...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Shkaktimi i garës së re të armatimeve nga amerikanët dhe kundërpërgjigja ruse

Dislokimi i raketave në Europë ishte kundruar nga NATO-ja (Kohle dhe Reagan) që në fillim të viteve ’80

Ylli Përmeti

03/03/2018 - 10:05

Pas kompletimit të rendit të ri botëror të globalizmit neoliberal, në vitin 2000, me doktrinën e Blerit,[1] dhe rolin global dhe hegjemonist që mori Amerika mes vendeve të G7, Bushi u tërhoq nga traktati i vitit 1972 mes Amerikës dhe Bashkimit Sovjetik, i cili synonte të ngadalësonte garën mes dy vendeve të armatimeve bërthamore. Ai kishte sinjalizuar më parë se Amerika do të tërhiqësh nga traktati: sepse, sipas tij, ai ishte një relike e luftës së ftohtë dhe se ai ishte pengesë për ngritjen e një mbrojtje kombëtare raketore. Traktati ndalonte superfuqitë të dislokonin mbrojtje kombëtare me raketa me rreze të gjatë dhe ngritjen e bazave përkatëse. Traktati bazohësh se nëse një superfuqi ndërtonte mbrojtje strategjike, pala tjetër do të ndërtonte fuqitë e saj bërthamore për të balancuar mbrojtjen. Në këtë mënyrë superfuqitë do të vendoseshin shpejtë në një garë të pafund për ngritjen e armëve ofensive-difensive me qëllim që të balanconin kundërveprimet e tyre. Por traktati lejonte ndërtimin e mbrojtjes me raketa balistike të rrezes së shkurtër dhe të mesme. Menjëherë pas deklaratës së Bushit, në 13 korrik 2002, Kremlini, pa ndonjë kritikë, deklaroi se ai nuk do t’i përmbahësh më traktatit. Hamendësisht sepse besonte se Uashingtoni nuk do të dislokonte raketat e tij në kufijtë e Rusisë: sepse në atë kohë Rusia ishte pjesë e elitës mbikombëtare G7+1= G8 dhe bashkëpunonte me NATO-n. Por kishte zëra kritikë në Kremlin që tërheqjen e Amerikës nga traktati e konsideruan tejet të keqe dhe të një shkalle historike.[2]

Në të vërtetë, dislokimi i raketave në Europë ishte kundruar nga NATO-ja (Kohle dhe Reagan) që në fillim të viteve ’80 .[3] Por dislokimi filloi në vitin 2007. Putini, si kryeministër në atë kohë, paralajmëroi se dislokimi i raketave do të provokonte një garë të re armatimesh duke sugjeruar se Rusia mund të ngrinte traktatin e vitit 1990 mbi fuqitë e armëve konvecionale në Evropë i cili kufizonte dislokimin ushtarak përgjatë kontinentit —deri sa gjithë anëtarët e NATO-s ratifikuan dhe përshtatën traktatin, duke qetësuar Rusinë se systemi nuk do të ndikonte balancën strategjike ose nuk do të kërcënonte Rusinë, meqënse plani bazohësh vetëm në dhjetë raketa interceptive në Poloni me një radar shoqërues në Çeki. Ndërsa Rusia dyshonte te traktati përkatës dhe shenjat e para i dha që në vitin 2007-të, ishte viti 2008 që ngriti tensionet mes perëndimit dhe Rusisë: sepse NATO-ja filloi të dislokonte sistemet në Poloni dhe Rusia pezulloi bashkëpunimin me NATO-n. Por ishte Obama i vitit 2009-të që përparoi –me disa ndryshime në plane- dislokimin e sistemeve në Evropë. Pas vitit 2012, kur plasi kriza në Ukrainë, si fillim ekonomike dhe pastaj me shërbimet inteligjente, duke provokuar një luftë mes Ukrainës lindore dhe perëndimore, gara e armatimeve u intesifikua, duke kulmuar në vitin 2018-të kur Putini paraqiti sistemin e ri bërthamor, me rreze pa kufi dhe raketa të padukshme, që alarmoi perëndimin. Ishte, në fjalë të tjera, veprimtaria perëndimore që detyroi Rusinë të zhytësh në një garë të re armatimesh dhe të shpalosësh —pa shumë zhurmë— si superfuqi ushtarake botërore. Akuzat, rrjedhimisht, kundrejt Putinit menjëherë pas paraqitjes së armëve të reja, nga masmedia mbikombëtare, se ai po nxit një garë të re armatimesh dhe kundërpërgjigjja e tij se ishte tërheqja e Amerikës nga traktati i sipërpërendur dhe jo veprimet e tij, janë të gabuara: sepse, siç duket, nuk i ndjekin me vëmendje veprimet e superfuqive!           

Kështu, ngritja e shqytës së raketave të NATO-s në kufijtë e Rusisë, propozimi i Pentagonit për dërgimin e automjeteve të këmbsorisë dhe armëve të tjera të rënda në vendet e Balltikut,[4] vizita e Putinit në Kubë menjëherë pas mbarimit të Kampionatit Botëror të Futbollit që u zhvillua në Brazil, falja e 90% të borxhit kubanez ndaj Rusisë dhe rihapja e bazës përgjuese në Jug të Havanës, në Lurdes,[5] por jo të bazave ushtarake, sepse janë tejet të kushtueshme dhe Rusia nuk mund t’i përballojë —strategjia e Rusisë është zbarkimi i ushtrisë ruse në kufijtë e saj në mënyrë të tillë që mos ta lërë Amerikën të gjuajë e para— planet për ngritjen e bazave të njëjta në Amerikën Latine dhe vendosmëria e Putinit për t’iu kundërpërgjigjur çdo sfide për luftë,[6] shënon, pa dyshim, jo vetëm luftën ekonomike të Amerikës kundër Rusisë por, siç do të shohim këtu, ajo mund të çojë në një luftë bërthamore. Putini, pas sfidimit të Obamës, duke mos e lejuar atë të ndërhynte në Siri, ndërsa ratifikoi marrëveshjen e tregut të lirë midis Abkhazia-s dhe Osetisë Jugore,[7] shtete të cilët Rusia i njeh si shtete të pavarur dhe i mbështet ekonomikisht dhe ushtarakisht, planifikoi, bashkë me anëtarët e Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive (CSTO), ish shtete sovjete, të shpenzojë rreth 1 trilion dollarë (33 trilion rubla) për të siguruar armë të reja për forcat e saj të shpejta dhe të bashkuara.[8] Nga këto 40-të do të jenë anije dhe nëndetëse të pajisura me raketa nukleare,[9] —duke u përputhur me traktatin që ka nënshkruar presidenti amerikan Ronald Reagan dhe udhëheqësi sovjet Mihal Gorbaçov, në vitin 1987-të,[10] për kufizimin e zhvillimit të raketave bërthamore, dhe 14 të tjera, “Lada”, të gjeneratës së katërt me teknologji të përparuar dhe me impiant ajëri të ri shtytës të pavarur.[11] Zhvillimi i nëndetëseve, të cilat Amerika i ka lënë pas dore, sepse besoi se ishte dominante dhe si pasojë është përqedruar më shumë në misione tokësore,[12] bashkë me armët nukleare dhe veçanërisht me 40 raketat e fundit interkontinentale, të cilat tejkalojnë çdo sistem të përparuar mbrojtës raketor, gjithashtu dhe sistemi i saj mbrojtës (“S-500”), të cilin Rusia e mbajti sekret dhe e shpalosi në përfshirjen e saj në Siri dhe befasoi NATO-n,[13] njëlloj siç befasoi me aeroplanin luftarak, “Su 35”, në vitin 2013-të, i cili karakterizohet nga amerikanët si mjeshtër i ajrit,[14] bashkë me shpejtësinë e zbarkimit të forcave të saj ushtarake, një fakt që e pranoi dhe vetë komandanti i trupave amerikane në Europë,[15] e bëjnë Rusinë dominante kundrejt Amerikës. Aftësia e sistemit mbrojtës, “S-500”, për shembull, është avangardë: ai mund të arrijë objektiva në lartësinë 200 kilometra, të godasë aeroplanë, raketa detare dhe balistike të shpejtësisë superonike në largësi prej 640 km dhe të zbulojë çdo teknologji të ashtuquajtur të padukshme (“stealth”). Ky sistem quhet “prometeu” dhe mund të luftojë armë që nuk ekzistojnë por mund të shfaqen në të ardhmen. Rusët, në dijeni të sistemeve mbrojtëse, këshilluan dhe Amerikën e Trampit për të blerë sistemin e saj mbrojtës, nëse ndjehen të pasigurtë. Sistemi paralajmërues i raketave ruse përbëhet nga tre elementë:

Si fillim, satelitët hapësinor pikasin lëshimin e raketave balistike, ndërsa stacionet e bazuar në tokë përllogarisin trajektoren dhe drejtimin e ndikimit. Gjithë ky informacion pastaj transmetohet në stacionin e radarit “Don-2N” në Sofrino pranë Moskës, dhe stacioni drejton kundër-raketa sipas rastit. Këta stacione aktualisht janë në funksion në rajonin Irkutsk (duke mbuluar zonën nga Kina deri në brigjet prerëndimore të SHBA-së), enklavën e Kaliningradit dhe rajonin e Krasnodarit. Provat shtetërore janë duke përfundur në Krasnoyarsk dhe rajonet e Orenburgut. Provat shtetërore të stacionit të radarit në rajonin e Altait janë miratuar, ndërsa një stacion tjetër radari po ndërtohet në rajonin e Arktikut pranë Murmanskit. Fillimi i operacioneve për gjithë këta stacione do të sigurojë me mbrojtje rretherrotull Rusinë kundrejt sulmeve me raketa...për ta kurorëzuar gjithë këtë, Rusia vazhdon të punojë në sistemin S-500 – një sistem interceptues universal për raketa me rreza të gjatë dhe lartësi të madhe me mbështetjen e mbrojtjes së raketave.[16]    

Por ky sistem nuk ishte automatik. Për të njëjtën arsye, teknikët rusë punuan për ta bërë automatik — pikasja, idenifikimi dhe lëshimi i anti-raketës operon tani automatikisht pa komandë. Kështu, ndërsa Rusia është në proces të instalimit të sistemit mbrojtës anti-raketor për gjithë Rusinë, “S-500”, sipas amerikanëve,[17] e kërcënon edhe më shumë forcën ajrore të NATO-s me aftësitë e saj. “Në terma të strategjisë së arsenalit të saj bërthamore”, siç konkudojnë dy qendra perëndimore studimore,[18] “Rusia nuk është vetëm e barabartë me SHBA-në, por në të vërtetë përpara në modernizim dhe investime në armë jo-strategjike bërthamore. Ndërsa forcat konvencionale të Rusisë janë tashmë të afta të shkaktojnë kosto të larta mbi qoftë edhe kundrejt një ushtrie me teknologji sipërore siç është NATO-ja në një konflikt – domethënë, një luftë do të ishte tejet e përgjakshme për të dyja palët...mbi të gjitha është gadishmëra, afërsia, dhe aftësia në fuqinë e zjarrit masiv të shpejtë që i jep Rusisë një avantazh lokal...Rusia është një fuqi tokësore euro-aziatike, duke sjellë shumë fuqi ushtarake në luftë, por forca e saj shkëlqen kur lufton pranë vendit të saj”. Ky përfundim, në të vërtetë, buron nga lufta që zhvilloi Rusia sovjete në luftën e dytë botëtore: sepse në atë kohë, sovjetët, vërtet ishin të shkëlqyer në luftën e tyre. Por autorët nuk tregojnë shkaqet se pse ushtria ruse ishte e tillë. Kështu, së pari, sepse kishte një organizim ushtarak të shkëlqyer dhe së dyti, dhe mbi të gjitha, kishte zhvilluar atdhedashurinë mes rradhëve të ushtrisë sovjete. Duhet thenë, edhe një herë, se komunistët e kohës, dashurinë për atdheun e kërkonin dhe mundoheshin ta zhvillonin mes popujve. Për të njëjtën arsye, ky është avantazh, dhe nga më kryesorit, kundrejt ushtrisë së NATO-s: sepse kjo e fundit as e kërkon këtë dinamikë e as e zhvillon në rradhët e ushtrisë. Në një luftë të mundshme, ushtarët e NATO-s, pa dashurinë përkatëse, do ta braktisin luftën ndërsa ushtria ruse do të përparonte: sepse Putini vazhdon ta kërkojë dhe zhvillojë dashurinë për atdheun. Bashkë me këto zhvillime, Rusia është në proces të zëvendësimit të artilerisë së saj kundër-ajrore me kalibër 57 mm me ftohës uji dhe 12 raketa.[19] Rusia ka zhvilluar vitet e fundit raketa të pakapshme nga sistemi mbrojtës raketor amerikan dhe shumë të shpejta.[20] Ajo do të zëvendësojë deri në vitin 2018-të kompleksin e raketave bërthamore që u zhvillua në vitin 1970-të —në kulmin zhvillimor të Bashkimit Sovjetik— “R-36M”, të njohura ndryshe si raketa “satanike”, për shkak të natyrës së tyre, me raketa ndërkontinentale më të fuqishme (“Satan 2”), kapaciteti i të cilave është 40 megatonë, 2,000 herë më të fuqishme se bomba që përdori SHBA-ja në Heroshima dhe Nagasaki. Nëse një nga të parat mund të shkatërrojë ¾ e Nju Jorkut, një nga të dytat, mund të shkatërrojë gjithë bregdetin lindor të SHBA-së! Këto raketa vijnë si kundërpërgjigje e raketës amerikane me kodin “W88”, e cila është 30 herë më e fuqishme se bomba e Heroshimës: ajo mund të shfarrosë një qytet të tërë si Moska në sekonda. Një bombë (bomba e Carit siç u quajt) prej afërsisht një ton, në të vërtetë, ishte krijuar dhe provuar nga Bashkimi Sovjetik në vitin 1949-të. Kur u provua ajo çliroi 57 megatonë energji, 1,500 herë më shumë se bomba e lëshuar në Heroshima dhe Nagasaki dhe dhjetë herë më e fuqishme se gjithë municioni që u shpenzua përgjatë luftës së dytë botërore.[21] Ka zhvilluar, për më shumë, armë me rreze lazer dhe termobarike, të cilat lëshojnë një tufë të komanduar mikrovalësh që krijon një zonë të padepërtueshme nga agresioni i jashtëm dhe armë elektronike që drejtohen për të shkatërruar armët me pajisje elektronike dhe nuk vrasin njerëzit. Po zhvillon, gjithashtu, armë radio-elektronike të cilat përdorin një impuls UHF të aftë për të shkatërrur gjithë pajisjet elektronike nga mijëra kilometra larg. Këto të fundit po i zhvillon Kina dhe Amerika gjithashtu. Krahas këtyre, Rusia po zhvillon armë neutronike ose protonike. Gjeneratori i kësaj arme protonike është shumë më i fuqishëm se armët me rreze lazer. Mjafton një impuls i vetëm për të shkatërrur një reaktor bërthamor ose një raketë bërthamore. Këto armë përfshijnë mburojë plazmatike të aftë për të shkatërruar një raketë balistike në ajër. Në të vërtetë, perëndimorët kanë frikë më shumë nga këto armë se sa nga gjithë raketat ruse. Këto armë pritet të përdoren nga ushtria ruse gjatë vitit 2018-25. Rusia ka testuar me sukses raketat hipersonike. Ato udhëtojnë nga 7 deri në 15 kilometra në sekondë dhe mund të shkatërrojnë çdo aeroplan dhe raketë në çdo lartësi. Ushtria ruse do të pajiset me to në vitin 2020-të. Kremlini ka lëvizuar nga armët e blinduara dhe pajimeve te strukturat dhe logjistika: ai për tetë vjet me rradhë ka qenë në një emision për të transformuar ushtrinë Ruse nga epoka Sovjete e zhurmshme dhe relike në forcë moderne dhe luftarake të epeshme’.[22] Rusia ka ndërtuar dhe zgjeruar bazat e saj ushtarake në Arktik; ka rritur shpenzimet ushtarake që nga viti 2006-të; ka ndërmarrë prova ushtarake të shkallës së madhe; ka dislokuar ushtrinë dhe armët e saj në vende të huaj (Siri); dhe ka sinkronizuar armët ushtarake për ujin, tokën dhe hapësirën ajrore.[23]

          Si kundërpërgjigje, SHBA-ja po zhvillon...

 

Studimi mund të parapublikohet i gjithë së shpejti.



[1]Shih, Pushteti i frikës dhe globalizmi neoliberal.

[2]U.S. withdraws from AB Treaty; global response muted, Arms Control Association, July/August 2002.

[3]Missiles in Europe: The case for Deployment, PDF, The Heritage Foundation, October 27, 1983.

[4]U.S. is poised to put heavy weaponry in Eastern Europe, N. Y. Times, June 13, 2015.

[5]Russia to reopen spy base in Cuba as relations with US continue to sour, The Guardian, 16 July 2014.

[6]Putin to the Western Elites: World War III Is Inevitable, D.C. Clothesline.com, November 2, 2014.

[7]Putin ratifies free trade deals with Abkhazia, S. Ossetia, Rianovosti, 22/12/2013.

[8]Russia-Led Security Bloc Plans to Spend $1Bln on Weaponry, Rianovosti, 26/12/2013.

[9]Russian navy to get 40 new ships in 2014, RIA Novosti, January 03 2014.

[10]A cornerstone of Peace at risk, The Editorial Board, New York Times, April 3, 2017. It prohibits the testing, production and possession of ballistic and cruise missiles, with either nuclear or conventional warheads, that can travel between 500 and 5,500 kilometers. Sea-based missiles and air-launched missiles are not affected.

[11]Russia’s new 4th generation Lada submarine to unify USA’s naval power, Pravda.ru, 18.03.2015.

[12]3 Chinese weapon of America should fear in the South China Sea, National Interest, October 31, 2015.

[13]US air force general: the Russian have closed the gap, Sputnik, 14. 09. 2015.

[14]America’s F-15 Eagle vs. Russia’s Su 35 Fighter: who wins? National Interest, September 10, 2015. Killers in the sky: the 5 most lethal combat aircraft going to war in Syria, National Interest, October 30, 2015.

[15]Hard Talk, BBC, June 20 2016.

[16]Russia fully prepared for possible nuclear attack, Pravda.ru. 26.01.2017.

[17]Revealed: Russia’s plans for Lethal New S-500 Missile System, The National Interest, December 16, 2015.

[18]How much of a threat does Russia pose, and to whom? BBC, 29 June 2017.

[19]Russia to develop new anti-aircraft artillery system on Armata tank chassis, Pravda. ru, 13. 01. 2016.

[20]Shih për më shumë, Lindja e Mesme: drejt një Rendi të Ri Islamiko-neoliberal.

[21]The monster atomic bomb that was too big to use, BBC, 16 August 2017.

[22]Ukraine crisis: Old constraints spike Kremlin’s firepower, FT,March 27, 2014.

[23]Russia rearms for a New Era, New York Times, Dec. 24, 2015.   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA