...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Globalizmi, ngritja masive e neo-nacionalizmit dhe falimentimi i të Majtës*

Artikulli shqyrton çështjen e rëndësishme të ngritjes së lëvizjeve neo-nacionaliste në Europë dhe përtej në pak vitet e fundit dhe ia atribuon lulëzimin e saj, veçanërisht në Europë, falimentimit teorik dhe politik të së “Majtës” globaliste, si rezultat i

Takis Fotopoulos

19/05/2017 - 21:11

Abstrakt: artikulli shqyrton çështjen e rëndësishme të ngritjes së lëvizjeve neo-nacionaliste në Europë dhe përtej në pak vitet e fundit dhe ia atribuon lulëzimin e saj, veçanërisht në Europë, falimentimit teorik dhe politik të së “Majtës” globaliste, si rezultat i dështimit të saj teorik dhe politik.

Mëngjezin e parë pas zgjedhjeve presidenciale të Austrisë, kur u bë e qartë se kandidati neonacionalist nuk kishte fituar presidencën austriake (falë pak mijëra votave që erdhën nga jashtë vendit, të cilat i përkisnin klasës së mesme), atje ishte një shenjë e madhe për Elitën Mbikombëtare (E/M), domethënë rrjeti i elitave ekonomike dhe politike që administrojnë Rendin e Ri Botëror të Globalizmit Neoliberal (RRB), bazuar kryesisht në vendet e G7-tës. Ky ekspansion i stërmadh i lëvizjes anti-globaliste përgjatë pak viteve të kaluar ishte nën kontroll, në kohën aktuale, dhe elitat e BE-së nuk do të duhet të përdorin sanksione kundër një vendi në zemër të Unionit —si ato që mund të imponohen së shpejti kundër Polonisë.[1] Në të vërtetë, arsyeja e vetme që ato nuk janë imponuar ende është, hemendësisht, frika e “Brexit”, por meqënse populli britanik përfundimisht do t’i nënshtrohet fushatës së stërmadhe të përfrikësimit (“Projekti i Frikës”) lançuar kundër tij nga gjithë elita mbikombëtare, rradha e Polonisë dhe më vonë e Hungarisë —do të vijë më herët.

Elitat nuk janë mësuar me votat “jo”, dhe sa herë që popujt europian nuk votuan rrugën ‘korrekte’ në plebishitet e tyre ata janë detyruar të votojnë sërish deri sa ata të përputhen me objektivin e elitave, ose ata thjesht janë shkërmoqur—siç ishte rasti me plebishitet greke një vit më parë. Aspekti interesant, sidoqoftë, në rastin e Greqisë ishte e ashtuquajtura e “Majtë” e përfaqësuar nga SYRIZA, e cila jo vetëm që pranoi paketën e masave më të këqija imponuar mbi Greqinë ndonjë herë (dhe ndoshta çdo vendi tjetër),[2] por ajo është aktualisht duke ndërmarrë një fushatë propagandistike të stërmadhe (duke përdorur median shtetërore, të cilën ajo e kontrollon absolutisht, si veglën e saj kryesore propagandistike) për të mashtruar popullin e dërrmuar grek se qeveria ka realizuar qoftë edhe një lloj fitoreje në negociata!

Në të njëjtën kohë, klasa punëtore —mbështetësit tradicional të së Majtës— po e dezertojnë në masë të Majtën dhe po shkojnë drejt partive neonacionaliste: nga Britania dhe Franca deri në Austri. Kështu si mund ta sqarojmë këtë dukuri në dukje të pasqarueshme?

Nacionalizmi kundër neo-nacionalizmit

Siç kam treguar në të kaluarën,[3] ngritja e komb-shtetit modern në shekullin e 17-të dhe 18-të luajti një rol të rëndësishëm në zhvillimin e sistemit të ekonomisë së marketingut dhe anasjelltas. Sidoqoftë, ndërsa ‘shtetëzimi’ i tregut ishte i nevojshëm për zhvillimin e ‘sistemit të tregut’ jashtë tregjeve të së kaluarës, menjëherë sa kapitali u ndërkombëtarizua dhe rrjedhimisht vetë sistemi i tregut u ndërkombëtarizua, komb-shteti u bë pengesë për ‘progresin’ e mëtejshëm i sistemit të tregut. Në këtë mënyrë RRB u shfaqë, i cili përfshinte një ristrukturim radikal jo vetëm të ekonomisë, me ngritjen e Korporatave Transnacionale, por gjithashtu dhe të sistemit politik, me zhdukjen aktuale të shtet-kombit dhe sovranitetit kombëtar.

Pashmangshmërisht, zhdukja e komb-shtetit dhe sovranitetit kombëtar çoi në lulëzimin e neo-nacionalizmit, si një lëvizje për vetë-vendosje. Por, ky zhvillim u bë i pashmangshëm për shkak se forma alternative e organizimit social, konfederalizmit, e cila ishte e gjallë deri në kohën e Komunës së Parisit, ishte zhdukur ndërkohë. Në fjalë të tjera, nevoja e popullit për vetë-vendosje, në RRB, nuk kishte tjetër zbrazje veç komb-shtetit, aq sa, deri para pak vitesh, bota dominohet nga kombshtetet, brenda të cilëve komunitetet me një kulturë të përbashkët, gjuhë, zakone etj., mund të shprehnin veten e tyre. Komb-shteti u bë sërish një mjet vetë-vendosjeje, siç ai ishte në shekullin e 20-të për popuj të kolonizuar që luftonin për çlirimin e tyre kombëtar. Kultura kombëtare është qartësisht një kontradiktë e pastër me një kulturë globaliste si ajo që imponohet ‘nga lartë’ nga elitat (mbi)kombëtare. Kultura globaliste bazohet në ideologjinë globaliste të multikulturës, mbrojtjen e të njerëzore etj.,e cila është një zgjatim i idelogjisë klasike liberale në RRB.Në të vërtetë, Elita Mbikombëtare lançoi disa luftra kriminale në tridhjetë e ca vitet e fundit për të “mbrojtur” të drejtat njerëzore (Jugosllavi, Irak, Afganistan, Libi dhe tërthorazi në Siri) duke çuar në vdekjen e miliona njerëzve dhe zhvendosje popullatash. Nuk do të ishte rastësore rrjedhimisht që ideologët globalistë ta karakterizojnë lulëzimin aktual të neo-nacionalizmit që kam quajtur, si ngritjen e “iliberalizmit’.[4]

Por ne duhet të dallojmë mes nacionalizmit të vjetër (ose klasik) dhe fenomenit të ri të neo-nacionalizmit. Në mendjen time, ndryshimet kryesore mes tyre janë si vijon:

a) nacionalizmi u zhvillua në epokën e komb-shteteve si një lëvizje për të bashkuar komunitetet me një histori të përbashkët, kulturë dhe zakonisht gjuhë nën strehën e përbashkët të komb-shteteve që u shfaqën në atë kohë por gjithashtu qoftë edhe në shekullin e 20-të kur lëvizjet çlirimtare kombëtare kundër perandorive kolonialiste luftonin për komb-shtetet e tyre. Në anën tjetër, neo-nacionalizmi u zhvillua në epokën e globalizmit me synimin e mbrojtjes së sovranitetit kombëtar të kombeve i cili po zhduket për shkak të integrimit të shteteve të tyre në RRB;

b) theksi i nacionalizmit ishte në komb-shtet (ose aspirata për një komb-shtet), ndërsa theksi i neonacionalizmit nuk është edhe kaq shumë në komb por në sovranitetin në nivelet ekonomike por gjithashtu politike dhe kulturore, i cili është fshirë në procesin e globalizmit;

c) ndryshe nga nacionalizmi i vjetër, neo-nacionalizmi ngre gjithashtu kërkesa se në të kaluarën ishin një pjesë e rëndësishme e axhendës së Majtë, siç është kërkesa për barazi më të madhe (brenda komb-shtetit dhe mes komb-shteteve), kërkesa për të minimizuar pushtetin e elitave, qoftë edhe kërkesa anti-luftë.

Natyrshëm, vetë origjina e shumë partive neo-nacionaliste dhe e mbështetësve të saj, elementët e ideologjisë së vjetër nacionaliste mund t’i penetrojnë ata, siç janë prirjet Islamofobike dhe anti-emigrante, të cilat shfajësojnë elitat për t’i çemëruar të gjitha këto lëvizje si të së ‘djathtës ekstreme’. Sidoqoftë, këto kërkesa nuk janë në asnjë mënyrë arsye se përse këto lëvizje shtrihen. Veçanërisht kështu, meqënse mund të tregohet lehtë se problemi i refugjatëve është gjithashtu pjesë  e globalizmit dhe e ‘4 lirive’ (kapitalit, punës, mallrave dhe shërbimeve) që predikon ideologjia e tij.

Ngritja e lëvizjes neo-nacionaliste

Rrjedhimisht, neo-nacionalizmi është kryesisht një lëvizje që lindi për shkak të efekteve të globalizmit, veçanërisht sa i përket shtrydhjes së vazhdueshme të të ardhurave të punëtorëve —si rezultat i liberalizimit të tregjeve të punës, me qëllim që puna të bëhet më konkurrente. ‘Mrekullia aktuale e punës’, për shembull, në Britani (e cila karakterizohet si “kryeqyteti i punëkrijimit të ekonomive perëndimore”), fsheh faktin se, siç citoi një analist, “papunësia është e ulët, kryesisht për shkak se punëtorët Britanikë kanë pranuar të gëlltisin shkurtimet më të mëdha në terma real që nga epoka Viktoriane”.[5]

Lëvizja neo-nacionaliste kishte krijuar tashmë rrënjë të forta përgjatë gjithë BE-së, nga pjesa e saj Perëndimore (Francë, Britani) deri në pjesën e saj Lindore (Hungari, Poloni) dhe tani Austria. Qoftë edhe në vetë SHBA, Donald Tramp, i cili u ka bërë thirrje amerikanëve t’i rezistojnë “këngës së gënjeshtërt të globalizmit”, shpreh deri në një farë shkalle prirje neo-nacionaliste dhe ai mund të jetë nesër Presidenti tjetër i “Botës së Lirë”. Sigurisht, duke patur pushtetin politik dhe ekonomik që elitat kanë përqendruar kundër këtyre lëvizjeve neo-nacionaliste, nuk është e mundur që as “Brexit” as edhe ndonjë nga këto lëvizje mund të marrë pushtetin, por kjo nuk do të ndalojë sigurisht mospajtimin social kundër zhdukjes së sovranitetit kombëtar.

I njëjti proces përsëritet thuajse kudo në Europë sot, duke i çuar pashmangshmërisht shumë njerëz (dhe veçanërisht njerëzit e klasës punëtore) drejt të Djathtës në ngritje neo-nacionaliste. Kjo kthesë nuk është sigurisht për shkak se ata beftas u bënë “nacionalistë” pa përmendur “fashistët”, siç akuzon e “Majta” globaliste (lloji i të Majtës që është integruar plotësisht në RRB dhe nuk dyshon institucionet e tij, p.sh. BE-në) me qëllim që t’i dëbojnë. Por thjesht sepse e “Majta” aktuale globaliste nuk dëshiron të udhëheqë betejën kundër globalizmit, ndërsa, në të njëjtën kohë, shtresat popullore kanë kuptuar se sovraniteti kombëtar dhe ekonomik është i papërputhshëm me globalizmin. Ky është një fakt i kuptuar plotësisht nga, për shembull, lëvzja jozyrtare patriotike në Rusi, e cila përfshin të gjithë ata që kundërshtojnë integrimin e vendit në RRB —nga neo-nacionalistët deri te komunistët dhe nga të krishterët ortodoksë deri te shekullarët, ndërsa udhëheqja e Putinit po mundohet të përshtasë pjesën e elitës globalise shumë të fuqishme (oligarkët, masmedia, mediat sociale etj.) me këtë lëvizje patriotike.

Por, është kryesisht partia e Frontit Nacional e Le Pen-it, më shumë se çdo parti tjetër neo-nacionaliste në Perëndim, që kuptoi se globalizmi dhe anëtarësia në institucionet e RRB janë të papërputhshëm me sovranitetin kombëtar. Siç theksoi Le Pen, (në një mënyrë që “Majta” e ka braktisur kohë më parë!):

“Globalizmi është një barbarizëm, ai është vendi i cili duhet të kufizojë abuzimet e tij dhe rregullojë [globalizmin]” (...) Sot bota është në duart e korporatave shumëkomshe dhe financës së madhe ndërkombëtare” (...) Emigracioni “redukton rrogat”, ndërsa rroga minimale tashmë është bërë rroga maksimale”.[6]

Në të vërtetë, Fronti Kombëtar Francez është partia më e rëndësishme neo-nacionaliste në Europë dhe mund të jetë në pushtet pas zgjedhjeve presidenciale në vitin 2017-të, përjashto mudësinë sigurisht se një front i bashkuar i gjithë partive globaliste (duke përfshirë të “Majtën” dhe Gjelbërtarët), mbështesin gjithë elitën mbikombëtare dhe veçanërisht Euro-elitat dhe masmedia e kontrolluar nga ata, dhe e parandalon atë të ngjitet në pushtet (pikërisht siç ndodh aktualisht në Britani në lidhje me Brexit). Ja si citon me vend në një intervistë në FT Florian Philippot, zëvendës-presidenti i Frontit Kombëtar dhe kryestrategjisti i tij:

Njerëzit që si gjithnjë votuan për të majtën, të cilët besuan tek e majta dhe mendonin se ajo paraqeste një përmirësim të rrogave dhe pensioneve, progres social dhe ekonomik, politika industriale (...) këta njerëz kanë kuptuar se janë çorientuar”.[7]

Siç citon i njëjti raport, për disa vëzhgues të politikës Franceze, politikat ekonomike të Frontit Kombëtar, të cilat përfshijnë daljen nga euro dhe ngritjen e barrierave tregëtare për të mbrojtur industrinë, dukësh si diçka e kopjuar nga manifesti politik i vitit 1930-të, ndërsa Cristian Saint-Etienne, një ekonomist për gazetën Le Figaro, së fundmi e përshkroi këtë vizion si “Marksizëm Peronist”.[8] Në të vërtetë, në një intervistë më të fundit në FT, Marin Le Pen, presidentja e Frontit Kombëtar shkoi një hap më tej në të njëjtin drejtim dhe ajo bëri thirrje, përveç daljes nga Euro —që ajo pret të çojë në rrënimin e Euros, për mos të thënë vetë BE-së, (të cilin ajo —me të drejtë— e mirëpret)— për shtetëzimin e bankave. Në të njëjtën kohë ajo përkrahu shërbimet publike dhe e paraqiti veten si mbrojtësja e punëtorëve dhe fermerëve në ballë të “globalizmit të egër dhe anarkik (...) i cili ka sjellë më shumë dhimbje se lumturi”.[9] Për krahasim, SYRIZA kurrë nuk foli kështu përpara zgjedhjeve (dhe Varufaki që tani mban kapelën e tij “radikale”), pa folur pas zgjedhjeve! Është e kotë të shtoshë se politika e saj e jashtme është gjithashtu shumë ndryshe nga establishmenti Francez, meqënse ajo kërkon një ndreqje radikale në politikës së jashtme Franceze në të cilën marrëdhëniet dhe regjimi i presidentit Sirian Bashar al-Assad do të rivendosen dhe ato me katarin dhe Turqinë, të cilët ajo pretendon se mbështesin terrorizmin, të rishikohen. Në të njëjtën kohë, Le Pen e sheh SHBA-në si furnizuese e politikave të rrezikshme dhe Rusinë si një mik më të përshtatshëm.

Për më shumë, siç ishte theksuar gjithashtu në të njëjtin raport në FT, “Fronti Nacional nuk është partia e vetme e supozuar e djathtë Europian populiste duke kërkuar mbeshtetje nga votues të pakënaqur nga e Majta. Nigel Farage, udhëheqësi i partisë për Pavarësi në Britani ka adoptuar një qasje të ngjashme dhe po diskuton plane “për të gardhuar buxhetin e Shërbimit Kombëtar të Shendetësisë dhe të ulë taksat për punëtorët me të ardhura të ulëta, mes një mizëri masash të përputhshme me votuesit e cënueshëm të cilët do të mbështesnin tipikisht Laburistët”.[10] Prirje të ngjashme shihen në vendet Europiane si Finlanda, ku partitë anti-NATO dhe pro-pavarësisë kanë fituar zgjedhjet e fundit,[11] gjithashtu dhe në Hungari, ku forcat neo-nacionaliste janë në rritje,[12] dhe qeveria e Orbanit ka bërë më shumë se çdo udhëheqës tjetër i BE-së për të ruajtur sovranitetin e vendit të tij, duke qenë si rezultat, në konflikt konstant me elitat e BE-së. Së fundmi, ngritja e partisë neo-nacionaliste në Poloni tërboi Martil Shulcin, dertari llafazan i E/M në Parlamentin Europian, i cili akuzoi qeverinë e re se ajo po përpiqet të “’Putinizojë’ rrezikshëm politikën Europiane”.[13]

Sidoqoftë, se çfarë “harrojnë” eurokratët si Martin Shulc është se që kur Polonia u anëtarësua në BE në vitin 2004, të paktën dy milion polakë kanë emigruar, shumë nga ata në Britani. Fitorja e Partisë për Ligj dhe Drejtësi (Prawo i Sprawiedliwosc, PiS) në tetor të vitit 2015-të nuk ishte thjesht si kundërgoditje nga votuesit tradicionalë të Polonisë lidhur me buldozierizimin e vlerave të tyre nga ideologjia e globalizmit por gjithashtu dhe lidhur me faktin, siç citoi Cedric Gouvernuer, se “nacionalistët, pro-fesë, proteksionistë, ksenofobikë PiS kanë tërhequr këta njerëz të zhgënjyer me një program ambicioz social: një shumë parash familjare prej 500 zloty ($130) për çdo muaj dhe fëmijë, duke u financuar përmes një takse mbi bankat dhe biznesit të madh, një rrogë minimale; dhe një kthim në moshën e pensionit, 60 vjeç për gratë dhe 65 për burrat (PO ka planifikuar ta rrisë atë në 67 për të dyja gjinitë).[14] Në të vërtetë, PiS ka qenë një parti konservative pro-BE-së kur ata ishin në pushtet mes vitit 2005 dhe 2007, duke ndjekur me besnikëri programin neoliberal, dhe që nga ajo kohë ata janë bërë në rritje populistë dhe Euroskeptikë. Si rezultat, në zgjedhjet e fundit ata fituan zgjedhjet parlamentare në të dyja dhomat (Sejm) e Senatit, me 37.6% të votave, kundër 24.1% për neoliberalët dhe 8.8% për populistët Kuiz ndërsa kampi progresiv dështoi të likuidonte kufirin (5% për partitë, 8% për koalicionet) dhe nuk kanë fare përfaqësi parlamenare!

Falimentimi i të Majtës

Është e qartë rrjedhimisht se procesi i globalizmit ka patur pasoja shkatërruese ekonomike dhe sociale mbi shumicën e popullatës së botës. Në të njëjtën kohë, i njëjti proces ka rezultuar gjithashtu në ndryshime të tmerrshme në nivelet politike dhe kulturore, në tre e ca dekadat e kaluara. E fundit, por jo më pak e rëndësishmja, globalizmi ka çuar në një seri luftrash të mëdha nga Elita Mbikombëtare në përpjekjen e saj të integrojë çdo vend që i reziston integrimit në Rendin e Ri Botëror i përcaktuar nga globalizmi neoliberal (Jugosllavia, Irak, Afganistan, Libia dhe Siria).

Për më shumë, atje s’ka dyshim tashmë se ishte dështimi intelektual i të Majtës për të kapur rëndësinë reale të fenomenit të ri sistemik (domethënë ngritjen e Korporatave Transnacioanle që ka çuar në krijimin e epokës globaliste), dhe falimentimi i saj politik, të cilët ishin shkaqet përfundimtare të ngritjes së lëvizjes neo-nacionaliste në Europë. Kjo lëvizje është përqafuar nga shumica e viktimave të globalizmit rreth gjithë Europës, veçanërisht nga klasa punëtore që mbështeste të Majtën, ndërsa kjo e fundit nuk ka përqafuar vetëm globalizmin ekonomik por edhe politik, ideologjik dhe kulturor dhe është integruar plotësisht në Rendin e Ri Botëror. Në të vërtetë, sot, duke ndjekur tredhjen e lëvizjes antisistemike kundër globalizmit, falë kryesisht veprimtarive të së Majtës, ajo iu la lëvizjes neo-nacionaliste për të luftuar kundër globalizmit në përgjithësi dhe kundër BE-së në veçanti.

Thuajse pashmangshmërisht, duke patur parasysh fushatat e E/M kundër vendeve Muslimane (Irak, Afganistan, Libi, Siri), duke u shqetësuar nga prirjet Islamofobike që janë zhvilluar në disa lëvizje neo-nacionaliste, disa prej tyre kanë kthyer anti-Semitizimin e tyre të vjetër në Islamofobi, të mbështetur nga vetë Sionistët![15] Qoftë edhe Marine Le Pen nuk iu shmang dot tundimit për të gënjyer rreth Islamofobisë dhe anti-Semitizimit, duke theksuar se “në Francë s’ka Islamofobi (...) por atje ka rritje të anti-Semitizimit”. Por, ajo është në dijeni të plotë të faktit se Islamofobia po rritësh në Francë përpara Charlie Hebdo,[16] me sulme radiale kundër emigrantëve Islamikë që (shumica e të cilëve jeton nën kushte të fëlliqura në thuajse geto), kanë qenë shumë të shpeshta. Në të njëjtën kohë, është e mirëditur se shumica e komunitetit Hebraik është i mirëqënë dhe kontrollon një pjesë shumë të shpërpjestuar të pushtetit politik dhe ekonomik në vend, siç ndodh sigurisht gjithashtu —dhe në një shkallë më të gjerë— në Britani dhe SHBA.Kjo është një arsye tjetër se pse Frontet Popullore për Çlirim Kombëtar dhe Social duhet të ndërtohen në çdo vend të botës për të luftuar jo vetëm Eurofashzmin dhe RRB —i cili është sigurisht armiku kryesor— por gjithashtu dhe çdo prirje raciste që zhvillohen brenda këtyre lëvizjeve anti-globaliste, të cilat sot marrin formën e neo-nacionalizmit. Kjo përpjekje do të parandalonte gjithashtu elitat të përdorin praktikën e mirë-provuar të ‘përçarjes dhe sundimit’ të viktimave të globalizmit.

Ngjashëm, çështja e ngritur nënkuptueshëm nga qendrimi i të “majtës” Britanike në përgjithësi mbi çështjen e “Brexit” nuk mund të diskutohet thjesht në terma të tregut të lirë kundër proteksionizmit, siç bënë e “Majta” liberale ose globaliste (shih për shembull Jean Bricmont[17] dhe Larry Elliot[18] të The Guardian). Por, çështja është se nëse është globalizmi vetë, që ka çuar në dhunën masive ekonomike kundër shumicës së popullatës botërore dhe dhunën ushtarake që e shoqëron atë. Në fjalë të tjera, se çfarë fshehin këto prirje të “Majta” është se globalizmi është një çështje klasore. Ky është thelbi i falimentimit të së “Majtës”, i cili reflektohet në faktin se, sot, është e Djathta neo-nacionaliste që ka zëvendësuar të Majtën në rolin e saj për të përfaqësuar viktimat e sistemit në fromën e tij të globalizuar, ndërsa e Majta përfaqëson ata të klasës së mesme ose mikroborgjezinë që përfitojnë nga globalizmi. Është e tepërt të shtoshë se e “Majta” menjëherë i karakterizoi partitë neo-nacionaliste si raciste, për mos të thënë si fashiste dhe neo-Naziste, duke u rradhitur plotësisht me fushatën propagandistike të zezë kundër lëvizjes në rritje për sovranitet kombëtar. Kjo është qartësisht një tjetër gozhdë në arkivolin të këtij lloji të “Majte”, ndërsa miliona votues Europianë kthejnë shpinën kundrejt kësaj të “Majte” të degraduar dhe s’kanë asnjë lidhje me racistët dhe fashistët por thjesht duan të kontrollojnë jetën e tyre sesa t’ia lënë të përcaktohet nga lëvizja e lirë e kapitalit, punës dhe mallrave, siç kërkojnë Sorositë të ndryshëm të kësaj bote!

Lëvizja neo-nacionaliste përqafohet nga shumica e viktimave të globalizmit përgjatë gjithë Europës, veçanërisht nga klasa punëtore që zakonisht mbështeste të Majtën,[19] ndërsa e kjo e fundit ka përqafuar efektivisht jo vetëm globalizmin ekonomik por gjithashtu globalizmin politike, ideologjik dhe kulturor dhe rrjedhimisht është integruar plotësisht në Rendin e Ri Botëror —një momentum përcaktues për falimentimin e saj intelektual dhe politik. Në zgjedhjet Austriake, u bë e qartë edhe një herë se e Majta shpreh klasën e mesme, ndërsa neo-nacionalistët klasën punëtore. Si i paraqiti rezultatet super-globalistja BBC:

“Mbështetja për Hoferin ishte jashtëzakonisht e fuqishme mes punëtorëve të krahut – afërsisht 90%. Votat për Van der Bellen ishin edhe më të fuqishme mes njerëzve me një diplomë universitare ose edukim kualifikues më të lartë. Në nëntë nga 10 qytetet kryesore të Austrisë Van der Bellen ishte në majë, ndërsa Hofer dominoi zonat rurale”.[20]

Procesi i falimentimit të së Majtës është rritur më tej edhe nga fakti se, duke u përballur me rrënim politik në maj të vitit 2014-të në zgjedhjet Euro-parlamentare, ajo u bashkua me elitat në dënimin e partive neo-nacionaliste si fashiste dhe neo-Naziste. Sidoqoftë, sot, duke ndjekur tredhjen e suksesshme të lëvizjes anti-sistemike kundër globalizmit (kryesisht përmes Forumit Botëror Social, falë veprimtarive të së “Majtës” globaliste),[21] varet nga lëvizja e neo-nacionalistëve për të luftuar globalizmin në përgjithësi dhe BE-në në veçanti. Është e qartë rrjedhimisht se partitë neo-nacionaliste, të cilat gjenden nën sulmin e E/M, përbëjnë raste lëvizjesh që kanë thjesht mbushur hendekun e stërmadh të krijuar nga e “Majta” globaliste. Kështu, kjo e “Majtë”, në vend të vendoset në linjën e frontit mes gjithë këtyre njerëzve që luftojnë globalizmin dhe zhdukjen e sovranitetit ekonomik dhe kombëtar, ka promovuar tërthorazi globalizmin, duke përdorur argumente bazuar në një internacionalizëm anakronistik, gjoja të themeluar në Marksizëm.

Në anën tjetër, siç mund të priste dikush, shumica e anëtarëve të së “Majtës” globaliste janë bashkuar me ‘lëvizjen’ e re të lançuar nga Varufakis për të demokratizuar Europën, duke “harruar” në proces se ‘Demokracia’ ishte gjithashtu shfajësimi i propagandës Perëndimore për të shkatërruar Irakun, Libinë dhe tani Sirinë. Sot, duket se rrethi i Sorosit synon të përdorë pikërisht të njëjtin shfajësim për të shkatërruar Europën, në kuptimin e sigurimit të përjetësisë të dominimit të elitave të BE-së mbi popujt Europian dhe rrjedhimisht vazhdimin e dhunës ekonomike që përfshin ky proces. Anëtarët më të spikatur të së “Majtës” globaliste që i janë bashkuar tashmë ‘lëvizjes’ DIEM shtrihen nga Noam Çomski dhe Julian Assange deri te Suzan Goerge dhe Toni Negri, dhe nga Hillary Wainwright dhe Red Pepper deri te CounterPunch dhe gazeta dhe revista të tjera të së “Majtës” globaliste rreth gjithë botës. Në këtë kontekst, është veçanërisht interesante të referojmë komentin e Slavoj Zizek-ut mbi ‘Manifeston’ që u paraqit në inagurimin e takimit të lëvizjes së re të Varufakit në Berlin në shkurt të vitit 2016-të.[22]

Neo-nacionalizmi dhe emigracioni

Rrjedhimisht,elementi bashkues i neo-nacionalistëve është beteja e tyre për sovranitet kombëtar, të cilin ata (me të drejtë), e shohin se po zhduket në epokën e globalizmit. Qoftë edhe kur motivi i tyre i menjëhershëm është lufta kundër emigracionit, tërthorazi beteja e tyre është kundër globalizmit, meqënse po kuptojnë se është hapja dhe çlirimi i gjithë tregjeve, duke përfshirë tregun e punës, veçanërisht brenda unioneve ekonomike, siç është BE-ja, që është shkaku i drejtpërdrejtë i papunësisë së tyre ose punësimit me të ardhura të ulëta, gjithashtu dhe përkeqësimi i shtetit të mirëqenies sociale, meqënse elitat nuk po përgatiten për të shtrirë shpenzimet sociale për të akomoduar influksin e emigantëve. Kështu, kjo nuk është një lëvizje raciste por një lëvizje e pastër ekonomike, megjithëse Elita Mbikombëtare dhe elitat Sioniste, me ndihmën e të “Majtës” globaliste, mundohen fuqishëm ta konvertojnë atë në një lëvizje Islamofobike —siç tregoi qartësisht rasti i Charlie Bebdo[23]— me qëllim që ata mund ta përdorin në çdo mënyrë që mbështet RRB.

Por, cila është lidhja midis njëherësh neo-nacionalizmit dhe Eurofashizmit kundrejt fashizmit dhe Nazizmit historik? Siç jam munduar të tregoj në vend tjetër,[24] fashizmi, gjithashtu dhe Socializmi Nacionalist, presupozojnë një komb-shtet. Rrjedhimisht kjo lloj dukurie është e pamundur të zhvillohet në çdo vend të integruar në RRB, i cili, nga vetë përcaktimi, nuk mund të ketë ndonjë shkallë të rëndësishme të sovranitetit kombëtar. Lloji i vetëm i sovranitetit të disponueshëm në RRB të globalizmit neoliberal është sovraniteti transnacional, i cili, në të vërtetë, ndahet ekskluzivisht me anëtarët e E/M.Në fjalë të tjera, fashizmi dhe Nazizmi ishin dukuri historike të epokës së komb-shtetit përpara lindjes së RRB të globalizmit neoliberal, kur shtetet kishin një shkallë të rëndësishme të sovranitetit kombëtar dhe ekonomik.

Sidoqoftë, në epokën e globalizmit, është pikërisht ky sovranitet që po zhduket për çdo vend të integruar në RRB. Rrjedhimisht, lloji i vetëm i ‘fashizmit’ ende i mundshëm sot është ai që mbështetet drejtpërdrejt apo tërthorazi nga E/M (ai që mund të quajmë ‘Euro-fashizëm’), i cili është rrjedhimsisht një lloj pseudo-fashizmi —megjithëse në terma të praktikave shtazarake që përdor mund të jetë më autentik se ‘gjëja e vërtetë’ e periudhës midis dy lutrave. Ky është, për shembull, rasti i euro-fashistëve të Ukrainës që janë më të afërmit e Nazizmit historik sot, jo vetëm në terma të praktikave por gjithashtu në terma të historisë së tyre. Sidoqoftë, meqënse ka plotë prova të papërmbajtshme për mbështetjen e plotë që ata kanë gëzuar nga Elia Mbikombëtare dhe (paradoksalisht?) qoftë edhe nga elita Sioniste,[25] ata duhet të quhen më sakt Euro-fashistë.

Është e qartë rrjedhimisht se partitë neo-nacionaliste, të cilat janë të gjitha nën sulmin e E/M, përbëjnë raste lëvizjesh që thjesht mbushën boshllëkun e madh që la e “Majta” globaliste, e cila, në vend të vendoset në linjën e frontit të gjithë njerëzve që luftojnë globalizmin dhe zhdukjen e sovranitetit ekonomik dhe kombëtar,[26] tërthorazi promovuan globalizmin, duke përdorur argumente bazuar në një ndërkombëtarizim anakronik, që u zhvillua një qind e ca vjet më parë.

Fronte çlirimtare kombëtare dhe sociale kudo!

Në këtë çast kritik historik dhe vendimtar që do të përcaktojë se nëse ne do t’i nënshtrohemi të gjithë globalizmit neoliberal dhe elitës mbikombëtare (siç nënkupton Manifesti i DIEM25 përmes nënshtrimit tonë në BE) ose jo, është e domosdoshme që në të krijojmë Fronte Popullore në çdo vend të cilët do të përfshijnë gjithë viktimat e globalizmit mes shtresave popullore, pavarësisht lidhjeve të tyre politike. Në Europë, veçanërisht, ku shtresat popullore përballen me rrënim ekonomik, se çfarë nevojitet urgjentisht nuk është një Front “anti-fashist” brenda BE-së, siç propozohet nga ‘juntat parlamentare’ në pushtet dhe Euro-elitat, gjithashtu të mbështetura nga e “Majta” globaliste (siç është DIEM25, Plani B në Europë, Die Linke, Partia Socialiste e Punëtorëve në Britani, SYRIZA në Greqi dhe kështu me rradhë), i cili mund, në të vërtetë, bashkojë agresorët dhe viktimat. Një front ‘antifashist’ thjesht do të çorientonte masat dhe do t’i bënte të paafta për t’u përballur me fashizmin e vërtetë që imponohet mbi ta nga elitat politike dhe ekonomike,[27] të cilat përbëjnë elitat mbikombëtare dhe kombëtare. Në vend të tij, se çfarë nevojitet është një Front Popullor për Çlirim Kombëtar dhe Social, që mund të tërheq shumicën e popujve që do të luftonin për tërheqje të menjëhershme unilaterale nga BE-ja —e cila administrohet nga pjesa Europane e elitës mbikombëtare— gjithashtu dhe për vetë-mbështetje ekonomike, duke u shkëputur nga globalizmi.

Në mendjen time, është vetëm krijimi i Froteve të gjerë Popullor që mund të ndikonte daljen e çdo vendi nga BE-ja, NAFTA dhe bashkime të njëjtë ekonomik, me synim realizimin e vetë-mbështetjes ekonomike. Rizhvillimi bazuar në vetë-mbështetje është e vetmja rrugë që popujt mund të shkëputen nga globalizmi dhe institucionet e tij (siç është BE-ja) dhe të rindërtojnë strukturat e tyre prodhuese, të cilat janë çmontuar nga globalizmi. Kjo rrugë mund gjithashtu, objektivisht, shtrojë rrugën për ndryshime sistemike në të ardhmen, duke venduar demokratikisht nga vetë popujt. Rrjedhimisht, synimi fondamental i betejës sociale sot duhet të jetë një shkëputje e plotë me RRB aktual dhe ndërtimi i një komuniteti botëror demokratik, në të cilin sovraniteti ekonomik dhe kombëtar janë rivendosur, me qëllim që popujt mund të lutojnë për shoqërinë ideale siç e shohin atë.

*Ky artikull është shkruajtur vitin e kaluar (27.05.2016) dhe bazohet në Kapitullin 4 të librit Rendi i Ri Botëror në Veprim, vol. 1: Globalizmi, e Majta dhe Neo-nacionalizmi. Ky është një projekt prej tre volumesh i madh që synon të mbulojë gjithë aspektet e Rendit të Ri Botëror (RRB) të globalizmit neoliberal.    

 

 


[1]Bruno Waterfield, “Juncker vows to use new powers to block the far-right”, The Times (24/5/2016).

[2]Takis Fotopoulos, “The Sell-Out of Greece by SYRIZA and the Bankruptcy of the Globalist “Left”’, Global Research (2/10/2015).

[3]Takis Fotopoulos, Towards An Inclusive Democracy (Cassell, 1997). Ch. 1.

[4]Tony Barber, “Illiberalism takes root in Europe’s fertile centre”, Financial Times (13/5/2016).

[5]Ed Conway, “The UK is paying the price of its jobs miracle”, The Times (14/10/2014).

[6]Globalization is barbarous, multinationals rule world” – Marine Le Pen, RT (10/1/2015).

[7]Adam Thomson, “France’s far-right National Front seeks voters from the left”, Financial Times (4/1/2015).

[8]Po aty.

[9]Anne-Sylvaine Chassany and Roula Khalaf, “Marine Le Pen lays out radical vision to govern France”, Financial Times (5/3/2015).

[10]Adam Thomson, “France’s far-right National Front seeks voters from the left”, Financial Times (4/1/2015).

[13]Martin Summers, “Poland, Hungary used by US as wedge between EU and Russia”, RT (13/1/2016).

[14]Cédric Gouverneur, “Poland’s populist revenge”, Le Mode Diplomatique (March 2016)

[15]Adam Sage, “French Jews turn to Le Pen after Muslim attacks,” The Times (24/2/2015).

[16]Shih p.sh. Clemence Douchez-Lortet. “Growing Islamophobia in France: towards a revival of the extreme right?”,St. Andrews Review (16/10/2014).

[17]Jean Bricmont, “Trump and the Liberal Intelligentsia : a view from Europe” , Counterpunch (30/3/2016).

[18]Shih p.sh. Larry Elliott, “How free trade became the hot topic vexing voters and politicians in Europe and the US” , The Guardian (28/3/2016)

[19]Francis Elliott et al. ‘Working class prefers Ukip to Labour”, The Times (25/11/2014).

[21]Takis Fotopoulos, “Globalisation, the reformist Left and the Anti-Globalisation ‘Movement’”, DEMOCRACY & NATURE, vol.7, no.2 (July 2001)

[23]Shih Takis Fotopoulos, The NWO in Action, vol. 3, Subjugating the Middle East, (under publication by Progressive Press)

[24]Takis Fotopoulos, The NWO in Action, vol. 2, Ukraine: The attack on Russia and the Eurasian Union (under publication by Progressive Press)

[27]John Pilger, “Why the rise of fascism is again the issue”, RT (26/2/2015).   

Me Të Lexuar

  • Viewed
  • Past:
  • Dita
  • Java
  • Muaji
Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA