...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Lufta kundër universitetit, dijes dhe popujve: nga Britania dhe Amerika në Shqipëri*

Shekullin e kaluar u zhvilluan dy nënparadigma politiko-ekonomike: në njërën anë social-demokracia e principve keinsiane dhe në anën tjetër socializmi marksist-leninist. Në të parën, shumica e studentëve përgatitësh dhe kualifikohësh për të mirë-administruar ndërmarrjet tregëtare; në të dytën, për të mirë-administruar mjetet dhe sektorët e prodhimit. Të parët zhvillonin më shumë aftësinë e shitjes së mallrave dhe shërbimeve; të dytët aftësinë e prodhimit dhe shpërndarjes së tij. Në rastin e parë studenti ndërvepron kryesisht me njeriun dhe shoqërinë; në të dytin, me natyrën.

Ylli Përmeti

04/11/2017 - 17:46

Shekullin e kaluar u zhvilluan dy nënparadigma politiko-ekonomike: në njërën anë social-demokracia e principve keinsiane dhe në anën tjetër socializmi marksist-leninist. Në të parën, shumica e studentëve përgatitësh dhe kualifikohësh për të mirë-administruar ndërmarrjet tregëtare; në të dytën, për të mirë-administruar mjetet dhe sektorët e prodhimit. Të parët zhvillonin më shumë aftësinë e shitjes së mallrave dhe shërbimeve; të dytët aftësinë e prodhimit dhe shpërndarjes së tij. Në rastin e parë studenti ndërvepron kryesisht me njeriun dhe shoqërinë; në të dytin, me natyrën. Ndërveprimi me njeriun dhe shoqërinë imponon përdorimin e politikës, në kuptimin e taktikave dhe strategjive dhe, kryesisht zhvillimin e shkencave sociale (sociologji, psikologji etj.). Ndërsa ndërveprimi me natyrën imponon njohjen e mirë të shkencave të natyrës. Në rastin e parë, politika shtrembërohet: ajo nuk përdoret si fund në vetë-vete por si mjet për të realizuar qëllimin përfundimtar: maksimizimin e përfitimit, në të dy nivelet: qoftë në raport me qeverinë e një vendi dhe shoqërinë, qoftë në raport me ndërveprimin shoqëror; në të dytin, politika nuk përdoret nga shumica e studentëve, sepse artin e politikës e administron partia komuniste, por vetëm shkenca ekonomike. Me braktisjen e social-demokracisë në njërën anë dhe rrënimin e rendit socialist në anën tjetër, u institucionalizua Rendi i Ri Botëror i Globalizmit Neoliberal, sinteza e të cilit ruan disa principe sistemike të social-demokracisë (konkurrencë etj.), për pasojë, në universitet dominuan shkencat social-psikologjike dhe tregëtare: sepse këto impononte sinteza politiko-ekonomike. Për njëjtën arsye mbizotëroi studenti tregëtar, i cili, zhvillon kryesisht aftësinë e mashtrimit. Sepse tregu është mashtrim për sa kohë që për të maksimizuar shitjet imponohet përdorimi i marketingut (dhe jo vetëm), domethënë, stolisja dhe përsëristja e mallit, për sytë, veshët dhe mendjen e publikut sesa shqetësimi me cilësinë, shpërndarjen e prodhimit dhe shëndetin e natyrës...        

 

Qeveria “Rama”, pas një debati publik shumë të pjesshëm, miratoi, pa ndroje, reformën e arsimit të lartë! Debati ishte i pjesshëm sepse në masmedia dhe veçanërisht në televizione, dominuan, si në çdo çështje tjetër, të njëjtët individë: kryesisht “opinonistë” dhe “ekspertë” të cilët, pa u çuditur, mbështesnin masat e reformës! Kundërshtarët e saj, ose nuk u përmendën fare ose u shfaqën shumë pak në debate televizive. Nënshkruesi i këtij studimi – për shembull, si kundërshtar i reformës dhe me kritikë konkrete, që në fillim, rreth shkaqeve dhe pasojave të saj[1] dhe tezë alternative, nuk u ftua asgjëkundi! Debatit, rrjedhimisht, i mungonte demokracia: domethënë, kundërshtarët dhe tezat alternative. Qeveria propagandoi që në fillim se thelbi i reformës buron nga arsimi i “suksesshëm” anglosakson i cili synon, midis të tjerash, rritjen e autonomisë institucionale. Nuk do të ishte e çuditshme që organi kryesor i Globalizmit Noliberal në Shqipëri, gazeta “Shqip”, ndërsa çensuroi kundërshtarët, publikoi mbështetësit e saj: një pedagog shqiptar i Universitetit të Oksfordit, për shembull, pasi nuk na tregon gjendjen aktuale të arsimit në Britani, të cilin na e sugjeron si model...u publikua nga i njëjti organ, pavarësisht gabimeve trashanike drejtshkrimore![2] Për të njëjtën arsye, këtu, si fillim do të shohim se në cilën gjendje paraqitet “modeli” arsimor anglosakson në përgjithësi dhe sa është rritur autonomia akademike, të cilin pedagogët dhe opinionistët e establishmentit duhet ta pasqyronin përpara se ta mbështesnin.      

Kështu, në botën e ekonomisë së marketingut të ndërkombëtarizuar ku dominojnë korporatat, bankat botërore dhe institucionet ndërkombëtare (ose pushteti ekonomik botëror) sesa shtetet — nënkuptohet se do të ‘marketizohet’ edhe dija: sepse në shoqëritë hierarkike (dhe ‘hierarkike’, jo në kuptimin midis një prindi dhe fëmije ose mjeku dhe pacienti, siç kuptohet zakonisht, por në kuptimin shoqëror, d.m.th se kush e zotëron pushtetin, sa dhe si e zbaton atë) dhe heteronome (në kuptimin e tjetërsundimit), ndryshe nga shoqëritë autonome dhe johierarkike, të gjithë pronësohen nga dikush. ‘Edukimi që ushtrohet në kuadrin e globalizmit neoliberal (G/N) në përgjithësi, për pjesën më të madhe të mësuesve është bërë një rang kryefamiljari, dhe për ata në fundin tjetër të edukimit një problem për marrjen e një copë letre (një diplomë) që do t’i lejojë për të ushtruar një profesion (nëse dikush gjen punë) - në rrugën mbretërore të privatizimit, të cilën dikush mund ta pasurojë duke kënaqur çmenditë e një apo disa personave’.[3] Në Britani, për shembull, aty ku globalizmi neoliberal mori udhë shekullin e kaluar, jo vetëm që edukimi i përgjithshëm është përkeqësuar dhe devijuar nga principet e tij bazë që adoptoi në fillimet e tij por ai ka braktisur kohën e duhur të mësimdhënies: tashmë ai përqendrohet kryesisht te kërkimet “shkencore”! Universitetet dominohen nga “Grupi Russell”: ai përfaqëson 24 universitete udhëheqës Britanikë ku promovohen kërkimet më të mirë “shkencorë” për sektorin publik dhe privat. Por siç kritikon me vend një kolumnist: ‘nga universiteti pritet që të shpërndahet jo vetëm edukim por edhe punë. Kurset janë qendisur te “punësimi”. Kërkimi shkencor është përqendruar në institutin e elitës së Grupit “Russell”. Ministri i Universitetit, David Willetts, thirri për një “ndryshim kulturor” për të përmbysur orientimin drejt kohës më të madhe që shkon në dije dhe jo në mësim-dhënie. Mos ndoshta ky është një agim i ri, apo një errësirë e re? Willets ka festuar jubileun e raportit të Robbins me një pamflet që trajton një aspekt të ekspansionit që ai stimuloi. Para-Robbins, universitetet Britanike, 60% të kohës ia përkushtonin mësimdhënies dhe 40% kërkimeve shkencore. Tani kjo përqindje është përmbysur, kështu që universitetet janë “mënjanuar nga mësimdhënia”. Vetëm te  politeknika e dikurshme dominon mësimdhënia’.[4] Dhe “Grupi Rusell”, ndërsa paguan zëvendës-kancelarët 22,000 stërlina dhe lektorët e universiteteve kanë qendruar te 1 për qinçi, duke ndjekur SHBA-në dhe Australinë, por me diferencë shumë më të madhe krahasuar me Britaninë...kontribuon në ekonominë Britanike rreth 30 miliard stërlina në vit.[5] Vetëm studentët e huaj kontribuojnë në ekonominë Britanike 2.3 miliard stërlina në vit dhe Universiteti siguron 70,000 vende pune në Londër.[6] Nuk është e rastit që universitarët e Britanisë propagandojnë qendrimin e vendit në BE: sepse nga BE-ja përfitojnë shumë Universitetet britanike.[7] Por ndërsa qendrimi në BE ndihmon Universitetet brritanike – tashmë, ata konkurrohen nga kostua e ulët (mësimdhënies dhe jetës) e Universiteteve në Lindjen europiane, të cilët, sigurojnë thuajse të njëjtën cilësi dhe të njëjtën diplomë. Ndërsa kjo është njëra anë e problematikës, tjetra, është se qeveria “konservatore” në pushtet është në fazën e tretë të privatizimit të gjitha shkollave lokale dhe ndryshimit të karakterit: ato do të ndryshojnë nga shkolla të mbikqyrura nga autoritetet vendore, programet mësimore shtetërore dhe pagat e mësuesve të mbuluara nga shteti në ‘akademi’ të mbikqyrura nga tregu![8] Dhe lufta tashmë është shpallur, siç tregon një autor, në dy fronte: me shkurtimin e shpenzimeve në Universitet dhe me krijimin e një klase të re burokratike administrative:

Një luftë është paguar brenda botës portike të akademisë, një luftë - reperkursioni i së cilës do të ndjehet përgjatë gjeneratave. Shkuan tregimet e gjatë botëror të suksesshëm të Britanisë, universitetet tanë gjënden nën sulmin e një qeverie obsesioniste me politikat kursimtare duke kërkruar të mbajë shkëlqimin e institucioneve tona në një fraksion të kostos. Diktatet e tregut të marketingut janë zgjidhur mbi ndenjëset tona të shenjta të mësimit, dhe akademikët bartin pamjet e munduara të betejës së fundit të frikshme. Me kërcënimin e shkurtimeve të mëtejshme në të ardhmen cilado palë që fiton zgjedhjet e përgjithshme, dhe asnjë nga partitë kryesore nuk premton të qendrojë në rrugën e kolonizimit korpokrat të edukimit, debati ka arritur një kulm të shëmtuar, me shumë akademikë në revoltë të hapur dhe publikimet profesionale plotë shpërthime idhnake. Korridoret e universiteteve tanë ndiqen nga teknokratë këmbëlehtë të cilët gëzojnë rroga me gjashtë shifra në shkëmbim të zbatimit të ushtrimeve të “madhësisë së drejtë” dhe “programeve të ndërkombëtarizuar”, ndërsa akademikët e nxituar shtyhen të përballen me një mur burokratik që është ngritur, formë pas forme, midis tyre dhe studentëve. Kërkimi shkencor është mandatuar dhe programuar nga qendra; koha – një herë e një kohe pasuria më e madhe akademike – duhet të përllogaritet në hollësi pedante; dhe gjithandej, dhe në çdo kohë, barra bie mbi akademikët për të “monetizuar” veprimet e tyre, për të themeluar vlera financiare për “prodhimtaritë” e tyre, dhe për të justifikuar ekzistencën e tyre sipas logjikës së pamëshirshme dhe të angthshme të tregut.Edukimi liberal i cili kërkon t’i sigurojë studentët me më shumë kualifikime profesionale duket se po jep shpirt në një vdekje të ngadaltë dhe të dhimbshme, i mbukqyruar nga një personel i pacënuar në atë çfarë antropologjisti David Graeber quan “punë mashtrimi”: burokratë të punësuar për të administruar transformimin e universitetit nga qendra mësimi në qendra përfituese. Siç e përkufizon një akademik: çdo dekan ka nevojë për një zëvendës-dekan dhe një nën-dekan dhe çdo njëri nga ata - ka nevojë për një ekip administrimi, sekretariat, administrator stafi; të gjithë ata janë atje për të na e bërë ne më të vështirë mësimdhënien, për kërkime, për të kryer funksionet e punëve tona më të thjeshta. Shkencat humane, prodhimi i të cilave janë detyrishimit më pak të prekshme dhe të shprehshme se shkenca e shokëve të tyre inxhinierike (dhe më pak e gatshme për mprehje për nevojat e botës korporative) kanë qenë një objektiv i lehtë për këtë klasë të re administrative të zdërgjarë.[9]      

Dëftues është fakti se Universiteti i Oksfordit është përfshirë në një debat në qendër të të cilit gjëndet “etika” e tij lidhur me lidhjen e ngushtë që krijohet mes donatorëve dhe drejtuesve të universitetit. Tashmë kjo lidhje konsiderohet “biznes i errët”. Siç konkludon një analizë në FT:

Universiteti i Oksfordit është në nevojë konstante për pará — dhe ai ka adoptuar një qajse që lëkundet mes të ashprit dhe të çliruarit...Për shumë shekuj marrëveshja ka qenë e qartë: donacionet blejnë mirënjohjen dhe qoftë edhe një katedër ose librari të emëruar, por jo të drejta për të influencuar administrimin e institucionit. Si përgjigje, ai ndalon faktet e paligjshmërisë dhe universiteti nuk do të hetojë financat e financuesit...shteti është tërhequr nga financimi i plotë i tij — universitetet tarifojnë dhe shumica kanë krijuar njësi që mbledhin pará — por tani ai pret mësimdhënie më të mirë dhe standarte studimor...donatorët e mëdhenj nuk mbahen gjithnjë në distanca të barabarta, dhe influencat mund të jenë delikate, një çështje e kuptimeve të nënkuptueshëm se sa një drejtimi të qartë...universitetet tani duhet të administrojnë tensionet me më shumë përfshirje se më parë, të gjithë kryejnë marrëveshje dhe zigzage etike.[10]

Ndërsa Universitetet me emër global (Harvard etj.) synojnë përthithjen e kursimeve të klasave të larta shoqërisë në njërën anë dhe ‘donacionet’ e financierëve globalë në anën tjetër, qoftë edhe përmes leksioneve në internet dhe në distancë,[11] një politikë që mundëson ekspansionin e tyre rreth globit, duke ngritur filiale, duke u shërbyer kryesisht korporatave dhe bankave...vetë qeveritë kanë adoptuar tkurrjen e brendshme, me pasojë, ngritjen ekstravagante të pagave për studentët dhe krjimin e klasave (ndarjes) mes tyre. Sipas një studimi,[12] në Britani pagat diplomore janë rritur më shumë se 100 mijë stërlina. Kjo rritje do të intesifikohet në të ardhmen: sepse ndërsa Universitetet private janë në ekspansion e sipër, dhe shkojnë në vende që janë në zhvillim, ata do të përthithin përherë dhe më shumë fëmijët e mbiklasës, duke përjashtuar nga mundësia e edukimit, “ligjërisht”, klasën e mesme dhe nënklasën. Për shembull, ‘rroga mesatare e një të punësuari me kohë të plotë në Gjermani është gati 28 mijë euro në vit. Për rrogën e shefit të VW, Martin Winterkorn, që është 16,6 milionë euro, do të duhej që ky punonjës të bënte 593 ditë pune![13] Në këtë kuadër, Universiteti privat do të gjurmonte shtresën e lartë, sepse ajo shtresë gëzon kapitalin e nevojshëm për shërbimet që ofron ose parapërgatit një Universitet. Thjesht, ata i përshtaten kuadrit të klasave mbizotëruese. Kjo është arsyeja që Britania dhe Amerika do të braktiset gradualisht nga studentët e botës që është në zhvillim, me Universitetet private në shtrirje të perandorisë së marketingut rreth globit, duke sfiduar Universitete të tjerë vendor, më të vegjël. Si në çdo sektor, atje zhvillohet një luftë midis Universiteteve private: kapja e klasave sunduese. Klasa e mesme dhe e varfër, thjesht do të skajohet. Dhe të kapësh klasën sunduese duhet të kapësh elitën ekonomike dhe politike të një vendi: sepse aty është kapitali. Universitetet private rrjedhimisht, sfidojnë, gradualisht dhe metodologjiksht, Universitetin publik. Kjo është arsyja se përse Universisteti publik po tkurret për herë dhe më shumë: sepse klasa sunduese nuk e pëlqen atë; ajo pëlqen, për arsye objektive, Universitetin privat përmes të cilit ato mbajnë fëmijët larg shtresave të tjera të shoqërisë. Se çfarë krijon kjo situtatë është e qartë: përçarjen e një populli në seksione më të vegjël dhe sundimin e tij gjithnjë dhe më lehtë. Siç citon një profesore në Financial Times:

Britania duket mjaft plehër kur flasim për shpërndarjen e pasurisë gjithashtu. Maja e 1 për qindshit kontrollon rreth 20 për qind të pasurisë dhe maja e 10 për qindshit pronëson 50 për qind. Dhe, ndërsa unë shkruaj, një sasi e mirë menaxherësh të fondeve gardhonjës (hedge funds), governatorë ose politikanë në pension, që janë kthyer këshilltarë, janë në proces të hartimit të gjoleve të rinjë për pasuritë e tyre të patundshme ose, siç e vendos Foster, kur ai u referohet të pasurve të Britanisë pas revolucionit industrial: “ata janë duke shpenzuar talentet e tyre në zbavitje banale”.[14]

Në të vërtetë është “demokracia” përfaqësuese dhe tregu i marketingut i ndërkombëtarizuar që kushtëzon universitetet publike, jo vetëm të privatizohen, por edhe të privatizojnë dijen dhe studentët: sepse qeveritë nuk mund të kontrollojnë korporatat dhe bankat ndërkombëtare. Për pasojë nuk mund të ruajnë balancë buxhetore...Në këto kushte një universitet publik bëhet privat i cili nuk është gjë tjetër veç një drejtim mendimi i manifakturuar i prodhuar sipas principeve të “efiçencës” ekonomike, i cili synon të tufëzojë rrjedhën maksimale të studentëve drejt një programi mësimor utilitarian sa më shpejt të jetë e mundur.[15] Në kohën kur të ardhurat për një familje të klasës së mesme kanë mbetur thuajse të palëvizura dhe kostua e përgjithshme e studimeve katërvjeçare në një shkollë publike në vitin 1984 u rrit rreth 18%. Dhjetë vjetë më pas kostua e përgjithshme përllogaritet rreth 25%. Ndërkohë, në 25 vitet e fundit në shkollën e lartë kostua është rritur me 440%.[16] Kjo situatë ka çuar vendet më të larta të universiteteve (Dekanë, Rektorë etj.) të mbahen nga klasa e pasanikëve. Siç citon ish-Kryeministri BritanikSir John Major, i cili dikur premtoi një shoqëri paklasa:‘në çdo sferë të influencës Britanike, nivelet e sipërme të pushtetit [universitar] në vitin 2013-të mbahen në mënyrë të papërmbajtshme nga klasa e edukimit privat ose klasa pasanike e mesme. Gjykuar nga e kaluara ime, kjo situatë është me të vërtetë e tmerrshme’.[17]Nuk do të ishte e çuditshme që fëmijët e klasës së pasanikëve, ose familjeve që fitojnë më shumë se 100,000 stërlina në muaj, jo vetëm që shformohen si karaktere nga mungesa e zhvillimit të virtyteve, por, sipas një studimi,[18] ata janë dyfish më të prekshëm krahasuar me shokët e tyre për të vuajtur nga ankthi, depresioni dhe sëmundje mendore, që çojnë në narkomani dhe vetë-dëmtin. Numri i studentëve të shkëlqyer me probleme mendore, në Universitetin e Oksfordit është dyfishuar dekadën e fundit.[19] Kjo është, sipas “The Independent”, “gjenerata e humbur” e Britanikëve. Siç citon më tej i njëjti raport lidhur me fitimet e shpejta, botën përrallore dhe infatile që paraqet masmedia në botën moderne:

Në shkallën e “showbiz-it”, marifeti është paraqitja e suksesit jo si diçka që është rezultat i punës, zellit, as edhe kalimi i provimeve, por si një rrufe i fatit të mirë, ose një shkrepëtimë e shpejtë e talentit, i cili mund të sulet mbi një person me fat sikur të ishin në një film ose histori...televizioni i komercializuar nga bankat, agjencitë e sigurimit, ose tregëtia e madhe, ka një vibracion fëmijëror, ku paraqitet një botë fisnike, këndvështrim shmangës, me qenë dhe tullumbaca, dhe gjyshe të buzëqeshura. Për vite me rradhë, llotaria ka shfrytëzuar dëshpërimin e atyre që janë fiksuar me formën e saj të bixhozit që promovohet si një çakërrqejf, veprimtari familjare. Pa u çuditur, bukmejkërit dhe faqet e kazioneve në internet, përfituesit e një sektori që lulëzoi në eknominë Britanike, vendosin palaçot e tyre, tragëtarë gazmorë ku ata kanë mundësi të tërheqin vëmendjen e të rinjëve dhe të lëndueshmëve – në komedi dhe kanale sportive...ne jemi në një botë të gënjeshtërt të “Alice in Wonderland” ose në Fantazinë e Dizneit. Shoqëria mund t’i japë më shumë klasës së privilegjuar, dhe jeta profesionale mund të jetë brutalisht më shumë se kurrë individualiste, por imazhi i shoqërisë që propagandohet nga biznesi i madh është fëmijëruar, një lloj parajse e zemërgjerësisë së përsosur.

Nuk do të ishte i çuditshëm as edhe rrënimi i regjistrimeve dhe i të varfërve në Universitetet e Britanisë.[20] Dhe as rrënimi i të rinjve (16-24 vjeç) në Britani, ku sipas një raporti të OECD, ata janë më pak të aftë në matematikë (“numerate”) dhe më pak të arsimuar se pjesa më e madhe e bashkëmoshatarëve të tyre në botën e “zhvilluar” dhe më pak të aftë se më të moshuarit (55-65 vjeçarët).[21] Sepse ata kanë humbur kontaktin me shoqërinë, natyrën dhe eksplorimin e saj dhe, janë izoluar në mësimet “inovative”: facebook etj. As do të ishte i çuditshëm përfundimi i një studimi të “King's College London” ‘se fëmijët që shpenzojnë kohë duke mësuar në mjedis natyral kanë rezultate më të mira në lexim, matematikë, shkencë, studime sociale dhe se integrimi në natyrë përmirëson kujtesën në afatgjatë’.[22] Por tashmë shumë politikanë të majtë e të djathtë kanë kuptuar se fëmija duhet të edukohet herët: sepse të majtët urrejnë pabarazinë, dhe të djathtët urrejnë sponsorizimin e të rriturve joproduktivë.[23] Si rezultat i sintezës së Universitetit publik vs. privatit, me bazë tregun e marketingut dhe “demokracinë përfaqësuese”, në Britani, sipas një studimi,[24] fëmijët nga shkollat private fitojnë thuajse 200,000 stërlina më shumë se fëmijët e shkollave shtetërore...në kohën kur ata arrijnë moshën mesatare 42 vjeç. Për shembull, në moshën tridhjetë vjeçare ata do të kenë fituar më shumë se 38% më shumë se pala tjetër. Sepse, sipas studimit, ‘kufizimi i mundësisë për të marrë pjesë në shkolla private tek ata që janë të aftë për të përballuar kostot e larta është i pabarabartë’. Në fjalë të tjera, ‘shkollat private janë bastione të klasës së privilegjuar, ku një përpjestim i vogël i familjeve të pasura mbizotëruese paguan kosto të larta për një edukim që shoqërohet me pjesëmarrje më të lartë, rrjete të mirë social, dhe rezultate punësimi fitimprurës afatgjatë për ata që marrin pjesë’. Përkundër kësaj situate, qeveria konservatore tashmë do të themelojë një skemë përmes së cilës 100 shkollat private do të bashkë-operojnë një marrëveshje të “Hyrjes së Hapur”. Sipas këtij propozimi, shkollat private do të marrin të njëjtin fond si shkollat shtetërore për çdo fëmijë, dhe do të faturojnë kostot në bazë të të ardhurave (means-tested). Por kjo skemë, jo vetëm që injekton pará publike në sektorin privat, por ajo nxitë njëkohësisht braktisjen e shkollës publike — meqënse tregu garanton të ardhura më të larta për ata që studiojnë në shkolla private! 

Në Amerikë, sigurisht, gjendja s’është më e mirë. Problemi kryesor, edhe në këtë çështje, është se studiuesit përqendrohen në aspekte të veçantë të edukimit sesa në kuadrin institucional të RRB të G/N i cili imponon adoptimin e politikave kundër-produktive edhe në sektorin e arsimit. Për shembull, një autor amerikan, dhe për më tepër, i “majtë”, përqendrohet të humbja e autonomisë së universitetit dhe na e paraqet atë si shkakun kryesor të degjenerimit të edukimit në Amerikë![25] Të paktën na thonë disa ‘fakte’. Kështu, një komentator i ngjarjeve në New York Times nuk ngurron t’i bjerë këmbanës së alarmit se arsimi dhe edukimi në internet, pas goditjes sizmike së gazetave, ka marrë përmasa të hatashme, sidomos nga Universitetet e mëdha siç është Harvard etj.[26] Siç analizon një profesor:

Nga viti 1891 deri në vitin 2007-të, prodhimi real për person u rrit mesatarisht 2 për qind çdo vit — mjaftueshëm për t’u dyfishuar çdo 35 vjet. Amerikani mesatar ishte dyfish më i kamur në vitin 2007-të sesa në vitin 1972, katër herë më i kamur se në vitin 1937-të, dhe tetë herë më i kamur se në vitin 1902. Nuk është koinçidencë se për tetë dekada, nga viti 1890-të deri në vitin 1970-të, dituria që buronte nga edukimi u rrit shpejt. Por që nga viti 1990-të, ai përmirësim është ngadalësuar shumë. Rritja mesatare vjetore ekonomike për person është ngadalësuar nga mesatarja e shekullit prej 2 përqind, në 1.3 përqind në 25 vitet e fundit, në 0.7 për qind në dekadën e fundit. Sa i përket kësaj vere [2013], prodhimi për person ishte më i ulët sesa ishte në fund të vitit 2007-të. Fitimet në të ardhura që nga viti 2007-9 —të Reçesionit të Madh— kanë shkuar në mënyrë të papërmbajtshme tek ata që qendrojnë në majë...të ardhurat reale të familjes mestare ishin më të ulëta vitin e kaluar [2012] sesa në vitin 1998-të. Pasi udhëhoqëm botën në përplotësim shkollor, Amerika ka rënë në vendin e 16. Përqindja e 25 dhe 29 vjeçarëve që mbajnë një diplomë katër-vjeçare laureati ka lëvizur lartë në 15 vitet e fundit, në 33.5 përqind, por kjo është ende e ulët krahasuar me shumë vende të tjerë. Ndërsa një diplomë katër-vjeçare ende paguan, rreth një e katërta e të diplomuarëve janë papunë ose të nënpunësuar. Ndërsa, debiti total i studientëve tani tejkalon $1 trilion. Studentë tejet të debituar përballen me dy lloj rreziqesh. Njëri është se ata kanë të ardhura të mundshme të pamjaftueshme, përmes disa kombinimeve të papunësisë dhe paaftësisë për të gjetur një punë në fushat e zgjedhura. Studimet tregojnë se mesatarisht një student që tërheq $100,000 debit studenti nuk do të ketë mundësi për t’i shklyer as në moshën 34 vjeçare.[27]

Ndërsa bordet e Universiteteve publikë në Amerikë janë në procesin të kapjes nga korporatat, trilionerët dhe ideologët e tregut të lirë (Bill Gates etj.), duke i kthyer ata në biznese[28] - dhe më shumë se tre e katërta (më shumë se 800 nga institucionet më të mëdhenj) e Universiteteve të SHBA-së panë donacionet e tyre, që burojnë kryesisht nga aksionet private dhe fondet gardhonjëse, të tkurren me 2.9 për qind, duke ndikuar jo vetëm anën e investimeve të Uni. (riparime etj.) por edhe operacionet,[29] dekadën e fundit balancat e borxheve studentore të SHBA-së janë trefishuar në $1.16trilion, më shumë se çdo kategori tjetër huamarrëse konsumeriste përveç $8trilion ose diçka e tillë në hipoteka. Debiti i automjeteve, në kontrast, është $955 miliard dhe debiti i kartave të kreditit është $700 miliard.[30] Përqindja e studentëve amerikanë të kapitulluar (që nuk paguajnë dot këstet e borxhit pas mbarimit të studimeve) është rreth 14% - shumë më i lartë se në vitin 1990-të. Kjo përqindje mund të jetë 23% nëse i shtojmë përqindjen e kapitullimeve që qendrojnë në “hije” — borxhet “kundërvajtës” që nuk janë raportuar plotësisht. Sipas vlerësimeve,[31] nëse rriten kapitullimet - borxhin studentor do t’a paguajnë qytetarët amerikanë, jo bankat dhe qeveritarët! Nxënësit e Amerikës, në anën tjetër, mbeten mbrama vazhdimisht krahasuar vendet e ashtuquajtur të përparuar. Vetëm 6 për qind e 15 vjeçarëve janë nxënës të mirë, rreth gjysma e përqindes në vendet e OECD. Thuajse 30 janë të paaftë për të bërë llogari të thjeshta, siç është disatanca mes dy rrugëve.[32]        

Së fundmi, korporata “Google”, pas suksesit të saj të madh lidhur me enciklopedinë më të madhe botërore, Wikipedia, synon të sponsorizojë, bashkë me një grusht tjetër ndërmarrjesh, kúrse përmes disa universiteteve online (‘Udacity’ etj.), duke zbruar rregullisht studentët që arrijnë pikë të larta dhe duke ofruar punë![33] Shkurt, Universitetet, njëlloj si tregu i marketingut, jo vetëm që sfidohen nga dinamika e tregut, por po fitojnë dy dimensione: një online dhe një offline. Dimensioni i parë ka filluar të organizohet dekadën e fundit dhe ka marrë emrin “webometrics”.[34] Përmes këtij dimensioni Universitetet vendosen në konkurrencë “shkencore”: sa më shumë publikime gjeneron një universitet, aq më shumë rritet webmetricizmi i tij, meqënse faqja rritet në volum dhe bëhet më e dukshme në motorrat e Google, Yahoo dhe MSN, gjithashtu dhe te konkurrentët dhe tërësia shoqërore. Sigurisht që dimensioni i internetit ndihmon në shpërndarjen e njohurisë dhe një balancë midis botës reale dhe virtuale duhet të krijohet. Por ndërsa ai eliminon shoqërizimin dhe kundrimin social të studentëve‘të diplomuarit e vetëm që do të vazhdojnë studimet do të jenë bijtë dhe bijat e më të pasurve ose studentët e varfër që mund të sigurojnë një nga numrat e papërshtatshëm të ekonomatit, bursa studimi dhe grante’.[35] Në Amerikë, një e treta e të diplomuarve nuk ka debite; dy e treta tjetër ka një debit mesatar prej 25,000 dollarë. Shkurt, reformat në arsim zëvendësojnë diktatin e pushtetit politik të shtetit me diktatin e pushtetit ekonomik të korporatave dhe bankave mbikombëtare. Në Evropë vetëm tre shtete kanë ruajtur angazhimin e konsesusit social-demokrat për arsim falas dhe shpenzime buxhetore/publike relativisht të mira: Danimarka (2010:15%), Finlanda (2010: 12.4%) dhe Suedia (2010: 12.9%).[36] Të tjerët janë në proces të çlirimit dhe të liberalizimit të arsimit, meqënse këtë proces e imponon kuadri institucional dhe dinamika e G/N —ose për të qenë i drejtë, bulimia e oligarkëve mbikombëtarë për më shumë pushtet ekonomik, politik dhe social!

Nga të gjitha këto aspekte mund të nxirren përfundime se politikat e globalizmit neoliberal kanë çmontuar një sërë arritjesh në hapësirën e universitetit dhe shkencës. Të hamendësosh se pedagogët nuk e kuptuan se ku mund të çonin politikat përkatëse, do të ishte spekulim: sepse ka patur zëra —megjithëse të rrallë— që i kanë rënë këmbanës së alarmit. Arritja e parë që është çmontuar nga shekulli i kaluar është mbulimi i shpenzimeve të universitetit nga buxheti shtetëror; e dyta është përmbysja e raportit mes mësimdhënies dhe kërkimit shkencor; e treta është burokracia e re universitare; e katërta është shtrembërimi i natyrës së shkencës; e pesta është transformimi i pedagogëve në ‘shtojca’ të korporatave, bankave dhe tregut të marketingut në përgjithësi; dhe e gjashta dhe e fundit është konceptimi i studentit si riprodhues i sistemit se sa ndryshues i tij: sepse ndryshimi i sistemit kalon nga kuptimi i tij dhe kuptimi i sistemit kërkon vegla teorike që pak autorë i zotërojnë. Në këtë kuadër dhe dinamikë qeveria “Rama” është duke ‘reformuar’ arsimin duke paraqitur sisteme universitare dhe edukative tashmë të dështuar si të “suksshme”. Si e tillë, ajo është disafish kriminale: sepse ndërsa vetë nuk kryen asnjë studim – studimet e tjerë që qarkullojnë falas si ky, nuk i shqyrton. Dhe ja se ç’veprime ‘reformiste’ por kryen qeveria “Rama”:      

Pse rivlerësimi i mësuesve dhe drejtorëve të arsimit është një tjetër iluzion?

Duhet thënë që në fillim se ‘reformat’ në arsim po kryhen nga një ministre që ka katapultuar në politikë pa treguar me studime natyrën e edukimit. Qoftë edhe anëtarët e tjerë të qeverisë “Rama” nuk kanë treguar në teori dhe praktikë natyrën e edukimit dhe aspektet e tij. Kjo është kontradikta kryesore lidhur me këtë problematikë. Kontradiktat e tjera janë pasojë e kësaj kontradikte: sepse që të përmirësosh një sistem duhet së pari ta keshë kuptuar atë se pse operon ashtu siç operon dhe ku çalon dhe pse çalon. Përpjekja e ministrisë së ‘arsimit’ për të rivlerësuar mësuesit, për shembull, bart disa kontradikta që nuk do të çojnë asgjëkundi veç në krijimin e një iluzioni tjetër se ‘arsimtarët’ tani (që i vlerësuam ne) do të jenë më të “mirë” se në të kaluarën. Vitin e kaluar ministrja hodhi poshtë kualifikimin e mësuesve sipas krediteve, sepse, sipas saj, praktika nuk plotësonte nevojat reale për zhvillimin profesional të mësuesve. Skema që paraqiti ishte trajinimi, testimi dhe çertifikimi i vazhdueshëm i tyre. Ajo filloi me drejtuesit e shkollave dhe ‘lejimin’ (“lishencë” e quan ministria!) e tyre të përkohshëm. Lejesa e mësimdhënies sigurohet nga ministria e arsimit. Pasi trajinohen, sipas paketës profesionale, japin provime, dhe nëse i kalojnë, mund të vazhdojnë punën e mësuesisë. Paketa profesionale,[37] nga ana tjetër, bart disa kontradikta. Për shembull, ajo kërkon nga mësuesit të kenë aftësi shkrimore pa gabime por vetë në vetëm 9 faqe gabon disa herë në drejtëshkrim! Kërkon nga mësuesit të kenë sjellje ‘etike’ në përputhje me rregulloret e ministrisë dhe jo në përputhje me virtytet që supozohet se duhet të kishin zhvilluar përpara se të integroheshin në sistemin edukativ! Kërkon, për më shumë, aftësi mësimdhënie (kryesisht aftësi përshkruese dhe shqyrtuese të koncepteve) pa u dhënë mësuesve veglat teorike se si shqyrtohen konceptet! Kërkon, në fund, “cilësi” në mësimdhënie pa treguar se nga buron cilësia dhe e cilës natyrë është dhe, pa përmendur as edhe një herë, se qëllimi përfundimtar i mësuesit është të zgjojë kureshtjen te nxënësit! Një vit më pas ministria qarkulloi një praktikë tjetër për të matur paraqitjen (“performancë” e quan ministria!) e drejtorëve duke i vlerësuar në mënyrë të fshehtë me mësuesit. Ky proces do të zhvillohet nga drejtoritë arsimore rajonale dhe u quajt ‘anketim’ dhe, do të monitorohet nga përfaqësuesit e ministrisë së arsimit. Më konkretisht, mësuesit ftohen të “votojnë” drejtorët e shkollave në fshehtësi. Kjo është një praktikë që ndiqet nga shumë institucione dhe ndërmarrje. Në rastin konkret, synohet të krijohet dinamika e ‘frikës’ mes mësuesve dhe drejtorëve me qëllim të mëtejshëm, të nxiten drejtorët të ‘paraqiten’ më mirë. Kërkohet, në fjalë të tjera, të rritet ‘efiçenca’ administrative e drejtorëve përmes frikës dhe jo përmes...virtyteve! Kjo praktikë ka dështuar qoftë edhe nëse gjykojmë nga përvoja e ndërmarrjeve private, kur ftohen punëtorët të “votojnë” fshehtas ose “pa emër” për paraqitjen e drejtorëve apo kur ftohen qytetarët të “votojnë” për shërbimet që marrin nga institucionet publike dhe shërbimet e tjera. 

  Shkaqet dhe pasojat e privatizimit të arsimit të lartë në Shqipëri

Nga një lexim (dhe kundrim) i kujdesshëm i raportit të Komisionit për reformimin e arsimit të lartë, vihet re se si arsimi i lartë njëzetë e kusur vitet e fundit, ka lundruar, njëlloj si politika dhe ekonomia e vendit, në ujëra të turbullta. Jo vetëm që studime politiko-ekonomike nuk janë bërë kaq vite, por atje është krijuar një sintezë ku, megjithëse dominon universiteti publik krahasuar me atë privat, duket se privati, shumë shpejt do të dominojë. Sepse universiteti privat është rritur me ritme galopantë dekadën e fundit. Për ta kuptuar këtë rritje mjafton të sjellim si shembull rastin e Gjermanisë: atje vetëm 3% e studentëve studiojnë në Universitetet private, ndërsa në Shqipëri, 21.5%![38] Në kohën kur në Gjermani dominojnë vlerat e tregut të marketingut dhe interesat e monopolit ndërkombëtar më shumë se 30 vjet. Sidoqoftë, raporti sjell një pasqyrë, megjithëse me pasaktësira, konkrete rreth problemeve që ndeshen në hapësirën e dijes. Por ndërsa ai dëfton disa shkaqe, siç janë hierarkia institucionale, mungesa e demokracisë në vendim-marrje dhe pamjaftueshmëria e fondeve qeveritare për universitetet publike (pa hulumtuar, sigurisht, shkaqet e këtyre të fundit!) — propozon brenda të njëjtës hierarki, mekanizma të tjerë rregullues! Sinteza fillon nga katër agjencitë kombëtare ku çdo njëra ka funksion të ndarë, dhe shkon te sinteza e brendshme universitare, ku, megjithëse përpiqet të rregullojë situatën, e komplikon atë edhe më shumë: sepse i shton asaj mekanizma të tjerë rregullues.

Sidoqoftë, problemi kryesor me këtë raport është se ai “qëndiset” mbi principet e tregut të marketingut dhe “demokracisë” përfaqësuese si arna mbi thesin. Kjo është arsyeja që ai kërkon të themelojë konceptin e ‘konkurrencës’ midis Universiteteve ndërkohë që koncepti i ‘solidaritetit’ dhe ‘emulacionit’ nuk përmendet asgjëkundi! Pamundësia e qeverive neoliberale për të mbuluar shpenzimet e kërkesave të universitetit dhe rritja e numrit të studentëve — bën Komisionin të propozojë disa burime plotësuese financiare, me më kryesorin: aksionerët privatë ose donatorët! Skematikisht, ndërsa katër agjencitë kombëtare orientojnë përgjithësisht universitetet (publikë dhe privatë) këta të fundit detyrohen të konkurrojnë njëri tjetrin me qëllim që, sipas tij, të rritet efikasiteti dhe pavarësia institucionale. Dhe janë këto dy koncepte, d.m.th. efikasiteti dhe konkurrenca, jo vetëm midis universiteteve në nivel kombëtar por edhe ndërkombëtar (respektivisht, BE, meqënse klasa politike shqiptare synon të integrohet në të) që janë në themel të Deklaratës së Bolonjës. Kjo Deklaratë përfaqëson një lidhje të drejtëpërdrejt të arsimit me nevojat e tregut, ndryshe nga lidhja e tërthortë e saj përgjatë periudhës socialdemokrate. Në këtë kuptim, deklarata përmbledh përmbajtjen e globalizmit neoliberal sa i përket arsimit dhe kërkimit shkencor e cila ka pasoja vendimtare në përmbajtje dhe, sigurisht, në financimin e tij. Kështu, tani deklarohet hapur se universiteti është në shërbim të ndërmarrjeve private, ndërsa në të njëjtën kohë themelohet, përmes metodave direkte dhe indirekte, financimi vetëm i atyre programeve studimore dhe kërkimore që i shërbejnë “nevojave të shoqërisë” (meqënse përputhen me “nevojat e tregut”). Njohuria, si çdo aspekt tjetër në një ekonomi/shoqëri tregu, bëhet mjet kryesisht në shërbim të ekonomisë së tregut dhe të elitave që e kontrollojnë atë, të dëshirave të mësuesve dhe nxënësve dhe, si rrjedhim, të nevojave të “pastra” kognitive të shkencës.

Synimi kryesor i Deklaratës së Bolonjës ishte mbledhja e arsimit të lartë në Evropë me qëllim që të krijohet një “Hapësirë Evropiane e Arsimit të Lartë”, e cila do të siguronte konkurrencën ndërkombëtare të arsimit të lartë, domethënë konkurrencën e ekonomisë së tregut evropian përkundrejt ekonomive konkurrente të bllokut Amerikanoverior (NAFTA) dhe vendeve në Lindjen e Largët. Ky synim ishte, sigurisht, pasojë logjike e “fleksibilitetit” botëror të tregut sa i përket derregullimit të punës –por jo sa i përket lëvizjes së saj e cila pengohet me çdo mënyrë, veçanërisht nga Jugu në Veri, me qëllim që të vazhdojë i dyti të përvetësojë avantazhet e karahasueshme që ofrojnë te shumëkombshet të parët. Me fjalë të tjera, mbledhja e sistemeve të mësuesisë përbën pasojën e homogjenizimit të tregut të punës që sjell ndërkombëtarizimi i ekonomisë së tregut. Sigurisht, ekzistojnë mënyra të drejtëpërdrejta dhe të tërthorta për përshtatjen e Universiteteve në nevojat e tregut dhe konkurrencës, që tashmë zbatohen jashtë vendit me sukses. Qoftë drejtëpërdrejt, me programet studimore, qoftë tërthorazi, me sponsorizime nga ndërmarrje private të kërkimit shkencor, qoftë të studimeve programore të Universiteteve. Është e tepërt të thuhet se shkollat private vazhdojnë të ofrojnë mësimdhënie klasike për fëmijët e elitave, ndërsa shkollat publike janë detyruar sot të ofrojnë një trajinim rigoroz të orientuar drejt nevojave të tregut. Nuk provokon çudi rrjedhimisht se në Britaninë social-neoliberale dikush mund të vrojtojë tashmë, që nga fillimi i dekadës së kaluar, një tkurrje të vazhdueshme në numrin e seksioneve Universitare “teorike” – p.sh. seksione për të cilët objektivi studimor ishte Historia, Teoria Ekonomike, Filozofia etj., në interes të seksioneve “praktikë”, të lidhur ngushtë me tregun (marketing, manaxhment, Studime Ndërmarrëse, Kompjutera Elektronikë etj.). Ky nuk ishte rezultat i ndonjë plani satanik i elitave, por thjesht rezultat i funksionit të “tregut të brendshëm”, që ishte krijuar në seksionin e mësimdhënies i cili tashmë ka çuar në privatizimin e tërthortë të studimeve dhe kërkimit “nga poshtë”. Kështu:

·         në njërën anë të kërkesës, studentët kandidatë, duke u përballur me papunësinë e sotme intensive, zgjedhin objekte studimi që “shkojnë” në treg, dhe rrjedhimisht parapëlqejnë të njëjtët seksione universitare, duke ndihmuar tërthorazi në kanalizimin e më shumë fondeve publikë drejt tyre, dhe,

·         në anën e ofertës, këto seksione “praktikë” sigurojnë lehtë sponsoring dhe subvencionim privat, ku të dyja plotësojnë subvencionimin publik në tkurrje të arsimit që u imponua nga politikat e globalizmit neoliberal, të cilat përcaktojnë shkurtime drastike mbi koefiçentin e taksave (taksa të drejtëpërdrejta mbi ndërmarrjet, taksa personale mbi të ardhurat etj.) në dobi të shtresave të privilegjuara sociale —gjithnjë në emër të konkurrencës— që financohen përmes shkurtimeve të njëjtë në shpenzimet publike përgjithësisht, dhe në shpenzimet sociale në veçanti.

Rezultati i pashmangshëm i këtij procesi ishte prodhimi masiv nga sistemi mësimdhënës i teknokratëve të pastër, me njohuri të përgjithshme sipërfaqësore dhe, sigurisht, pa asnjë aftësi mendore autonome përtej konturit të ngushtë dhe shumë të specializuar të fushës konkrete [shkencore]. Synimi themelor i arsimit në modernitetin neoliberal është “prodhimi” i “shkencëtarëve” të njëjtë mendjengushtë, që thirren të zgjidhin problemet teknike që përballen ndërmarrjet private në mënyrë që të maksimizojnë rezultatin ekonomik për to, dhe tërthorazi, për gjithë sistemin e ekonomisë së tregut. Nuk do të ishte, rrjedhimisht, e çuditshme që ky lloj prodhimi masiv “shkencëtarësh” të përputhësh me mbizotërimin e mendimit të racionalizmit shkencor. Në USA, për shembull, ku ky sistem arsimi ishte gjithnjë mbizotërues, shkencëtarë të njohur në degët e tyre (qoftë edhe në shkencat fizike) janë fetarë ose adoptojnë sisteme të ndryshme iracionale mendimi, idetë qendrore të të cilëve fitohen jo përmes metodave racionale (arsyes dhe fakte empirike), por përmes ndjeshmërisë, ose instinkteve, ndjenjave, përvojave mistike, zbulimeve etj. Rezultati është një shkencëtar hibrid Jekyll and Hyde që detyrohet të përdorë metodologji kërkimore racionale përsa kohë që ka veshur “mantelin e tij shkencore”, dhe bëhet një iracionalist i llojit më të keq kur “e heq” dhe mundohet të përputhë shkencën me besimin! Kjo ishte relativisht një dukuri e rrallë në Evropë përpara modernitetit neoliberal, por amerikanizimi i sotëm dhe privatizimi i vazhdueshëm i universiteteve evropiane e bën atë edhe më të fuqishme.[39] Duke shpërnjohur këtë kuadër institucional dhe dinamikë sistemike, Komisioni për arsimin e lartë në Shqipëri, propozoi:

·         ndarjen midis stafit akademik dhe administratës[40] me qëllim që, sipas tij, stafi akademik të mos ketë interesa financiare, ku të dyja këto seksione varen nga Bordi Administrativ; dhe

·         kontributin e Biznesit dhe Autoriteteve Lokale në buxhetin e Universitetit dhe orientimin e arsimit të lartë drejt tregut të punës.[41] Në këtë mënyrë, meqënse në vend kanë vërshuar bizneset dhe monopolet e huaja, ato mund të financojnë universitetet!Shkurt, hapja dhe çlirimi i universitetit jo vetëm ndaj kapitalit të huaj por dhe orientimi i tij drejt tregut.

Ky proces privatizimi i arsimit të lartë dhe shtrembërimi i shkencës behët edhe më i lehtë kur universitetet nuk kontrollohen drejtpërdrejt nga vetë shoqëria —sepse vetëm ajo mund të shprehë interesin e përgjithshëm— por nga elitat dhe grupe sociale brenda shoqërisë që shprehin interesa të veçantë, ose ekonomike (ndërmarrje shumëkombshe), ose kulturore (p.sh. organizata fetare ose vetë Kisha) ose politiko-ushtarake (Pentagoni amerikan). Çështja, rrjedhimisht, nuk është thjesht se nëse universitetet janë organe fitimprurëse, siç mbështesin elitat politike për të çorientuar kërkesën, por se nëse programet studimore dhe kërkimit përcaktohen përgjithësisht nga shoqëria se sa nga grupe të caktuara sociale me interesa të financuara të veçanta brenda saj, siç janë biznesmenët, “përfaqësuesit e tregut”, që parashikojnë “reformat” e Juntës parlamentare.[42] Universiteti publik, pavarësisht se quhet publik dhe mund të kompensohet në kërkesat e tij nga një qeveri, shoqëron privatizimin e dijes dhe burimeve të një vendi, meqënse çdo qeveri e integruar në globalizmin neoliberal (G/N) nuk ka asnjë mundësi të frenojë në njërën anë vërshimin e të rinjëve për të studiuar degë profesionale me qëllim që të punësohen në tregun e punës, kryesisht në shërbimet financiare, dhe në anën tjetër, të rrisë financimin e universitetit. Në të vërtetë, universiteti po i përshtatet klasave kryesore që ka krijuar objektivisht elita mbikombëtare: nën-klasës (të varfërve), klasës së mesme dhe mbiklasës (klasa e lartë). Por ndërsa klasa e mesme zakonisht zgjedh universitetin publik, ajo, si pasojë e politikave kursimtare që imponohen, është në tkurrje. Dhe ndërsa klasa e mesme tkurret në afatmesëm, njëlloj tkurret edhe universiteti publik, me pasojë të mëtejshme, paraqitjen e universitetit privat si panacenë e dijes dhe privatizimin e mëtejshëm dhe gradual të universitetit publik. Shkaku kryesor, rrjedhimisht, është orientimi i vendeve për t’u integruar në G/N. Ky proces dhe kjo dinamikë, përfshin të gjithë vendet e integruar në të.

Sigurisht, nga kjo dinamikë përjashtohen vendet që ruajnë balancë buxhetore. Gjermania, për shembull, megjithëse ka nënshkruar “Deklaratën e Bolonjës”[43] dhe ka themeluar shkolla të mesme private, të cilat subvencionohen nga shteti në rast se nuk mbulojnë dot shpenzimet administrative, sepse kanë tarifa shumë të ulëta, dhe mësuesit paguhen njëlloj si në shkollat shtetërore, dhe nuk ka themeluar ndonjë status të veçantë për “ekselentët”, sepse sipas studimeve ata mund të studiojnë në shkollat shtetërore njëlloj si gjithë të tjerët sesa në shkolla “elitë”, dhe vazhdon të jetë e përqendruar më shumë te mësimi sesa te kërkimet shkencore, dhe ka integruar vetëm pjesën që i intereson më shumë (veçanërisht diplomat e dy niveleve për “Bachelor” dhe “Master”, kryesisht sepse mundohet të tërheq studentët ndërkombëtar), por apektet e tjerë të “Bolonjës” i sfidon, veçanërisht lidhur me cilësinë e përvojës së studentit...do të ruajë dominancën e universitetit publik përsa kohë që ajo do të ruajë sufiçite boxhetore në kuadër të BE/Eurozonës. Nëse ajo shton deficitet e saj, universiteti publik do të kalojë pashmangshmërisht nga i njëjti proces. Në terma ekonomikë dhe administrativë reforma e qeverisë aktuale realizon disa objektiva njëherësh. Së pari, në nivel ekonomik dihet se oligarkia ekonomike zotëron dhe kontrollon mbi 95% të kapitalit të lëvizshëm. Me këtë kapital ajo jo vetëm që financon politikanët profesionistë dhe përparon interesat e saj afatgjatë por kërkon të debitojë, ndryshe nga Gjermania, për shembull, përmes kredive dhe bankave të nivelit të dytë studentët. Së dyti, në nivel administrativ, dihet se universitetin publik e frekuentojnë kryesisht dy shtresa sociale: e ulëta dhe e mesmja. Përqindja e studentëve në këtë universitet është rreth 79.5%. Ndërkohë që universitetin privat e frekuenton kryesisht shtresa e lartë. Kjo shtresë presupozohet se do të jetë pjesë e administrimit të (disa) ndërmarrjeve private dhe shumë institucioneve publike: sepse ajo buron nga mbiklasa aktuale. Do të ishte, rrjedhimisht, naivitet të besonim se studentët e universitetit publik do të mbizotëronin në administrimin e (disa) ndërmarrjeve private dhe administratën publike përkundrejt administratorëve të mbiklasës. Çështja, rrjedhimisht, është tejet serioze për studentët aktualë të universitetit publik: ata rrezikojnë t’i nënshtrohen diktatit të kredive dhe pushtetit të mbiklasës që në vitin e parë të universitetit. Domethënë, studentët e universitetit publik edhe nëse mbarojnë me sukses arsimin e lartë, ata do të përballen në të gjitha administratat —private e publike— me administratorët e mbiklasës. Kërkesa dhe beteja për universitet publik dhe falas, rrjedhimisht, është sa e domosdoshme aq edhe sublime dhe fisnike. Kështu në vend që qeveria aktuale të taksojë oligarkët vendor dhe të gjenerojë të ardhura të mjaftueshme për mbulimin e nevojave të universitetit publik, dhe paralel të propagandojë dizavantazhet tona në raport me shtetet e tjerë të BE-së dhe rajonit, me qëllim që të orientohet drejt krijimit të kushteve të barabartë ose thuajse të barabartë, për mos të thënë ‘avantazhues’ duke u bazuar në karakterisitikat tona ekonomike dhe kombëtare, ajo lejon oligarkët e huaj dhe vendorë të shumëfishojnë pasuritë duke dëmtuar seriozisht shumicën e popullit shqiptar dhe minuar sovranitetit kombëtar! Oligarkia vendore dhe e huaj, për më tepër, transformohet në një kredidhënës të përhershëm për arsimin, njëlloj si institucionet ndërkombëtare (FMN, BB etj.) për shtetet.                      

Parakusht, rrjedhimisht, i nevojshëm (por jo i mjafuteshëm)  për reformimin e arsimit të lartë përgjithësisht është subvencionimi i mjaftueshëm i didaktikës dhe punës kërkimore i cili kërkon taksim drastik (në praktikë jo në teori) mbi të ardhurat e larta dhe mbi fitimet. Por ky objektiv është i pamundur në kuadër të ekonomisë së tregut të ndërkombëtarizuar meqënse do të funksiononte si kundërnxitës për investimet, vendore dhe të huaja: sepse korporatat dhe oligopolet kërkojnë për herë dhe më shumë taksa të ulëta për të investuar. Ky kusht lidhet me vetë përmbajtjen e studimeve. Kështuqë reforma që propozohet nga Komisioni, të cilën e mbështetën pandroje disa “intelektualucë” midis të tjerësh edhe Kadareja, s’është asgjë tjetër veçse rezultati i pashmangshëm i politikave që ka adoptuar klasa politike shqiptare njëzetë e kusur vitet e fundit. Nuk mund, sigurisht, t’i atribuohet privatizimi i universiteteve dhe dijes, ekskluzivisht koalicionit qeveritar: sepse ai po i përshtatet kuadrit institucional që propagandon klasa politike dekadat e fundit falë dëshirës së popullit shqiptar i cili e donte Shqipërinë në vitin ’90...si “gjithë Europa”. Pyetja që shtrohet këtu është se sa të mundur e ka qeveria aktuale t’i shmanget këtij procesi. Përgjigjja është pozitive. Por asaj i mungon dija jo vetëm në lidhje me aspektin se çfarë duhet të bëhet (sepse edhe propozimet e Komisionit në shumicën e tyre janë copy-paste të daklaratës së Bolonjës), por edhe në lidhje me përfundimin e propozimeve dhe politikave që ajo imponon: sepse kur dihet përfundimi i një politike mund të thuhet se dikush gëzon njohuri (urtësi) shkencore.         

Ndërsa debati rreth “reformës” për Arsimin e lartë në Shqipëri vazhdon, pedagogët dhe studentët e Universitetit privat përqendrohen kryesisht te hollësitë (p.sh. te “rankimi”), ndërsa pala tjetër, te principet kryesorë (p.sh. “financa”). Dhe është e vërtetë se ‘financa’ luan rol vendimtar për arsimin dhe kritikët duhet të përqendrohet më shumë, meqënse mbi të mund të zhvillohen gjithë konceptet e tjerë universitar: sepse garantimi ekonomik i dijes është si kuraja e njeriut: baza lëvizëse drejt një objektivi të paracaktuar. Kur ajo është e paqendrueshme, ose parashikohet e tillë, thuajse njëlloj janë edhe propozimet.

Kështu, propozimi se Universitetit publik do t’i dalë “për zot” në financim edhe sektori “privat” jo vetëm që nënkupton privatizimin indirekt të tij por është kontradiktor: sepse kur shteti mundëson kapitalin e privatit në financimin e universitetit publik si sponsor të mundshëm, ai tregon dy “hile”: njëra sepse shteti nuk ka mundësi ose heq dorë të taksojë kapitalin privat, –ndaj dhe orientohet drejt Universitetit, dhe tjetra, të privatizojë indirekt Uni. publik! Në të vërtetë, të dyja “hilet” bashkëshoqërojnë njëra-tjetrën: sepse në kushtet ku gjendemi, politikisht dhe ekonomikisht, dihet se çdo vend ka krijuar një “oligarki politiko-ekonomike” dhe anasjelltas. Dhe fakti që atje ekziston një oligarki, qeveritë heqin dorë nga taksimi dhe shpallin pamundësi për të mbuluar nevojat e arsimit. Kjo në vetë-vete është “hile” e disafishtë. Problemi, rrjedhimisht, nuk është se universitetet private kanë dështuar dhe kërkojnë “subvencionim” nga qeveria, sepse Uni. private janë krijuar objektivisht për të mbuluar nevojat e klasës së lartë. Por është “minimi” i vetë Universitetit publik nga oligarkitë moderne. Mjafton të shkojmë pas në histori dhe të kuptojmë ndryshimet strukturore në Universitetin publik që ndodhën përgjatë konsesusit social-demokrat në Perëndim: sepse ndryshime të rëndësishme në programet studimore dhe kërkimore, gjithashtu dhe në funksionimin e Universiteteve, filluan të mishëroheshin pas Majit të ’68-tës në Perëndim, pjesa më e madhe të cilave u përmbysën më vonë brenda kuadrit të përgjithshëm të globalizmit neoliberal. Dhe fakti që ky “minim” është ndërmarrë në Perëndim nga oligarkitë përkatëse dhe ka zhvilluar “frutat” e tij —që janë “fruta” të njëjta gjithandej—, d.m.th. “shkencëtarë” konformistë...mjafton, të kundërshtohet kjo reformë. Sigurisht në draft-reformë ka disa principe të shëndosh (p.sh. përqindja e mësimdhënies dhe kërkimit shkencor) por, kërkimi shkencor ‘konformizohet’ kur pedagogu vendoset të konkurrojë me universitetet e tjerë dhe ur ka mbi krye një sponsor privat —një “sponsor” që dominon politikanët profesionistë në vendimet që marrin, e jo më pedagogët. Gjykoj se pavarësisht se në debatet televizive nuk mund të shpaloset gjithçka, pedagogët dhe studentët shpërnjohin jo vetëm “hilet” e sipërpërmendura por edhe tre aspektet që vijojnë:

  • gjëndja e përgjithshme e Uni. në Perëndim, e cila është mjerane (në kuptimin që nuk është shkencore, d.m.th. studimet “shkencore”, veçanërisht të shkencave sociale, janë të pjesshëm dhe zakonisht përqendrohen te ‘pasojat/faktet’ dhe te njeriu — jo te shkaqet sistemike, dhe nuk zgjerohen në studime duke përfshirë një përspektivë të qartë sistemike dhe, në përkeqësim;
  • “thurja” e draft-reformës mbi principet bazë të Deklaratës së Bolonjës (konkurrencë etj.), e cila, me rradhë, i është përshtatur kuadrit institucional të globalizmit neoliberal dhe dinamikës së tij;
  • dhe pritshmëritë e ekonomisë sonë në lidhje me krizën e përgjithshme në nivel botëror.

Në këtë dinamikë “profesorët” që kanë hartuar draft-reformën pjesa më e madhe e të cilëve punon në Uni. publik, dhe avokatojnë “mirësitë” e saj, bëjnë mirë që argumentojnë se ne duhet të kuptojmë se “ku jemi” me qëllim që të kuptojmë se “ku shkojmë”.[44] Por siç u analizua më lartë, përpara se të shkojmë të gjëndja aktuale e Uni. ne duhet të shkojmë te gjëndja aktuale politiko-ekonomike në raport me shtetet e tjerë dhe pastaj të propozojmë. Dhe fakti që këta “profesorë” kanë shpërnjohur —dhe për më tepër nuk përqendrohen tek “ontologjia sistemike dhe dinamika politiko-ekonomike”— tregon se ata ose me të vërtetë nuk kuptojnë ose bëjnë sikur s’kuptojnë! Për më tepër, sistemi i huave të studentëve, i cili u mishërua nga socilaliberalët e partisë Punëtore Britanike të Re për të zëvendësuar sistemin e vjetër të subvencioneve studentore që mbulonin përgjithësisht shpenzimet e studentëve, (të cilin e kishte adoptuar partia e Punës social-demokrate e kohës), jo vetëm që shtyn studentët dhe studentet për të punuar në bare dhe macdonalds –për mos të thënë në striptease dhe porno-industri- për të mbuluar të ardhurat e tyre, por i lë për më tepër me një borxh serioz në fund të studimeve.[45] Kjo ka, për sistemin, pasojën anësore të rëndësishme sociale të krijimit të një klase qytetarësh të nënshtruar të cilët luftojnë të shlyejnë jo vetëm borxhet e zakonshëm për të blerë shtëpi, automjet etj., por edhe borxhet e studimeve të Uni. – formula e përkryer për një qytetar pasiv metamodern që punon fort dhe, thjesht, shoqëron elitat: receta e njohur për “Ëndërrën” amerikane, e cila tashmë shpërhapet gjithandej.[46]

Shkurt, zgjidhja afat-shkurtër e financimit të Arsimit të lartë gjëndet te taksimi progresiv –në praktikë- mbi të ardhurat e një vendi dhe mbulimi i nevojave të Uni. Dhe zgjidhja afatgjatë e arsimit gjëndet te asambletë komunitare ku qytetarët vetë do të përcaktonin përmbajtjen e përgjithshme të programeve të arsimit dhe kërkimit, hollësitë e të cilëve do të përcaktoheshin në vazhdim nga asambletë e Mësuesve dhe studentëve. Në afat mesëm Uni. do të mund të kontrollohësh nga një konfederatë kombëtare të “bashkive” të reja, në të cilat asambletë e qytetarëve do të përcaktonin kuadrin e përgjithshëm të arsimit – dhe kryesisht qëllimin e tyre për të mbështetur përpjekjen për ndërtimin e një ekonomie të pavarur që do t’i shërbejë nevojave të qytetarëve në vend që t’i shërbejnë nevojave të shumë-kombsheve dhe bisnesmenëve të cilët do të përbënin këshillin privat të Uni.[47]

       Shkaqet e mosmobilizimit të studentëve

Megjithëse me pjesëmarrjen e studentëve në protesta duhet të jemi të kënaqur, të gjithë jemi të vetë-dijshëm se kërkohet pjesë-marrje më e madhe: sepse është ‘sasia’ që i tremb pushtetet joshkencore dhe jo cilësia. Shkaqet e mosmobilizimit të studentëve lidhur ne reformën në arsimin e lartë, rrjedhimisht, janë dy: njëri buron nga pedagogët, tjetri nga vetë studentët. Nga ‘pedagogët’ sepse supozohet se ata kanë nivel më të lartë teorik për të kuptuar reformat që imponojnë qeveritë joshkencore. Janë, në fjalë të tjera, emancipuar më shumë se studentët. Ndërsa ky është një aspekt shumë i rëndësishëm, tjetri është se padagogët e kanë për detyrë të ndjekin me vigjilencë dhe konsistencë çdo ndryshim social-strukturor, dhe veçanërisht pedagogët e Universitetit Publik, të cilët duhet të lexojnë, të shqyrtojnë dhe të kuptojnë reformat dhe, t’i transmetojnë aspektet dhe efektet e tyre te studentët. Fakti që studentët nuk mobilizohen mjafton për të kuptuar se pedagogët nuk e kanë lexuar reformën në fjalë. Në Durrës, për shembull, vetëm tre nga rreth 550 pedagogë e kritikuan reformën. Por edhe ata në aspekte teknike sesa në tërësinë dhe filozofinë e saj. ‘Mosmobilizimi’, rrjedhimisht, është simptoma, shkaku përfundimtar, janë pedagogët. Shkaqet lidhur me mosveprimin e  pedagogëve janë sërish dy: se ata punësohen pa nivel teorik dhe përmes proceseve që njohim, miqëve dhe ndonjë parapagimi të majmë për neofeudalët e sistemit, duke filluar nga Ministria e Arsimit dhe deputetët deri tek Rektorët dhe Dekanët. Shkaku i dytë është se ata, një pjesë e mirë e të cilëve zotëron aftësinë (virtytin) teorik, nuk kapërcen dot pragun e frikës: sepse siç më dëshmonte një pedagog në Universitetin e Durrësit, “ata kanë frikë”. Dhe është e vërtetë se frika luan rol vendimtar në mosveprimin e pedagogëve: dhe kur frika shoqërohet me shkakun e parë —me paaftësinë teorike— pedagogun s’e lëviz asgjë nga vendi: ai auto-izolohet, dhe është i dëmshëm njëherësh, për veten dhe shoqërinë. Kështuqë shkaku tjetër, që buron nga vetë studentët, është pasojë e mosveprimit të pedagogëve sesa shkak në vetë-vete. Kjo është arsyeja që studentët duhet të kuptojnë shkaqet dhe të sfidojnë pedagogët dhe të mos mjaftohen me “leksionet” e tyre por të hulumtojnë në pavarësi dhe të kuptojnë efektet e reformave: sepse ne lëvizim kur ‘kuptojmë’ se qepa po digjet. Por në këtë rast përfshihet më shumë nuhatja sesa mendja. Ndaj reformat kërkojnë mendjen për të kuptuar...se ne do të ‘digjemi’ të gjithë nëse nuk veprojmë. Në këtë kuptim, ‘kuptimi’ e reformave përbën parakushtin e mobilizimit të studentëve dhe të shoqërisë. Nëse, rrjedhimisht, do të kërkonim mobilizim masiv të studentëve dhe shoqërisë, ai kalon nga ‘kuptimi’ se çfarë shkakon reforma në fjalë, jo thjesht në nivel shkencor, meqënse shkenca do të diktohet nga “sponsorët”, dhe në nivel studentor, por edhe në nivel kombëtar: sepse minohet “nga benda” pavarësia jonë arsimore. Në këtë proces, nëse pedagogët nuk përfshihen në protesta, ata do të vulosin të ardhmen e tyre, të cilën do ta përcaktojnë studentët dhe ata pak pedagogë që mobilizohen dhe përfshihen në betejë.

Mbështetja e betejës së studentëve nga partia demokratike, në anën tjetër, e cila në doktrinën e saj përfaqëson pronën private, duhet të kuptohet si taktikë...përshtatje në dinamikat sociale: sepse përmes përshtatjes së saj ajo mundohet të përfitojë “pushtet social”: besim dhe vota. Kjo taktikë buron nga përvoja e saj: sepse ishte i njëjti popull që harroi tragjedinë e ’97-tës dhe e votoi sërish. Sidoqoftë, kohët kanë ndryshuar dhe studentët dhe pedagogët nuk do të ndalojnë te shfuqizimi i reformës në arsim: ata do të kërkojnë një qeverisje të re. Krijimi i një qeverije të re, të papërlyer me qeveritë e 25 viteve të fundit, bëhet e domosdoshme, jo vetëm sepse ato janë kurthuar në ideologjinë e integrimit në BE dhe globalizmin neoliberal, bashkë me popullin tonë, përmes të cilit imponojnë reforma të cilat nuk kanë asnjë mundësi për sukses, por edhe sepse nga qeveri joshkencore është e vështirë të vendoset drejtësi social-ekonomike. Sepse mungesa e mendimit shkencor krijon kushtet institucionale për imponimin e reformave kontradiktore, jo thjesht në terma ekonomikë por edhe demokratikë. Për shembull, reformat ekonomike që hartohen nga institucionet ndërkombëtare (FMN etj.) për vendin tonë, nuk përmendin asnjë teori sistemike për unionet ekonomike, siç është teoria ortodokse apo marksiste.[48] Në vend të këtyre teorive përmendin teorinë e “kapjes së rritjes”, e cila përputhet kryekëput me interesat e korporatave![49] Ndërsa lidhur me reformat ekonomike përdorin teorinë e sapo përmendur, për reformat demokratike nuk përmendin përqendrimin e pushtetit: në vend të saj përmendin “të drejtat e njeriut” të cilat i mbrojnë me “OJQ”, “shoqëri civile” dhe “gjykata” — domethënë, pretendojnë të “drejtat e njeriut” në kushte ku pabarazia e pushtetit është tejet e madhe dhe padrejtësia është themeluar. Katapultimet e shpeshta të qendrimeve të partive politike në pushtet tregojnë pikërisht karakterin joshkencor të partive: ato ndryshojnë qendrime politike jo vetëm sepse kërkojnë të riprodhojnë pushtetin e tyre por edhe sepse virtytin intelektual, dhe veçanërisht virtytin e drejtësisë, e kanë i pazhvilluar.[50] Për shembull, Shqipëria 25 vitet e fundit sundohet kryesisht nga tre individë: Berisha, Nano dhe Rama. Berisha ka mësuar se si të operojë ‘drejtë’ me pacientin dhe zemrën e tij. Nano se si të operojë ‘drejtë’ me financat e shtetit. Rama se si të operojë ‘drejtë’ me ngjyrat. Në të tre rastet virtyti i drejtësisë lidhet me një ‘art’ praktik dhe tejet të kufizuar në raport me sistemin dhe s’ka asnjë lidhje me virtytin e drejtësisë në nivel teorik dhe administrativ.

(Ri)kualifikimi i maturantëve: mashtrim apo padije?

Rama veproi, edhe një herë, si kretin, lidhur me “reformën” që lançoi beftas kryekriminelja e çarsimit. Jo vetëm sepse nuk procedoi nga diskutimi i saj me publikun/prindërit dhe veçanërisht me pedagogët dhe maturantët, një fakt që tregon se mungoi transparenca lidhur me shqyrtimin paraprak të saj, ndërsa pas lançimit na tregoi pa ndroje se reforma do të ketë transparencë...por propagandoi konceptin e “meritë-preferencës” që nuk përputhet jo vetëm me arsimin, sepse merita thjesht e shoqëron nxënësin dhe nuk duhet të parapërcaktojë jetën e tij universitare por as me ‘parapërlqimin’, sepse ajo shtrembërohet në procesin e ‘(ri)kualifikimit’: sepse në fazën e parë, sipas reformës, “më i miri” kualifikohet për katër degë dhe në fazën e dytë, do të zgjedhë ‘një’ degë! Por supozohet se një nxënës me rezultate të mira do të kualifikohet menjëherë bazuar në kreditet që parapërcaktohen për shkencat. Domethënë, kur nxënësi arrin një notë të lartë dhe plotëson ‘kreditet’ e paravendosur për një ‘shkencë’, kualifikohet automatikisht.

Kjo është arsyeja që nxënësi synon rezultate të larta: të ‘kualifikohet’ automatikisht në një shkencë ndërkohë që kjo duhet të jetë detyra e sistemit arsimor: të përparojë pa pengesa burokratike kualifikimin dhe mundin e nxënësve tanë. Dhe kjo është një arsye tjetër që ministrja përkatëse përfaqëson ‘çarsimin’: sepse “sfidon” kualifikimin automatik të nxënësit me një proces tjetër, me dy apo tre faza, dhe i shton karakterin e ‘transparencës’, ‘meritës’ dhe ‘preferencës’! Domethënë, nuk mjafton fakti që nxënësi kualifikohet automatikisht. Por ai duhet — sepse kualifikimi automatik, sipas kryeministrit, ka “interferenca të jashtme”, duke nënkuptuar se notat e nxënësve janë ‘manipuluar’ nga mësuesit dhe prindërit. Dhe kështu, ai krijon një filtër përfundimtar për të vërtetuar se nxënësi ‘meriton’ kualifikimin. Kështu në vend të ndreqë sistemin arsimor të ciklit të mesëm - krijon një “filtër” përfundimtar! Por sa mundësi ka ky “filtër” të kualifikojë drejtë maturantët kur kualifikimi nënkupton një proces të gjatë kohor mësim-marrës? Përgjigjja është se s’ka asnjë mundësi. Kjo është arsyeja që kualifikimi automatik dhe vlerësimi i drejtë i nxënësve duhet të jetë baza e çdo nxënësi dhe sistemi arsimor. Çështja, rrjedhimisht, nuk mund të zgjidhet me “rikualifikimin” e maturantëve: por me rikualifikimin e mësuesve ose edukimin e përhershëm të tyre. Për këtë të fundit, dimë se e njëjta ministre, në mes të vitit 2016-të, zhvilloi një rivlerësim të mësuesve dhe supozohet se i ka rikualifikuar. Gjykuar nga mënyra se si u ‘rikualifikuan’ —me shkrim— mund të themi se rikualifikimi është i çalë: sepse nuk konsideron anën tjetër të aftësisë teorike të mësuesit: praktikën. Sepse është kjo e fundit që tregon sesa vend ka bërë teoria në shpirtin e çdo mësuesi. Sidoqoftë, le të supozojmë se ‘rivlerësimi’ i mësuesve është objektiv/i drejtë, meqënse kështu na e paraqet ministrja dhe kryeministri: pse dyshohet, atëherë, vlerësimi i këtyre të fundit për nxënësit kur ata janë ‘rivlerësuar’ ose ‘çertifikuar’?

Qartësisht, nuk bëhet fjalë për ‘vlerësim’ më të drejtë të maturantëve. Kjo është arsyeja që ky proces nënkupton “skarcimin” e “më pak të mirëve” dhe orientimin e tyre drejt universiteteve private pavarësisht se ministrja çirret duke na “siguruar” se ka vende për të gjithë. Rama, ndërkohë, u mundua të na bindte se ky proces synon të nxisë konkurrencën, e cila “diktohet nga rezultatet” dhe jo nga “interferenca  të jashtme”! Konkurrenca tre-vjeçare, në fjalë të tjera, nuk mjaftoi: tani duhet të sajojmë edhe një tjetër që të sigurohemi se kemi zgjedhur më të “mirët” për universitetin publik! Por përtej faktit që kjo qasje krijon një oligarki studentore në universitetin publik, më të “mirët”, ose “ekselentët”, siç i quan elita jonë, janë një tjetër mit. Nuk është e rastit që Gjermania nuk e përdor këtë koncept. Dy janë arsyet kryesore: sepse ne bëhemi të ‘shkëlqyr’ me kalimin e kohës dhe teoria as është e plotë as mjafton. Dhe sepse zhvillimi i nxënësve është i pabarabartë për arsye biologjike dhe sociale. Për të njëjtën arsye —pabarazisë në zhvillim— universiteti duhet të qendrojë i hapur për të gjithë maturantët dhe për të gjitha moshat. Por atje qendrojnë edhe dy arsye të tjera: njëra lidhet me të parën...se të “shkëlqyerit” mësojnë kryesisht përmendësh sesa me arsye. Kjo e fundit përdoret kryesisht pas përfundimit të studimeve universitare përmes të cilëve supozohet se studentët kanë mësuar të përdorin veglat teorike për çdo shkencë - nëse pedagogët kanë mësuar t’i përdorin ato. Dhe tjetra, me njohurinë: kjo e fundit varet nga mësimi i veglave teorike dhe përdorimi i tyre në shkenca. Një arsye e pestë lidhet me vetë maturantin: se kur ai konsiderohet i “shkëlqyer” – nuk bart asnjë nxitje të bendshme për të zhvilluar shkencat në të cilat supozohet se ka “shkëlqyer”.    

Është e qartë se “reforma” në tërësinë e saj është një tjetër parodi dhe iluzion. Krahas kësaj, pamë, edhe një herë, parodinë dhe hipokrizinë e pornogazetarisë lidhur me “debatet publike”, e cila jo vetëm që çorientoi lidhur me arsyet e vërteta se përse u futë kjo “pykë” në këtë proces por ftoi njerëz që nuk kanë kritikuar as anën teorike as kanë protestuar në ndonjë shesh për të. Në vend të ftojnë veprimtarët politikë që kritikojnë vendimet politike të qeverisë aktuale dhe protestojnë kundër tyre, ftojnë zagarë dhe militantë të partive në pushtet që s’kanë as aftësi kritike dhe rrjedhimisht as guxojnë të protestojnë. Njëlloj si në rastin e kryekrimineles së çarsimit, dhe kryeministrit, i cili vrapon të mbulojë çdo marrëzi të ministrave të tij, në vend t’i kritikojë (si mund t’i kritikojë, fundja: kritika kërkon dije dhe ngasa dimë kryeministri katapultoi nga administrator i ngjyrave dhe penelave në administrator bashkie dhe tani i shtetit pa proceduar nga teoria administrative e cila mësohet përmes filozofisë politike dhe pratika...), që herë tjetër të mos gabojnë, padija çon në mashtrim dhe ky i fundit në reagim: kjo është arsyeja që individët që kritikojnë politikat por dhe protestojnë për to janë të vyer dhe duhet të jenë të parët në debate publike. Por pornogazetaria shqiptare, e lidhur si mishi me thoin me kulisat e partive, sepse përmes tyre kompensojnë paaftësinë e financimit të masmedias, fton të njëjtët pavarësisht se kontributi i tyre për këtë çështje është zero dhe përgjithësisht roli i tyre në politikë ka qenë kriminal. Si të tilla, ato riprodhojnë padijen dhe krimin! 

Çfarë i duhet “Akademisë së Shkencave” dhe pse u shkatërrua figura e Mësuesit?

Pas rikualifikimit të mësuesve, universiteteve dhe maturantëve, qeveria “Rama” u gjend në një shtjellë tjetër që me shumë gjasa nuk e nxiti ai: në reformimin e akademisë së shkencave. Shtjella filloi me letrat dhe lutjesoret publike të  jerondokracisë akademike kundrejt Ramës. Edhe në këtë rast, përballemi me dy palë: në njërën anë ‘akademikët’, dhe në anën tjetër, qeverinë “Rama” ose vetë Ramën që s’ka as dijen teorike e as empirike për ta ‘reformuar’ akademinë. Duke shpërnjohur këtë fakt, akademikët iu lutën Ramës që ai t’i reformonte! Nga disa letra dhe lutjesore (Fuga etj.) që ndoqa kuptova se “akademikët” nuk dinin se ç’donin. Kërkonin nga Rama që t’i reformonte pa i treguar se çfarë të “reformonte”! Dhe për t’i “reformuar” kërkonin të takoheshin dhe dialogonin. Mirëkuptimin tim se janë kërcënuar dhe çensuruar nga pushteti politik e kanë. Por të mos kenë kuptuar kaq kohë se çfarë i duhet Akademisë – është e dhimbshme dhe e papranueshme. Dhe ja si mund të kthehet akademia në qendrën e shkencës së dëshiruar:

Së pari, duhet të kuptojmë se natyra e akademisë shekullin e kaluar ishte ‘natyraliste’. Domethënë, kishte marrë orientimin shkencor që mori sistemi: u përqendrua kryesisht (për mos të thënë tërësisht) në shkencat e natyrës. Vitet e “demokracisë” përfaqësuese dhe kapitalizmit ajo u përqendrua kryesisht në shkencat sociale. Kujtoj se historia –siç është konceptuar— nuk është shkencë. Por përshkrim i një dinamike (të një populli apo individi). Kështuqë historianët e akademisë nuk mund t’i klasifikojmë si “shkencëtarë”. As albanologjia ose gjuhësia në përgjithësi nuk është shkencë. Se cilat disiplina mund të konsiderohen shkencë dhe pse - e ka bërë të qartë babai i shkencës: Aristoteli. Mjafton ta studiojmë. Kështuqë studimet e shekullit të kaluar që kanë dalë nga akademia e shkencave (histori; agronomi etj.) nuk kanë patur karakter “shkencor” por “disiplinar”. Domethënë, kanë qenë studime të përqendruar në disiplina të veçanta dhe nuk kanë qenë sistemike — domethënë, një gërshetim i shkencave sociale me shkencat natyrale. Për shembull, të studiosh agronomi, pa studiuar sociologji dhe anasjelltas, është “dritë” e kufizuar. Shkurt, akademia operonte në një “eskstrem” disiplinor dhe shkoi në një “ekstrem” tjetër. Njerëzit që vlerësojnë dhe gjykojnë punët ‘shencore’ rrjedhimisht, janë me dije të pjesshme shkencore, sidomos në shkencat sociale. Si mund, fundja, të gjykojë drejtë një punë shkencore të shkencave sociale një njeri që është kualifikuar në shkencat e natyrës dhe anasjelltas? Qartësisht, Akademia e Shkencave duhet të krijojë një balancë mes studiuesve të shkencave të natyrës dhe shkencave sociale në punëtorinë e saj. Nga kjo ‘balancë’ mund të pretendohet një lloj objektiviteti në vlerësimin dhe akreditimin e punëve shkencore.

Së dyti, akademia e shkencave ka trashëguar një traditë organizative hierarkike dhe nuk do të ishte e çuditshme që ajo të kërkojë “reforminim” e saj nga Rama. Domethënë, kuadri operativ ka qenë gjithnjë i diktuar nga pushteti politik. Dihet se pushteti politik –sidomos pushtetet shumë dekadashe- kërkojnë një individ për t’u marrë vesh për orientimin e saj shkencor. Kështuqë kryetari i akademisë do të ishte me autonomi të cënuar pavarësisht se si mund të zgjidhësh: demokratikisht (nga punëtorët e akademisë) apo i emëruar nga pushteti politik. Zgjedhjet e fundit, për shembull, ishin jodemokratike: sepse u vetë-propozuan (në djeninë time) krerët e akademisë për t’u rizgjedhur! Kjo është një praktikë që ndjekin dhe partitë. Por me disa ndryshime. Kryetari i një partie miraton kandidimin e një individi dhe populli voton. Apo rasti i krijimit të qeverisë “Rama2” ku Rama vetë i zgjodhi dhe vetë i emëroi...ministrat. Këto janë praktika ekstremisht jodemokratike dhe jopedagogjike: sepse që të sigurohet një shkallë e lartë ‘autonomie’ ose ‘pavarësie’ e institucioneve publike (dhe jo vetëm, por dhe të sigurohet meritokracia dhe drejtësia) kandidatët propozohen nga vetë trupa e institucionit përkatës, shqyrtohen nga vetë ata kontributet, cilësitë ose virtytet e tyre dhe kështu kalojnë në votëbesim. Të hamendësosh se këtë praktikë nuk e njohin “akademikët” tanë, do të ishte spekulative. Por kur nuk e shikojmë të parashtruar në letrat e tyre përfundojmë se nuk e njohin. Këto praktika –në të vërtetë- njihen kryesisht nga filozofia politike. Akademisë sonë kjo disiplinë i mungon. Shekullin e kaluar kishin Marksin. Mirëpo Marksi nuk i ndihon me literaturë organizative dhe demokratike. Kështuqë kanë mbetur “jetimë” dhe në duart e “reformave” të Ramës apo çdo “rame” që mund të vijë nesër!

Efekti që kishte Akademia e Shkencave në socializëm tek mësuesit ishte i madh; roli i saj ishte shkencor dhe nga ajo kërkohësh puna teorike për gjithë sistemin: edhe nëse mësuesit ‘çalonin” në shkencë, dinamika që krijonte Akademia në raport me sistemin ishte e tillë që të “shkencëronte” edhe mësuesit. Dihet se mësuesit e cikleve të ulët janë pasivë në dije — në kuptimin se roli i tyre është të transmetojnë dijen e librave që parashtronte akademia e shkencave. Në këtë kuptim ata me të vërtet nuk bëheshin dot aktivë — domethënë prodhues të dijes ose rishikues të saj por dinamika që krijohësh mes akademisë, mësuesve dhe sektorëve të ekonomisë, kishte efekt edukativ për mësuesit. Me prishjen e rolit të Akademisë së Shkencave, ose degjenerimit të saj në një institut pa identitet (orientim shkencor) dhe pa demokraci institucionale (vendime dhe zgjedhje demokratike), degjeneroi dhe figura e mësuesit: ata u bënë edhe më pasivë në dije. Rolin e akademikëve e morën ‘opinionistët’ e televizioneve private. Nuk është e rastit që mësuesit dhe më shumë pedagogët citojnë në mësimdhëniet dhe “doktoraturat” e tyre pikërisht opinionistët e tipit Bushati, Lubonja etj. Figura e mësuesit rrjedhimisht do të rifitonte autoritet vetëm nëse ata do të kishin një akademi shkencore të mirë-orientuar dhe mirë-administruar. Ndryshe, çdo lloj “reforme” në sistemin arsimor (duke hequr një prift dhe vendosur një hoxhë) do të ishte pa asnjë efekt qoftë për sjelljen e mësuesve dhe pedagogëve qoftë për shoqërinë.             

Përmblethtas, Akademia e Shkencave ka dy probleme kryesore: njëri buron nga orientimi i saj (përbërja e punëtorisë akademike nuk është në respekt të shkencave sociale dhe natyrale...të balancës së tyre) dhe tjetri nga mungesa e kuptimit të formës organizative të institucionit përkatës. Gjykuar nga kjo gjendje dhe nga mendësia e Ramës —në terma shkencorë dhe demokratikë Rama është më keq se akademikët— Akademia e Shkencave ka shumë pak mundësi për t’u përmirësuar dhe për të na sjellë punë të dobishme për popullin dhe jetën që na rrethon. Gjykuar nga politikat që ka ndërmarrë qeveria “Rama” në sektorin e arsimit, dinamikave që janë krijuar dhe padijen e tij, akademia e shkencave mbeti pa fond: sepse Rama ndërpreu mbulimin e shpenzimeve të saj për vitin 2018-të dhe ia dha ato ministrisë së arsimit për “kërkime shkencore”. Ky veprim —se sa i drejtë është— duhet parë nga sistemi që është krijuar dhe orientimi që i ka dhënë qeveria “Rama” arsimit: ai do t’i shërbejë tregut të marketingut. Në fjalë të tjera, studentët e kualifikuar do t’i shërbejnë nevojave të tregut (ndërmarrjeve private; bankave etj.). Kështuqë dhe kërkimi “shkencor” në këtë sektor do të përqendrohet. Parë nga perspektiva e donatorëve dhe sponsorëve të studimeve në universitete —se ata mund të dhurojnë dhe sponsorizojnë studime vetëm në universitet dhe jo në akademinë e shkencave— veprimi i Ramës është i dëshirueshëm: sepse kështu ministria e arsimit merr autoritetin e akademisë dhe sponsorizimet private spikaten dhe nderohen më shumë. Por parë nga perspektiva e popullit —se ‘sponsorë’ dhe ‘donatorë’ në universitet do të jenë dhe të huaj, shumë shpejt do të shohim “teza” të tjera “shkencore” —të sponsorizuara nga të huajt— që minojnë edhe më shumë homogjenitetin dhe sovranitetin e tij.             

*Studimi është shkëputur nga një studim më i gjerë me titull, 'Nga keq-edukim në arsim demokratik', i cili synon të kontribuojë në jetën tonë dhe jetën universitare. Për herë të parë është publikuar në vitin 2013-të. Autori e paraqiti edhe në disa Universitete për t'u akredituar si bazë mësimore -meqënse u mungojnë studimet- por edhe sot e kësaj dite s'është bërë asnjë përpjekje nga strumbullarët e sistemit për ta integruar! Shkaqet, besoj, kuptohen...     

 


[1]Privatizimi i arsimit të lartë: shkaqet dhe pasojat, Dita, 25 Mja 2014.

[2]E kush ka frikë nga modeli anglosakson në arsimin e lartë? Endrit Shabani, Shqip, 18 Maj 2014.

[3]From (mis)education to Paideia, TAKIS FOTOPOULOS,The International Journal of INCLUSIVE DEMOCRACY, Vol. 2, No. 1 (September 2005).

[4]Universities should ditch the talk of investing in the future, Simon Jenkins, The Guardian, 23 October 2013.

[5]The academic fat cats, The Independent, 02 January 2014. For example, 46 colleges in the US paid their vice-chancellors over $1,000,000 (£640,000) in 2011 and the average salary amongst the eight research intensive universities of Australia was more than A$900,000 (£613,000) in 2012.”

[6]Overseas students contribute £2.3bn a year to UK, says study, FT,May 18, 2015.

[7]EU referendum: Brixit would result in major funding blow to universities, The Independent, 12/ 11/ 2015.

[8]Every scholl to become an academy, BBC, 15 March 2016.

[9]The war against humanities at Britain's universities, Alex Preston, The Observer, 29 March 2015.

[10]Dons, donors and the murky business of funding universities, FT, 28 October 2017.

[11]Shih Nga keq-eduktim në arsim demokratik.

[12]How the cost of a degree is now £100,000, The Independent, 09 December 2012.

[13]Kufi për rrogat e menaxherëve.DW, 05.03.2013.

[14]A wealth of inequalities bodes ill, FT,March 8, 2013.

[15]The State, The Market & (mis)Education, TAKIS FOTOPOULOS,Published in Defending Public Schools [Four Volumes], edited by David A. Gabbard & E. Wayne Ross (Praeger, 2004).

[16]Schooltutoring, The rising cost of higher education.

[17]Sir John Major attacks 'truly shocking' privilege of privately educated elite, The Independent, 11 November 2013.

[18]The lost generation, The Independent, 11 November 2013.

[19]Cries for help soaring among Oxford’s bright young minds, The Times, March 13 2015.

[20]  The privatisation of higher education is forcing out poorer students, Michael Chessum, The Guardian, 10 July 2012.

[21]Riddling sums, The Economist, Oct 12th 2013.

[22]The problem with education? George Monbiot,The Guardian, 7 October 2013.

[23]How to invest in babies, Simon Kuper, FT, October 16, 2015.

[24]Private school children will earn £200,000 more on average than state-educated kids by 42, The Independent, 03 July 2014.

[25]Why the United States is destroying its education system, Chris Hedges, Truthdig, Apr 11, 2011.

[26]The Campus Tsunami, DAVID BROOKS, NYTimes, May 3, 2012.

[27]The Great Stagnation of American Education, ROBERT J. GORDON,N.Y. Times, September 7, 2013.

[28]Education Inc. RT, 21 Dec, 2015.

[29]US universities’ endowments shrink investments lose money, FT,

[30]The case for raising the student borrowing age in the US, FT, February 20, 2015.

[31] Debt hangover ruins the American dream, FT,May 7, 2015.

[32]Datawatch: US school performance lags behind, FT, 03 Feb 217.

[33]Do online courses spell the end for the traditional university? The Observer, 11 November 2012.

[34]Webometrics: a Tool to Assess the Scientific Assets of Universities,RIAC, 15 april 2014.

[35]Unless we change the way we fund universities, our system will collapse, The Observer, 13 October 2013.

[36]Wold development indicators. Table, 2.11.

[37]Programi i zhvillimit profesional për marrjen e shkallëve të kualifikimit të mësuesve të lëndës “TIK”, 2017, Ministria e arsimit dhe sportit, instituti i zhvillimit të arsimit.

[38]Raporti i parë për reformimin e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencore, Tiranë, Janar-Prill 2014. Tabela 3.1, f, 13.

[39]Η ΕΛΛΑΔΑ ΩΣ ΠΡΟΤΕΚΤΟΡΑΤΟ ΤΗΣ ΥΠΕΡΕΘΝΙΚΗΣ ΕΛΙΤ: Η ανάγκη για άμεση έξοδο από την Ε.Ε. και για μια Αυτοδύναμη Οικονομία, Takis Fotopoulos, ff, 211-213.. Greqia si Protektorat i Elitës Transnacionale: Nevoja për daljen e menjëhershme nga BE dhe për një Ekonomi të Pavarur. Publikuar Tetor 2010, nga shtëpia botuese Gordhios.

[40]Nga i njëjti Raport, f, 26.

[41]Po aty, f, 33.

[42]Nga referenca ‘2’, f, 214.

[43]Recommendation of the 15th General Meeting of the German Rectors’ Coference (HRK) on 19 November 2013 in Karlusruhe, European Study Reform, 19 Novemer 2013.

[44]Këtu e kam fjalën për debatin televiziv në “Opinion” ku një “profesor” mbronte argumentin se ai njihte gjëndjen aktuale dhe si pasojë, propozonte rrugëzgjidhje! 

[45]The Student Debt Crisis, Center for american progress, October 25, 2012. Gjithashtu, Global Debt patterns, An international comparision of student loan burdens and repayment conditions, Alex Usher, September 2005, Canadian higher education report series.

[46]Systemic aspects of academic repression in the New World Order, TAKIS FOTOPOULOS, The International Journal of INCLUSIVE DEMOCRACY, Vol. 4,  No. 4 (October 2008).

[47]Η ΕΛΛΑΔΑ ΩΣ ΠΡΟΤΕΚΤΟΡΑΤΟ ΤΗΣ ΥΠΕΡΕΘΝΙΚΗΣ ΕΛΙΤ: Η ανάγκη για άμεση έξοδο από την Ε.Ε. και για μια Αυτοδύναμη Οικονομία, Takis Fotopoulos, f, 217.

[48]Kaosi i shkencave në modernitet...

[49]Shih për shumë, Kriza shumë-dimensionale.

[50]Shih për më shumë, Administrimi publik dhe i ndërmarrjeve...   

Më Të Lexuar

  • Viewed
  • Past:
  • Dita
  • Java
  • Muaji
Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA