...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Efektet e dëmshme të shoqërisë dhe pornografisë: është e vërtetë se femrat e duan...të madh organin mashkullor?*

Dashuria nënkupton empati dhe konsistencë ndërsa empatia nënkupton se ndjeshmëria shkaktohet së pari në shpirt — një tregues se tjetri qendron në shpirtin tonë janë ëndrrat e shpeshta ose kur e shohim eksitohemi si lulja nga vlerat ushqyese të tokës, uji, oksigjeni dhe drita...

Ylli Përmeti

07/07/2018 - 15:07

Në një shoqëri me njerëz me virtyte të zhvilluar poshtë mesatares, individualiste dhe konkurrente, pornot mund të kenë ndonjë efekt të mirë për njeriun, sidomos për meshkujt.[1] Por ai është prapëseprapë ‘keq-edukim’ — sepse nuk procedon nga kuptimi i tjetrit dhe dashuria. Pornot janë dy herë të dëmshme: një herë kur në industrinë e saj marrin pjesë femra që shfrytëzohen nga industria përkatëse dhe një herë tjetër kur fëmijët tanë nuk edukohen as për të kuptuar natyrën seksuale të femrës dhe natyrën e përgjithshme të saj as për të zhvilluar virtytet etikë dhe intelektualë. Efekti zhytës (“imersiv”) i pornove duhet parë pikërisht në raport me jetën sociale të njeriut: kur jeta sociale mungon – jeta virtuale lulëzon dhe anasjelltas. Kësaj dinamike i shtohen dhe besimet e shoqërive pa mendim silogjistik dhe gjenealogjik. Japonia, ose një pjesë e popullit të saj, për shembull, beson se organi mashkullor tregon prodhimtari duke nënkuptuar joprodhimtarinë (ose inferioritetin) e organit femëror kur festojnë çdo vit me një organ mashkullor të stërmadh për të nxitur prodhimtarinë mes bujqëve dhe çifteve të rinj.  Ky besim riprodhohet edhe në shoqëri të tjera: në vendin tonë lidhet kryesisht me dëshirën për të lindur djemë duke nënuptuar se goca është tregues i joprodhimtarisë në familje! Por ky besim është sa i padrejtë po aq edhe joshkencor. Së pari, ai himnizon vetëm organin mashkullor. Së dyti, ai himnizohet nga meshkujt jo nga femrat.

Padija dhe krimet e institucioneve me fëmijët: nga esencat gjinore, hetero dhe homoseksualizmi tek imagjinata dhe eksitimi

Fakti që ‘himnizohet’ nga meshkujt tregon mendësi të pabarabartë.Kjo lloj mendësie shfaqet dhe nga anët tona kur familjet e reja synojnë të lindin kryesisht djemë. Por ne nuk e himnizojmë organin mashkullor si japonezët. Për të kuptuar se organet tona janë të natyrës së barabartë mjafton të kuptojmë efektin e farës dhe arës në prodhimet tona: edhe sikur fara të jetë e dobët, nëse ara (ose struktura dhe përbërja e saj) është në përputhje e kërkesat e farës, prodhimi do të jetë i mirë parapëseprapë. Por nëse ara është e dobët dhe fara e fuqishme ose e shëndetshme, ajo nuk do të zhvillohet pa arë të mirëbalancuar në minerale dhe vlera ushqimore.Krahasimi mes farës dhe arës këtu bëhet për të kuptuar mendësinë joshkencore dhe të padrejtë të disa popujve: sepse natyra e “farës” dhe e “arës” te njeriu, ndryshon nga natyra e arës dhe farës fito-tokësore: te njeriu fara dhe ara janë dinamike; ndërsa farat e pemtarisë dhe tokës janë statike. Domethënë, përbërja dhe fyqia e tyre varet nga njeriu dhe jo nga vetë-vetja.Në rastin e parë, kur fara dhe ara janë dinamike, njeriu ka mundësi të ndryshojë natyrën e saj me mendim dhe ushqim; në rastin e dytë, kur fara dhe ara janë statike, natyra e tyre nuk mund të ndryshojë nëse njeriu nuk kupton rëndësinë e përbërjes së tokës në raport me kërkesat e bimëve. Rituali japonez, tregon, për më shumë, mendësinë prapanike lidhur me faktin se njerëzit besojnë se prekja e organit mashkullor do të sjellë vetë-vetiu prodhimtari qoftë për bujqit qoftë për çiftet e rinj. Kjo mendësi —nëse nuk kritikohet— çon pikërisht në degjenerimin e prodhimtarisë.

Pse tradhëtojnë meshkujt dhe femrat dhe si mund ta parandalojmë?

Një tjetër besim është “fakti” se femrat e duan...të “madh” organin mashkullor. Ky besim nuk është krijuar nga industria pronografike por është përforcuar nga ajo me përshirjen e protagonistëve në industri me organ të “madh”. Se çfarë kuptohet me “organ të madh” na ndihmojnë studiuesit kur na përmendin mesataren e tij: sipas tyre, gjatësia mesatare e organit mashkullor është 13.12 ± 1.66 cm, megjithëse mesatarja ndryshon nga një komb në tjetrin. Vendi ynë kategorizohet në vendet me organ mesatar në të madh. Por studiuesit nuk na tregojnë mesataren e ‘pëqisë’: madhësinë ose/apo thellësinë mes sipërfaqes së jashtme të vaginës dhe mitrës në kohën kur protagonistet femra në industri përmendin faktin se e “duan të madh”...dhe kur të gjitha këto dëshmohen nga fëmijët! Domethënë, faktin se kur natyra krijon një mesatare mes meshkujsh ashtu krijon dhe mes femrave — një fakt që nënkupton më tej se atje ka femra me pëqi për çdo lloj mashkulli dhe për të njëjtën arsye meshkujt me organ mesatar nuk duhet të shqetësohen. Ky besim i përforcuar nga industria ka krijuar një sërë efektesh të dëmshme në shoqëritë tona sidomos tek meshkujt që qendrojnë poshtë mesatares akademike apo poshtë madhësive që qarkullon industria pornografike. Ky besim, përforcohet edhe më shumë, nga masmedia.

“The Guardian”, për shembull, një shtyp me karakter ndërkombëtar, ka krijuar një hapësirë të veçantë ku gjoja “edukohen” të rinjtë për seksin. Kështu, së fundmi, gazeta publikoi një artikull me titull: “Energjia e organit të madh mashkullor” (“big dick energy”). Ky koncept është në vetë-vete sugjestionues për femrat dhe shqetësim për meshkujt pavarësisht se “zbutet” kur autorët sqarojnë se “energjia e organit të madh ndjek një gjurmë pa gjini, një cilësi e rëndësishme që përmban mundësi të jetës, mundësi udhëheqje dhe ndershmëri njerëzore, që ndërsa vendos në qendër të tij një organ mashkullor, na ofron ne pa organin përkatës variantin e gëzimit mbi bazën se organi është vetëm nominal...”. Nuk mungojnë dhe kritikat nga gazeta përkatëse por ato janë të pjesshme.

Për shembull, një kolumniste citon në titull: “Mjaft me hokat e organit mashkullor: madhësia e tij është një çështje e shëndetit mendor” (“Knob gags”). Sipas saj,“organet mashkullore janë të lezeçëm. Ne e dimë nga shkarravinat klasike të çunave të shkollës të rrënjosur brenda nesh që në rini, fyerjet tona, veprimet e duarve, hokat në fund të çdo shprehje”. Duke gjykuar nga veprimet e meshkujve që shumë prej tyre kanë tentuar të vetë-vriten dhe turpi i tyre për të shkuar te mjeku apo për të krijuar një marrëdhënie —për shkak të madhësisë së organit— autorja citon se “që nga çasti që një djalë lind i ngulitet në mendje madhësia dhe jo vetëm madhësia e organit të tij: por madhësia e muskujve dhe madhësia e kuletës...historikisht, ne jemi mësuar që trupat tanë të vlerësohen publikisht për miratim nga meshkujt në mënyra që meshkujt nuk vlerësohen, por kjo prirje po ndryshon...ne nuk i shmangemi vizitës së mjekut...por mendo për një adoleshent për një çast: pasiguria, ankthi – kjo është e rëndësishme”. Logjikën e kësaj gazete e ndjekin dhe të tjerë të shtypi kombëtar.

Efektivisht, ky koncept shkakton dëshirën te femrat për organ të madh dhe angth tek meshkujt. Ankthi, me radhë, shkakton pasiguri dhe pasiguria mungesë dëshire për t’u lidhur me një femër dhe shpesh çon në dëme të tjerë shëndetësor. Sidoqoftë, është e qartë se shtypi përkatës dhe “ekspertët” që ata citojnë nuk na edukojnë mjaftueshëm për këtë problemtikë — as për shkaqet e vërtetë e as për kuptimin e saj. Besimi se femrat e duan...të “madh” organin mashkullor është krijuar nga meshkujt por dhe nga femrat. Kam qenë dëshimtar si fëmijë kur flija mes grave të një kooperative një drekë vere në një hije pemësh dhe për një çast zgjohem nga zhurma e bisedës dhe dëgjoj përmbjatjen e saj: pyesnin njëra-tjetrën se sa herë e “bënin” me burrat ndërsa ishin plotë kureshtje të dinin madhësinë e organit. Kam dëgjuar, gjithashtu, meshkujt e “rritur” të kooperativës —pavarësisht etikës socialiste e cila zhvilloi deri diku fjalor të kontrolluar— t’i tregonin njëri-tjetrit organin ndërsa mburreshin.

Kjo çështje është theksuar në ditën tona meqë shoqëria ka braktisur zhvillimin e ndonjë “etike”: të neveritet gjuha shqipe kur dëgjon të rinjtë të shtojnë në çdo fund fjalie “na çave ka***” dhe shprehje të tjera si këto! Industria e pornografisë dhe pornogazetarisë thjesht shton dozat e besimit se femrat e duan...të “madh”. Por se sa e duan...femrat, ne mund ta kuptojmë nga rezultati përfundimtar i seksit: fundi i seksit është kënaqësia. Por kënaqësia varet nga ndjeshmëria e organit femëror. Nëse gjykojmë, për shembull, nga pornografia dhe përvoja, femrat e përfshira në porno-industri kanë ndjeshmëri të ulët — ose e kanë të lartë kur rekrutohen e cila me kalimin e kohës bije: sepse seksi që kryejnë nuk procedon nga dashuria (dashuria nënkupton empati dhe konsistencë ndërsa empatia nënkupton se ndjeshmëria shkaktohet së pari në shpirt — një tregues se tjetri qendron në shpirtin tonë janë ëndrrat e shpeshta ose kur e shohim eksitohemi si lulja nga vlerat ushqyese të tokës, uji, oksigjeni dhe drita...) por nga parája dhe “partnerët” veprojnë për hir të qëllimit të pornografisë —përfitimit— pavarësisht se një lloj kënaqësie mund të shkaktohet në proces.

Një shkak tjetër, se pse e humbasin ndjeshmërinë femrat e porno-industrisë është shpeshtësia seksuale — në kuptimin që organet e tyre bëhen të pandjeshëm për shkak të shpeshtësisë: sepse zgjerohen. Dhe kur zgjerohen, ndjeshmërinë e kërkojnë nga organe më të mëdhenj dhe kur e humbasin dhe me këta, përfundojnë në eksperimente të dhunshme, si përdorimi i organeve artificiale (“dildo” i quajnë) dhe dhuna në seks (mbytje etj.). Në këtë drejtim, kontribuojnë dhe seksologët e establishmentit akademik. Dëftues është argumenti i një seksologeje greke të cilën kur e pyetën disa “gazetarë” se si mund të eksitohet femra dhe të realizojë orgazma të fuqishme, përgjigjja e saj ishte si vijon: “kur ajo eksitohet në të gjithë organet e saj njëherësh” (vaginë, anus dhe gojë)! Ky përfundim buron nga vetë ajo dhe jo nga ndonjë studim dhe nënkupton se femra duhet të eksitohet në të tre organet njëherësh që të realizojë orgazma të fuqishme me gjithçka tjetër që nënkupton ky përfundim! Por autorja shpërnjeh faktin se kur njeriu dashuron vërtet, eksitimi i parë i tij shkaktohet në shpirt dhe kur shkaktohet në shpirt, ai shkaktohet kudo dhe nëse dije paraprake ekziston për aspektet e përputhshmërisë, eksitimi dhe shkrirja shpirtërore do të jetë në nivel të lartë për të dy. Ky përfundim buron kryesisht nga padija lidhur me dashurinë dhe njeriun nga të ashtuquajturit “seksologë” dhe “psikologë” të establishmentit.

Njëlloj duhet parë dhe besimi tjetër që është krijuar mes femrave: se meshkujt duan femra me organe (gjoks dhe vithje) të mëdhenj. Ky besim ka shkaktuar një sërë ndërhyrjesh kirurgjikale te femrat dhe probleme të tjerë lidhur me këto ndërhyrje. Duhet thënë se është ky lloj ‘besimi’ që shkakton pasigurinë —lidhur me faktin se sa do të pëlqehen femrat nga meshkujt— që i shtynë në ndërmarrje të tilla me pasoja të dëmshme në shëndetin e njeriut. Por femrat (gjithashtu dhe meshkujt) duhet të kuptojnë se ne na eksiton përputhshmëria e virtyteve (për cilindo që kupton dhe dashuron virtytet), më tej, përputhshmëria e hormonit dhe testosteronit dhe bukuria e femrës: forma, karakteri dhe substancat — sa më të përputhshme të jenë këto aq më shumë eksitohemi nga tjetri. Kur shohim filma ponograik ne thjesht ‘eksitohemi’ përmes syve. Por nga ato që shikojmë në kujtesë dhe shpirt s’mbetet asgjë. Kur shohim një femër lakuriq në jetën tonë intime ne eksitohemi edhe nga hormoni i saj dhe shkalla e eksitimit është më e madhe. Por kur procedojmë nga dashuria e virtyteve dhe hireve të saj ne shkrijmë dhe eksitimi është më i madh; dhe ngaqë hiret e saj fashiten me kalimin e kohës dhe ndryshimet hormonale të saj shkaktojnë ‘eksitim’ më të dobët tek ne, se çfarë na mbanë të mbërthyer me të —dhe në mënyrë konstante— janë virtytet.

Gjykuar nga kjo qasje, argumenti se çiftet duhet të eksperimentojnë dhe krijojnë ‘risi’ me qëllim që të ringjallin lidhjen apo eksitimin që përdoret nga “eskpertët” e establishmentit (seksologët etj.), një argument që nënkupton dhe porngrafizimin e jetës në çift dhe konsumin e industrisë pornografike, nuk qendron: sepse në çift dhe sidomos kur femra mbetet shtatzënë dhe pas lindjes shkaktohen ndryshime hormonale në organizmin e saj dhe si pasojë bije forca tërheqëse në çift. Por kjo është vetëm një forcë tërheqëse dhe mund të balancohet nëse femra ka dijen se i është zhbalancuar hormoni dhe rolin e tij në jetën çiftore: sepse forca e formës dhe e virytit është atje nëse dashuria ka proceduar nga kuptimi i tjetrit. Ja pse themi se dashuria kalon kryesisht nga virtytet. Çiftet që nuk procedojnë nga kuptimi i vetes dhe tjetrit por mjaftohen me ‘eksitimin’ e pamjes së jashtme dhe hormonal me siguri do të ndahen: sepse qoftë forca e bukurisë qoftë forca e hormonit (apo e testosteronit për femrat) do të bierë dhe kur bien këto forca dhe forca virtytit mungon, përpjekja për të zhvilluar dashurinë do të dështojë.

Mashkulli dhe femra “ideale” rrjedhimisht është ai/ajo që ka kuptim të lartë të natyrës së njeriut në përgjithësi dhe mashkullit dhe femrës në veçanti. Por femra krahasuar me mashkullin kërkon pak më shumë dije nga mashkulli. Për shembull, nëse gjykojmë nga natyra e orgazmës së femrës dhe të mashkullit: për realizimin e orgazmës kërkohet dije e përgjithshme dhe e veçantë për femrën. Pa dijen e përgjithshme dhe të veçantë për të - mashkulli nuk do të realizojë asnjë orgazëm tek ajo (edhe nëse rezulton ndonjë do të jetë pasojë e rastit dhe jo e dijes). Dija e përgjithshme fitohet nga literatura ndërsa dija e veçantë fitohet nga aftësia kuptimore e mashkullit: përmes të parës (dijes së përgjithshme) ai krijon disa premisa në mendje ndërsa vrojton dhe kupton veçoritë e saj. Në këtë mënyrë ai përputh veçoritë e saj me veçoritë e tij. Në këtë raport, mashkulli duhet të ketë kuptim më të lartë, sepse zakonisht meshkujt zgjedhin femra më të vogla në moshë. Për të njëjtën arsye, ai supozohet se është një “mësues” për femrën që zgjedhë dhe nga ai kërkohet dija dhe maturia...     

*Pjesë nga një studim më i gjerë, Gjenealogjia dhe forca e dashurise, qe parapublikohet për shkak se institucionet dhe masmedia po keqedukojnë popujt                                   



[1]Is porn harmful? The evidence, the myths and the unknowns, BBC, 26 September 2017.   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA