e vitit 2014 kur Xhon Keri (John Herry) nxitoi në rajon dhe punoi për armëpushim me Turqinë dhe Katarin, përpjekje e cila u refuzua nga Izraeli, ai dërgoi vetëm një zyrtar të nivelit mesatar të Departamentit të Shtetit për të punuar për një armëpushim. Ai ka shtyrë dhe përpjekjet e Këshillit të Sigurimit në OKB për të ndërhyrë, duke lënë Izraelin të merret vetë me krizën. 

Domethënë, ai parapëlqeu ta mbështeste Izraelin për të përfunduar çka nisi: luftën. Pas një jave luftime, Natanjahu u rezistoi përpjekjeve ndërkombëtare për të siguruar një armëpushim dhe paralajmëroi se lufta do të vazhdojë me “fuqi të plotë”. “Atje flitet për trysni ndërkombëtare. Atje ka gjithnjë trysni, por nga të gjithë, ne po marrim mbështetje shumë serioze, mbi të gjitha nga SHBA-ja”, tha Netanjahu të njëjtën ditë. SHBA-ja bllokoi për herë të tretë një qendrim të Këshillit të Sigurimit që bënte thirrje për shpërshkallëzim, ndalim të dhunës dhe respekt të të drejtës ndërkombëtare”. Blinkeni nga Danimarka, ku shkoi i nxitur nga aleatët nordikë dhe planeve ruse në Arktik, nuk e përmendi armëpushimin ku tha se SHBA-ja ishte e gatshme të jepte mbështetjen e saj dhe zyra të mira për palët nëse ata kërkojnë një”. Ai tha se gjendja varësh nga palët nëse ata donin një armëpushim ndërsa tha se kërkoi hollësi për sulmin e ndërtesës së medias. Mendimet nga OKB-ja, Egjipi dhe Katari për të ndërmjetësuar një armëpushim prej dy orësh për të lejuar furnizimin e Gazas me energji dështun pasi ushtria e Izraelit goditi shtëpinë e udhëheqësit të Hamasit Sinwar. Ndërsa 2 milion banorët e Gazas janë bllokuar që nga viti 2007 pas fitores së Hamasit në zgjedhjet palestineze të një viti më parë, konflikti është zgjeruar përtej Gazas, me grindje komunale të ndizen në qytete izraelite gjithashtu dhe në Bregun Perëndimor.

Si pasojë e përgjigjes me luftë, Natanjahu rriti mbështetjen brenda një jave luftime duke rifituar nofkën e “Zotërisë së Sigurisë”. Sulmet e Hamasit befasuan ushtrinë izraelite. Por për Natanjahun ato paraqitën një mundësi të minutës së fundit për të shuar akuzën e aleatëve të tij të krahut të djathtë...se ai ishte i butë me Hamasin. Për vite Netanjahu mbështeti politikën e quajtur “qetësi për qetësinë”, duke rrethuar Hamasin me bataré ajrore të shkurtra dhe duke e fashitur atë me më shumë orë elektricitet, duke lejuar peshkatarët të shtyheshin më tej në Mesdhe dhe duke lënë Katarin të paguante 100 dollarë rroga mujore për punonjësit civilë si mësuesit dhe mjekët. Natanjahu po shtyp një valë zemërate kundër pakicës arabe izraelite, një e pesta e popullatës që zotëron kombësinë izraelite që është tallur për dekada si tradhëtare e kauzës sioniste. Protesta komunitare në qendra të përziera arabe dhe hebraike kanë shkundur rrëfenjën e bashkëjetesës paqësore, me dhjetra njerëz, arabë dhe hebraikë, të goditur, dhe policinë që përpiqet të ruajë rendin.

Zemëratën po e nxit aleati i tij, Itamar Ben-Gvir, partinë e të cilit, Sionistët Fetarë, e ndihmoi Netanjahu të krijohësh. Ben-Gvir është një nxënës (dishepull) i ekstremistit Rabbi Meir Kahane, ndjekësit e të cilit hapën zjarr në një xhami në Hebron në 1994, duke vrarë 29 vetë. Në ligjëratën e tij kur hyri në parlament, Ben-Gvir paralajmëroi se do të rithemelonte sovranitetin hebraik në Tempullin e Shkëmbit, i cili drejtohet nga një trust fetar i mbështetur nga Jordania. Ben-Gvir është shfaqur në qytete të përziera arabe dhe judaike, gjithashtu dhe në lagjen e pushtuar të Jeruzalemit Lindor, Sheikh Jarrah, ku mbështeste dëbimin e banorëve vendas për të krijuar hapësirë për kolonizatorët izraelitë. Çdo qeveri që mund të krijojë Netanjahu do të mbështetet tek Ben-Gvir!

Megjithatë, në ditët e para të luftës, administrata e Bajdenit telefonoi me urgjencë disa herë Egjiptin, Katarin, Jordaninë, Tunizinë, Arabinë Sauditë dhe Emiratet e Bashkuara për të krijuar një përgjigje rajonale. Qendrimi i sekretarit të shtetit ose i ministrit të jashtëm amerikan, Blinken, ishte domethënës: “Izraelitët dhe Palestinezët meritojnë të marrin pjesë në festimet [fetare] pa frikë dhune. Ne besojmë se Izraelitët dhe Palestinezët meritojnë masa të barabarta lirie, sigurie, dinjiteti dhe begatie. Kjo njohje do të vazhdojë të udhëheqë qasjen tonë”.

Ndërsa Bajdeni ka kthyer ndihmën amerikane për refugjatët e Palestinës, e ndërprer nga pararendësi i tij, ai nuk ka shbërë nisma të tjera të Trampit, si zhvendosjen e ambasadës amerikane në Jeruzalem ose mbylljen e zyrës së Organizatës Çlirimtare Palestineze (PLO) në Uashington. Bajdeni kundërshton politikën kolonizatore të Izraelit në Bregun Perëndimor, të cilin shumica e botës e konsideron të paligjshëm, por ai ka kundërshtuar kërkesat nga disa në të majtën e partisë demokratike se SHBA-ja duhet të kushtëzojë mbështetjen ndaj Izraelit sipas sjelljes së tij ndaj palestinezëve, duke e quajtur idenë “pakuptim” (“preposterous”). 

Pas gjysmë-deklaratës së Blinkenit nga Danimarka (ky i fundit u alarmua për faktin se gazetarët dhe punonjësit mjekësorë ishin në rrezik nga sulmet izraelite) dhe trysnisë nga demokratët për të luajtur një rol më të madh, Bajdeni u detyrua të mbështeste armëpushimin ndërsa përparonte nxitja e Egjiptit dhe vendeve të tjera të rajonit për të ndërmjetësuar paqen. Një ditë më parë bëri thirrje për armëpushim dhe shefi i OKB-së Antonio Guterres. Disa nga arsyet se pse Bajdeni mbajti qendrim të butë ndaj Izraelit përfshihen në qasjen amerikane lidhur me rastin në fjalë.  

Një studim të politikave “kyçe” të Uashingtonit duke përfshirë zhvillimet e fundit ka bërë vetë Kongresi Amerikan. Sipas studimit, përparësitë kryesore të politikës amerikane me palestinezët përgjatë administratave të njëpasnjëshme kanë përfshirë lehtësimin ose kërkimin e një procesi të qënësishëm paqësor Izrael-Palestinë, duke ndihmuar Autoritetin Palestinez të Bregut Perëndimor të kundërshtojë Hamasin dhe grupet e tjera terroriste, dhe duke përdorur ndihmën për të inkurajuar qeverisjen reformuese palestineze për zhvillim ekonomik. Gjatë administratës së Trampit, administrata e tij mori një seri veprimesh që pajambajtën (favorizuan) qendrimet e Izraelit përkundër palestinezëve, dhe gjithashtu pezulloi ndihmën ndaj tyre. Në gjysmën e dytë të vitit 2020, përqendrimi diplomatik i administratës së Trampit u largua nga propozimi paqësor i janarit 2020 për të ndihmuar Izraelin të realizojë marrëveshje për normalizim me Emiratet, Bahrejnin, Sudanin, dhe Marokun. Këto marrëveshje, të njohura si Marrëveshjet e Abrahamit, sinjalizuan pak ndryshim nga shtetet arabe krahasuar me qendrimet e mëparshme —në vitin 2020 Nisma Arabe e Paqes— që Izraeli të zgjidhte kërkesat e bisedimeve palestineze si një parakusht për marrëdhënie të përmirësuara.

Megjithëse Izraeli u pajtua të pezullonte planet për të aneksuar një pjesë të Bregut Perëndimor si pjesë e marrëveshjes së Emirateve, zyrtarët e Autoritetit Palestinez e denoncuan marrëveshjen si një braktisje të kauzës kombëtare palestineze, duke pretenduar se Emiratet kishin pranuar një status quo të Bregut Perëndimor të cilin disa vëzhgues e quajnë “aneksim de facto”. Mes vështirësive të vjetra të përfshira në marrëdhëniet Izraelito-Palestineze, administrata e Bajdenit ka shprehur interes në përmirësimin e lidhjeve me palestinezët, duke përfshirë rishikimin e disa veprimeve të Trampit. Në janar 2021, ambasadori Richard Mills, atëherë si përfaqësues i SHBA-së në OKB, kumtoi në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së se administrata e Bajdenit do të kërkojë të riangazhohet me udhëheqësit dhe popullin palestinez, të rifillojë zhvillimin ekonomik dhe ndihmën humanitare, dhe të ruajë mundësinë për të jetuar në dy shtete. Qendrimin e Millit e mbështeti Blinkeni në mars. Raportohet se një agjenci lajmesh mori një propozim të brendshëm të departamentit shtetëror të titulluar “Ridrejtimi Amerikano-Palestinez dhe udha përpara”. Sipas burimit, propozimi—i cili është ende subjekt rishikimi i ndëragjencive—këshillon hapa të ndryshëm për administratën në përputhje me qendrimet e përmendur, duke përfshirë:

• Duke shkuar pas në qendrimin para Trampit mbi një zgjidhje të arsyeshme për dy shtete, bazuar në “linjat e vitit 1967 me marrëveshje të ndërsjellë me këmbim të barabartë”. “Linjat e 1967” lidhen me linjën e armëpushimit të vitit 1949-1967 mes Izraelit dhe Jordanisë për Bregun Perëndimor (që njihet zakonisht si Linja e Gjelbërt) dhe linjën e armëpushimit për Rripin e Gazës të vitit 1950-1967 mes Izraelit dhe Egjiptit.

• Përmbysjen e “disa hapave nga administrata pararendëse që ngre dyshime në angazhimin tonë ose krijon pengesa të vërteta për zgjidhje dy-shtetërore” si përfundimi që etiketon ndryshime të përmendur më sipër nën atëherë-sekretarin Pompeo në nëntor 2020.

• Rifillimin e kontakteve diplomatike me udhëheqësit e PLO/PA.

• Ndihmë humanitare prej 15 milionë dollarë për sëmundjet e lidhura me C-19 për palestinezët herët në mars 2021.

• Rifillimin e ndihmës ekonomike, sigurisë dhe humanitare për palestinezët në fund të marsit dhe herët në prill, duke përfshirë kontributet e agjencisë së OKB-së për lehtësim dhe punë për refugjatët palestinezë në Lindjen e Afërt (UNRWA).

Lidhur me qendrimin e SHBA-së mbi Jeruzalemin, një zëdhënës i presidentit Bajden rivërtetoi në shkurt se “ambasada jonë do të mbetet në Jeruzalem, të cilin ne e njohim si kryeqytet. Statusi përfundimtar i Jeruzalemit është njoftimi përfundimtar i cili duhet të zgjidhet nga partitë në kontekst me bisedime të drejtëpërdrejta”. 

Më tej studimi shqyrton në hollësi synimet në fjalë dhe përmend faktin se Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve (ICC) është duke hetuar krime të mundshme të kryera nga Izraeli dhe Palestinezët në Bregun Perëndimor duke përfshirë Jeruzalemin Lindor dhe Rripin e Gazës që nga korriku i vitit 2014. Kolonizimet izraelite në Bregun Perëndimor, pohon studimi, kanë qenë sfiduese për zyrtarët dhe ligjvënësit amerikanë. Administrata e Trampit ndërmori disa veprime për të legjitimuar më shumë kolonizimet izraelite në Bregun Perëndimor, duke përfshirë etiketimin e prodhimeve dhe mbi financimin e tre fondacioneve dykombëtare amerikan-izraelite. Administrata e Bajdenit nuk ka njoftuar se nëse do të përmbysë ose veprojë ndryshe nga veprimet e Trampit por ka specifikuar se SHBA-ja do të nxisë Izraelin t`i shmanget veprimtarisë kolonizuese ose aneksimeve territoriale. Propozimi i Departamentit të Shtetit parashikon përmbysjen e vendimit të Trampit lidhur me etiketimet e prodhimeve. Afër fundit të administratës së Obamës, në dhjetor 2016, anëtarët e Këshillit të Sigurisë miratuan një vendim (resolution 2334) ku SHBA-tja abstenoi dhe gjithë të tjerët e mbështetën. Vendimi ripohoi se kolonitë izraelite në Bregun Perëndimor (duke përfshirë Jeruzalemin lindor) shkelin të drejtën ndërkombëtare dhe u bëri thirrje shteteve të “shquajnë në marrëveshjet e tyre”, mes territorit të Izraelit dhe Bregut Perëndimor. Por zyrtarët izraelitë po vazhdojnë kolonizimet e tyre në vendet përkatëse me qindra banesa fakt që vështirëson bisedimet për kufijtë mes Izraelit dhe shtetit të së ardhmes palestinez. Vetë Bregu Perëndimor dhe Rripi i Gazës, ajo çka ka mbetur nga Palestina e dikurshme, dominohet nga dy forca politike: Bregu, nga Fatahu ndërsa Rripi nga Hamasi. Ky i fundit njihet si organizatë terroriste nga SHBA-ja, pikërisht për qasjen e tij lidhur me synimet si organizatë. Qasjet e udhëheqësve të tyre shprehin dy ndarje në shoqërinë palestineze:

• Mes atyre (disa në Fatah, duke përfshirë udhëheqësin Mahmoud Abbas) që kërkojnë të themelojnë një shtet në Bregun Perëndimor dhe Gaza jo me mjete të dhunshme—bisedime, diplomaci ndërkombëtare, mosbindje shoqërore— dhe ata (Hamas) që këmbngulin në përdorimin e dhunës kundër Izraelit si një variant; dhe

• Mes atyre (Fatah) që mbështet një qeverisje shekullare dhe ata (Hamas) që kërkon një shoqëri të qeverisur më shumë nga ligje Islamike.      

Janë pikërisht këto qasje që kanë bërë SHBA-në të mbështesë Fatahun dhe jo Hamasin dhe të mos njohë Palestinën por të pranojë Organizatën Palestineze Çlirimtare (OPÇ) si përfaqësuese e popullit palestinez dhe Autoritetin Kombëtar Palestinez si autoritet legjitim që qeverisë territoret palestineze nën Marrëveshjen e Oslos, 1990. Marrëveshja përkatëse krijoi autoritetin palestinez si organ qeverisës për vetë-qeverisje të kufizuar në Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës. Zyrtarisht, OPÇ-ja përfaqëson lëvizjen kombëtare palestineze në organizata ndërkombëtare, duke përfshirë OKB-në, zakonisht duke përdorur nofkën “Palestinë” ose “Shteti i Palestinës”.

Fakti që SHBA-ja kërkon të ndihmojë në krijimin e shtetit të Palestinës, ajo njeh paraprakisht ekzistencën e tij. Vetëm se përpjekjet e saj diktohen nga qasja e saj dhe nga sionistët: jo nga ata që veprojnë brenda Izraelit por ata që veprojnë si në Amerikë, ku lobi izraelit është i fuqishëm, ashtu dhe në Evropë dhe përtej saj. ‘Diktimi’ i politikave ka një kuptim të dyfishtë në këtë rast: ato ‘diktohen’ ose nga mbështetja pararake që pranojnë partitë (në rastin e Bajdenin, për shembull, ato ‘diktohen’ për sa kohë që lobi sionist sponsorizon në përqindje të konsiderueshme fushatat e të dyja partive në Amerikë duke u munduar të balancojë pushtetet me vendimet e tij) ose duke ushtruar trysni vetë lobi me veprime (telefonata, protesta etj.).

Kjo është arsyeja se pse SHBA-ja “sfidohet” nga Izraeli duke sulmuar qoftë dhe zyrat e AP, agjencisë së lajmeve amerikane në Rripin e Gazës, duke përdorur argumentin absurd se ndërtesa përdorësh nga Hamasi! Izraeli veproi si në vitin 2008 kur filloi të sulmonte ndërtesa zyrtare. Ata qëlluan akademinë policore, zyrat dhe ministrinë e brendshme. Të gjitha këto ndërtesa qeveritare, qoftë edhe nëse drejtohen nga Hamasi, nuk duhet të qëllohen sipas të drejtës ndërkombëtare, meqë njerëzit që punojnë atje janë nënpunës civilë dhe jo ushtarakë. Qoftë edhe në sulmet me raketa, atje është një ndryshim i madh mes Hamasit dhe Izraelit: kur sulmon Hamasi, në Izrael dëgjohen sirenat për të cilat qytetarët izraelitë janë dijësuar se kanë pak minuta për të shkuar në trashe ndërsa në Gaza sa herë që Izraeli gjuan paralajmëron banorët ose u kërkon atyre të largohen, përmes një droni me raketë, të cilët sulmojnë me një raketë për të paralajmëruar se raketa të tjera do të pasojnë. Kjo është arsyeja kryesore se pse ushtria izraelite ka vrarë qindra qytetarë dhe fëmijë. 

Izraeli, në fakt, nuk u mjaftua me bombardimet e ndërtesave dhe vrasjen e fëmijëve të pafajshëm, por kishte planifikuar pushtimin e Gazas duke përdorur argumentin e “sigurisë” njësoj si në rastin kur dhunoi qytetarët palestinezë brenda vendit dhe duke sfiduar edhe një herë thirrjen e Bajdenit për qetësi. Një tjetër asimetri luftarake mes Izraelit dhe Hamasit është sistemi mbrojtës i Izraelit: sepse vërtet Hamasi ka lëshuar qindra raketa kundër Izraelit por pak janë ato që i kanë shpëtuar radarëve të “Kubesë Qiellore” (“Iron Dome”). Sistemin mbrojtës Izraeli e ndërtoi me ndihmën e ndërmarrjeve izraelite mbrojtëse që u financua dhe u zhvillua bashkë me amerikanët dhe siç tregojnë analizat ai nuk është më i mirë se sistemi “Patriot” që përdor vetë Amerika. Ndërsa Hamasi ka rezerva raketash të prodhuara kryesisht në vend. Njoftohet se ka rreth 20,000 deri në 30,000 mijë raketa dhe mortaja. Ushtria izraelite nuk kishte parashikuar aftësinë e Hamasit të sulmonte Jeruzalemin dhe rrethina të tjera. Lufta e fundit në vitin 2014 zgjati më shumë se 67 ditë ku më shumë se 2,000 palestinezë dhe 73 izraelitë, kryesisht ushtarë, u vranë. 

Bajdeni, privatisht, kërkoi nga Izraeli të tregojë përmbajtje dhe të qartësojë synimet e tij dhe kërkoi të thurte një linjë të drejtë, si fillim të dënonte sulmet e të dyja palëve duke paralajmëruar kundër dëbimit të familjeve palestineze në Jeruzalem ndërsa përparimtarët në partinë e tij donin që Bajdeni të emëronte një emisar të veçantë për konfliktin arabo-izraelit: administrata kërkon të ringjallë rolin kyç të Egjiptit, i cili ka ndërmjetësuar disa marrëveshje armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit gjatë luftës së vitit 2014. Kajrua ka pushtet të murosur sepse kontrollon kufijtë me Rripin e Gazës. 

Gjykuar nga gjendja e krijuar, bordi i FT citon i alarmuar se:

Palestinezët janë skajuar si kurrë më parë. Shpresat e vonuara për një zgjidhje dy-shtetërore janë flakur. Por atje s`ka fitore për Izraelin. Në vend të saj, veprimet e tij përhapin ngadalë barut në një mjedis tejet djegës. Shpërthime mund të ndodhin çdo kohë. Dhe, siç tregoi vërteton përshkallezimi i shpejtë, Hamasi do të jetë i shpejtë të shfrytëzojë kriza ndërsa kërkon të forcojë pretendimet e tij për udhëheqje palestineze. Kur marrëveshjet arabe u nënshkruan ato u përshëndetën në Izrael dhe kryeqytetet perëndimore si një hap i rëndësishëm drejt përfundimit të konfliktit të vonuar Arab-Izraelit. Por dhuna e kësaj jave tregon se atje nuk mund të ketë paqe për sa kohë që palestinezët anashkalohen dhe jetojnë nën pushtim. Administrata e Bajdenit ka kërkuar përmbysjen e anëmbajtjes pro-izraelite të Trampit. Tani ajo dhe aleatët e saj duhet të ushtrojnë trysni mbi Izraelin dhe Palestinezët që të ndalojnë vrasjet. Sfida më e vështirë është të gjendet një rrugë e frytdhënëse për të rigjallëruar procesin në të vdekur të paqes. Status quo-ja premton vetëm gjakderdhje.

Netanjahu dhe mbështetësit e tij, në fjalë të tjera, dështoi në objektivin e tij: me inkurajimin e administratës së Trampit, qeveria e Netanjahut ndoqi atë çfarë disa quajnë strategjia “nga jashtë-brenda”. Kjo ishte ideja se Izraeli duhet të ndiqte marrëveshje me botën e jashtme, mbi të gjitha me botën arabe, për të ndihmuar zgjidhjen e konfliktit të brendshëm me palestinezët. Kjo ide përmbyste qasjen më tradicionale “nga brenda-jashtë” ndaj konfliktit—sipas së cilës Izraeli duhet të siguronte një marrëveshje me Palestinën; dhe vetëm atëherë ai mund të priste të realizonte një pranim ndërkombëtar paqësor të qendrueshëm. Nënshkrimin e marrëveshjeve të Abrahamit u shfaq si provë se strategjia “nga jashtë-brenda” po vepronte. Spekulimi kryesor me strategjinë “nga jashtë-brenda” ishte hamendësimi se dëshpërimi palestinez do të çonte në plogështi. Vetë palestinezët —që nga marrëveshjet e Oslos 1990— kanë ndjekur qasjen e mbështetur në dy drejtime: trysni mbi Izraelin nga SHBA-ja dhe Evropa dhe refuzim arab për të njohur shtetin izraelit deri sa një marrëveshje e drejtë të vuloset ndërsa kanë nxitur dhe bojkotimet mbi prodhimet izraelite. Lufta e Hamasit, ndërkohë, nuk është e drejtë: jo vetëm sepse ajo shkel —siç shkel ushtria izraelite— të drejtën ndërkombëtare të luftës por sulmet e saj me raketa dihet se nuk kanë asnjë efekt në ushtrinë izraelite.         

Si pasojë e sulmeve izraelite Erdogani u bëri thirrje vendeve muslimane për mobilizim të përgjithshëm ushtarak kundër Izraelit ndërsa në Turqi dhe vendet perëndimore shpërthyen protestat. Por si fillim shpërthyen në Turqi: ato kërkonin të shkonte ushtria turke në Jeruzalem. Pas përpjekjes së OKB-së për armëpushim dhe ndërmjetësim, Erdogani përdori qasjen e ekspozimit të udhëheqësve perëndimor duke u përqendruar tek Papa dhe Bajdeni: të parit i kërkoi të ndihmonte në ndalimin e masakrës, i cili ishte shumë i zëshëm që në fillim të konfliktit dhe zhvilloi takime me zyrtarët iranianë, ndërsa bëri thirrje për sanksione ndërkombëtare kundër Izraelit ndërkohë që të dytin e akuzoi se i ka “duart të lyera me gjak” për mbështetjen e tij ndaj Izraelit me armë dhe politikisht. Erdogani e quan Izraelin “shtet terrorist” ndërsa mbështet Hamasin dhe palestinezët dhe propozoi një administrim të ri të Jeruzalemit duke e mbështetur atë politikisht dhe ushtarakisht ndërsa akuzoi, edhe një herë, “anti-palestinezët”, duke përfshirë Austrinë e cila ngriti flamurin izraelit në ndërtesat publike si shenjë mbështetje për Izraelin. Një ditë më parë Erdogani tha kur foli për vendet e rajonit se “nuk besojmë asnjërin veç vetes”. Për të shtuar trysninë e tij ndaj Bajdenit, qeveria turke njoftoi blerjen e armëve ruse; këtë herë, raketa ruse. 

Por le ta zgjerojmë spektrin e konfliktit të vjetër izraelito-palestinez me një analizë të shkruajtur rreth 5 vjet më parë kur rajoni u përfshi nga e njëjta luftë përpara se të nxjerrim përfundime.

Brutaliteti sionist dhe nevoja për një shtet të bashkuar shumë-kombëtar dhe shumëkulturor

Takis Fotopoulos

Abstrakt: Ky artikull përpiqet të tregojë shkallën e lartë të brutalizmit në RRB —qoftë edhe në bazë të standarteve Sioniste— dhe për më tepër, të ekzaminojë shkurtimisht marrëdhënien midis Elitës Mbikombëtare, Elitës Sioniste dhe globalizmit me qëllim që të nxjerrim përfundime rreth nevojshmërisë për një shtet shumë-kulturor.

Brutaliteti Sionist arrin lartësi të reja në RRB

Masakra aktuale e pashembullt në Gaza —qoftë edhe me bazë standartet sioniste— qartësisht tregon se si masakrat si ajo kundrejt palestinezëve, dhe masakrave proporcionalisht më të vogla në Ukrainën Lindore,  lulëzojnë në Rendin e Ri Botëror (RRB). Kjo masakër është mbështetur drejtpërdrejt nga mjetet e komunikimit masiv ndërkombëtar  që kontrollohen nga Elita Mbikombëtare (E/M) e cila administron RRB, në bashkëpunim me Juntat parlamentare që ka instaluar kudo. Ajo gjithashtu, u mbështet, megjithëse tërthorazi, nga e ”Majta” e degjeneruar e cila u kufizua në mikro-protesta (me mbështetje të fuqishme nga komunitete emigrantësh në qytete si në Paris dhe Londër), ose duke promovuar aktivizmin e fishekzjarrëve si “Anija e Gazës”, (e kontrolluar lehtësisht nga ushtria brutale e Izraelit) në vend të kërkojë një ndalim të menjëhershëm të gjithë marrëdhënieve diplomatike dhe tregëtare me një regjim, të vërtetuar kriminal — përmes protestave masive, si ato që ndaluan luftën e Vietnamit. Për fat të mirë, ka ende disa vende Latino-Amerikane si Bolivia (e cila e shpalli Izraelin shtet terrorist)  dhe Venezuela, Nikaragua dhe të tjerë duke ruajtur humanizmin tonë kolektiv: ndërprerjen e menjëhershme të marrëdhënieve me një regjim vërtetueshëm racist kriminal.

Sot, koncepti i humanizmit është poshtëruar kur një popull i tërë, në kuptimin e mirëfilltë, që një shumicë prej 95%, siç tregojnë sondazhet e fundit  — miraton bombardimet e qëllimshme të shkollave, (qoftë edhe kur përdoren si dislokim strehimi për OKB-në), spitaleve dhe automjeteve të spitaleve, dhe shkatërrimin total të lagjeve. Edhe më shtazor është “shfajësimi” që promovojnë antropoidët që japin urdhërin për të bombarduar në mënyrë të përsëritshme këto ndërtesa ku shqyejnë fëmijët ndërsa flenë ose luajnë në oborre, sikur kjo të ishte bërë në njohuri të plotë të rrezikut të neveritshëm, të cilët ata i ndërmorrën sepse, siç ata pretenduan, Hamas përdorte fëmijët si “mburojë njerëzore”. Edhe nëse kjo do të ishte e vërtetë, jo vetëm që ky veprim shkel çdo moral dhe ligj ndërkombëtar por, për më tepër, asnjë oficer ushtarak që quan veten anëtar të racës njerëzore, nuk do të mund të jepte një urdhër të tillë duke ditur se ai mund të çonte (siç ka çuar në mënyrë të përsëritshme) në vrasjen masive të fëmijëve!

Dhe nëse dikush pyet, përse të gjitha këto, ne duhet të heqim nga mendja që në fillim justifikimet e propaganduara nga Hasbara [diplomacia publike e Izraelit] e fundit, të cilat siç duket u drejtohen njerëzve që kanë ndaluar së menduari shumë kohë më parë: i referohem rrezikut vdekjeprurës që krijuan raketat e Hamas-it (pjesa më e madhe e të cilave bije në fusha bosh dhe nuk kanë çuar në ndonjë vrasje Izraelite për dy-tre vitet e fundit), dhe në ‘rrezikun’ e njëjtë që u krijua nga tunelet e famshëm të kufijëve (të cilët, nga sa njoh, nuk kanë çuar në ndonjë vrasje Izraelite deri më sot!). Rrjedhimisht, sqarimi i vetëm i mundshëm për brutalitetin e neveritshëm që vazhdon ende në Gaza është ai që merr parasysh konsiderata afat-gjatë dhe afat-shkurtër. Rasti i parë lidhet me planin Sionist për ethnokatharsin e Palestinës, ose të asaj që Ilan Pappe, ndoshta historiani më i madh i Izraelit, ka quajtur me vend “Genocidi në Rritje i Izraelit në Geton e Gazas”. 

Rasti i dytë lidhet me shkakun e hakmarrjes për vrasjen e tre të rinjëve izraelitë dy javë më herët, hamendësisht nga xhihadistë arabë (ISIS ka pretenduar përgjegjësi për të)  të cilët u hakmorrën për vrasjen e dy palestinezëve nga izraelitët dy javë më herët, —një ngjarje që sigurisht nuk u përmend kurrë në Perëndim. Kështu, siç e përshkroi një kolumnist i Majtë liberal, “në Maj, dy adoleshentë palestinezë u vranë nga ushtria e Izraelit për të cilët asnjë grimcë interesi nuk u tregua jashtë vendit”.  Dhe ende, jetët e këtyre tre palestinezëve duhet të “paguheshin” me qindra jetë të rinjsh palestinezë, në bazë të rregullit sionist i cili tejkalon qoftë edhe Nazistët: 50 (ose qoftë edhe 100) viktima palestineze për çdo izraelit.

Në të vërtetë, qoftë edhe zëvendës Kryeministri Britanik, Nick Clegg, e pa të nevojshme për të akuzuar Izraelin për imponimin e një “forme dënimi kolektiv të shpërpjestuar” mbi qytetarët e Gazas!  Dhe vërtet, 80% e të vrarëve nga ushtria e vetë-reklamuar si “ushtria më e moralshme në botë” janë sipas të dhënave të fundit të OKB-së,  qytetarë, ndërsa 95% e të vrarëve nga ata që ata quajnë “terroristë”, kanë qenë ushtarë. Terroristi i vërtetë, rrjedhimisht, pa dyshim është vetë shteti sionist, siç deklaroi presidenti i Bolivisë — ndërsa Junta Parlamentare Greke u aktivizua së fundmi në prova ushtarake me Izraelin!

Kështu, ata izraelitë që kërcyen në Tel Aviv përgjatë masakrës, duke ulëritur “nuk ka shkollë nesër për fëmijët në Gazë, sepse nuk ka më fëmijë atje” dhe se “Gaza është një varrezë”,  nuk ishin ekstremistë. Në të vërtetë ata shprehnin thjesht ndjenjat e shumicës së popullatës që nuk guxonin ta bënin atë vetë. Kjo mund të sqarojë se përse policia Izraelite nuk mendoi që të ndërhynte (shqetësimi i vetëm i sionistëve ishte të hiqnin videon nga YouTube!), kur sigurisht çdo protestë korresponduese në Perëndim, me slogane të njëjtë kundër Izraelitëve, do të mbytësh në gjak dhe do të etiketohësh menjëherë “anti-semitike”. Është e tepërt të shtosh se demonstrata më e madhe “anti-luftë në Izrael, (në fakt një mbledhje tejet patetike e cila në fund u ndoq nga shumica kriminale)  që numëronte disa mijëra protestues, me slogane në të mirë të ndalimit të luftës dhe mbrojtjes së paqes, por me asnjë slogan që do të godiste shkakun rrënjësor të konfliktit: sionizmin. Në anën tjetër, kur përparimtarët e vërtetë afrikanojugorë të bardhë protestuan kundër aparteidit, ata nuk ngurruan së sulmuari shkakun përkatës të konfliktit: ideologjinë raciste pas tij.

Ngritja e anti-semitizmit apo ngritja e anti-Sionizmit?

Sot, qoftë edhe Izraeli sionist nuk e fsheh racizmin e tij, duke u përpjekur paturpësisht të imponojë karakterin “hebraik” të shtetit. Kështu, Netanjahu ka nxitur së fundmi lëvizje për të sjellë një ndryshim të rrallë për ndryshimin e ligjeve bazë të Izraelit — të cilët janë njëlloj me kushtetutën e vendit — duke këmbngulur se Izraeli është “shteti vetëm për një popull – popullit hebraik – dhe i asnjë populli tjetër”. Ky ndryshim ka shkaktuar reagimin e Ministrit të Drejtësisë, Tzipi Livni, i cili shprehu kundërshtimin e tij kundrejt “çdo ligji që jep sipëri te natyra e shtetit Hebraik mbi vlerat demokratike të vendit”. Implikimet praktike të këtij ligji do të jenë sigurisht kthimi i rreth 5 milion refugjatëve që u krijuan nga ethnokatharsi që pasoi deklaratën e shtetit të ri hebraik, do të përjashtohen nga mundësia thuajse përgjithmonë.

Në të vërtetë, ethnokatharsi luajti një rol vendimtar në themelimin e një shteti sionist, siç ka treguar një gjeneratë e re historianësh izraelitë të ndershëm si Ilan Pappe dhe Benny Morris.  Njerëz si Ilan Pappe dhe Gilad Atzmon nderojnë identitetin autentik të hebraikëve, ndryshe nga shumica në Izrael dhe jashtë tij të cilët mbështesin krimet kundër njerëzimit të sionistëve në Palestinë, të cilët jo vetëm turpërojnë vetë identitetin hebraikë, por gjithashtu kthejnë shumicën e njerëzve që nuk janë tru-shpëlarë nga propaganda e Elitës Mbikombëtare dhe Sionistëve kundër Hebraikëve kolektivisht – e cila pashmangshmërisht çon në racizmin e llojit të kundërt. Sigurisht, është tjetër gjë të dënosh një idelogji kafshërore raciste që mbështet ekzistencën e shtetit në ethnokatharsin e një populli tjetër (siç ndodh me Izraelin që nga lindja e tij) dhe krejtësisht tjetër gjë të dënosh çdo anëtar të një populli, pavarësisht se cilën ideologji mbështet, si racist.

Ngritja rrjedhimisht e anti-semitizmit, për të cilën përvajtojnë sionistët, që dinakërisht e lidhin me antisemitizmin, i mvishet thuajse ekskluzivisht krimeve sioniste kundër njerëzimit, të cilët u shtuan kur rezistenca palestineze u rrit kundër pushtuesve sionistë – të cilët vazhduan të shtrinin shtetin e tyre përmes luftrave, kolonizimeve të paligjshme etj - gjithë këta vjet. Sidoqoftë, një pjesë e mirë e përgjegjësisë lidhet me të Majtën sioniste (Noam Chomsky, Amos Oz, etj.) dhe mbështetësve të tyre, të cilët kurrë nuk denoncuan shkakun rrënjësor të “nakbas”  vetë katastrofën palestineze: ideologjinë raciste sioniste, pavarësisht se ajo është dënuar në mënyrë të përsëritshme si e tillë nga Mbledhja e Përgjithshme e OKB-së (përpara ngritjes së RRB).

Në vend të saj, e Majta sioniste ka kundërshtuar “mizoritë” që janë shkaktuar kundër palestinezëve dhe ka vazhduar të promovojë “zgjidhjen” e dy-shteteve. Dhe këtë, në dijeni të plotë se “zgjidhja” e dy shteteve ishte gjithnjë një mashtrim sepse kurrë nuk do të lejonte Izraeli—siç e ka deklaruar fundja —një shtet të vërtetë sovran (i cili do të kontrollojë hapësirën ajrore, detare dhe kufijtë e tij, përtej sigurisht ekonomisë së tij) të zhvillohet përkrah tij.

Shënim: në vijim sqaroj qendrimet Noam Çomskit.

Elita mbikombëtare, Elita Sioniste dhe globalizmi

Elita Mbikombëtare (E/M) dhe Elita Sioniste (d.m.th. elitat jo-Izraelite Sioniste) nuk janë sigurisht kthina të vulosura dhe të ndara! Dihet tashmë se sionistët kontrollojnë pjesë të rëndësishme të elitës mbikombëtare (elitat ekonomike, elitat mediatike, elitat politike, elitat kulturore dhe kështu me radhë). Kjo nuk nënkupton adoptimin e teorive komplotiste, që hartohen nga Protokollet e Pleqëve të Urtë të Zionit dhe teksteve të ngjashëm sipas të cilëve sionistët kontrollojnë gjithçka etj. Ende, mund të tregohet lehtë, thjesht duke parë në origjinën e shumë njerëzve në këto elita (dhe jo vetëm origjinën e tyre por gjithashtu dhe llojin e politikave që ata adoptojnë, të çdonjërit në postin e tij) se sionistët luajnë një rol vendimtar në procesin e globalizmit. Për më tepër, shfaqja e qeverisjes globale, është përshkruar siç duhet nga Simon Peres,  krye-sionisti president, në ligjëratën tij të famshme, pak muaj më parë, kur ai festoi si vijon globalizmin, përpara një audience tejet entuziaste të gjithë Parlamentit Europian:

Globalizmi vendos një fund te racizmi. Ai fuqizon individin. Ndërmarrjet globale nuk imponojnë dëshirën e tyre mbi popujt. Përkundrazi, ato respektojnë dëshirën e klientëve të tyre. Ato mund të sjellin njohuri shkencore për rritje [ekonomike]. Ato mund të ndihmojnë  të rinjtë për të fituar edukim të lartë. Të krijojnë punë që u përshtaten qëllimeve të tyre.

Dhe Peres shkoi më tej për të përshkruar se si bota e të ardhmes bazuar në globalizim duhet të jetë, d.m.th. i njëjti Rend i Ri Botëror siç është tani, plus një qeverisje globale:

Bota jonë globale nuk ka qeveri globale. Ajo është thuajse e paqeverisur. Ne duhet të kërkojmë për një alternativë. Unë besoj se rrugët e së ardhmes e qeverisjes duhet të mbështeten mbi tre shtylla: qeveritë kombëtare do të vazhdojnë të jënë përgjegjëse për administrimin e komb shtetit. Ndërmarrjet globale do të investojnë në kërkime shkencore dhe zhvillim. Dhe individi do të gëzojë aftësinë për të qeverisur veten e tij duke ditur rrugën se si funksionon truri i tij. Shkenca sot është më e rëndësishme se politika. Ajo është universale dhe pakufij. Ushtritë nuk mund të pushtojnë urtësinë. Policia nuk mund të arrestojë shkencën. (…) Duke u ndeshur me mungesën e qeverisjes globale, ne mund të përkrahim bashkëpunim të ngushtë midis qeverive dhe ndërmarrjeve globale. Duke u ndeshur me rreziqet të cilët kërcënojnë vlerat për të cilat ne mbrojmë, ne duhet të luftojmë terrorin kudo që gjëndet, pa mëshirë. 

Të gjitha këto sigurisht s’kanë asnjë lidhje me çdo komplot sionist për të mposhtur botën etj. Por kanë lidhje me procesin e globalizmit në të cilin këta sionistë ndërkombëtarë janë të përfshirë plotësisht dhe, si kapitalistët e mëdhenj, financierët dhe kështu me radhë, vetë ata, përqendrojnë pushtet ekonomik, politik dhe forma të tjera pushteti në duart e tyre, siç bëjnë gjithë kapitalistët e tjerë. Sidoqoftë, ndërsa arsyeja e vetme e një kapitalisti Anglo-Sakson është thjesht përqendrimi i pushtetit në duart e tij, përmes, për shembull, shumëkombsheve ai — me të tjerë — kontrollon dhe promovon vlerat kulturore që shoqërojnë sistemin e tregut kapitalist, sepse për një kapitalist sionist atje është një përmasë e shtuar ideologjike në motivet e tij, i cili, në një farë kuptimi, kapërcen (por gjithashtu është shumë pjesë e tij) kulturën mbizotëruese të kapitalizmit. Ky element i ‘kapërcimit’ mund të argumentojë dikush se buron nga kultura hebraike, traditat e kështu me radhë, duke përfshirë qoftë edhe iracionalitete të llojit të “njerëzve të zgjedhur nga Zoti”.

Sidoqoftë, pa marrë parasysh se përse shumica e marksitëve sot janë të integruar plotësisht në RRB, (p.sh. në Evropë për arsye se karriera e tyre akademike varet vendimtarisht nga financimi i BE-së, dhe në vende të tjerë për arsye sepse ata ndaluan së menduari në mënyrë origjinale rreth 100 vjet më parë), dikush mund të hamendësojë në mënyrë të arsyeshme se nëse Marksi jetonte ende ai mund ta kuptonte mjaft mirë këtë proces, siç ka treguar shkëlqyeshëm në punën e tij ‘Mbi Problemin Hebraik’. Marksi, sipas Hyam Maccoby, argumenton në një sprovë se “bota moderne e komercializuar është triumfi i Judaizmit, një pseudo-fe zoti i së cilës është parája”  — një interpretim që u konsiderua anti-semitik nga shumë historianë sionistë duke përfshirë marksistët, megjithëse të njëjtët njerëz zakonisht nuk ngurruan të rikujtonin te çdonjëri origjinën hebraike të Marksit, kur ata mundoheshin të promovonin kontributin hebraik në Histori! Kështu, siç citon vet Marksi:

Le të konsiderojmë Hebraikët aktual, botëror — jo Hebraikët e Sabbath-it, siç bën Bauer, por Hebraikun e përditshëm. Le të mos kërkojmë për sekretin e Hebraikut në fenë e tij, por le të kërkojmë për sekretin e fesë së tij në Hebraikun e vërtetë. Cila është baza shekullare e Judaizmit? Nevoja praktike, vetë-dobia. Cila është feja botërore e Hebraikut? Pramatar. Cili është Zoti i tij botëror? Parája.

Nëse globalizmi neoliberal është, siç u mundova të tregoja në Drejt Demokracisë Gjithëpërfshirëse,  thjesht faza e fundit në evolucionin e kapitalizmit, atje s’ka asgjë të veçantë me ndërvarësinë absolute të E/M me elitën Sioniste. Në fjalë të tjera, Israeli sot është thjesht qendra gjeografike e pjesës kombëtare e sionizmit por pjesa më e rëndësishme e tij mbikombëtare (politike, ekonomike, mediatike etj.) nuk ka qendër gjeografike, pikërisht siç nuk ka qendër gjeografike E/M.  Rrjedhimisht, sot, “problemi Palestinez“ nuk mund të përcaktohet në terma të sionistëve izraelitë që luajnë rolin e lakejve imperialistë në Lindjen e Mesme, siç thekson qasja tradicionale e të Majtës. Në të vërtetë, gjithë teoria e imperializmit që adoptohet nga e “Majta” sot ose është tërësisht e vjetëruar ose qëllimisht çorientuese, siç është kur paraqitet nga llojet e të ”Majtës” e cila është integruar tërësisht në RRB, siç përmenda më lartë. Kjo është arsyeja se përse ky lloj i të “Majtës” përfundon në çdo lloj iracionaliteti kur ajo përpiqet të sqarojë konfliktin aktual midis Rusisë dhe Perëndimit, ose përgjithësisht midis polit potencial të Euroazisë dhe polit aktual të RRB, në terma të konflikteve ndër-imperialiste.  Përfundimi i pashmangshëm është se nëse e Majta nuk çlirohet shpejt nga këto qasje paleolitike pa lidhje, ajo do të ketë thjesht fatin e të Majtës Europiane, e cila tashmë ka vdekur dhe është varrosur, përveç periferisë Evropiane (Greqi dhe Spanjë) ku ajo vazhdon të lulëzojë, hamendësisht për arsye të dezhvillimit politik të këtyre vendeve dhe dominancës së krahut të djathtë arkaik (respektivisht juntës ushtarake dhe Frankoizmit) kohët e fundit.       

Përfundimi: nevoja për një shtet shumë-kulturor

Si përfundim, zgjidhja e vetme afat-gjatë në “Problemin Palestinez” ishte dhe ende është një shtet konfederal shumë-kulturor në të cilin njerëzit që jetojnë në Palestinë — arabët, hebraikët, kristianët e kështu me radhë — mund të jetojnë bashkë me të drejta praktike të barabarta, duke përfshirë, sigurisht, të drejtën e kthimit të gjithë refugjatëve aalestinezë. Deklarata e vitit 2007 për “Një Shtet”  që është nënshkruar nga të dyja palët jo-sionistët Hebraikë (Ilan Pappe, Oren Ben-Dor, Jonathan Cook, Joseph Mossad etj.) dhe palestinezët (Omar Barghouti, Ghazi Falah, Ali Abunimah, Nasser Aruri, etj.) është një hap mjaft i rëndësishëm në këtë drejtim, dhe gjithashtu unë kam publikuar një propozim të njëjtë për çlirimin e Palestinës qoftë nga racizmi Sionist qoftë nga fondamentalizmi fetar.

Ende, me çdo krim të ri të urryer sionist, perspektiva për këtë zgjidhje unike zbehet pashpresë...

(06.08.2014) The Zionist Brutalization Within the New World Order and the Need for a United Multi-national and Multicultural State  

*Ky artikull është një varjant i edituar dhe i zgjeruar i një artikulli që u publikua për herë të parë në kolonën javore të Takis Fotopoulos çdo të Diel në Eleftherotypia (një gazetë e përditshme që publikohësh në Athinë) më datë 3/08/2014.

Shënim nga Ylli Përmeti: elita mbikombëtare, e cila përbën pushtetin politik dhe ekonomik dhe administron rendin botëror të globalizmit neoliberal, për të cilën flet autori, është zhbërë deri diku që nga koha kur është shkruajtur ky artikull, kryesisht për shkak të politikave të Trampit.  

Hebrejtë dhe palestinezët kanë të njëjtët etër dhe të njëjtën mëmë gjuhësore

Një studim gjenetik i kryer nga studiues të kombeve të ndryshëm tregon se shumica e hebraikëve dhe arabëve ndajnë të njëjtët etër. Sipas tij, më shumë se 70% e meshkujve hebrenjë dhe gjysma e njerëzve arabë trashëgojnë kromozomin Y nga të njëjtët etër. Disa arabë muslimanë janë pasardhës të krishterëve dhe hebrenjëve të cilët jetuan në Levantin jugor, ku përfshihet Izraeli dhe Sinai. Mostrat e analizuara përfshin 1,371 meshkuj nga 29 popullate duke përfshirë 7 hebrej (ashkenazi, roman, afrikanë verior, kurdë, të lindjes së afërt, jemenitë dhe etiopianë) dhe 16 grupe jo-hebraike nga vendodhje gjeografike të ngjashme. Sipas tij, kromozomi Y për arabët e Lindjes Qendore ishte i padallueshëm nga hebrejtë. Në “arabët e lindjes qendrore” përfshihen palestinezët, sirianët dhe libanezët. Si të tillë, ata janë vërtet fëmijët e Abrahamit por historia i ka bërë të ndryshëm në ideologji. Një studim tjetër tregon të njëjtin fakt por e ndan atë në dy grupe: J1 dhe J2, të cilët kanë jetuar 4300+/₋500 vjet më parë.  

Kuptimi i fjalës “palestinë” vjen nga fjala hebraike “pleséth” që ka kuptimin “vend i filistinëve”. Filistinët ishin një populli i vjetër që jetonin në bregdetin jugor të Palestinës në shekullin e 12 p.e.s. përpara ardhjes së izraelitëve, me të cilët u përplasën ku u mund nga mbreti David. Filistinët erdhën nga Kaftori, ndoshta nga Kreta megjithëse nuk ka prova arkeologjike. Fjala “hebre” vjen nga fjala hebraike “yehudhi, yehudha”, që njihet si “juda”, emër me të cilin është quajtur djali i Jakovit, një nga krerët e dymbëdhjetë fiseve të Izraelit. Fjala “izrael” vjen nga hebraishtja, “yisra`el”, që ka kuptimin e “luftës me zotin”. Studimet tregojnë se populli palestinez dhe populli izraelit kanë të njëjtën origjinë gjuhësore dhe kur u krijua shteti i Izraelit shekullin e kaluar sionistët u kujdesën të mbivendosnin dialektin e zhvilluar kryesisht në Evropë mbi dialektin palestinez:

“Sionizmi, lëvizja kombëtare që ka çuar Palestinën historike të humbasë gjuhën e saj arabe—duke folur shumicën vendase në të mirë të një komuniteti ardhës që kishte zhvilluar një variant të ri të hebraishtes si gjuhën e tij kryesore, ka vendosur qëllimshëm hebrenjtë me orgjinë arabe përbri palestinezëve në vende si Acre. Kjo pranëvënie të popujve gjuha nënë e të cilëve është e njëjtë — ndalon dallime dialektike — është shtuar tinëzisht nga politika e “përçarjes dhe sundimit”: hebrenjtë Mizrari u bënë të besonin se gjuha e tyre e vjetër, arabishtja, është më e ulët se e elitës Ashkenza (Hebrenjë evropian), pjesërisht sepse ajo është gjuha e armikut të Palestinës, gjithashtu dhe armiqësore e vendeve fqinje. Si pasojë e drejtëpërdrejt e kësaj strategjie, përdorimi i gjuhës arabe mes vendasve hebrenjë në Izrael, dhe më shumë mes pasardhësve të tyre, ka parë një rënie të mprehtë. Qëllimi i vetëm për të cilin disa hebrenjë Mizrahi u inkurajuan të përdornin arabishten e tyre në ditët e hershme të shtetit të Izraelit, ishte brenda kontekstit të ushtrisë shtetërore dhe aparatit inteligjent civil. Qoftë dhe atëherë, atje ishte bërë një dallim në ofiqet ushtarake dhe qeveritare mes “arabëve”, të cilët vinin nga brenda komunitetit Mizrahi, dhe “orientalistëve”, të cilët ishin edukuar në Evropë ose në Universitetin Hebraik në Jeruzalem”. 

Krahas synimit gjuhësor sionistët u kujdesën të krijonin një etnografi tjetër, ndryshe nga arabët: veshjet e tyre ndryshojnë shumë nga veshjet arabe. Këto të fundit frymëzohen nga feja islame ose nga mësimet e Muhametit sipas të cilit veshjet e muslimanëve duhet të jenë të njëjta në model, të thjeshta dhe të mbulojnë gjithë trupin. Ata kanë krijuar, gjithashtu, fenë e tyre, judaizmin, fe monoteiste e zhvilluar mes hebrenjëve të vjetër që karakterizohet nga besimi në një Zot transedent i cili zbuloi veten tek Abrahami, Mojsiu dhe profetët hebre dhe një jetë fetare në përputhje me shkrimet e shenjta dhe tradidat rabinike: një mënyrë adhurimi dhe një jetë të disiplinuar që janë praktikuar nga hebraikët deri në kohët moderne. Përballë kësaj qasje qendrojnë palestinezët shumica e të cilëve janë muslimanë, si pasojë e perandorisë otomane. Gjendja e tyre mendore, rrjedhimisht, është e ndryshme por nuk mund të përbëjnë problem nëse të dyja fetë quhen të barabarta dhe janë subjekt dyshimi dhe shqyrtimi nga popujt përkatës.  

Përfundime

Qeveria amerikane mund ta zgjidhë problemin e Palestinës dhe Izraelit përmes qasjes së saj vetëm nëse ajo u reziston diktimeve që i vijnë nga lobi sionist ndërkombëtar. Aktualisht ajo është e varur nga lobi përkatës me financime parazgjedhore etj. Por gradualisht dhe sidomos tani që po krijohen kushtet për pavarësi ekonomike —kryesisht si pasojë e luftës tregëtare që shpalli Trampi me Kinën— ajo mund të rrisë më shumë pavarësinë: sepse sa më shumë të përqendrohet veprimtaria ekonomike amerikane në atdhe aq më shumë dobësohet elita ndërkombëtare dhe kombëtare sioniste. Edhe nëse procesi i pavarësisë ekonomike amerikane nuk përparon shpejtë, elita sioniste po ekspozohet me veprimet e saj dhe qeveria amerikane nuk mund t`i mbulojë ato: ajo do t`i dënojë dhe do të veprojë drejt sidomos në kushte kur Erdogani ushtron trysni ndaj Uashingtonit. Qasja e qeverisë “Bajden” nuk është e padrejtë: ajo kërkon krijimin e shtetit të Palestinës por jo me Hamasin dhe qasjen e saj për qeverisje por me Fatahun.

Fakti që Amerika ka ndryshuar kurs dhe Netanjahu ka dështuar dhe veprimet izraelite do të hetohen nga Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve, dhe bashkë me ta do të ndryshojnë dhe evropianët, Izraeli do të ketë mundësi të qeveriset nga një qeveri jo-sioniste: sepse qoftë edhe nëse mbështesim variantin që mbështet Bajdeni dhe shumë të tjerë, të dy shteteve, përbërja e popullit në Izraelin aktual është e përzier dhe nuk i shpëtojnë dot faktit të dijësimit se i përkasin të njëjtit popull por me dialekte të ndryshme. Qeveria aktuale izraelite ndonëse jo e shpallur si sioniste bashkëpunon ngushtë me parti sioniste dhe sionistët ndërkombëtar. Ajo mund të fitojë mbështetje përkohësisht për shkak të përgjigjes “flakë për flakë” nga nacionalistët por mbështetja e saj do të rrudhet pas luftës. Kjo e fundit nuk mund të zgjasë më shumë se disa javë. Netanjahu tashmë ka shkaktuar një krizë të thellë në shoqërinë përkatëse dhe ajo nuk mund të kalojë për pak muaj por për vite me radhë nëse themelohet në baza të drejta dhe qeveriset nga njerëz të drejtë që përfshijnë të gjithë popullin, si të ashtuquajturin popull “hebraik” ashtu dhe popullin “palestinez”.

Ndryshe, kriza do të vazhdojë të thellohet dhe populli palestinez do të gjymtohet më shumë, nga i njëjti popull, që është indoktrinuar se është popull tjetër dhe për më tepër popull i “veçantë”! Ekspozimi në dhunë, tregojnë studimet, ndryshon gjendjen mendore të popujve: mënyrën se si mendojnë, ndihen, dhe veprojnë kundrejt grupeve të ndryshme fetare dhe etnike, bashkë me shkallën e mbështetjes për paqe ose luftë. Palestinezët janë në rrezik të lartë për të përjetuar çrregullime psikologjike si rezultat i konfliktit.  

Në kushtet aktuale dhe gjykuar nga perspektiva e globalizmit neoliberal, Izraeli nuk mund të realizojë projektet e tij hegjemoniste në rajon. Ai mund t`i realizojë vetëm nëse shkakton kaos në rajon dhe mban të angazhuar —siç edhe synon— Amerikën atje. Dhe jo thjesht kaos mes popullit izraelit dhe palestinez. Por pikë së pari në Turqi: sepse kjo e fundit do të pengojë çdo projekt sionist. Erdogani aktualisht po u kujton sionistëve karakterin e tyre diabolik qoftë edhe me filma. Në një video që publikoi një zëvendës ministër i qeverisë tij, Erdogani recionte një poemë përmbajtja e së cilës lidhësh me kohën kur Izraeli ishte nën diktatin e perandorisë otomane dhe gëzonte liri fetare. Poema shoqërohësh me muzikën e filmit të Abdulahamidit, sulltani i fundit i perandorisë. Në serialet e filmit përkatës theksohet përpjekja e “masonëve” për të minuar punët e sulltanit. Ata bashkëpunuan, siç dihet nga historia, me britanikët, të cilët bashkë krijuan shtetin e Izraelit. Britania e kohës ishte kapur, përmes pushtetit ekonomik, gjithashtu, nga sionistët...              

*Harta që shoqëron këtë studim është marrën nga Koalicioni i Vetëdijes së Palestinës që vepron në Kanada. Ajo tregon përafërsisht realitetin e dy popujve. 

Në datën 11 qershor u njoftua se forcat izraelite vranë një adoleshent palestinez gjatë përplasjeve ndërsa pas armëpushimit u krijua një qeveri e re në Izrael, me drejtues Naftali Bennett-in, një kryetar i partie të djathtë nacionaliste, Yamina, por në përbërjen e qeverisë do të jetë dhe një parti arabe, si kurrë më parë: partia e pavarur arabe, Raam. Qeveria përbëhet nga parti me ideologji të majta dhe të djathta. Yamina dhe partia e Shpresës së Re mbështesin fuqishëm kolonizimin në rripin e Gazës.

Përfaqësuesit e palestinezëve reaguan me shpërfillje kundrejt qeverisë së re. Kjo është një çështje e brendshme e Izraelit. Qendrimi ynë ka qenë gjithnjë i qartë se ne duam një shtet palestinez me kufijtë e vitit 1967 me Jeruzalemin si kryeqytet të tij, tha një zëdhënës i presidentit palestinez Mahmoud Abbas ndërsa një zëdhënës i Hamasit tha se është pushtim dhe një entitet kolonial, të cilit ne duhet t'i rezistojmë me forcë për të fituar të drejtat tona.

Në 16 qershor u njoftua se Izraeli sulmoi sërish Gazën pasi nga kjo e fundit ishin dërguar balona që shkaktuan zjarre, sipas shërbimit të zjarrit izraelit.  

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA