...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Ngritja e hegjemonisë gjermane në skakierën europiane dhe e ardhmja e kombeve europian (1)

Ky studim është pjesa e parë e një studimi për Gjermaninë dhe synon të tregojë të ardhmen e saj social-ekonomike dhe popujve europian

Ylli Përmeti

25/09/2017 - 12:35

Propozimet dhe tezat financiaro-ekonomike për zgjidhjen e krizës në Eurozonë

Ish-presidenti i Komisionit Europian, Barroso, për krizën e eurozonës propozoi tre rrugëzgjidhje: a) zëvendësimin e bondeve shtetërore me eurobonde të cilët do të kenë si garanci eurozonën; b) zëvendësimin e pjesshëm të bondeve qeveritare me garanci eurozonën dhe c) zëvendësimin e pjesshëm të bondeve qeveritare por pa garancinë e eurozonës. Propozimi i parë dhe i dytë kërkon ndryshimin e Traktatit; ndërsa propozimi i tretë nuk ka nevojë për ndryshimin e Traktatit.[1] Martin Wolf, komentatori ekonomik i Financial Times në Britani, argumentoi se nëse Banka Qendrore Europiane zbaton përshtatjen (adjustment) aktuale ajo do të ndeshet me tre alternativa: një anëtar të depresuar në mënyrë të përhershme; një anëtar me mbështetje financiare të jashtme të përhershme; ose një anëtar dalës (exited). Ai sqaron se përse situata aktuale është e tillë në Europë; dhe citon tre arsye: a) investitorët kuptojnë se një numër i konsiderueshëm i vendeve të Eurozonës është e mundur për të kapitulluar sesa më parë; arsyeja e dytë është se vendeve sovrane të Eurozonës u mungon një huadhënës i zgjidhjes së fundit (“last resort”); dhe se atje është një rrezik zhbërjeje.[2]

 Propozimit të Barosso-s, Merkeli si fillim iu përgjigj me kritikë dhe me një ‘Jo’ të madhe, duke anuar nga disiplina fiskale. Një ditë më pas, pasi takoi homologët e saj, Sarkozi dhe Monti, doli me një deklaratë të përbashkët duke thënë se situatës europiane i imponohet ndryshim i Traktatit por pa specifikuar se përse dhe për cilën çështje! Kjo është arsyeja që Merkel kundërshtoi Francën, e cila mbështet emetim të eurobondeve, me qëllim që të ndihmojë qeveritë për të dalë nga reçesioni - një politikë që mbështetet edhe nga Mario Monti, presidenti i Bankës Qendrore Europiane. Problemi me eurobondet është se ato blihen nga qeveritë kundrejt një ‘kolaterali’ kombëtar dhe meqënse qeveritë (jo konkurrente) nuk kanë asnjë mundësi të reduktojnë borxhet (përjashto, politikat e kursimit), ato do të shesin pronat publike te kapitalistët e mëdhenj. Kjo nënkupton se Monti, me politikën e bondeve, gradualisht blen shtetet; njëlloj siç ndodh kur një bankë konfiskon debitorët! Por Merkel po shkon drejt zgjidhjes bankare — d.m.th do të kontrollojë përmes sistemit bankar më shumë tregun, dhe jo te zgjidhja politike. Këtë e vërteton edhe një raport i fundit, ku Merkeli theksoi krijimin e një unioni fiskal, politikë të përbashkët buxhetore dhe union politik. Me ‘union politik’ këtu nënkuptohet se Evropës duhet t’i kalojnë më shumë kompetenca kombëtare dhe BE-së duhet t’i akordohen më shumë mundësi kontrolli.[3]Këtë zgjidhje e mbështet edhe Sorosi por me disa dallime. Së pari, Sorosi argumenton se shkaku i krizës në Eurozonë është mungesa e pavarësisë monetare dhe primi mbi borxhet, jo pamundësia e vendeve periferike dhe gjysmë-periferike për të konkurruar me vendet metropole. Siç citon ai:  

Vendet e zhvilluar që kontrollojnë devizën e tyre, nuk kanë arsye që të kapitullojnë; ata gjithnjë mund të printojnë pará. Deviza e tyre mund të zhvlerësohet, por rreziku për të kapitulluar është praktikisht inekzistent. Ndryshe nga këta, vendet më pak të zhvilluar që marrin hua në devizë të huaj duhet të paguajnë prim që reflekton rrezikun e kapitullimit. Për t’i bërë çështjet më keq, tregjet financiarë mund të shtyjnë këto vende drejt kapitullimit përmes “grabitjeve të ariut”—duke shitur bondet e këtyre vendeve, duke shtyrë koston e borxheve më lartë, dhe duke riforcuar frikën e kapitullimit të penguar...fatkeqësisht, qoftë edhe ndërhyrja e pakufizuar mund të mos jetë e mjaftueshme për të parandaluar ndarjen e eurozonës në kreditorë dhe vende debitorë për t’u bërë e përhershme. Ajo nuk do të eliminojë rreziqet e primit, vetëm sa do t’i ngushtojë ato dhe kushti që do të imponohet mbi vendet e debituar nga EFSF që është e mundur t’i shtyjë ata në një grackë deflacioniste. Si pasojë, ata nuk do të jenë të aftë të rifitojnë konkurrencën derisa ndjekja e reduktimit të debitit përmes kursimit është braktisur.[4]

Megjithëse kjo është një e vërtetë, atje është një vërtetë më e madhe, të cilën Sorosi nuk e përmend, se vendet e Eurozonës kurrë nuk do të mund të konkurrojnë përsa kohë që Sorosi dhe të tjerë si Sorosi, janë të aftë të monopolizojnë tregjet. Në fjalë të tjera, korporatat e Sorosit janë të pakonkurrueshme nga vendet e vegjël në G/N. Si pasojë, ai propozon rrugën e cila paraqitet në dy alternativa, se: (1) Gjermania duhet të vendosë se nëse do të bëhet një hegjemone mirëbërëse (2) ose të largohet nga euro. Alternativa e parë, sipas tij, do të ishte më e mira. Kjo do të kërkonte dy objektiva të rinj që janë në mospërputhje me politikat e tanishme: 1. themelimin e një fushë-loje midis debitorit dhe vendeve kreditore, e cila do të thoshte se ata do të kishin mundësi për të rifinancuar debitin e tyre qeveritar në terma pak a shumë më të barabartë. 2. duke synuar në rritje ekonomike nominale mbi 5 përqind me qëllim që Europa mund të rrisë rrugën e saj jashtë barrës së debiteve eksesivë. Kjo kërkron një nivel më të lartë inflacioni se sa Bundesbank mund të mbajë. Kjo mund të kërkojë gjithashtu një ndryshim traktati dhe një ndryshim në kushtetutën Gjermane.[5]

Me qëllim që ta arrijë këtë objektiv Sorosi propozon krijimin e një Kambiali Reduktues Debiti, një detyrim i përbashkët i vendeve anëtare—dhe kalimi mbi fitimin e financës së lirë te vendet në fjalë, i cili synon krijimin e një ure për paraqitjen e Eurobondeve dhe, pas një moratoriumi të paktën pesë vjeçar mbi vendet e debituara, mbi 60%, ata do të arrijnë konkurrencë dhe rritje ekonomike mbi 5%! Propozimi tjetër i Sorosit lidhet me daljen e vullnetshme dhe të kontrolluar të Gjermanisë nga BE-ja dhe lënien e vendeve të tjerë në një union të vetëm pa Gjermaninë. Sepse, sipas tij, Gjermania me politikat e saj varfëron periferitë. Dhe kjo është e vërtetë. Por Sorosi jo vetëm që nuk përmend shkakun e vërtetë të krizës, që është kryesisht mbajtja e rrogave dhe çmimeve nën kontroll, me qëllim që tipikisht BQE-ja të kontrollojë inflacionin, i cili, momentalisht (Mars 2014) është më i ulët se objektivi i vendosur (nga 2% në 0.8%), një objektiv që realizohet përmes konkurrencës, e cila në BE është e pabarabartë midis Veriut dhe Jugut,[6]në të vërtetë, synon që unioni i ri të zbatojë politikat që sugjeron ai — domethënë, përdorimin e eurobondeve dhe fryrjen e tregut me devizë të re të pakontrolluar, ndërkohë që ai merr pjesën e luanit, meqënse tashmë ai dhe të tjerë ka monopolizuar mekanizmat bazë të tregut ndërkombëtar të marketingut (hedge funds etj.).

Krahas “tezës” së Sorosit qëndron teza e të “Majtës” europiane, e cila nuk ndryshon shumë, për mos të thënë aspak, nga qasja e përgjithshme e Sorosit. Përgjithësisht e “Majta” europiane, ose globaliste, shprehet jo vetëm përmes partive por edhe përmes protagonistëve që shkruajnë intesivisht në gazeta të “majta” dhe mbikombëtare, siç është “The Guardian”, “Le Monde diplomatique” etj. Në vija të përgjithshme, këto gazeta, udhëheqin “të majtën” rreth botës. Dhe ‘udhëheqje’, mes të tjerash, do të thotë edhe orientim drejt disa tezave të (para)caktuara. Teza e parë, që promovohet fuqishëm nga masmedia mbikombëtare është “teza” e Zizekut. Në të vërtetë, Zizeku jo vetëm që “tezë” të plotë nuk ka zhvilluar rreth krizave moderne dhe post-moderne por nëse gjykojmë nga ato që shkruan lartë e poshtë, ai jo vetëm që nuk shqetësohet për shkaqet e vërtetë të krizës së fundit (sigurisht, përjashtojmë këtu “politikat kursimtare”, që sipas tij janë “shkaku” i krizës, të cilat, në të vërtetë, janë pasojë i orientimit të përgjithshëm të vendeve të integruar në G/N, sepse qeveritë post-moderne braktisën principet bazë të Keinsit bashkë me konsesusin social-demokrat. Një ndër ta ishte “inflacioni i kontrolluar”. Në vend të tij, siç kam treguar në vend tjetër më hollësisht,[7]qeveritë marrin borxhe në tregun ndërkombëtar të marketingut me pasojë zhytjen e qeverive dhe qytetarëve në borxhe, dhe me pasojë të mëtejshme, adoptimin e politikave kursimtare...) por ai nuk di as edhe se çfarë duhet të bëjnë “të majtët” dhe si t’i zgjidhin krizat![8]Pas tij vjen Janis Varufakis, një profesor grekë që banonte dhe punonte në Australi përpara se të përfshihësh në qeverinë e Syriza-s. Ai promovohet gjithandej edhe për shkak të krizës greke. Qasja e tij, lidhur me krizën që ka shpërthyer gjashtë vitet e fundit në Greqi, BE dhe rreth botës përgjithësisht, jo vetëm që shpërnjeh shkaqet e krizës (për mos të përmendur shkakun përfundimtar), por ai propozon se “shpëtimi” i Greqisë gjëndet në BE dhe kjo e fundit, do të “shpëtojë” vetëm nëse bashkohet sistemi bankar europian i cili duhet të shpërndajë fonde në tregjet përkatëse, jo përmes qeverive kombëtare![9]Në fjalë të tjera, ai nënkupton atë çka propozohet nga E/M dhe disa “ekonomistë” ortodoksë që promovohen nga masmedia — domethënë, eliminimin e bankave qendrore shtetërore dhe themelimin e një sistemi bankar privat![10]

Pas tij, vjen Kostas Duzinas, një profesor i drejtësisë në Universitetin e Birkbeck-ut të Londrës, në të cilin punon si drejtor i institutit të studimeve klasike edhe Zizeku, i cili, njëlloj si Zizeku dhe Varufakis, mbështet “revoltat” spontane në sheshet arabe, greke, turke etj. Këto protesta, sipas tij, ‘përbëjnë një kundër-pushtet, të cilat ndajnë hapësirën sociale midis “nesh” dhe “atyre”. Hamendësisht mes të “majtëve” që protestojnë dhe të djathtëve që sundojnë. Për më shumë, ai argumenton se filozofia ka përgjegjësi për të eksploruar kthimin bashkohor të rezistencës dhe të zhvillojë një analizë rreth saj. Kjo është qasja e përgjthshme në librin e tij të fundit. Duzinas, në fjalë të tjera, ndërsa orienton filozofinë bashkohore drejt analizës së “rezitencave”, mbështet protestat spontane, sepse sipas tij ato përbëjnë një formë të “demokracisë direkte”. Dhe ai propozon: ‘ajo çfarë ka nevojë sot e majta nuk është një model i ri partie ose një teori gjithëpërfshirëse. Ajo ka nevojë të mësojë nga rezistencat popullore që shpërthyen pa udhëheqës, parti ose ideologji të përbashkët dhe të ndërtojë mbi energjinë, imagjinatën dhe institucionet e rinj të krijuar.’[11]Si të thuash, partitë e “djathta” dhe përgjithësisht elitat kapitaliste në pushtet sajojnë “revoltat”, ndërsa e “majta” analizon “rezistencat”. Por shumica e protestave të viteve, për mos të thënë, dekadave të fundit, janë nxitur dhe kontrolluar nga E/M (Egjipt, Turqi, Ukrainë etj.) dhe të tjerët, spontanët, thjesht kanë shoqëruar vrullin e përgjithshëm të protestave. Kjo nuk është e vështirë për t’u kuptuar nëse kuptojmë qëllimin dhe strategjinë e E/M. Dhe protestat e nxitura nga E/M synojnë gjithnjë ndryshimin e një regjimi: nga joklientelist në klientelist. Në vend që Duzina të orientohet te roli i E/M lidhur me protestat, gjithashtu dhe te kuadri post-modern institucional dhe mekanizmat e tij, shkaqet dhe pasojat, orientohet te “rezistencat” e sajuara ose te pasojat. Sigurisht, jo të gjitha protestat janë të sajuara nga E/M në veçanti dhe elitat kombëtare në përgjithësi. Disa nga protestat e sheshit Sindagma, në Athinë, për shembull, nuk kanë qenë të nxitura nga E/M, meqënse elita greke tashmë është një elitë klienteliste ndaj E/M së cilës i është nënshtruar e tëra dhe atje ka forca të organizuara, komuniste dhe anarkiste që janë anti-globaliste, anti-kapitaliste etj. Është e qartë, rrjedhimisht, se katër protagonistët e paraqitur më lartë mundohen të çorientojnë aktivistët rreth botës nga shkaktarët dhe shkaqet e vërtetë të krizave. Duzina është anëtar i “opendemocracy”, një fondacion që financohet nga Rockefeller etj oligarkë të botës së globalizmit neoliberal. Operndemocracy, me rradhë, promovon analiza dhe shkrimtarë për gazeta si The Guardian etj. Nuk është e rastit që Duzinas, Zizeku,  Varufakis etj., mbështesin partinë “radikale” të SYRIZA-s në Greqi, parti, e cila, nuk guxon të kundërshtojë kuadrin e G/N që është shkaku kryesor i krizës greke por merret me retorikë “majtiste”. Nuk është e rastit që gazeta New York Times, organi udhëheqës i E/M, e konsideron Ciprën si një politikan të “majtë” dhe serioz![12]                                      

Sidoqoftë, tre çështje kryesore do të analizoj lidhur me këto parashtrime: së pari, meqë Merkeli dhe gjykata kushtetuese gjermane pranoi emetimin e eurobondeve, në parim, çfarë do të ndodhë nëse shtetet e kapitulluara do t’i nxjerrin në ankand ato? Nëse Merkel nuk shkon te kjo zgjidhje, cilat do të jenë masat e vendeve të kapitulluara që do të imponojnë mbi popujt? Dhe së fundmi, sa mundësi ka Gjermania të shtojë shtypjen dhe mjerimin mbi popujt? Pyetjes së parë mund t’i përgjigjemi shkurt: duke emetuar vendet e kapitulluara eurobonde, me garanci eurozonën, cilët investitorë do t’i blejnë? Në këtë gjendje është thuajse e sigurt se asnjëri nuk do të investojë në shtetet e rrënuar ekonomikisht të eurozonës, përveç Gjermanisë. Por edhe nëse supozojmë se investitorët investojnë në vendet e eurozonës, sa mundësi kanë ata të investojnë aty ku një vend ka përnjëmend nevojë? Nëse gjendja vazhdon të jetë e nderë, siç është, masat mbi popujt do të shtrëngohen më shumë (rrogat do të reduktohen më shumë dhe taksat do të rriten etj.). Kjo është e vetmja zgjidhje politike që u ka mbetur elitave kapitaliste në BE-Eurozonë. Kjo zgjidhje është ajo që Martin Wolf merr për bazë. Jo më kot ekonomistët ortodoksë rekomandojnë një politikë inflacioniste për qendrën dhe tkurrëse për rajonin.[13]

Sidoqoftë, në kulmin e krizës BQE-ja uli përqindjen e euros për bankat e nivelit të dytë. Kjo ndihmoi në rritjen e çmimit të aseteve. Por nuk ndaloi rënien e inflacionit dhe nuk ndihmoi në rritjen e prodhimit. Shkurt, gjashtë vjet pas krizës së përgjithshme ekonomia e Eurozonës vazhdon të jetë më e vogël se ç’ishte përpara krizës. Si rezultat, Draghi, Presidenti i Bankës Europiane, pasi improvizoi atypëraty thënien se BQE-ja “do të bëjë ç’është e mundur”, siç tregon Timothy Geithner, sekretar i Bankës Qendrore Amerikane në atë kohë, në një libër,[14] propozoi një “përzierje politike që gërsheton masa monetare, fiskale dhe strukturale në nivel unioni dhe kombëtar”.[15] Krahas këtyre mekanizmave, Draghi ruan rezervë përdorimin e obligacioneve të mbuluar me asete (“asset-backed securities”) —të cilët janë mekanizma financiarë që shesin grupe borxhesh pjesë e të cilëve shiten tek investitorët. Reputacioni i tyre u errësua në vitin 2007 kur hipotekime “subprime” të siguruara në SHBA ndihmuan në shkrepjen e krizës globale financiare.  Përfundimisht Draghi përdori oblikacionet e mbuluar me asete ose mekanizmin “TLTRO” (targeted longer-term refinancing operations/operacione me objektiv afatgjatë rifinancimi) — d.m.th. do të japë hua me përqindje të ulët katër-vjeçare për bankat private[16] dhe do të blejë asete private.[17] Kjo qasje nënkupton se ai do të shpëtojë bankat dhe nxisë rritjen e çmimit të aseteve. Si fillim ai donte të blinte fetat kryesore (“senior tranches”) në vend të fetave të mesme (“mezzanine traches”). Por ngaqë fetat kryesore bartin rrezik të madh BQE-ja do të blejë fetat e mesme. Sepse, sipas urtësisë konvencionale, nëse BQE-ja ble fetat kryesore, ajo ndihmon vetëm bankat në anën e fondeve dhe jo në anën e kapitalit ndërsa çlirimi më i madh do të vijë vetëm nga shitjet e fetave të mesme.

Përfundimisht, BQE-ja filloi të blejë bonde të mbuluar në mes të Marsit 2015 dhe ABS (“asset backed securities”) që mbahen nga bankat të cilat i kanë krijuar ato për dy vjet me rradhë sepse ato përbëjnë më shumë se gjysmën e tregut Europian, dhe zakonisht përdoren si kolateral në shkëmbim të borxheve të lirë të BQE-së. Këtë zgjidhje e kundërshtoi Gjermania, sepse, sipas saj, blerja e ABS-eve përbën rrezik.[18] Por krahas kësaj qasje, disa ekonomistë ortodoksë,[19] mbështesin idenë e krijimit të një tregu me “bonde sintetikë” të përbërë nga feta kryesore — d.m.th. pjesë më të sigurta — të bondeve qeveritare të eurozonës. Sipas këtij propozimi, për t’iu shmangur akuzave pajambajtëse, bondet qeveritare do të kombinohen me asetin e ri sipas peshës relative të prodhimit të përgjithshëm të çdo vendi. Kjo ide shoqërohet me një tjetër: “plumbin e argjëndtë”, siç e quajnë, sipas së cilës, atje s’ka aset të përbashkët sovran për zonën e euro-devizës. Kjo qasje përfshin krijimin e një obligacioni të mbështetur nga debiti ekzistues i qeverisë ku BQE-ja do të hartojë termat e krijimit të asetit. Draghi, në fjalë të tjera, synon të përdorë përqindjen e euros me qëllim që të rrisë inflacionin dhe asetet e saj meqënse kanë rënë krahasuar me dy vjet e gjysmë më parë (nga 3 trilion euro në 2 trilion), të ulë taksat për investitorët dhe vendet anëtare të shesin më shumë pasuri publike, me qëllim që të nxisë një “raund” tjetër të “rritjes” ekonomike, ndërkohë që ruan obligacionet e mbuluar me asete për një “raund” tjetër. Megjithëse këto masa mund të krijojnë një farë lëvizshmërie të përkohshme të kapitalit, nëse gjykojmë nga politika monetare e bankës qendrore të Amerikës, Britanisë dhe Japonisë[20] —të cilat kanë përdorur mekanizma konvencionalë dhe jokonvencionalë— dhe që gjenden në një spirale deflacioniste, mund të themi se ajo thjesht shtyn krizën edhe më tej por me një ndryshim: efekti i politikës monetare në Amerikë dhe Britani, për shkak të sintezës së saj bankare, është më i madh se në BE/Eurozonë.[21] Dhe pavarësisht këtij fakti, ato kanë dështuar në politikën e tyre monetare dhe fiskale aq sa diskutohet përdorimi i një koncepti tjetër i papërdour ndonjë herë: shpërndarja e “paráve me helikopter”![22]

Është e qartë rrjedhimisht se eurostrumbullarët dhe mentorët e tyre nuk e kanë të qartë sistemin dhe reformat që propozojnë janë rrugë pa krye për popujt. Por sa mundësi ka Gjermania ta zbusë krizën e BE-Eurozonës? Përpara se t’i japim përgjigje kësaj pyetje mirë do të ishte të shqyrtonim shkaqet e lindjes së nazizmit në Gjermani dhe mundësitë e rilindjes së tij meqënse shumë nxitojnë të na tregojnë se ne kërcënohemi nga neonazitët gjermanë.

Si lindi nazizmi në Gjermani dhe sa mundësi ka të rilindë?

Për të kuptuar mundësinë e rilindjes së nazizmit në veçanti dhe fashizmit në përgjithësi, mirë do të ishte të krahasojmë kushtet politiko-ekonomike paranaziste me kushtet aktuale. Siç citon një shkencëtar politik dhe ekonomist ortodoks:

Si në krizat e sotme, problemi kyç i Gjermanisë në vitin 1931 ishte borxhi i huaj. SHBA-ja ishte kreditori më i madh i Gjermanisë, dhe borxhet e Gjermanisë ishin vlerësuar në dollarë amerikanë. Që në mesin e vitit 1922, qeveria e saj kishte marrë hua sasi të mëdha jashtë vendit për t’i shërbyer pagesave në lidhje me Francën dhe Britaninë. Krediti i huaj financoi lulëzimin dhe hiperinflacionin e saj të pas viteve 1923. Si Spanja, Irlanda dhe Greqia sot, ngritja e Gjermanisë së viteve 1920 ishte shkaktuar nga një flluskë krediti. Flluska plasi kur tregu financiar i SHBA-së ra në vitin 1929. Investitorët e SHBA-së dhe bankat u goditën fort, humbën besimin dhe reduktuan rreziqet e tyre – sidomos investimet e tyre në asetet Europiane. Rrjedha e kreditit në Gjermani, Austri dhe Hungari ndaloi menjëherë. Investitorët e SHBA-së nuk donin Reichmark – kartëmonedhën gjermane – por dollarë, një kartëmonedhë që Gjermania nuk mund ta printonte. Tërheqjet e dollarit nga Gjermania – sidomos jashtë depozitave të bankave gjermane – çuan në shterimin e shpejt të kartëmonedhës së rezervave të Reichbank. Për të fituar dollarë Gjermania duhet të këmbente llogaritë deficitare të saj në tepricë. Por, si në krizën e sotme, Gjermania ishte grackuar në sistemin e kartëmonedhave me përqindje të palëvizshme këmbimi, standardin e arit, dhe nuk mund të zhvlerësonte monedhën e saj. Sidoqoftë, qoftë edhe kur braktisi standardin e arit, Kancelari Brüning dhe këshilltarët e tij ekonomik kishin frikë nga efektet inflacionare për një zhvlerësim dhe një ri-ardhje të hiperinflacionit të vitit 1923. Pa likuiditet dollarësh nga jashtë, e vetmja rrugë që qeveria mund të operonte llogarinë e saj ishte shkurtimi i rrogave dhe kostove deflacionare. Vetëm në dy vjet Brüning shkurtoi shpenzimet publike në 30%. Kancelari rriti taksat dhe shkurtoi rrogat dhe shpenzimet e sigurimeve shoqërore në përballjen e rritjes së papunësisë dhe varfërisë. PBB-ja reale ra në 8% në 1931 dhe 13% një vit më vonë, papunësia u rrit në 30% dhe parátë vazhduan të dilnin jashtë vendit. Llogaria rrjedhëse u kthye nga një deficit i madh në një tepricë të vogël. Por nuk kishte shumë dollarë të disponueshëm në tregjet botërore. Në vitin 1930 Kongresi i SHBA-së prezantoi tarifën Smoot-Hawley për të mbajtur importet jashtë vendit. Vendet me debite në dollarë u ndaluan nga tregu i SHBA-së dhe nuk mund të fitonin parátë e nevojshme për t’u shërbyer borxheve të tyre. Situata nuk u përmirësua kur presidenti Hoover propozoi një moratorium një vjeçar në të gjithë debitin e Gjermanisë. Moratoriumi i kundërshtua nga Franca – e cila këmbënguli në riparimin e pagesave gjermane. Kur Kongresi miratoi si përfundim moratoriumin në vitin 1931, ai ishte shumë pak, shumë vonë. Në verën e vitit 1931, bankat gjermane filluan të dështonin, duke shkaktuar edhe një kërcitje krediti me një paketë publike që të shpëtonin bankat më të mëdha. Moratoriumi i Hoover dhe një politikë për ekspansion fiskal erdhi shumë vonë nën pasardhësin e Brüning – von Papen: kapitullimet dhe papunësia vazhduan të rriteshin dhe Nazistët fituan hapësirë politike.[23]

Amerika, në fjalë të tjera, kontribuoi në shkatërrimin ekonomik dhe në shfaqjen e nazizmit në Gjermani përmes borxheve. Ndryshe nga ajo kohë, Gjermania gjendet në një pozicion aktiv jo pasiv: tashmë në kredhjen e vendeve në borxhe merrë pjesë edhe Gjermania, veçanërisht në kuadër të BE/Eurozonës ku ajo ka zëvendësuar në shkallë të madhe Amerikën. Ajo mund të shkaktojë thuajse të njëjtin skenar meqenëse Merkeli adoptoi ndryshimin e Traktatit në favor të eurobondeve dhe nuk e zgjidhi problemin politikisht. Nëse Europa përkeqësohet ekonomikisht dhe shtohet papunësia, siç është përkeqësuar, nazistët, siç kanë vepruar në të kaluarën, do ta hedhin përgjegjësinë tek emigrantët dhe jo te politikat e globalizmit neoliberal, sepse në globalizmin neoliberal, i cili ka arritur në kompletim të paparë përmes përqendrimit të pushtetit në elitën mbikombëtare, (natyrisht) një pseudo-ndërkombëtarizim ekziston de facto, ndryshe nga periudha statiste ku shtet-kombi ishte shumë i fuqishëm dhe kishte shumë mundësi të merrte dimensione të mëdha edhe nacionalizmi edhe fashizmi për arsye historike që sot nuk kanë lidhje me realitetin,[24] —d.m.th, mobilizimi masiv e një populli drejt një ekspansioni kombëtar me mjete ushtarake dhe luftarake si në dy luftërat botërore që njeh Historia është i pamundur sepse vendet e mëdha e kanë realizuar atë në pjesën më të madhe të globit me ekspansion socio-ekonomik dhe aty ku nuk është themeluar ende diçka e tillë, ushtrohet ekzaktësisht e njëjta gjë, megjithëse në emër të “demokracisë” pushtimi ushtarak si fillim dhe më vonë pushtimi socio-ekonomik. Rendi i Ri Botëror, në fjalë të tjera, ka zëvendësuar pushtimin ushtarak të dikurshëm. Mbetet ruajtja e tensioneve sociale qoftë edhe në Gjermani, me qëllim që shkaktarët e vërtetë të krizave —elitat— kurrë mos të dënohen. Në këtë objektiv ndihmon edhe kleri —obskurantizmi modern: sepse Gjermania është një vend në të cilin kishat, mbi bazën e marrëveshjeve (concordats) rajonale, kanë vende në të gjithë këshillat e programeve të radio-televizioneve, në thuajse në të gjitha zyrat e gazetave editoriale, në institucione të tjerë dominantë të panumërt, dhe—disa mjaft të hapura, të tjera mjaft mirë të maskuara—në nivelet e pushtetit.[25]

Kështu, çorientimi i opinionit publik nga ‘fashizmi’ i vërtetë — d.m.th “demokracia” parlamentare dhe tregu i markeringut, i ndërkombëtarizuar, zbutet kryesisht përmes masmedias, kushtet objektive të paraluftës që karakterizoheshin nga papunësia e “hapur” ku jo vetëm që ishin më masive nga papunësia e sotme por nuk shoqërohen nga disa rrjete të asistencës sociale si të sotmet (ku zëvendësuan shtetin e asistencës sociale). Gjithashtu, katastrofën ekonomike të paraluftës të klasës së mesme e trashëgoi lulëzimi i saj i sotëm në Veri (por jo edhe në Jug, shiko p.sh., Argjentinën). Ndryshimi rrënjësor në kushtet objektive përcaktohet nga mënyra e procesit zhvillimor të të dyja periudhave. Në periudhën e paraluftës, zhvillimi i ekonomisë së tregut mbështetej në tregun e brendshëm, fakt që lejon p.sh., partinë naziste të zbatojë në Gjermani politika të buxheteve deficitar të financuar me kartëmonedhë të re, kontrollin e çmimeve dhe rrogave, drejtim shtetëror të investimeve private etj., - politika që çuan në kalimin e papunësisë masive edhe pára se të fillonte armatimin masiv. Sot, ndërkombëtarizimi i ekonomisë së marketingut intensifikohet çdo ditë (pavarësisht kacafytjeve social-demokratike se erdhi koha e saj!) që do të thotë se zhvillimi i saj përcaktohet në mënyrë vendimtare nga konkurrenca ndërkombëtare. Kjo ka si pasojë që partitë, qoftë të së Djathtës, qoftë të së “Majtës”, që nuk dyshojnë vetë ndërkombëtarizmin e ekonomisë së tregut, nuk janë në gjendje për të adoptuar programe të vlerësueshme politike për përballimin e problemeve të sotme, të cilat kryesisht shkaktohen nga globalizmi kapitalist: pasiguri pune dhe punësim, lulëzim të emigracionit, por edhe i krimit, katastrofë ekologjike, rrafshim i kulturës kombëtare dhe minim i sovranitetit kombëtar brenda BE-së etj.

Sa u përket kushteve subjektive, krijimi i lëvizjeve fashiste predispozon ekzistencën e lëvizjeve të fuqishme anti-sistemike të cilat kërcënojnë të marrin pushtetin. Kjo ndodhte me lëvizjet e paraluftës, fakt që shtyu shtresat e mesme dhe mikroborgjeze të kthehen te lëvizjet fashiste dhe elita ekonomike t’i mbështeste direk ose indirekt, me qëllim shkatërrimin e lëvizjeve anti-sistemike. Lëvizjet fashiste ishin lëvizje politike masive me programe politike kompakte dhe organizim — me disiplinë ushtarake, ndryshe nga partitë e sotme ultra të djathta laiciste që janë kryesisht të “shpërbëra” dhe mbështeten nga një elektorat mozaik, shumë prej tyre shkojnë tek ato pikërisht për arsye të mungesës së lëvizjeve radikale në një të “Majtë” të zhytur në borxhe (politikisht dhe ideologjikisht), e cila adopton të gjithë kuadrin institucional të globalizmit neoliberal në Bashkimin Europian.[26] Në këtë mënyrë, partitë politike mundohen të blejnë vota dhe të manipulojnë opinionin publik rreth ‘shkaqeve’ të vërtetë të krizave sociale, ekonomike, ekologjike dhe më tej. Ndaj dhe manipulimi i radhës i elitës mbikombëtare me luftën kundër “terrorizmit” mysliman, qoftë brenda vendeve perëndimore qoftë në Lindjen e Mesme. Partitë nacionaliste të ekstremit të djathtë shfrytëzojnë, njëlloj si Hitleri në shekullin e kaluar, forcën e emocioneve dhe simboleve kombëtare por në një kontekst tjetër historik. Sic citon një analist:

Në vitin 1940-të, Xhorxh Oruell shqyrtoi librin “Lufta Ime” të Adolf Hitlerit. Më i vyer se kurrë, shkrimtari i madh anglez u ndriçua mbi lidhjen emocionale të udhëheqësit të Nazistëve me popullin gjerman. Hitleri kuptoi se, ndonjëherë, njerëzit shikonin përtej materializmit për “betejë dhe vetë-flijim, pa përmendur daullet, flamujt dhe paradat mbreterore”. Socialistët nacionalistë të ditëve moderne si Le Pen ngjiten mbi të njëjtët emocione të brendshme — nevojën për të “mëkëmbur” kombin kundër armiqëve brenda dhe jashtë.[27]

Por një ndryshim thelbësor mes partive nazifashiste të shekullit të kaluar dhe partive të djathta të kohëve tona vlen të citohet edhe një herë: se partitë e shekullit të kaluar kërkonin të sundonin popuj të tjerë për shkak se besonin se ishin “racë” e zgjedhur ndërsa partitë e kohëve tona kërkojnë të mbrohen nga dinamika e globalizmit neoliberal por sërish me ndryshime mes tyre. Partia e ekstremit të djathtë në Gjermani, AfD, siç analizon FT, nuk do të arrinte kurrë sukses pa Angela Merkelin dhe vendimit të saj në vitin 2015-të për të lejuar miliona refugjatë të hynin në vend. Kjo politikë krijoi një hapësirë për partinë, duke e lejuar atë të shfrytëzonte frikërat dhe zemërimet e varreshtave të stërmëdha gjermanësh të cilët kundërshtuan dyndjen. AfD u krijua në vitin 2013-të kur Merkeli “shpëtoi” Greqinë “nga jashtë” (“bail out”)...me kursimet e qytetarëve gjermanë. Në atë kohë anëtarët e saj kundërshtuan me protesta politikën e saj. Anëtarët e kësaj partie janë pjesë e klasës së mesme të lartë dhe me kombësi të ndryshme. Shumica është e punësuar, fitojnë më shumë dhe janë më të edukuar se gjermani mesatar. Rreth 80 për qind e tyre e përshkruajnë veten si “mirë” ose “shumë mirë”. Votuesit e AfD-së janë burra dhe gra, nga lindja në perëndim, ‘establishenti’ dhe ‘turma’. Ata janë mësues në pension dhe studentë të rinj, avokatë të pasur dhe prindër beqar parukierë, rusë etnikisht dhe qoftë edhe fëmijë të prindërve turq. Ndryshe nga kjo parti, partia nacionaliste e Francës zhvilloi mbështetjen e saj nga të papunët, të “lënët pas” dhe “prekariati” —njerëz të plaçkitur në sigurinë e tyre ekonomike nga globalizmi.[28] Votimet e fundit treguan se partinë e skajit të djathtë e votuan kryesisht gjermanët e Gjermanisë lindore. Shkaqet janë interesante: frustrimi me kuadrin e ri institucional të 27 viteve të fundit mbetet një shkak i përhapur kudo. Shumë e shohin transferimin e republikës së vjetër demokratike të Gjermanisë jo si triumf të demokracisë por një “luftë që ata kanë humbur”. Vitet pas ribashkimit, qeverisja lokale u riorganizua rrënjësisht në shtetet lindore, dhe numri i qendrave administrative u reduktua në mënyrë drastike. Kjo krasitje e infrastrukturës lokale zemëroi popullatën. Atje janë disa pjesë të Gjermanisë lindore që ti duhet të udhëtosh 160 km në gjykatët e distriktit më të afërt për të marrë një testament jete ose...të regjistrosh një automjet. Dhjetra mijëra njerëz, si rezultat, mbetën pas —jo ekonomikisht, në kuptimin e votuesve klasik të Donald Trampit në Amerikën qendrore-perëndimore, por shoqërisht dhe politikisht. Një inspektim gjeti se 58 për qind e Saksonëve mendonin se Gjermania ishte “molepsur keq” nga të huajt: 39 për qind mbështesnin ndalimin e emigrimit të muslimanëve; dhe 18 për qind besonin se gjermanët ishin “nga natyra e tyre” sipërorë kundrejt kombeve të tjerë — 10 pikë më shumë se tërësia e Gjermanisë. Ndjesia kundër të huajve për lindorët ku shtetet janë më pak multi-etnikë vjen si pasojë e perceptimit të Gjermanisë perëndimore ku shkalla e lartë e emigracionit ka shkaktuar një rrëmet problemesh.[29] Në përgjithësi 46 për qind e gjermanëve thonë se janë të shqetësuar nga “influenca e Islamit” në vendin e tyre dhe një e treta mendon se atje janë shumë të huaj. Partia AfD fitoi vota nga partitë e establishmentit politik gjerman, duke përfshirë CDU, SPD dhe Die Linke. AfD do të jetë partia e dytë më e madhe në Gjermaninë lindore, me 21.5 për të votave. Mes votuesve meshkujve në lindje të vendit, AfD është e para.[30]   

Qartësisht, shumica e anëtarëve të AfD mund të konsiderohet pjesë e elitës ekonomike gjermane por jo politike dhe si e tillë mund të konsiderohet ‘anti-establishment’ ndërsa e djathta franceze është ‘anti-establishment’ për shkak se mbështetësit e saj janë kryesisht nga klasa punëtore: të skajuar politikisht dhe ekonomikisht. Se çfarë kanë të përbashkët këto dy parti është qendrimi i ‘njëjtë’ lidhur e refugjatët. Por argumentet që përdorin janë problematike: sepse qoftë edhe nëse konsiderojmë çështjen e refugjatëve, ata janë pasojë e gjeopolitikave perëndimore në Lindjen e Mesme. Përgjegjësia për zhvendosjen e popujve bie, padyshim, mbi elitat moderne dhe veçanërisht mbi të “Majtën” globaliste. Sepse fajin s’e ka emigranti apo myslimani për tkurrjen e sektorit publik dhe privat, siç argumentojnë shumë në hapësirën neoliberale. Fajin e ka beteja e konkurrencës që imponon globalizmi kapitalist dhe përqendrimi i ekonomisë te shumëkombëshet ndërkohë që emigrantët dhe myslimanët detyrohen të punojnë në kushte me rroga që nuk mund të vendosen mbi vendasit dhe mbulojnë ato vende pune që krijon kryesisht ‘anarkizmi’ i tregut të marketingut. Për të njëjtat arsye elitat (mbi)kombëtare janë përgjegjëse për çorientimin e pupujve rreth shkaqeve të vërtetë të krizës social-ekonomike. Për kompensim ato kultivojnë ksenofobinë dhe racizmin, duke promovuar studime se krimi është rritur kryesisht nga të huajt, emigrantët etj. Siç konkludonFotopoulos:     

Rreziku kundër lirisë sonë nuk vjen nga fashizmi in-ekzistent i partive laike të së Djathtës ekstreme, që kur marrin pushtetin në kuadrin institucional konkret sillen si partitë e pushtetit. Rreziku real vjen nga totalitarizmi ekzistent “demokratik” që mishëron elita mbikombëtare dhe degët e vendeve në partitë e pushtetit, por edhe në të “Majtën” tradicionale, i cili themelohet në sistemin e ekonomisë së ndërkombëtarizuar dhe “demokracisë” përfaqësuese. Është ky totalitarizëm i ri që rrëzon liri të arritura në një vend në tjetrin për hatër të “luftës kundër terrorizmit”. Është i njëjti totalitarizëm që imponon, në bazë të të njëjtit justifikim, politikën fashiste të zhdukjes së çdo regjimi ose lëvizjeje popullore që kundërshtojnë Rendin e Ri Botëror: nga Palestinezët deri te rrymat radikale në lëvizjen kundër-globalizmit. Së fundmi, është i njëjti totalitarizëm që futi ideologjinë e “distancave të barabarta” midis të shtypurve dhe shtypësve, ideologji që adoptojnë edhe ish-lëvizjet radikale ekologjike (anëtarët e të cilave nuk hezitojnë të flasin paturpësisht për “subvencion therjeje” që marrin familjet e bombarduesve vetëvrasës), duke kontribuar kështu në pranimin më të lehtë të shkatërrimit të lëvizjeve nacionalçlirimtare.[31] 

Sidoqoftë, me ringritjen e Rusisë në arenën ndërkombëtare si shtet sovran, që nuk i nënshtrohet Uashingtonit dhe që udhëheq ngritjen e bllokut të ri ekonomik, Euroazinë, elita mbikombëtare, në koordinim me elitat kombëtare, të integruara në globalizmin neoliberal, ka adoptuar pikërisht propagandën e Hitlerit në raport me të huajt: në atë kohë Perëndimi “kërcënohësh” nga Komunistët dhe Sovjetët! Sot Perëndimi “kërcënohet” sërish nga “komunistët” por me një ndryshim: ngaqë Rusia nuk ka adoptuar ende një ideologji perëndimi “kërcënohet” nga regjime “despotike”. Ishte pikërisht kjo propagandë që siguroi mbështetje të gjerë, financiare dhe politike, nga industrialistët udhëheqës të Gjermanisë.[32] Si rezultat, dy të tretat e ushtrisë naziste iu drejtuan Rusisë. Dhe ishte pikërisht ky ”kërcënim” dhe propagandë që justifikoi pushtimin —me pjesën tjetër të ushtrisë (1/3)— të Ukrainës, Ballkanit, Europës Lindore, dhe shteteve Balltike, me ndihmën e kolaboracionistëve vendor. Se çfarë pasoi dihet mjaft mirë nga historia. Por ndryshe nga ajo kohë, sot elitat kapitaliste jo vetëm që propagandojnë integrimin në Rendin e Ri Botëror të globalizmit neoliberal, lejojnë instalimin e bazave ushtarake të NATO-s, dhe humbasin sovranitetin ekonomik por janë të detyruara t’i përshtaten sanksioneve ekonomike që imponon Uashingtoni kundër Rusisë sot dhe ndoshta nesër Kinës, me pasoja të rënda social-ekonomike.[33] Shkurt, nëse lufta ekonomike që ka filluar Perëndimi kundër Rusisë nuk e nënshtron atë, dhe për më shumë, Euroazia zhvillohet me sukses, mundësitë për përpalasje ushtarake rriten.

Banka Qendrore Europiane dhe ri-lindja e hegjemonisë gjermane 

Kriza shumë-dimensionale e Europës dhe kriza globale nuk është thjesht një krizë që shpërtheu sot si pasojë e bankave apo e gabimeve qeveritare. Por është një krizë sistemike e shkaktuar nga gjithë strukturat që janë krijuar nga elitat dy shekujt e fundit: ato përfshijnë ideologjinë neoliberale dhe mekanizmat sistemikë. Megjithëse ‘teoria’ e bashkimit ekonomik, politik dhe monetar në një union të vetëm është kundër-produktive dhe shkatërruese për periferitë –një fakt që mund të vërtetohet qoftë përmes teorisë marksiste qoftë përmes toerisë ortodokse dhe qoftë nga eksperienca historike se në çdo bashkim ekonomik që përbëhet nga anëtarë të karakterizuar nga një shkallë e pabarabartë ekonomike (si në rastin e BE-së), themelimi i tregjeve të lira për të mirat materiale dhe kapitale do të çonin pashmangshmërisht në një situatë ku ata që përfitojnë nga lëvizja e lirë e mallrave dhe e kapitalit do të jenë rajonet/vendet më të përparuar (të cilët tashmë kanë zhvilluar nivele të larta prodhimi dhe teknologji të përparuar) në dëm të periferive, një fakt që mund të vërtetohet lehtësisht në Shqipëri sot ku mallrat e huaja përjashtojnë çdo përpjekje për rritjen dhe zhvillimin e strukturave ekonomike të vendit. Një situatë të njëjtë vendi ynë e ka përjetuar përgjatë mbretërisë së Zogut me pasoja katastrofike për ekonominë dhe të ardhmen tonë. Ukraina, për shembull, për të ruajtur tregun e saj ngriti tarifat e importit për më shumë se 350 mallra (makina, makineri agrikulture, mish etj.), që është njëlloj proteksionizmi i moderuar. Uashingtoni brufulloi menjëherë duke përdorur anëtarësimin e saj në Organizatën Botërore të Tregut (WTO: Article 28, General Agreement on Tariffs and Trade)![34] Argumentet që kanë filluar të përdorin shumë naivë në institucionet dhe shtypin tonë (Monitor etj.), se ne duhet të përdorim politika protesioniste që të mbrojmë prodhimin vendas dhe se anëtarësimi në OBT nuk duhet parë si sukses për vendin, harrojnë se OBT-ja kompleton kuadrin institucional të globalizmit neoliberal (siguron lirinë e mallrave) dhe se nëse një vend nuk integrohet në të - nuk mund të integrohet në institucione të tjerë që administrojnë rendin në fjalë. Banka Botërore, për shembull, nuk do të japë kredi nëse një vend nuk është anëtar në OBT...        

Ngritja e hegjemonisë gjermane

Bashkimi Europian u krijua në sajë të përpjekjeve objektive gjermane dhe amerikane. Ajo me zhvillimin ekonomik që pësoi tre dekadat e para të pas Luftës së Dytë Botërore, në sajë të demokracisë liberale dhe ndihmave që mori nga Amerika por gjithashtu edhe nga shpirti vetëmohues i popullit gjerman për të krijuar një botë më të begatë ndryshe nga kujtimet e luftës, kaloi, sikurse pritej, në vitet ‘80 në stanjacion, kur dhe adoptoi politikat neoliberale (super-nacionalizëm, investime offshore etj.). Ekonomia gjermane në vitin 1990 shihësh nga shumë analistë si vendi i sëmur i Europës. ‘Kostot e bashkimit me Gjermaninë Lindore ishin më të mëdha se sa u parashikuan. Gjermania kishte një deficit për llogarinë rrjedhëse çdo vit nga viti 1991 deri në vitin 2001. Por euro-ja zgjidhi problemet. Llogaria rrjedhëse u luhat në tepëricë, duke kulmuar në 7 për qind të PPB-së në vitin 2007’.[35] Përgjigjja e sektorit privat Gjerman te reformt e fillim vitit 2000 ishte të rriste tepëricat financiare masivisht: d.m.th. të shpenzonte tejet më pak se të ardhurat e tyre. Meqënse deficiti fiskal u tkurr gjithashtu, dalja e kapitalit u rrit. Shkurt, përgjigjja e sektorit privat në reformat e tregut të punës dhe shtrëngimit fiskal ishte të bëhësh në rritje kursimtar dhe kështu përqendroi sasi të mëdha të aseteve të huaja (zakonisht të cilësisë së keqe).[36] Zgjedhjet e vitit 2013-të treguan se Gjermania vazhdon të jetë e ndarë midis Kristian-Demokratëve ose Social Demokratëve në Perëndim dhe Partisë së vjetër komuniste “Die Linke” të “Mjatë” në Lindje.[37] Në vitin 2017-të kjo panoramë ndryshoi me ngritjen e partisë “ekstreme” që përshkruam më lartë.  

Grafiku mungon...

Gjermania duke filluar me një deficit prej 1% të PBB-së të bilancit të saj në vitin 2000 [koha e bashkimit monetar], arriti një tepricë prej 5% të PBB-së në vitin 2010-të. Është e vërtetë se, në të njëjtën periudhë, kostoja e punës në Jugun Europian është rritur më shpejt se në Veri, dhe në vende si Greqia dhe Spanja rritja e kostos së punës u rrit më shpejt se në Gjermani, një proces që ka çuar në rënien e konkurrencës dhe ka përkeqësuar bilancin e pagesave të tyre (deficiti i Greqisë u trefishua në numra absolut dhe i Spanjës u rrit më shumë se gjashtë herë, etj.) - i cili përfundimisht çoi në një rritje të borxhit publik për të financuar flluskën e “rritjes” që Greqia dhe Spanja kishin shijuar që nga koha e adoptimit të Euros.[38] Në të vërtetë, siç tregon Martin Wolf, në një analizë,[39] me rastin e ri-zgjedhjes së Merkelit për një mandat të tretë, Gjermania përjetoi një reçesion të butë në vitin 2003, ndërsa vendet e periferisë dhe gjysmë-periferisë po përjetojnë depresione me deficite më shumë se 10% të PBB-së, me Greqinë të udhëheq kursën. Tepërica e llogarisë rrjedhëse për ekonominë gjermane ka arritur 5.9%, ndërsa kufiri maksimal është +6%, duke përfshirë njimbëdhjetë tregues makroekonomik, ndërkohë, deficiti nuk duhet të kalojë -4%.[40] Në vitin 2014-të saldua tregëtare —ekportet minus importet— ishte 7.5 për qind e PBB-së, një ndër më të lartët në botë.[41] Kjo shifër, sipas burokratëve të Brukselit, përbën kërcënim për të gjithë kontinentin. Por qeveria gjermane mbrojti idenë se kjo tepëricë nuk është problem. Qeveria amerikane, përmes një raporti të Ministrisë së Financave, argumentoi se llogaria rrjedhëse gjermane është dëmprurëse, sepse ajo krijon anëmbajtje deflacionare për zonën e euros gjithashtu dhe për ekonominë botërore, dhe se ajo duhet të importojë më shumë dhe të eksportojë më pak, një argument që e mbështet edhe Paul Krugman, komentatori i kapitalit amerikan.[42] Përnjëmend, Gjermania ndryshon shumë nga vendet që udhëheqin globalizmin neoliberal: ‘eksportet përllogariten për 50% të PBB-së, krahasuar me 30 për qind të Britanisë, Francës dhe Italisë, dhe rreth 15 për qind të SHBA-së dhe Japonisë’.[43] Gjermania importon më shumë vetëm nga Rusia.

Grafiku mungon...

Në Eurozonë nuk është vetëm Gjermania që ka tepërica në shifra të larta. Sipas qendrës për Studime Politike Europiane,[44] katër vende më të vegjël perëndimorë Europian, ku flitet gjermanisht —d.m.th. Hollanda, Zvicra, Suedia dhe Norvegjia— kanë rritur së bashku tepëricat të paktën sa Gjermania krahasuar me të ardhurat kombëtare, dhe në terma absolut, tepëricat e marra së bashku të këtyre katër vendeve janë edhe më të mëdha se të Gjermanisë. Lidhur me këtë çështje Keinsianistët argumentojnë se këto vende duhet të rrisin kërkesën e brendshme duke rritur deficitin.[45] Ndërsa FMN-ja argumenton se kërkesa e tepëricave nga politika fiskale Gjermane në Europë do të jetë modeste, veçanërisht në vendet problematike të Eurozonës, siç është Greqia dhe Portugalia.[46] Komisioni Europian, në anën tjetër, konkludon se është e vështirë të përcaktosh faktorët e shumtë që e mbështesin këtë situatë.[47] Se çfarë fshehin këto qasje —institucionale— është fakti se mundësia e vendeve jo konkurrente të Jugut Europian për të zhvlerësuar euron ose devizën vendore me qëllim që të rrisin eksportet dhe të ulin deficitin, është asgjësuar.

Tepërica dhe deficiti i lartë, për më shumë, gjithnjë është problem për një ekonomi. Sigurisht, në varësi të veçorive që ato bartin. Në rastin e ekonomisë gjermane deficiti mund të mbulohet meqënse ajo gëzon teknologji cilësore dhe ajo tërhiqet nga vendet pasive teknologjikisht. Tepërica krijon teorikisht inflacion në tregun gjerman, varfëron edhe më shumë periferitë dhe gjysmë-periferitë dhe punëtorët në Gjermani. Rrogat e këtyre të fundit jo vetëm që kanë qendruar të palëvizshme por gjermanët përballen me numrin më të madh të punëtorëve të varfër në një dekadë falë ligjit drakonian të papunësisë: “Hartz IV”.[48] Ky ligj është pjesa e fundit e një derregullimi mjaft të gjerë të tregut të punës që njihet ndryshe si “Axhenda 2010” dhe filloi të zbatohësh në Gjermani mes vitit 2003 dhe 2005 nga koalicioni i partisë social demokrate dhe gjelbërtarëve nën kancelarin Schroder. Si rezultat, në vitin 2016-të ligji zbatohësh mbi afro 6 milion njerëz duke përfshirë 2.6 milion zyrtarisht dhe 1.7 milion jozyrtarisht të papunë dhe mbi një 1.6 milion fëmijë. Kjo tërësi njerëzish përbuzet dhe etiketohet si përtacë. Ky ligj buron nga manifesti “Europe: The Third Way” që u nënshkrua nga Schroderi dhe Blair-i në vitin 1999-të. Rritja e rrogës minimale nga 8.50 euro në orë (2015) në 8.84 euro (2017) nuk ka ndikuar në prirjen e përgjithshme: 4.1 milion punëtorë mbijetojnë me një punë që paguan një maksimum prej 450 euro në muaj. Si rezultat, Gjermania i ka konvertuar të papunët e saj në varfanjakë. Shkurt, Gjermania ka rreth 17 milionë njerëz të varfër dhe ata nuk marrin pjesë as në votime![49] Si rezulat, shteti dhe punëtorët varfërohen dhe korporatat pasurohenedhe më shumë:

Pasuria private në Gjermani është duke u rritur, ndërkohë që pasuria e shtetit është duke u zvogëluar. Në të njëjtën kohë, më të pasurit po pasurohen më tej...Pasuria private neto e familjeve gjermane në dy dekadat e fundit është rritur me më tepër se dyfishin dhe shkon në dhjetë bilion euro. Në këtë mes, 10% e gjermanëve që bëjnë pjesë te njerëzit më të pasur zotërojnë më shumë se gjysmën e kësaj pasurie, ndërkohë që pasuria e gjysmës së poshtme të familjeve të tjera mezi shkon në 1%. Njëherazi, shteti është duke u varfëruar gjithnjë e më tepër. Ndërsa në periudhën nga fillimi i vitit 1992 deri në fillim të vitit 2012 pasuria neto e shtetit gjerman u tkurr me mbi 800 miliardë euro, pasuria private neto u rrit nga pothuajse 4.6 bilionë në rreth 10 bilionë euro, pra është rritur më tepër se dyfishi.[50]

Siç citon në një artikull ndriçues Martin Wolf lidhur me ‘tepëricat’ gjermane:

Tepëricat e eksporteve nuk reflektojnë thjesht konkurrencën por gjithashtu një tëpëri në prodhim rreth shpenzimeve. Vendet me tepëricë importojnë kërkesën që nuk e gjenerojnë brenda vendit. Kur kërkesa botërore është optimiste, kjo nevojë nuk është një problem meqënse parátë e marra hua nga vendet me deficit investohen në vepritari që mund shërbejnë më vonë për debitin që ato krijojnë. Medét, kjo nuk ndodh shpesh, sepse vendet deficitare shtyhen nga furnizimet e importetve të lira nga vende me tepëricë drejt investimit në veprimtari jo tregëtare, të cilët nuk mbështesin mbarëvajtjen e debiteve ndërkombëtare. Por në kushtet e tanishme, kur përqindjet e interesit zyrtar afat-shkurtër janë afër zeros dhe kërkesa është në mënyrë kronike defiçitare rreth botës, importi i kërkesës nga vendi me tepërica është një politikë “ndërsjelltas shkatërruese”: ajo keqëson këtë dobësi të ekonomisë botërore.

Nuk do të ishte e çuditshme, rrjedhimisht, që në çerekun e dytë të vitit 2013 PPB-ja e eurozonës ishte 3.1 për qind poshtë kulmit së para-krizës dhe 1.1 për qind më poshtë se dy vjet më parë. Ekonomia e saj kreditbesuese po ulë kërkesën, dhe nuk po e rritë atë. Pa u çuditur, eurozona po qorrollepset drejt deflacionit: treguesi i fundit i inflacionit vit pas viti ishte 0.8 për qind. Meqënse kërkesa është kaq e ulët, inflacioni mund të bjerë më tej. Kjo jo vetëm që rrezikon të shtyjë eurozonën në një grackë Japoneze deflacioniste por pengon lëvizjen e nevojshme në konkurrencë përgjatë eurozonës. Vendet e goditura nga kriza janë shtyrë të pranojnë deflacion të plotë. Kjo bën papunësinë tejet të lartë të pashmangshme. Ajo gjithashtu rrit vlerën reale të debitit. Politikat që janë ndjekuar nga eurozona, nën drejtimin e Gjermanisë, ishin të sigurta që do të kishin këtë rezultat, nga vetë fakti që ato ndikuan shkatërrueshëm në kërkesën e gjithë kursimit fiskal. Në një studim të fundit për Komisionin Europian, Jan Veld argumenton se politika fiskale kontraksioniste ka imponuar humbje kumulative në prodhim baras me 18 për qind të PPB-së vjetore në Greqi, 9.7 për qind në Spanjë, 9.1 për qind në Francë, 8.4 për qind në Island dhe 8.1 për qind në Gjermani, midis vitit 2011 dhe 2013...Ndërsa vendet e pambrojtur tkurrin deficitet e tyre të jashtme, dhe ndërsa vendet kryesore vazhdojnë të jenë në tepëricë, eurozona po gjeneron tepërica të jashtme shumë të mëdha: lëvizja nga deficiti drejt tepëricës është parashikuar nga FMN-ja të jetë 3.3 për qind të PPB-së europiane midis vitit 2008 dhe 2015. Fakti që mungon kërkesa në eurozonë, lëvizja duhet të jetë edhe më e madhe, të paktën nëse vendet e pambrojtur do të kenë më shumë fat për shkurtimin e papunësisë. Kjo është një politikë ndërsjelltas shkatërruese për botën. SHBA ka çdo të drejtë të ankohet rreth kësaj, njëlloj siç kishin të tjerët të drejë kur angkoheshin rreth rregullimeve të dështuara në të kaluarën të SHBA-së. Do të jetë e pamundur, sidoqoftë, për eurozonën të arrijë prosperitet mbi bazën e rritjes ekonomike bazuar në eksporte (expert-led growth): ajo është shumë e madhe për t’a bër këtë. Ajo duhet të arrijë ribalancë të brendshme, gjithashtu. Lidhur me këtë, siç ka ka treguar Parashikimi Ekonomik Botëror i Tetorit i FMN-së, është derdhja masive e punës që ka rritur konkurrencën, dhe rrënimi i kërkesës së brendshme që ka reduktuar deficite të jashtme në vendet e goditura nga kriza. Kështu suksesi i përshtatjes ka qenë ana tjetër e monedhës e krizës ekonomike dhe rritjes së papunësisë. Ende, qoftë edhe kështu, FMN-ja nuk parashikon reduktime të rëndësishme të gjendjes neto të saldove. Cënueshmëria e tyre do të vazhdojë.

Kështu çfarë, shkurtimisht, po ndodh? Përgjigjet janë: fillimi zvarritës i deflacionit; papunësi masive; ribalancim vendor i prishur dhe tejmbështetje te kërkesa e jashtme. Ende gjithë kjo shikohet si e pranueshme, e dëshirueshme, qoftë edhe morale – përnjëmend, një sukses. Përse? Sqarimi është mitologjikë: kriza ishte për shkak të papërgjegjshmërisë, në vend të tej papërgjegjshmërisë së rrejdhës përgjatë kufijëve të kreditit; politika fiskale nuk luan asnjë rol në drejtimin e kërkesës; blejet e bondeve qeveritare nga bankat qendrore janë një hap drejt hiperinflacionit; dhe konkurrenca përcakton tepëricën e jashtme, jo balanca midis ofertës dhe kërkesës së pamjaftueshme. Këto mite nuk janë të dëmshëm – për eurozonën ose botën. Përkundrazi, ata rrezikojnë ose të grackojnë vende anëtare më të dobëta në depresione gjysmë të përhershme ose të çojnë, në fund, në një prishje të angështuar të vetë unionit monetar. Ndryshe, projekti Europian do të qendrojë jo për prosperitet, por për varfëri, jo për ortakëri, por për dhimbje. Kjo, rrjedhimisht, është një histori tragjike.[51]       

Burokratët e Brukselit vunë alarmin dhe kërkuan nga Gjermania të liberalizojë veçanërisht sektorin e shërbimeve (që do të thotë privatizimin e tij!) dhe të shtojë investimet në infrastrukturë me qëllim që të rrisë kërkesën.[52] Por përtej faktit që strumbullartët e Gjermanisë nuk e pranojnë këtë kërkesë, të paktën, për momentin, ata mbeten tek alarmi, sepse ata s’kanë asnjë mundësi ta ndryshojnë rrjedhën dhe drejtimin e unionit si të tërë, madje, as vetë parlamenti europian – sepse ky është një qerthull vicioz i pashmangshëm. Fundja, cili vend nuk do të dëshironte të shiste sa më shumë të jetë e mundur dhe të fitonte njëlloj? Kjo është arsyeja që qeveria gjermane e mbron tepëricën e saj. Ritheksojmë këtu se ata që fitojnë nga kjo dinamikë janë kryesisht oligarkët dhe politikanët profesionistë - jo populli gjerman. Në përgjithësi, lëvizja në balancën e llogarisë rrjedhëse në eurozonë drejt tepëricës në vitin 2008 dhe katër çerekët që përfundojnë në çerekun e dytë të vitit 2013 është 340 miliard euro.[53] Ndërsa kostoja e punës në Veriun Europian ra, një krahasim i tregut të punës midis SHBA-së dhe Gjermanisë nga viti 1980-2004 tregon se ‘paqëndrueshmëria e ciklit të tregut në Gjermani është rreth dyfish më e madhe se e SHBA-së’.[54]

Sidoqoftë, përgjatë recesionit të fundit, Gjermania, ndryshe nga SHBA-ja, ka ruajtur qëndrueshmëri në rrjedhën e punëtorëve dhe në koston e punës, punësimit dhe ekonomisë si të tërë. Ndërsa Gjermania ka ruajtur qëndrueshmëri në sektorin e punës me hapjen e tregut, kryesisht në industri (në ekonominë e përgjithshme industria kontribuon 26%),[55] ajo ka krijuar, si gjithë vendet e tjerë që janë integruar në tregun ndërkombëtar të marketingut, oligarkinë e saj që është 10% —dhe që zotëron dy të tretat e pasurisë kombëtare![56] Pa u çuditur, si pasojë e kësaj dinamike, inflacioni në Eurozonë përgjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2014-të është në rënie të lirë. Menjëherë BQE-ja shkurtoi përqindjen kryesore të rifinancimit në 0.15 për qind, nga 0.25 dhe përqindjen e depozitave në minus 0.1 për qind, duke e bërë atë bankën e parë qendrore të rrezikojë në territor negativ. Me këtë veprim BQE-ja shpreson se do të ngrejë inflacionin duke dobësuar euron dhe duke nxitur huamarrjen në periferi të bllokut dhe dukevonuar një krizë paralizuese për deflacionin e eurozonës. Nëse inflacioni vazhdon në nivele shqetësuese këshilli qeverisës do të lëvizë një program të shkallës së gjerë për blerjen e aseteve![57]

Gjykata Kushtetuese Federale e Gjermanisë vendosi që ushtria në të ardhmen mund të përdorë armët e saj në rrugët gjermane në situata ekstreme ose të “përpjestimeve katastrofike” - por jo për kontrollin e demonstratave. Një masë dislokimi ushtarak i këtij lloji ishte ndërmarrë pas epokës naziste dhe u shfuqizua pas Luftës së Dytë Botërore![58] Është e qartë se pasanikët gjermanë, pasi pronësuan tre shtyllat bazë të ekonomisë (bankat, resurset dhe mjetet e prodhimit) në jo më shumë se katër dekada, tashmë thurin kullat nga rebelimi i popullit gjermanë. Sa i përket Merkelit, ose formimit të saj shkencor dhe aftësisë së saj administrative, dihet se ajo ishte pjesë e shkollës së Gjermanisë Lindore dhe organizatës komuniste të rinisë, fizikante në Akademinë e Shkencave dhe hyri në politikë si sekretare e kulturës. Ajo u përshtat në statu-quo-në e re që po krijohësh si pasojë e bashkimit të dy gjermanive. Në moshën 35 vjeçare të saj ideologjinë komuniste e konsideroi gjepur dhe kështu filloi të anashkalonte si fillim Kolin, kancelarin gjerman, dhe pastaj Wolfgang Schauble-n, duke u bërë kancelare. Ajo dinte pak nga financa. Por mori mësime në proces dhe kuptoi se ekonomistët e furnizonin me analiza të gabuara. Kështu i shihte ata me mosbesim. Shkurt, Merkeli u “formua” duke bërë gabime dhe s’kishte dije teorike për të administruar shtetin e ri që po lindte. As mund të themi se ajo ka fituar dije të plotë për shkak të përvojës. Nuk është e rastit që ajo përdor taktika për të “asgjësuar” opozitën se sa dije — duke ndryshuar gjithnjë qendrime. Sigurisht, nëse e karahasojmë me Ramën dhe Berishën, ajo është më e qendrueshme. Këta të fundit i ndryshojnë qendrimet thuajse për ditë. Ndryshimi i qendrimeve buron nga mungesa e virtyteve (intelektualë dhe etikë): kur një njeri s’ka zhvilluar mjaftueshëm virtytet do të përdorë detyrimisht taktikat. Kur një njeri ka fituar dije ‘administrative’ –në këtë rast- ai do të përdorë dijen për të asgjësuar kundërshtarin. Kur nuk ka dije – ai do të përdorë taktikat qoftë edhe duke mbajtur qendrim të kundërt me qendrimet e së kaluarës. Merkeli ka dhe një avantazh tjetër krahasuar me Ramën dhe Berishën: ka studiuar fizikë –dhe siç dihet— fizika ka ligje më të qendrueshëm se ligjet mjekësorë të Berishës dhe piktoreskë të Ramës.            

 


[1]Ευρωομόλογο και στενό κορσέ προτινει ο Μπαροζο, Eleftherotypia, 23, Nëntor, 2011. 

[2]To the eurozone: advance or risk ruin, Martin Wolf, FT, 22, November, 2011.

[3]Angela Merkel: “Më shumë Evropë”, DW, 7, 6, 2012.

[4]The Tragedy of the European Union and How to Resolve It,George Soros, September, 27, 2012.

[5]Po aty.

[6]The real causes of the catastrophic crisis in Greece and the “Left”, TAKIS FOTOPOULOS, The International Journal of INCLUSIVE DEMOCRACY, Vol. 9, Nos. 1/2 (2013).

[7]Shih për më shumë, Kaosi i shkencave në modernitet, ku diskutohen principet keinsiane etj. Shih gjithashtu, Ekonomia ekstroverte kapitulloi Greqinë: Shqipëria drejt të njëjtës greminë.

[8]Shih një kritikë të shkurtër, Zizek: pasojisti “radikal”.

[9]Shih përshembull, Yanis Varufakis: Greece is Finished, June 26th 2012, Economonitor.

[10]Shih për më shumë Kushtetuta e globalizmit neoliberal dhe pavarësia e popujve.

[11]From Greece to Ukraine: welcome to the new age of resistance, Costas Douzinas, The Guardian, 4 March 2014.

[12]Opposition Dissent Tempers Greek Attempts at Optimism, New York Times, 12/1/2014.

[13]Shih, p.sh., Berlin is ignoring the lessons of the 1930s, FT,Niall Ferguson and Nouriel Roubini, June 8, 2012, , ekonomistë të shkollës së Nju Jorkut dhe këshilltarë të kabinetit Klinton, të cilët mbështesin të njëjtat masa me homologët e tyre në Europë!

[14]Draghi’s ECB management: the leaked Geithner files, FT, Nov 11, 2014.

[15]Eurozone: Draghi’s new deal, FT,September 2, 2014.

[16]ECB poised to start its lending spree this week, FT,September 16, 2014.

[17]Political reticence blunts ECB’s asset purchase plan, FT,September 28, 2014.

[18]ECB to start asset purchases this month in bid to revive lending, FT,October 2, 2014.

[19]Easing… quantitative easing – ECB version, FT,Nov 17, 2014.

[20]Shih, për më shumë, Ekonomia ekstroverte kapitulloi Greqinë: Shqipëria drejt të njëjtës greminë, pjesa e parë.

[21]Shih, për më shumë, për sintezat bankare, Blloqet ekonomikë dhe pavarësia e kombeve.

[22]America’s Monetary Crisis: Even the Council on Foreign Relations Is Saying It: Time to Rain Money on Main Street, Ellen Brown, Global Research, September 02, 2014.

[23]In today's debt crisis, Germany is the US of 1931, Fabian Lindner, The Guardian, 24 November 2011.

[24]Ndaj të njëjtin qëndrim me T. Fotopoulos, ΔΙΚΤIΟ ΓΙΑ ΠΕΡΙΕΚTΙΚΗ ΔΗΜΟΚΡΑTΙΑ • 17 ΜΑΗ 2012.

[25]God and the Fascists: the Vatican Alliance with Mussolini, Franco, Hitler, and Pavelic, f, 17. Amherst, NY: Prometheus Books, 2013.

[26]Φασισμός και «δημοκρατικός» ολοκληρωτισμός, ΤΑΚΗΣ ΦΩΤΟΠΟΥΛΟΣ,Ελευθεροτυπία (18 Μαΐου 2002).

[27]Marine Le Pen not Donald Trump is the bigger ganger, FT, Dec 10 2015.

[28]German elections: how the right returned, FT, Sep, 6, 2017.

[29]East Germany’s ‘left behind’ voters propel AfD to elekctoral gains, FT, 28 September 2017.

[30]Germany’s ‘Jamaica’ option puts Macron plans in doubt, FT, 26, September 2017.

[31]Po aty, autori citon edhe qëndrimet e fashistëve në Greqi.

[32]The Rise of German Imperialism and the Phony “Russian Threat”, Prof. James Petras, Global Research, December 07, 2014.

[33]Shih, për më shumë, Kushtetuta e globalizmit neoliberal dhe pavarësia e popujve, pjesa e parë.

[34]Ukraine plan to raise import tariffs on range of goods alarms US, The Guardian, 26 September 2012.

[35]Merkel’s ‘deutsche Michel’ ploy is bad economics, Niall Ferguson,FT,  July 11, 2013.

[36]Reform alone is no solution for the eurozone, Martin Wolf, FT, October 21, 2014.

[37]Does the Berlin Wall still exist? BBC, 26 September 2013.

[38]The Latin-Americanization of Greece and the lessons for the European South, TAKIS FOTOPOULOS, The International Journal of INCLUSIVE DEMOCRACY, Vol. 6, No. 2/3 (Spring/Summer 2010).

[39]Germany s strange parallel universe,Martin Wolf, FT, September 24, 2013.

[40]Commission publishes report on current account surpluses in the EUΒrussels, 18 December2012.

[41]German economy negotiates emerging market trade decline, FT, October 14, 2015.

[42]Those Depressing Germans, PAUL KRUGMAN, New York Times, November 3, 2013.

[43]Germany: In a spin, FT,August 31, 2014.

[44]The German Scapegoat, Daniel Gros, Project & Syndicate, DEC 5, 2013.

[45]Po aty.

[46]Germany, August 2013, Article IV consultation, IMF Country Report No. 13/255.

[47]European comission, European economy, Occasional papers 174/ March 2014.

[48]Germany’s Working Poor, Olivier Cyran, The Nation, SEPTEMBER 6, 2017.

[49]Varfëria: Kërcënim për demokracinë, DW, 24.12.2013.

[50]Gjermani: Të pasurit më të pasur, të varfrit më të varfër, DW, 19.09.2012.

[51]Germany is a weight on the world, FT, November 5, 2013.

[52]Brussels launches inquiry into Germany’s current account surplus, FT, November 13, 2013.

[53]Martin Wolf, Po aty.

[54]The German labour market: Low worker flows and large volatilities, Vox, 8 Aug 2012.

[55]Sekretet e suksesit të ekonomisë gjermane, DW,19.10.2013.

[56]Capital levies for debt redemption, Vox,15 August 2012.

[57]ECB unveils radical moves to fight deflation and lift economy, FT, June 5, 2014.

[58]German court widens army's internal crisis role, BBC, 17 August 2012. 

Më Të Lexuar

  • Viewed
  • Past:
  • Dita
  • Java
  • Muaji
Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA