...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Roli i Gjermanisë mes anëtarëve të NATO-s dhe BE-së dhe pse Amerika blofoi me kërcënimet e saj?

Gjykuar nga roli që ka adoptuar Amerika në rendin e ri botëror dhe “sfidantët”, nuk është Evropa që ka nevojë më shumë për Amerikën, por anasjelltas: sepse Amerika kërkon të “mbysë” Rusinë dhe gjithë shtetet e tjerë që refuzojnë të integrohen në rendin botëror të globalizmit neoliberal dhe për ta realizuar këtë objektiv ajo ka nevojë më shumë se çdo vend tjetër, për Evropën, jo vetëm për ta mbështetur politikisht por edhe ushtarakisht dhe gjeostrategjikisht.

Ylli Përmeti

13/07/2018 - 17:29

Gjermania ka qendruar jashtë garës së armëve bërthamore[1] dhe ka zhvilluar një kulturë anti-luftë. Forcat ushtarake gjermane, sipas një raporti,[2] aktualisht janë në një gjendje “dramatikisht të keqe”: nga nëndetëset, tanket dhe helikopterët deri te veshjet kundër plumbave, çadrat dhe veshjet dimërore. Vetëm një fraksion i armëve vendimtare funksiononte. Gjashtë nga gjashtë nëndetëset nuk përdoren dhe 21,000 vende bosh ishin për oficerë dhe oficerë të paemëruar. Asnjë nga nëndetëset gjermane mund të niset për misione. Nga 244 tanke, vetëm 105 janë operacionalë. Gjatë luftës së ftohtë Gjermania kishte më shumë se 4,500 tanke. Flota e transportit ajror është në gjendje të keqe gjithashtu. Fragatat e flotës ushtarake janë një tjetër sektor i dobët. Katër vitet e kaluar udhëheqësit gjermanë e kanë bërë të qartë se ata duan Bundeswehr-in (Mbrojtjen Federale) të marrë më shumë nga barra e sigurisë në Evropë dhe përtej saj. Bundeswehr-i merr pjesë në më shumë se një dyzinë misione ndërkombëtare, duke përfshirë operacione në zona me konflikte nga Afganistani deri në Mali dhe pjesë të Evropës lindore që dikur dukeshin të ndaluara për çdo ushtri që bart kryqin e zi tradicional të ushtrisë gjermane.

Forcat gjermane, siç citon një analizë e gjerë në FT, pritet të marrin një rol udhëheqës në restaurimin fuqisë së NATO-s për përfrikësim e Rusisë së re të sigurtë në vetë-vete. Mes shumë hapave, Gjermania është angazhuar të ndërtojë dy divizione tërësore me pesë brigada të armatosura deri në vitin 2032, si pjesë e një nisme të re të NATO-s për të forcuar aftësistë afat-gjatë kolektive të saj mbrojtëse. Plani i quajtur Kuadri i Konceptit të Kombeve do të ketë më shumë se 19 vende më të vegjël të NATO-s të caktojnë pjesë nga ushtria e tyre me strukturat e Bundeswehr-it. Nisma do ta kthejë Gjermaninë në “kombin e pandashëm” të NATO-s. Kjo do të thotë se Gjermania duhet të udhëheqë ushtarakisht dhe politikisht. Udhëheqja kërkon koordinim konstant në të gjithë nivelet. Gjithë kjo —dhe kjo duhet theksuar— duhet të mbështetet financiarisht.

Përgjatë dekadës së kaluar, Berlini ka ndaluar rekrutimin, profesionalizoi forcat ushtarake, rriti shpenzimet e mbrojtjes dhe shtyu Bundeswehr-in më tej jashtë zonës së tij gjeografike, operacionale dhe lehtësimit kulturor. Zhvendosja spikatëse ushtarake ka krijuar dhe një dinamikë të brendshme: ushtria solli pas medaljet me vlerë ushtarake të vitin 2009-të, dhe për trimëri në betejë të vitit 2010-të, duke shkatërruar iluzionin e qetë të Bundeswehr-it si një ushtri e militarizuar të agjencisë zhvillimore të Gjermanisë. Bundeswehri-i tani ka një monument qendror për të vdekurit në Berlin, gjithashtu dhe pyllin e ri të kujtesës. Me rëndësi më të madhe, ushtarët gjermanë dislokohen, luftojnë dhe vdesin jashtë vendit, pa nxitur një kundërgoditje politike brenda vendit. Modeli i vjetër zviceran — se ne do të krijojmë ekonominë dhe lëri gjërat e shëmtuara për të tjerët — ka perënduar. Evolucioni i qasjes gjermane kundrejt mbrojtjes dhe sigurisë është të paktën pjesërisht një përgjigje kundrejt një realiteti të ri politik: në kohën kur Amerika tregon më shumë ngurrim se kurrë për të qenë garantuesja e sigurisë europiane, Berlini është nën presion për të marrë më shumë nga barra. Tërheqja e Britanisë nga BE-ja dhe siguria në vetë-vete e Rusisë në Evropën lindore kanë shërbyer gjithashtu për të kthyer qendrën e vëmendjes mbi gadishmërinë e Gjermanisë për të udhëhequr. Martin Shulc, udhëheqësi social-demokrat këmbngulte përgjatë fushatës së zgjedhjeve të fundit se Berlini duhet të shpenzojë pará në mirëqenie jo në armatime. Sidoqoftë, se çfarë nuk është në dyshim, është se Bundeswehr-i është në mes të një ndryshimi të thellë — dhe duke u përballur me kërcënime të reja, detyra të reja dhe ambicie të reja, do të jenë të kushtueshme në çdo kuptim të fjalës. Pyetja është: janë udhëheqësit dhe votuesit gjermanë të paguajnë çmimin?

Deri në vitin 1990-të, gjatë luftës së ftohtë, detyra e vetme e Bundeswehr-it ishte kundrejt mbrojtjes kolektive — asgjë më tepër. Pas viteve ’90 e vetmja detyrë ishin misione jashtë zonës — asgjë më tepër. Tani gjermanët duhet t’i bëjnë të dyja këto detyra. Zyrtarët dhe ekspertët e mbrojtjes gjermane zakonisht citojnë se viti 2014-të ishte pika e kthesës. Viti filloi me një varg ligjëratash muskuloze në Konferencën e Sigurisë së Mynihut në të cilën udhëheqësit gjerman reklamuan gadishmërinë e vendit të marrë më shumë përgjegjësi në çështje ushtarake. Gjendja e përgjithshme u përmblodh nga Joachim Gauck, presidenti federal i kohës, i cili i tha Konferencës se Gjermania “duhet të jetë gati të bëjë më shumë për sigurinë që për dekada garantohësh nga të tjerë. Që nga koha e ribashkimit të Gjermanisë, Bundeswehr-i nuk kishte absorbuar vetëm shkurtime buxhetore por i ishte thënë të gatitësh për skenarë dhe detyra tërësisht të ndryshme ushtarake. Numri i trupave është reduktuar nga thuajse 500,000 në vetëm 180,000 që nga viti ‘90. Burimet e paktë të ushtrisë iu përkushtuan ndërtimit të aftësisë për të dislokuar kontigjente të vegjël, të lëvizshëm në zona të largëta konfliktuale si në Afganistan dhe në Mali. Nocioni se Rusia duhet të trembësh, pa përmendur përballjen, dukësh imagjinare. Në zakonin gjerman, marrëveshja e koalicionit e vendos politikën e mbrojtjes tejet poshtë në listën e përparësive: në një dokument që përfshin 177 faqe, fuqitë ushtarake përmenden shkurtimisht dhe qoftë edhe kur përmenden në faqen 157. Kapitulli përsërti një premtim të hershëm për të rritur shpenzimet modestisht, dhe pajisë Bundeswehr-in në mënyrën “më të mirë të mundshme”, por nuk sqaron. Atje s’ka sugjerim se Gjermania po përgatit një shpenzim të madh që do të çonte buxhetin pranë 2 për qind të prodhimit bruto të vendit — objektivi që vendet e NATO-s janë të anagazhuara zyrtarisht, dhe Trampi veçanërisht po thërret për t’u realizuar. Nën planet aktuale, Gjermania do të rrisë buxhetin e saj të mbrojtjes nga 38.9 miliard euro këtë vit në 43.9 miliard në vitin 2022, një rritje prej thuajse 13 për qind.

Me ekonominë e saj të ekspansionit të vazhdueshëm, shpenzimet ushtarake do të përllogariten për më pak se 1.5 për qind të PPB-së deri në vitin 2024. FMN-ja, në fakt, pëllogaritë se shpenzimet vjetore të saj janë pak më shumë se 1%. Synimi për t’i kushtuar 2% të PPB-së ushtrisë, rrjedhimisht, nuk do të realizohet pavarësisht rritjes së madhe të shpenzimeve në buxhet dhe qendrimit politik të Merkelit se Gjermania do të rrisë kontributon e saj në NATO.[3] Përqindja e saj, në fakt, do të ulet. Kjo heshtje është e kuptueshme: opinioni popullor gjerman mbetet i kujdesshëm për fuqinë ushtarake, dhe koalicioni social-demokrat i Merkelit ka treguar prej shumë kohësh një tipar të fuqishëm pacifist. Por mungesa e debatit serioz për të ardhmen e Bundeswehr-it është ndezëse si gjithnjë, duke ditur angazhimin ushtarak gjerman vitet e fundit, gjithashtu dhe zhvendosjen e gjerë strategjike. Me kanosjen kërcënuese të Rusisë, NATO-ja po nxiton të rikthejë fuqitë e saj përfrikësuese. Gjermania është qendrore në këtë shtytje, siç u faktua nga vendimi i Berlinit të udhëheqë një grup beteje shumëpalëshe në Lituani si pjesë e “pranisë rritëse” të NATO-s. Rreth 450 ushtarë të Bundeswehr-it janë stacionuar në vendet Balltike që nga janari i vitit të kaluar, ku ata mbështeten në veprimtarinë e tyre si “tel pengues” (“trip wire”) në rast se tensionet me Moskën përshkallëzojnë. Duke konkluduar se hendeqet e ushtrisë gjermane po bëhen gjithnjë dhe më të vështirë për t’u fshehur. Qoftë edhe në konfigurimin aktual, dhe pavarësisht rritjes së fundit të buxhetit, forcat ushtarake gjermane janë kronikisht të nënfinacuara. Kjo gjendje u krijua për shkak se Gjermania për 25 vjet shkurtoi buxhetin mbrojtës. Lufta e ftohtë kishte mbaruar, s’kishte mbetur ndonjë armik në Evropë, dhe gjermanët mendonin se çdogjë mund të zgjidhësh përmes negociatave, marrëveshjeve, bashkëpunimit dhe krahazimit.[4] Aeroplanët pa ekuipazh njerëzor (drones), avionët ushtarakë dhe helikopterët, radarët, tanket dhe anijet e zbulimit, janë përparësi tashmë për Gjermaninë dhe Francën (DW). Gjermania kritikave të Trampit iu përgjigj me vendosmëri përpara mbledhjes së korrikut: 2018 — se Gjermania i ka rritur shpenzimet dhe se NATO-ja nuk matet vetëm me “pará” por me kontribute, duke përmendur kontributet dhe rolin e saj në NATO.[5] Në të vërtetë, Gjermania ka një arsye tjetër pse nuk kërkon të angazhohet më shumë në NATO. Siç citon një analist kur analizon “kërcënimet” e neonacionalistëve në Evropë lidhur me emigrantët:

Në të vërtetë...asnjë qeveri [evropiane] nuk mund të kontrollojë kufijtë e saj...është harruar por Merkeli i mbajti kufijtë e hapur në vitin 2015 për të ulur presionin mbi Austrinë. Vjena rrezikohesh të përmbytësh nga refugjatët e dërguar me autobusë nga, kush, Orbani i Hungarisë...Berlini mund të zbarkojë më mirë pushtetin ekonomik kundrejt projekteve sjellin avantazh të drejtëpërdrejtë kombëtar. Ata me kujtesas e errëte të lutën kanë më pak [arsye] për t’u trembur. Atje s’ka asgjë ushtarake rreth Gjermanisë së politikës së Parë. Në vend të saj, impulsi, është izolacionit. Shumica e gjermanëve ndoshta do të shpenzonin më pak në mbrojtje. Dhe pse jo? Shteti është tejet i fuqishëm për t’u kërcënuar nga fqinjët e saj. Berlini gjithnjë mund të realizojë një ujdi me Moskë: energjia e Rusisë për teknologjinë gjermane i bënë atë për një shkuarje të natyrshme. Lërë Poloninë dhe të tjerë në kufijtë lindor të BE-së të paguajnë për NATO-n nëse ata ndjehen të kërcënuar nga Rusia.[6]

Pikërisht për arsyet e mësipërme Gjermania i rezistoi “sulmit” të Trampit gjatë mbledhjes së NATO-s në korrik, 2018, duke argumentuar se ajo mund ta rrisë përqindjen e shpenzimeve për NATO-n siç ka argumentuar në çdo mbledhje por paralelisht përmendi faktin se ajo prapëseprapë shpenzon shumë për NATO-n, nëse krahasohet me Amerikën: sepse edhe nëse Amerika shpenzon shumë për NATO-n — përqindja që shpenzohet për “sigurinë” europiane është e vogël ndërsa përqindja tjetër shpenzohet në Azi, Lindjen e Mesme dhe rajone të tjera – duke nënkuptuar se Amerika ka shtrirë tentakulat e ushtrisë së saj kudo nëpër botë për shkak të rolit të saj hegjemonist prej të cilit vjel dhe fitimet analoge. Siç citon një analist amerikan:

Amerika nuk përllogaritet për 70 për qind të shpenzimeve [siç argementon Trampi] të buxhetit të sigurisë europiane. Përqindja e saj aktuale, siç ka cituar Instituti Ndërkombëtar për Studime Strategjike, është një fraksion e saj. Pesë për qind e buxhetit amerikan shkon në Evropë. As është Evropa e “papaguar” në detyrimet e saj. Që kur u zotua katër vjet më parë për të shpenzuar 2 për qind të PBB-së brenda një dekade, anëtarët europan të NATO-s kanë rritur shpenzimet e tyre me 87 miliard dollarë në terma realë, një shumë që është më shumë se dyfish e shpenzimeve vjetore amerikane në sigurinë europine.[7]

Argumenti tjetër i Trampit se Gjermania kontrollohet nga Rusia për shkak të gazit (ose linjës së re që po ndërton Gjermania dhe Rusia) thjesht përdoret për të detyruar Gjermaninë të blejë më shumë gaz nga Amerika pavarësisht faktit se Gjermania vërtet krijon varësi më të madhe nga Rusia — por dhe Rusia krijon varësi nga konsumi europian: shkurt, varësia është e ndërsjellë. (shih në vazhdim studimin përkatës). Mes varësisë dhe kostos së ulët të gazit rus Gjermania ka zgjedhur koston: hamendësisht sepse kështu lehtëson shoqërinë gjermane nga kostot e energjisë ndërsa projekton veten si furnitore e tregut europian. Argumenti tjetër i Trampit se “nuk ka kuptim kur Gjermania i paguan miliarda dollarë Rusisë dhe tani ne duhet ta mbrojmë [me NATO-n] nga Rusia”, është i drejtë: sepse si politikë është kontradiktore. Por Trampi harron se Gjermania ka qenë pjesë e aleancës perëndimore pas mbarimit të luftës së dytë dhe protektorat amerikan dhe Rusinë e ka shpallur armik së pari Amerika —sepse Rusia sfidon hegjemoninë e saj— ndërsa aleatët e tjerë të G7 thjesht e kanë mbështetur. Nëse Amerika ndryshon qendrim kundrejt Rusisë ashtu do të ndryshojnë dhe aleatët e saj. Në mbarim të mbledhjes së NATO-s shpenzimet në ushtri dhe armatime janë si vijojnë:

Qartësisht, Rusia shpenzon më shumë se gjithë anëtarët e NATO-s. Por nëse mblidhet gjithë shuma e anëtarëve të NATO-s ajo tejkalon dhjetra herë shpenzimet ruse. Sidoqoftë, çështja nuk shtrohet se cilët shpenzojnë më shumë për ushtri e armatime. Por se sa efiçente është NATO-ja dhe Rusia, jo thjesht përballë njëra-tjetrës, por dhe në raport me objektivat e tyre. NATO-ja dihet se është shtrirë kudo në planet. Ndërsa Rusia jo: ajo vepron kryesisht brenda vendit. Efiçenca e saj, rrjedhimisht, është më e madhe për t’u mbrojtur. Ndërsa NATO-ja është e brishtë jo vetëm për shkak të përhapjes së saj kudo nëpër botë por edhe për shkak të teknologjisë. Në vijim do ta shqyrtoj këtë çështje dhe do të tregoj dhe zhvillimet e fundit në teknologji, veçanërisht në tenologjinë hapësinore: sepse teknologjinë ushtarake në tokë e shqyrtova në pjesën e parë të këtij studimi, me qëllim që të krijojmë një tablo të plotë për zhvillimet e superfuqive. Një çështje tjetër është mundësia e mos-shpenzimit për armatime dhe ushtri: pse fuqitë perëndimore dhe veçanërisht Amerika nuk ulet të bisedojë me “sfidantët”? Sepse Amerika s’ka hequr dorë nga roli i saj hegjemonist ndërsa korporatat e saj janë globalizuar. Kur të heqë dorë nga ky rol dhe të pranojë se roli i saj ka çuar në gjendjen aktuale dhe mund të çojë në një gjendje edhe më të keqe, ajo do të ulet në bisedime qoftë me korporatat qoftë me rivalët e saj, do të nënshkruajë edhe traktate paqeje: si pasojë bota do të çlirohet nga angthi dhe barra e rëndë ekonomike që shkakton ushtria dhe armatimet. Se kur mund ta pranojë Amerika këtë fakt do ta shqyrtoj në vijim.

 Argumenti tjetër që përdori Trampi në mbledhje, për të rritur shpenzimet në NATO me 4% duhet parë nga objektivi i tij: ai kërkon të rrisë shpenzimet dhe për të realizuar objektivin e tij - vendosë më lartë stekën me qëllim që të realizojë 2%. Dëftues është, gjithashtu, fakti se Stoltenberg, sekretari i përgjithshëm NATO-s, u gëzua me faktin se shpenzimet në armatime dhe ushtri do të rriten: “Vetëm pak vite më parë ne shkurtonim buxhetet tona të mbrojtjes. Tani po shtojmë miliarda”, citoi Stoltenberg! Kështu është kur nuk përpiqemi të kuptojmë qerthullin në të cilin kemi rënë. Kërcënimi i Trampit, në anën tjetër, se mund të prishet aleanca nëse anëtarët e NATO-s nuk rrisin shpenzimet ishte blof: sepse nëse Amerika tërhiqet nga aleanca do të rëndojë më shumë amerikanët dhe këtë fakt e dinë europianët. Gjykuar nga roli që ka adoptuar Amerika në rendin e ri botëror dhe “sfidantët”, nuk është Evropa që ka nevojë më shumë për Amerikën, siç argumenton Luce,[8] por anasjelltas: sepse Amerika kërkon të “mbysë” Rusinë dhe gjithë shtetet e tjerë që refuzojnë të integrohen në rendin botëror të globalizmit neoliberal dhe për ta realizuar këtë objektiv ajo ka nevojë më shumë se çdo vend tjetër, për Evropën, jo vetëm për ta mbështetur politikisht por edhe ushtarakisht dhe gjeostrategjikisht. Qoftë edhe luhatjet e përqindjes së elektoratit republikan amerikan për NATO-n —dy vjet më parë besonin ndërsa aktualisht vetëm 40 për qind beson në të— mund të ndryshojnë shpejt nga elitat: sepse popujt me bindje sipërfaqësore ndryshojnë shpejt bindje. Nga dinamika dhe kushtet që janë krijuar, Gjermania do të rrisë rëndësinë e saj —edhe ushtarakisht— dhe në afatmesëm, nëse interesat e saj nuk përputhen me interesat e Amerikës, ajo mund të shkëputet nga patronazhi amerikan dhe bashkë me veten të shkëpusë dhe Evropën. Në këtë variant Amerika do të detyrohet ta minojë përpjekjen e Gjermanisë: sepse hegjemoninë amerikane e kërcënon Rusia dhe jo Evropa dhe kjo e fundit është një hapësirë e rëndësishme përmes së cilës Amerika ushtron kontroll mbi Rusinë. Pa këtë hapësirë — kontrolli i saj do të dobësohet. Sidoqoftë, me zhvillimet e fundit teknologjike Amerika do të detyrohet të bashkëpunojë se sa të hegjemonojë botën e mijëvjeçarit të tretë.                                                                 

*Pjesë nga një studim më i gjerë. Parapublikohet për shkak se popujt janë në errësirë...



[1]Germany has taken itself out of the nuclear running, Josef Joffe, FT, 14 February 2017.

[2]German armed forces in ‘dramatically bad’ shape, report finds, FT, FEBRUARY 20, 2018.

[3]Germany to miss Nato defence spending pledge, FT, 27 Apr 2018.

[4]German military: combat ready? FT, 14 Feb 2018.

[5]German defence minister stands ground against US on Nato budget, FT, July 3, 2018.

[6]Europe should beware a nationalist Germany, PHILIP STEPHENS, FT, JUNE 20, 2018.

[7]Trump knows Europe needs America more than America needs Europe, Edward Luce, FT, 12 July 2018.

[8]Por aty.     

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA