...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Superfuqitë ushtarake dhe mundësitë e shpërthimit të një lufte botërore*

Oligakët perëndimorë, për të ruajtur pushtetin e tyre nga ekspansioni i bllokut socialist i shekullit 20-të, zhvilluan armë nukleare — si rezultat, ata nxitën zhvillimin e të njëjtave armë në palën tjetër: sot, në globalizmin neoliberal, përdorimi...

Ylli Përmeti

07/04/2017 - 14:51

Oligakët perëndimorë, për të ruajtur pushtetin e tyre nga ekspansioni i bllokut socialist i shekullit 20-të, zhvilluan armë nukleare — si rezultat, ata nxitën zhvillimin e të njëjtave armë në palën tjetër: sot, në Rendin e Ri Botëror të Globalizmit Neoliberal, përdorimi tyre bëhet gjithnjë dhe më i mundshëm! 

 

Ngritja e shqytës së raketave të NATO-s në kufijtë e Rusisë, propozimi i Pentagonit për dërgimin e automjeteve të këmbsorisë dhe armëve të tjera të rënda në vendet e Balltikut,[1] vizita e Putinit në Kubë menjëherë pas mbarimit të Kampionatit Botëror të Futbollit që u zhvillua në Brazil, falja e 90% të borxhit kubanez ndaj Rusisë dhe rihapja e bazës përgjuese në Jug të Havanës, në Lurdes,[2] planet për ngritjen e bazave të njëjta në Amerikën Latine dhe vendosmëria e Putinit për t’iu kundërpërgjigjur çdo sfide për luftë,[3] shënon, pa dyshim, jo vetëm luftën ekonomike të Amerikës kundër Rusisë por, siç do të shohim këtu, ajo mund të çojë në një luftë nukleare. Dhe Putini, pas sfidimit të Uashingtonit, duke mos e lejuar atë të ndërhynte në Siri, ndërsa ratifikoi marrëveshjen e tregut të lirë midis Abkhazia-s dhe Osetisë Jugore,[4] shtete të cilët Rusia i njeh si shtete të pavarur dhe i mbështet ekonomikisht dhe ushtarakisht, planifikoi, bashkë me anëtarët e Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive (CSTO), ish shtete sovjete, të shpenzojë rreth 1 trilion dollarë (33 trilion rubla) për të siguruar armë të reja për forcat e saj të shpejta dhe të bashkuara.[5] Nga këto 40-të do të jenë anije dhe nëndetëse të pajisura me raketa nukleare,[6] —duke u përputhur me traktatin që kanë nënshkruar presidenti amerikan Ronald Reagan dhe udhëheqësi sovjet Mihal Gorbaçov, në vitin 1987-të,[7] për kufizimin e zhvillimit të raketave bërthamore, dhe 14 të tjera, “Lada”, të gjeneratës së katërt me teknologji të përparuar dhe me impiant ajëri të ri shtytës të pavarur.[8] Zhvillimi i nëndetësve, të cilat Amerika i ka lënë pas dore, sepse besoi se ishte dominante dhe si pasojë është përqedruar më shumë në misione tokësore,[9] bashkë me armët nukleare dhe veçanërisht me 40 raketat e fundit interkontinentale, të cilat tejkalojnë çdo sistem të përparuar mbrojtës raketor, gjithashtu dhe sistemi i saj mbrojtës (“S-500”), të cilin Rusia e mbajti sekret dhe e shpalosi në përfshirjen e saj në Siri dhe befasoi NATO-n,[10] njëlloj siç befasoi me aeroplanin luftarak, “Su 35”, në vitin 2013-të, i cili karakterizohet nga amerikanët si mjeshtër i ajrit,[11] bashkë me shpejtësinë e zbarkimit të forcave të saj ushtarake, një fakt që e pranoi dhe vetë komandanti i trupave amerikane në Europë,[12] e bëjnë Rusinë dominante kundrejt Amerikës. Aftësia e sistemit mbrojtës, “S-500”, për shembull, është avangardë: ai mund të arrijë objektiva në lartësinë 200 kilometra, të godasë aeroplanë, raketa detare dhe balistike të shpejtësisë superonike në largësi prej 640 km dhe të zbulojë çdo teknologji të ashtuquajtur të padukshme (“stealth”). Sistemi paralajmërues i raketave ruse përbëhet nga tre elementë:

Si fillim, satelitët hapësinor pikasin lëshimin e raketave balistike, ndërsa stacionet e bazuar në tokë përllogarisin trajektoren dhe drejtimin e ndikimit. Gjithë ky informacion pastaj transmetohet në stacionin e radarit “Don-2N” në Sofrino pranë Moskës, dhe stacioni drejton kundër-raketa sipas rastit. Këta stacione aktualisht janë në funksion në rajonin Irkutsk (duke mbuluar zonën nga Kina deri në brigjet prerëndimore të SHBA-së), enklavën e Kaliningradit dhe rajonin e Krasnodarit. Provat shtetërore janë duke përfundur në Krasnoyarsk dhe rajonet e Orenburgut. Provat shtetërore të stacionit të radarit në rajonin e Altait janë miratuar, ndërsa një stacion tjetër radari po ndërtohet në rajonin e Arktikut pranë Murmanskit. Fillimi i operacioneve për gjithë këta stacione do të sigurojë me mbrojtje rretherrotull Rusinë kundrejt sulmeve me raketa...për ta kurorëzuar gjithë këtë, Rusia vazhdon të punojë në sistemin S-500 – një sistem interceptues universal për raketa me rreza të gjatë dhe lartësi të madhe me mbështetjen e mbrojtjes së raketave.[13]    

Ndërsa Rusia është në proces të instalimit të sistemit mbrojtës anti-raketor për gjithë Rusinë, “S-500”, sipas amerikanëve,[14] e kërcënon edhe më shumë forcën ajrore të NATO-s me aftësitë e saj. Bashkë me këto zhvillime, Rusia është në proces të zëvendësimit të artilerisë së saj kundër-ajrore me kalibër 57 mm me ftohës uji dhe 12 raketa.[15] Rusia ka zhvilluar vitet e fundit raketa të pakapshme nga sistemi mbrojtës raketor amerikan dhe shumë të shpejta.[16] Ajo do të zëvendësojë deri në vitin 2018-të kompleksin e raketave bërthamore që u zhvillua në vitin 1970-të —në kulmin zhvillimor të Bashkimit Sovjetik— “R-36M”, të njohura ndryshe si raketa “satanike”, për shkak të natyrës së tyre, me raketa ndërkontinentale më të fuqishme (“Satan 2”), kapaciteti i të cilave është 40 megatonë, 2,000 herë më të fuqishme se bomba që përdori SHBA-ja në Heroshima dhe Nagasaki. Nëse një nga të parat mund të shkatërrojë ¾ e Nju Jorkut, një nga të dytat, mund të shkatërrojë gjithë bregdetin lindor të SHBA-së! Këto raketa vijnë si kundërpërgjigje e raketës amerikane me kodin “W88”, e cila është 30 herë më e fuqishme se bomba e Heroshimës: ajo mund të shfarrosë një qytet të tërë si Moska në sekonda. Ka zhvilluar, për më shumë, armë me rreze lazer dhe termobarike, të cilat lëshojnë një tufë të komanduar mikrovalësh që krijon një zonë të padepërtueshme nga agresioni i jashtëm dhe armë elektronike që drejtohen për të shkatërruar armët me pajisje elektronike dhe nuk vrasin njerëzit. Rusia ka testuar me sukses raketat hipersonike. Ato udhëtojnë nga 7 deri në 15 kilometra në sekondë dhe mund të shkatërrojnë çdo aeroplan dhe raketë në çdo lartësi. Ushtria ruse do të pajiset me to në vitin 2020-të. Kremlini ka lëvizuar nga armët e blinduara dhe pajimeve te strukturat dhe logjistika: ai për gjashtë vjet me rradhë ka qenë në një emision për të transformuar ushtrinë Ruse nga epoka Sovjete e zhurmshme dhe relike në forcë moderne dhe luftarake të epeshme’.[17] Rusia ka ndërtuar dhe zgjeruar bazat e saj ushtarake në Arktik; ka rritur shpenzimet ushtarake që nga viti 2006-të; ka ndërmarrë prova ushtarake të shkallës së madhe; ka dislokuar ushtrinë dhe armët e saj në vende të huaj (Siri); dhe ka sinkronizuar armët ushtarake për ujin, tokën dhe hapësirën ajrore.[18]

         

Si kundërpërgjigje, SHBA-ja po zhvillon një sistem mbrojtës raketor botëror të cilin kërkon ta stacionojë në Europë (Poloni dhe Rumani).[19] Aktualisht gjeneralët e NATO-s në njërën anë dhe Rusia në tjetrën, kanë dislokuar në të dyja anët e kufirit numërin më të madh të ushtrisë që nga koha e përfundimit të luftës së ftohtë: më shumë se 100,000 ushtarë, qindra tanke, aeroplanë luftarak dhe bombardues.[20] NATO-ja i quajti operacionet e saj “Operacioni i Anakondës 2016-të”. Praktika e ‘anakondës’ është se ajo e “mbyt” prenë e saj. Ky term nuk është aspak rastësor: ai nënkupton “mbytjen” e kundërshtarit. Kjo mbytje do të realizohet përmes “strategjisë së ndrydhjes” (“strategy of containment”). Ajo buron, siç argumenton Ivo Daalder, president i Këshillit të Çikagos për Çështjet Botërore dhe ish përfaqësues i përhershëm i NATO-s, nga diplomati amerikan Xhorxh Kanan, i cili argumentonte në vitin 1946-të se ndrydhja ishte përgjigjja e nevojshme kundrejt një sistemi sovjet i cili ishte duke u shtyrë drejt ekspansionit të jashtëm për shkak të dobësive të brendshme. Sjellja e Moskës në familjen e kombeve, siç ishte munduar të bënte Franklin Rusvelti, ishte e pashmangshme të dështonte. Presionet e jashtme do të sillin ndryshime të brendshme të nevojshme për të modifikuar sjelljen e jashtme të Sovjetëve. Përgjatë luftës së ftohtë, pyetja e madhe për SHBA-në dhe aleatët e saj ishte se nëse do të kundërshtonte ekspansionin kudo dhe në çdo kohë ai ndodhte, ose se nëse do të izolonte Moskën diplomatikisht dhe ekonomikisht ndërsa përforconte mbrojtjen e interesave të Amerikës në Europë dhe Azi.[21] “Strategjia 40 vjeçare e ndrydhjes”, siç argumenton i njëjti autor, “solli një ndryshim në sjelljen Sovjete dhe në fund rrënimin e BS. Rusia është shumë më e dobët tani se Bashkimi Sovjetik, por ndryshimi i sjelljes do të marrë vite. Si atëherë, ndrydhja kërkon durim dhe vendosmëri për të mbarëvajtur”! Por autori gabon tre herë në vlerësimin e tij: një herë kur thotë se komunistët sovjetë kërkonin të ekspansionoheshin dhe për të njëjtën arsye ata duhet të frenoheshin; një herë kur thotë se ekonomia sovjete ishte e dobët atëherë dhe se ekonomia e Rusisë e ditëve tona është më e dobët se ekonomia sovjete; dhe një herë tjetër, për ‘dobësinë’ ushtarake të Rusisë. Nuk është e rastit që strategjia e Amerikës ka shtyrë Rusinë dhe Kinën të bashkëpunojnë më ngushtë dhe të adoptojnë të njëjtën strategji për Amerikën: se “për Rusinë dhe Kinën, politika e ndrydhjes është ndrydhja e SHBA-së mbi të gjitha”.[22] Kjo strategji nënkupton se superfuqitë do të jenë në luftë të përhershme por të tërthortë me njëra-tjetrën deri sa durimi dhe vendosmëria e palëve të çojnë në luftë të drejtpërdrejt. Nuk është e rastit që Gjermania dhe disa vende të tjerë europianë në njërën anë, dhe Rusia në anën tjetër, po përgatisin popujt për një luftë të vërtetë bërthamore! Por ndërsa kjo qasje lidhet kryesisht me Rusinë, qasja lidhur me politikën jashtme amerikane në përgjithësi ndryshon disi: që nga viti 1970-të ajo ka adoptuar qasjen, siç citon ish-presidenti i Bankës Botërore, Robert Zoellick, ku citon Henry Kissinger, ish-sekretarin amerikan të shtetit, “si një seri sfidash të ndara për t’u adresuar në bazë të mirave dhe të këqijave se sa si pjesë e një plani tërësor”.[23] Domethënë, çdo rast do të shqyrtohet për veçoritë e tij dhe do të përballet në bazë të të mirave dhe këqijave që ofron për interesat amerikane. Me Trampin ky kuadër i politikës së jashtme amerikane, sipas të njëtit autor, mund të kërcënohet. Për të njëjtën arsye ai analizon më tej me qëllim që të orientojë politikën e jashtme amerikane të Trampit:

Së pari, Amerika ka nevojë për siguri kontinentale. Në shekullin e 19-të, SHBA-ja ekspansionoi territorin e saj për të siguruar siguri. Për 80 vitet e kaluar, që nga koha e Franklin Delano Rusveltit të “Politikës së Mirë Fqinjësore”, SHBA-ja ka punuar për të ndërtuar një Amerikë Veriore dhe Meksikë më të fortë—si një bazë kontinentale për një projektim pushteti botëror. Së dyti, SHBA-ja mbështetet mbi aleanca të forta, aftësi përtëritëse dhe besëplotë përgjatë Atlantikut dhe Paqësorit. Këto lidhjet lejojnë SHBA-në të mbrojë interesat në brigjet perëndimore dhe lindore të shtrirjes së stërmadhe të Euroazisë. SHBA-ja gëzon gjithashtu lidhje të veçanta me Izraelin dhe shtetet e Golfit, dhe ka krijuar ortakëri me Indinë. Së treti, Amerika ka nevojë të modernizojë lidhjet ndërkombëtare ekonomike për të përparuar njëherësh interesat kombëtare dhe rritjen ekonomike botërore. SHBA-ja ka nevojë për rregulla mbi tregjet, rrjedhje kapitali, investim, përqindje shkëmbimore, ekonomi shifrare dhe pronësi intelektuale që do të lejojë dinamizmin e sektorit privat të Amerikës të dominojë sistemin ekonomik botëror. Së katërti, SHBA-ja duhet të jetë syhapët kundrejt ndryshimeve në hemisferën perëndimore, në marrëveshje me miqtë amerikanë Latinë. Që nga viti 1820, largpamja e SHBA-së për një Botë të Re të republikave që mund të influencojë të Vjetrën është rritur dhe venitur (“waxed and waned”). Në vitet e ardhshme, udhëheqja e re në Brazil dhe Argjentinë ofron mundësi. Kuba dhe Venezuela janë gjithashtu të gatshme për ndryshim. Së pesti, SHBA-ja ka nevojë të investojë në fuqi superiore ushtarake dhe teknologji, ndërsa ndjek udhëzimin e Teodor Ruzveltit në diplomacinë mbojtëse: “Fol butë dhe mbaj një kërbaç të madh”. Së fundmi, historia tregon se si Eksperimenti Amerikan u bë Veçantësi Amerikane. Përgjatë epoka të ndryshme, SHBA-ja ka qendruar si një “Qytet Ndriçues mbi Kodër”: një arkitekt i dyerve të hapura për nismat e sektorit privat, një zë për liri dhe të drejta njerëzore dhe udhëheqëse e botës së lirë. Mes pasigurive të kësaj epoke të re, administrata e Trampit duhet të përputhë pushtetin me synim. Siç vrojtonte Kisinger: “Trampi nuk ka shpalosur një botëkuptim”. Tani është koha.[24]        

Së fundmi, Rusia angazhoi më shumë se 40 milion njerëz për prova në rast sulmi me armë bërthamore dhe biologjike: sepse ajo beson, siç citon kryetari i Këshillit të Çështjeve Ndërkombëtare të Rusisë, Andrei Kortunov, se “ndryshe nga koha e Luftës së Ftohtë kur marrëdhëniet ishin pak a shumë të qendrueshme, sepse të dyja e palët e dinin së çfarë mund të prisnin nga njëra-tjetra, sepse njihnin rregullat e lojës...sot është ndryshe: kështuqë marrëdhëniet janë të paqendrueshme dhe më të rrezikshme se Lufta e Ftohtë”.[25] Ndërsa Britania, Franca dhe Danimarka janë duke shtuar forcat ushtarake në vendet kufitare me Rusinë: shkak u bë, sipas NATO-s, flota ruse, e cila u përfshi në luftimet e Sirisë dhe që kaloi afër ishujve britanik. Në të vërtetë Rusia zhvillimin e armëve nukleare nuk e ndaloi përgjatë dy dekadave të fundit. Por ndërsa shpenzimet e qeverisë ruse synojnë mbrojtjen e vendit dhe krijimin e një kundërpeshe kundrejt Uashingtonit, “anti-nukleari” Obama, gardiani i “paqes” botërore, planifikoi të shpenzojë gjithashtu 1 trilion dollarë në armë nukleare përgjatë tre dekadave të ardhshme![26]          

Rusia,[27] siç u citua më lartë, në disa aspekte të rëndësishme, në nivel ushtarak, dhe veçanërisht lidhur me armët nukleare, qendron më lartë se NATO. Zhvillimi i armatimit bërthamor të Rusisë ishte kryesisht pasojë e bombardimit të Heroshimës dhe Nagasakit dhe provave bërthamore dhe zhvillimit ushtarak të Amerikës i cili filloi në vitin 1950-të. Ndërsa zhvillimi i armatimit të Amerikës ishte pasojë e frikës perëndimore se “komunistët” e shekullit 20-të do të pushtonin Europën.[28] Krahas planit amerikan për të bombarduar Rusinë me 250 bomba nukleare, siç zbulon një gazetar rus,[29] dhe më shumë se 1,200 objetiva të vendeve të bllokut socialist, siç tregoi një dokument e ‘deklasifikuar’ i Sigurisë Kombëtare Amerikane,[30] përmes të cilit synohësh shkatërrimi i plotë i bllokut socialist, Winston Çërçill, Kryeministri Britanik, bëri edhe një hap më tej: u mundua të nxiste Presidentin Amerikan, Harry Truman, të bombardonte Bashkimin Sovjetik (Kremlinin) me një bombë nukleare me qëllim që të fitonin luftën e ftohtë![31] Dhe Çërçill ishte shkaktar i gjakderdhjes që pasoi pas vitit 1944 në Athinë, jo vetëm kundër komunistëve, por edhe i luftës civile. Siç citon në një analizë The Observer:

Kryeministri Çërçill konsideroi influencën e Partisë Komuniste brenda lëvizjes së rezistencës të cilën ai e kishte mbështetur përgjatë luftës — Fronti Kombëtar i Çlirimit, EAM — se ishte bërë më e fuqishme se sa ai përllogariti, mjaftueshëm për të rrezikuar planin e tij për të kthyer mbretin Grek në pushtet dhe të mbante Komunizmin të shtrënguar. Kështu ai ndryshoi besnikëri për të mbështetur ithtarët e Hitlerit kundër aleates së hershme të tij...[si rezultat] brenda pak ditëve, Forcat Ajrore të Mbretërisë, përmes aeroplanëve Spitfires dhe Beaufighters bombarduan fortifikatat e të majtëve, meqënse Beteja e Athinës — e cila në Greqi njihet si Dekemvriana — filloi, të luftonte jo kundër Britanikëve dhe Nazistëve, por Britanikët paralel me mbështetësit e nazistëve kundër partizanëve.[32]

Dhe ndryshe nga Franca dhe Italia, ku nëse dikush kishte luftuar kundër Nazistëve, respektohësh pas luftës, pavarësisht ideologjisë, në Greqi, partizanët u burgosën dhe u torturuan nga njerëzit që kishin bashkëpunuar me Nazistët, sipas urdhërave të Britanikëve! Shkurt, është e vërtetë se Britanikët dhe Amerikanët luftuan kundër nazistëve, por ata paralelisht luftuan edhe komunistët, duke bashkëpunuar me nazistët, ku me efektivitet më të lartë dhe ku jo, me qëllim që pas luftës, të kontrollonin vendet e bllokut perëndimor përmes qeverive klienteliste. Kjo qasje u përdor edhe në Ukrainë.               

Duke parë këtë zhvillim Rusia socialiste filloi të zhvillonte edhe ajo armë bërthamore dhe ushtri të fuqishme dhe, arriti deri në mes të vitit 1970-të, kulmin e saj. Por pas shpërbërjes së BS-së, në vitin 1990-të, Perëndimi u përqendrua më shumë te zhvillimi i armëve të gjeneratave të reja, të cilat kishin një kosto të lartë ndërkohë që shkatërroi një pjesë të mirë të armëve bërthamore. Në të njëjtën kohë Rusia kuptoi se armët, dhe kryesisht armët bërthamore, ishin pushteti ushtarak për ruajtjen e balancës botërore. Për të njëjtën arsye, ajo luajti diplomatikisht duke shoqëruar nevojat e ushtrisë perëndimore në rajone të ndryshme rreth botës dhe duke dislokuar arsenal bërthamor në Teatrin e Operacioneve Europiane dhe duke prodhuar paralelisht armë. ‘Si rezultat, Rusia tejkaloi inercinë e rrënimit dhe filloi të rigjallëronte fuqinë e saj, ndërsa Perëndimi, i qetësuar nga ëndërrat e ëmbla ditore të “fundit liberal të historisë”, trodhi fuqitë e tij ushtarake deri në pikën saqë ata mund të ishin të mirë për të udhëhequr luftra koloniale me armiq të dobët dhe prapavajtës teknikisht. Balanca e fuqive në Europë kështu ka ndryshuar në favor të Rusisë’.[33] Nuk do të ishte e çuditshme që Putini të pohojë në një intervistë se Rusia mund ta “shkatërrojë Amerikën për gjysmë ore ose më pak“.[34] Për mos të folur për vendet balltike.[35]         

Se çfarë ka shkaktuar ky kurs armatimi është tejet e rrezikshme për jetën e planetit. Për shembull, SHBA-ja dhe Rusia mbajnë 1,800 raketa të rrezes së gjatë në gadishmëri të lartë të cilat mund të lëshohen brenda 5-15 minutash nga momenti i urdhërit. Atje janë 9 shtete nukleare (SHBA, Britania, Rusia, Kina, Franca, Pakistani, India, Izraeli dhe Kore Veriore) me më shumë se 10,000 armë nukleare dhe 183 shtete jonukleare që kërcënohen nga 9 shtetet e parë.[36] Që nga viti 1945 janë kryer më shumë se 2 mijë prova për shpërthime bërthamore.[37] Dhe është roli hegjemonik i Uashingtonit në globalizmin neoliberal dhe armatimi në rritje që çoi Pentagonin të hartonte në vitin 2001 planin nuklear (“Nuclear Posture Review”) i cili bënte thirrje për përdorimin e “goditjes së parë” të armëve nukleare kundër Rusisë, Kinës, Iranit dhe Koresë Veriore, dhe në vitin 2004 Kongresin Amerikan të ndiste dritën e jeshile për qeverinë amerikane për të përdorur armë termonukleare në arena luftarake konvencionale në Lindjen e Mesme dhe Azinë Qendrore, duke i dhënë asaj 6 miliard dollarë për të krijuar një gjeneratë të re të armëve nukleare taktike “mbrojtëse” ose “mini-nukleare”. Kjo doktrinë e re nukleare përmbys konceptet dhe realitetet: ajo jo vetëm që mohon efektin e armëve nukleare por përcakton në terma jo shumë të sigurtë, se armët nukleare janë të ‘sigurta’ dhe përdorimi i tyre në fushëbetejë do të sigurojë dëm minimal kolateral dhe do të reduktojë mundësinë e përshkallëzimit. Çështja e shpërhapjes së radioaktivitetit dhe “Dimrit Nuklear” as që përmendet![38] Hegjemonia amerikane, pushtimi ekonomik i pesë vendeve nordike (Danimarkës, Islandës, Norvegjisë, anëtare të NATO-s, Suedisë dhe Finlandës, jo-anëtare) nga filialet e korporatave dhe bankave amerikane dhe, qeveritë klienteliste janë duke rritur armiqësinë kundrejt Rusisë: ato janë në proces të rritjes së shpenzimeve në ushtri dhe stërvitjeve të përbashkëta. Estonia, Latvia dhe Lituania gjënden në të njëjtin proces dhe për të njëjtën arsye![39] Propaganda që përdorin është e njëjtë me propagandën që përdorte administrata “Obama”: aneksimi i Krimesë dhe shkelja –imagjinare- e sovranitetit kombëtar të vendeve përkatëse nga Rusia! Kina, në anën tjetër, është duke zhvilluar raketa hipersonike të cilat udhëtojnë 10 herë më shpejt se shpejtësia e zërit, të afta të depërtojnë sistemin mbrojtës raketor të SHBA-së. Lidhur me këtë zhvillim Uashingtoni shprehu shqetësime por kërkoi nga Kina bashkëpunim sesa konkurrencë ushtarake.[40]             

Mund të konkludojmë se Rusia në afat-mesmë/gjatë mund të zhvillojë armë të llojeve të ndryshme, jo vetëm për të mbrojtur veten por edhe për të shitur. Sepse përvojën dhe burimet ekonomike i ka në nivel të lartë: mes dhjetë ekonomive më të fuqishme botërore ajo është e dhjeta.[41] Nafta, gazi dhe teknologjia e lartë, bujqësia[42] dhe blegtoria, janë sektorët e saj strategjikë. Por jo mineralogjia.[43] Veçanërisht tani që Rusia ndryshoi qendrim në politikën e jashtme: sepse në strategjinë e saj kombëtare të fund-vitit 2015-të ajo citoi se...ndërsa ajo vazhdon të jetë gati të bashkëpunojë me NATO-n dhe Perëndimin në përgjithësi mbi bazën e përfitimeve të ndërsjella— i quajti ata ‘kërcënim’ për sigurinë e saj kombëtare ndryshe nga viti 2009-të.[44] Por Amerika ka shumë mundësi të nxisë luftë. Për dy arsye kryesore: sepse ekonomia amerikane varet nga ‘statusi’ hegjemonik e saj në RRB dhe sepse individët që ndikojnë politikën e jashtme amerikane (Brzezinski etj.) mbështesin rolin ushtarak të SHBA-së rreth botës.[45] Sidoqoftë, zgjedhja e Trampit ndryshon thuajse gjithçka lidhur me Rusinë. NATO-ja po përparon programin “mbrojtës” të raketave në Europë, pavarësisht qendrimit të Trampit lidhur me Rusinë. Por Rusia do ta sfidojë edhe më shumë në të ardhmen NATO-n, jo vetëm me armë dhe përgatitje ushtarake por edhe me ngritjen e bllokut të ri ekonomik të Euroazisë. Kjo duket qartë nga lëvizjet e Putinit: ndërsa në fazën e parë të ngritjes së tensioneve revizionoi fuqinë ushtarake ruse - në provat luftarake që u zhvilluan në Detin e Zi, me qëllim që të kërcënojë Uashingtonin dhe aleancën perëndimore në përgjithësi, për ndonjë ndërhyrje të mundshme në Siri,[46] në vitin 2016-të përforcoi mbrojtjen me 16 prova raketore balistike ndërkontinentale dhe 100 prova ushtarake taktike dhe të posaçme për komandot dhe personelin.[47] Rusia, në fund, kërkon të eliminojë varësinë nga teknologjia Perëdimore. Për të njëjtën arsye çështja nuk shtrohet se sa e aftë është Rusia për të sfiduar Amerikën. Por se si të ndryshojmë kursin aktual e mos të shpenzojmë shuma marramendëse për armë. Në kushtet aktuale ndryshimi i kursit varet veçanërisht nga populli amerikan dhe përgjithësisht nga populli europian: i pari duhet të ushtrojë presion mbi elitën amerikane për t’u tërhequr nga roli i saj hegjemonist; i dyti, të ushtrojë presion mbi elitat përkatëse me qëllim që të tërhiqen nga aleanca euroatlantike dhe NATO dhe, të gjithë bashkë, të krijojnë kushtet për çlirim social dhe kombëtar.[48] Përpjekjet nga organizata të ndryshme siç është“International Campaign Against Nuclear Weapons” (ICAN),për ta frenuar këtë kurs do të dështojnë gjithnjë për sa kohë që Amerika nuk tërhiqet nga roli i saj hegjemonist. Dhe përsa kohë që Amerika nuk tërhiqet për aq kohë Rusia do të ngrejë strukturën ushtarake të nevojshme për t’u mbrojtur.          

Qoftë edhe “Projekti i Strategjisë Afat-Gjatë për Sigurinë Kombëtare të Rusisë, i përgatitur nga Universiteti Shtetëror i Moskës për Marrëdhëniet e Jashtme dhe Ministria e Punëve të Jashtme të Federatës ruse”, parashikon tre skenarë afat-gjatë: një optimistik, një realistik dhe një pesimistik. Në të parin mund të ketë një zëvendësim të shpejtë të mjeteve politike dhe diplomatike për sigurinë ndërkombëtare, rajonale dhe kombëtare, me mjete ushtarako-politike dhe tekniko-ushtarake që nuk përfshin konfrontim ushtarak por përdorimin e satelitëve perëndimorë, ndërmarrjeve private ushtarake dhe instruktorëve, si në rastin e Ukrainës, por në një shkallë më të gjerë, një skenar mundësia e të cilit qendron në 10 për qind. Në të dytin përfshihet një luftë ushtarake e hapur e Perëndimit kundër Rusisë në një nivel të ri: në hapësira të kufizuara ushtarake. Për Rusinë ky skenar është më rrezikshmi meqënse ai do të lejojë SHBA-në dhe aleatët e saj të përdorin epërsinë ekonomike, informatike, tekniko-shkencore dhe ushtarake pa ndonjë kufizim për të përmbajtur Rusinë në politikat ndërkombëtare dhe vendore. Pas vitit 2021-2022 ky skenar pashmangshmërisht do të çojë në një përplasje botërore ushtarake me Perëndimin. Mundësia e këtij skenari është 50 për qind. Në të tretin përfshihet një ndryshim radikal paradigme të marrëdhënieve ndërkombëtare përpara vitit 2021-22 duke proceduar në fazën e luftës botërore pas vitit 2021. Në këtë skenar lufta nuk do të kufizohet në hapësira të ndara. Ky skenar mund të çojë në luftë bërthamore. Mundësia e këtij skenari qendron në 10-15 për qind.[49]   

NATO-ja lëvizi “nga pozicioni trajinues në gadishmëri luftarake”: po Rusia?

Dihet tashmë efekti i edukimit: nëse edukon gjeneralë për luftë, për shembull, ata luftë do të mendojnë, nxisin dhe zhvillojnë! Kështu, për shembull, një gjeneral i NATO-s jo vetëm që shpërnjeh politikën e jashtme të Pentagonit dhe Amerikës në përgjithësi, të cilën e përqafojnë menjëherë gjithë anëtarët e elitës mbikombëtare, domethënë G7-ta, dhe shtrembëron shkaqet e veprimeve të Putinit në Krime, por ka shkruajtur një libër trillues, pas të njëjtit trill që lançoi BBC-ja...se ne rrezikojmë nga agresioni i Rusisë...dhe për të njëjtën arsye, vendet duhet të rrisin shpenzimet në armë luftarake dhe të gatiten për luftë –bërthamore- sepse në vitin 2017-të, pretendon gjenerali, NATO-ja do të përfshihet në luftë bërthamore me Rusinë![50] Sidoqoftë, Departamenti Amerikan njoftoi, pas zgjedhjes së Trampit, planin e militarizimit të Detit të Zi. Ky është një hap që pason ngritjen e bazave ushtarake në Rumani, Bullgari, Poloni dhe Çeki, që filloi në vitin 2000, sistemin mbrojtës të raketave dhe “thirrjes” së fundit kundrejt vendeve europiane për më shumë kontribute dhe, si i tillë, shënon një tjetër fazë të ekspansionit të ushtrisë sonë globale.              

Në anën tjetër, dihet se në 9 maj të vitit 1945, forcat ushtarake sovjete bashkë me forcat aleate, fituan mbi nazifashistët dhe Rusia e përkujtoi edhe në vitin 2016-të ngjarjen e madhe që mund të kishte çuar Europën dhe jo vetëm, në spastrime etnike të padëshmuara ndonjë herë në historinë humane. Mirëpo, paralel më këtë ngjarje, Brukseli kujtoi datën e Bashkimit Europian, hamendësisht, për të zhvendosur vëmendjen e popujve nga parada ruse dhe lidhjen e saj me Gjermaninë. Ndërsa Aleanca Euroatlantike, ose NATO-ja, siç citoi një raport në revistën Amerikane, “National Security News”, lëvizi një hap më tej: meqënse kërcënohet nga veprimtaritë “luftënxitëse” të Rusisë në hapësirat ndërkombëtare, ‘do të lëvizë nga pozicioni i trajnimit në gadishmëri luftarake’.[51] Por kjo s’do të thotë, citon më tej raporti, se SHBA-ja po planifikon një luftë me Rusinë: ‘thjesht ajo do të lëvizë strukturat e forcave të saj në mënyrë që të përfrikësojë Moskën dhe të mbrojë NATO-n dhe partnerët Europianë nëse Vladimir Putin orvatet të veprojë njëlloj si në Ukrainë’! Krahas kësaj zhvendosje doktrinare të NATO-s, Gjermania, veçmas, është në proces të ndryshimit të doktrinës[52] dhe pritet të shpallë Rusinë shtet armik ndërsa po zhvillon armë “sfiduese” për armët e Rusisë.[53] Paralel me ketë dinamikë, ministri i jashtëm gjerman, Steinmeier, kritikoi NATO-n duke e karakterizuar si ‘luftënxitëse’.[54] Ndërsa pozicionimi i forcave ushtarake të NATO-s lëvizë për shkak të gjoja kërcënimit të vendeve anëtare në hapësirat ndërkombëtare nga Rusia – në fund, raporti, përfshin dhe Ukrainën, si shkak, ku, tashmë është mësuar nga thuajse të gjithë se kush e filloi puçin dhe përse! Në të njëjtën ditë, Putini bëri thirrje për krijimin e një sistemi të “paangazhuar” për sigurinë ndërkombëtare për të luftuar “terrorizmin botëror”...pa qartësuar as se nga buron ‘terrorizmi’ as objektivin. Siç citon një analist:

Ne nuk duhet të harrojmë se një lëvizje e paangazhuar ekziston aktualisht. Ajo u formua në vitin 1961 në Beograd nga Kryeministri i Indisë, Nehru; Presidenti i Indonezisë Sukarno; Presidenti i Egjiptit Naser; Presidenti i Ganës Nkrumah; dhe Presidenti i Jugosllavisë, Tito. Fidel Kastro tha në një ligjëratë në vitin 1979-të se Lëvizja e Paangazhuar kërkon të sigurojë “pavarësinë kombëtare, sovranitetin, integritetin territorial dhe sigurinë e vendeve të paangazhuara në betejën e tyre kundër agresionit të huaj, pushtimit, dominimit, ndërhyrjes ose hegjemonisë gjithashtu dhe kundër fuqive të mëdha dhe politikave të blloqeve ekonomik...ndërsa SHBA-ja ka përsëritur dhe provuar se ajo nuk do t’i tolerojë ata. Rrjedhimisht, duket se ringjallja e Lëvizjes së Paangazhuar, e cila humbi drejtimin e saj me fundin e Luftës së Ftohtë, mund të jetë një hap i rëndësishëm në krijimin e “lëvizjes” që Putini ka në mendje: tashmë, ‘një lëvizje e paangazhaur me fuqi ushtarake’. Lëvizja tashmë ka 120 anëtarë. Janë ata të gatshëm, pyet autori, të bashkohen me Rusinë për krijimin e arkitekturës së sigurisë?[55]

Në rajonin tonë, Serbia i është bashkuar përpjekjes ushtarake të Rusisë duke bashkëpunuar në prova ushtarake. Bashkë me këto prova kanë qenë edhe trupat bjelloruse. Por me një ndryshim: se Serbia s’ka hequr dorë nga politikat e saj ekspansioniste në rajon, kryesisht lidhur me tokat shqiptare. Ndërsa kjo është një çështje —të cilën do ta tregojë koha se sa të gatshme dhe të afta janë vendet e “lëvizjes së pangazhuar” për t’u angazhuar me Rusinë, në mbrojtjen e sovranitetit të shtet-kombeve— Rusia komunikoi strategjinë e saj të re përmes Kolonelit të Përgjithshëm dhe Presidentit të Qendrës për Analiza Ndërkombëtare Gjeopolitike, Leonid Ivashov, se:

Rusia nuk do të çlirojë më popujt europian nga neokolonializmi amerikan, veçanërisht nga pushtimi ushtarak — dhe do të zhvillojë një grup ushtarak i cili do të jetë i aftë të punojë në territorin e SHBA-së, me armë të preçizionit të lartë, siç janë raketat kruis, nga një distancë e afërt goditëse, me qëllim që mbrotja ajrore amerikane të mund të neutralizohet, me qëllim të mëtejshëm që SHBA-ja të ndjejë një kërcënim të vërtetë dhe si pasojë, t’u propozojnë vetë rusëve për t’u ulur në tavolinën e negociatave, siç vepruan në vitin 1962. Përgjatë këtij procesi, Rusia do të përpiqet të zhvillojë marrëdhënie politike, diplomatike dhe ekonomike, vetëm me peninsulën e Ballkanit, veçanërisht me serbët dhe bullagarët.[56] 

Por ky është vetëm fronti ushtarak: sepse Rusia dhe Kina po luftojnë dhe në dy fronteekonomike për të shkatërruar dollarin dhe rritur shkallën e pavarësisë ekonomike: në blerjen e sasive të mëdha të arit[57] dhe mospërdorimin e dollarit në shkëmbimet tregëtare.[58] Sidoqoftë, gjykuar nga dallimet politike të pretendetëve kryesorë të “Shtëpisë së Bardhë, mes Obamës, Klintonit dhe Trampit, të cilët i kam shqyrtuar në vend tjetër,[59] mund të themi se një luftë e drejtpërdrejtë mes SHBA-së dhe Rusisë dhe aleatëve përkatës, mund të shmanget, deri diku, me zgjedhjen e Trampit. Por edhe nëse zgjidhësh Klinton, lufta e drejtpërdrejtë bëhet e pamundur për dy arsye kryesore: sepse amerikanët e dinë që fuqia ushtarake e Rusisë është serioze dhe e paparashikueshme dhe sepse tashmë shoqëria amerikane është radikalizuar dhe zgjedhja e Trampit do të ndryshojë qasjen amerikane: nga hegjemoniste në bashkëudhëheqje me Rusinë. Sigurisht, politikat e Trampit nuk do t’i shërbejnë Gjermanisë. Megjithatë, edhe kjo e fundit mund të balancojë marrëdhëniet me dy superfuqitë ushtarake dhe të luajë duke iu përshtatur aleancës së re. Me këtë ‘ndryshim’ në politikën e jashtme mund të themi se Trampi “tradhëton” përpjekjen e pararendësve të tij: të forcimit të Bashkimit Europian si “front” anti-rus. Kina, në anën tjetër, do të jetë në shënjestër të Trampit por dhe Gjermanisë: ajo do të pengohet në përparimin e saj në tregun perëndimor dhe veçanërisht në Amerikë.         

Lufta bërthamore mund të fillojë edhe në sajë të keqarsyetimit të presidentit amerikan: sepse presidenti amerikan për 50 vjet tashmë ndiqet 24 orë në ditë nga një ndihmë ushtarake e cila mban një top i cili përban kodet bërthamore që ai do të përdorte në rast se SHBA-ja sulmohësh. Ai mund të shkrepte llojin e sulmit që bota s’e ka parë kurrë. Ai nuk është i detyruar ta kontrollojë atë me ndonjë tjetër. Ai nuk është i detyruar të thërrasë Kongresin. Ai nuk është i detyruar ta kontrollojë me gjykatat...katër minuta do të mjaftonin nga çasti që presidenti amerikan të japë urdhërin e sulmit dhe ushtria amerikane të fillonte sulmin.[60] Siç analizon, për më shumë, Rachman:

Në mungesë të kontrollit dhe balancave efektive mbi përdorimin e armëve bërthamore nga Trampi, tre çështje janë vendimtare: temparamenti i presidentit, këshilltarët e tij dhe lloji i ngjarjeve me të cilat mund të përballet ai. Personaliteti i Trampit nuk është qetësues. Siç citoi letra e hapur e oficerëve, ai “ngashënjehet lehtë dhe është i shpejtë për fshikullim”. Në një përballje, instinkti i tij është për përshkallëzim, jo të kërkojë një kompromis. Pas vdekjes së Fidel Kastros, ia vlen të kujtojmë krizën bërthamore kubaneze të vitit 1962. Përballë kërcënimit të shkëmbimit bërthamor me Bashkimin Sovjektiv, presidenti Kenedi i rezistoi këshillës së ushtarakëve të tij luftënxitës për përshkallëzim të konfliktit dhe ndërhyrjes në Kubë...Në një krizë të politikës së jashtme, këshilltari më i rëndësishëm i Trampit është këshilltari i tij për sigurinë kombëtare, zyra e të cilit është në Shtëpinë e Bardhë. Njeriu që Trampi ka emëruar si kryetar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, gjenerali Michael Flynn, nuk ka një reputacion të një udhëheqësi të qetë. Email-et e rrjedhur nga Colin Powel sugjerojnë se gjenerali Flynn u pushua si kryetar i Agjencisë Inteligjente të Mbrojtjes në vitin 2014-të sepse ai ishte “fyes me personelin, nuk dëgjonte, dhe punonte kundër politikës”.[61]

Sidoqoftë, është e qartë se lufta bërthamore mund të shpërthejë kurdoherë dhe nga të gjitha palët meqënse urdhëri i presidentit nuk mund të rimendohet. Trampi, në të vërtetë, tregoi mungesë maturie që në ditët e para të presidencës së tij, në Siri: duke shpërnjohur qendrimet e tij parazgjedhore, në të cilat ai mbështeste luftën e Asadit dhe kritikonte ndërhyrjen e Obamës në veçanti dhe perëndimorëve në përgjithësi; hetimet e pavaruara lidhur me shkaktarët e sulmit me armë kimike në zonën e kontrolluar nga militantët e ISIS-it ku vdiqën më shumë se 80 qytetarë të pafajshëm dhe fëmijë, shkaku i sulmit; faktin se qeveria e Asadit u çarmatos nga armët kimike nga vetë perëndimorët përgjatë vitit 2014-të; dhe të drejtën ndërkombëtare...sulmoi bazat ushtarake të Sirisë! Nuk është e rastit që sulmin e Trampit e mbështeti menjëherë Franca, Turqia, Britania, Arabia Saudite dhe Izraeli. Këta vende kanë krijuar, financuar dhe trajinuar militantët e ISIS-it.[62] Sulmi i Trampit në Siri mund të çojë në përballje të drejtëpërdrejtë të forcave ushtarake ruse dhe amerikane. Këshilltarët, në anën tjetër, luajnë rol vendimtar në vendimin e çdo presidenti: sa më hetues të jenë ata lidhur me ç’ka u paraqitet si e ‘vërtetë’ nga shërbimet inteligjente aq më shumë ulen mundësitë e një lufte bërthamore në kushtet që janë krijuar. Por Ministri i mbrojtjes ruse, Sergei Shoygu, rivërtetoi argumentin e Putinit të vitit 2012-të, se armët bërthamore mund të mos shërbejnë në të ardhen si strategji përfrikësuese. Një tjetër lloj arme do ta zëvendësojë atë. Ato do të jenë armë me preçizion të lartë dhe do të instalohen kryesisht në anije luftarake dhe nëndetëse deri në vitin 2021, duke rritur aftësitë luftarake të Rusisë me forca jobërthamore katër herë. Përmes kësaj strategjie Rusia synon të reduktojë tensionet ndërkombëtare dhe të fuqizojë besimin mes vendeve.[63] Rusia, rolin e saj në Rendin e Ri Botëror e përforcoi edhe një herë përgjatë fazës së parë të presidencës së Trampit:

Sot, të gjithë e kemi pranuar ekzistencën e dy sistemeve botëror. Njëri është i “veçanti”, në të cilin SHBA-ja vepron si supremacistja e padiskutueshme. Tjetri është sistem multi-polar, në të cilin janë shumë qendra vendim-marrëse, me Rusinë të jetë një nga këto qendra. Dhe Rusia nuk është një komb supremacit në këtë sistem, por “vetëm një nga të parët mes ortakërve të tjerë të barabartë”.[64]

Përgjatë presidencës së Trampit lufta mund të shpërthejë, gjithashtu, mes Iranit, në njërën anë, dhe Izraelit dhe Arabisë Saudite, në anën tjetër. Në këtë luftë, roli i Amerikës do të jetë vendimtar për Izraelin dhe Arabinë Saudite. Ndërsa për Iranin, rol vendimtar do të ketë Rusia. Kjo luftë do të jetë rajonale dhe nuk mund të jetë botërore përsa kohë që nuk përballen dy superfuqitë ushtarake të globit: Amerika dhe Rusia. Megjithëse një luftë e tërthortë (“proxy war”) mes Amerikës dhe Rusisë mund të vazhdojë. Nëse shpërthen një luftë mes Iranit dhe Izraelit dhe Arabisë Saudite, është e vështirë të thuash se cilët do të dalin fitimtarë pavarësisht se në kushtet aktuale Izraeli ka krijuar një dominancë rajonale në armë bërthamore dhe pavarësisht faktit se Irani është rrethuar nga bazat ushtarake të NATO-s. Sepse armët ushtarake që janë zhvilluar dekadat e fundit mund të asgjësohen nga armët ushtarake që po zhvillohen aktualisht kryesisht nga Rusia. Për të njëjtën arsye, Irani mund përdorë paralel me asgjësimin e armëve ushtarake - këmbësorinë e tij me efiçencë më të madhe dhe mund t’i shkatërrojë të dy vendet. Sepse këmbësoria e Iranit është më e përgatitur, kryesisht kundrejt këmbësorisë saudite, dhe më e madhe në numër. Një tjetër pikë e nxehtë gjeopolitike për administratën e Trampit do të jetë Korea e Veriut: sepse kjo është në proces të prodhimit të armëve bërthamore dhe fqinjët e saj, Korea e Jugut dhe Japonia, aleatët e Amerikës, e paraqesin si kërcënim. Koreja Veriore, në të vërtetë, ka kërcënuar edhe vetë SHBA-në nëse kjo e fundit ndërmerr –në emër të paqes- ndonjë sulm kundër saj. Gjykuar dhe nga gjendja ushtarake e Gjermanisë,[65] dhe kultura që ka zhvilluar populli gjerman —anti-luftë— dhe orientimi teknoshkencor i Gjermanisë,[66] mund të themi se një luftë botërore është e pamundur të shpërthejë.

Propaganda gri e elitës mbikombëtare dhe “kërcënimi” rus

Një propagandë gri qarkulloi (dhe vazhdon të qarkullojë) lidhur me kërcënimin e Ballkanit në përgjithësi dhe Shqipërisë në veçanti, nga Rusia. Kujtoj se propaganda gri ose nuk tregon burimin e informacionit ose është e paqartë. Më konkretisht, ne kërcënohemi në zgjedhjet tona “demokratike” nga Rusia! Kjo propagandë filloi me zgjedhjet e SHBA-së. Rusia u akuzua nga masmedia mbikombëtare se ajo “manipuloi” zgjedhjet në Amerikë me qëllim që të ndihmonte Trampin dhe të shkatërronte Klintonin. Por ajo nuk paraqiti asnjë fakt/provë. Në të vërtetë, Klintonin e shkatërroi gjendja social-ekonomike e shtresave të ulëta të shoqërisë që është krijuar tre-katër dekadat e fundit në Amerikë. Ndërhyrja e drejtorit të FBI-së, pak ditë para zgjedhjeve, për të hetuar email-et e Klintonit, ishte thesht një lloj ‘detonatori’ që i vuri zjarrin edhe më shumë zemëratës së popullit. Por Klintoni dhe elita mbikombëtare, bashkë me elitat rajonale, të integruara në globalizmin neoliberal, në vend t’ia atribuonin humbjen, shkakut kryesor —gjendjes social-ekonomike— argumentuan dhe vazhdojnë të argumentojnë, se ajo humbi për shkak të FBI-së! Kjo e fundit, aludojnë ata, u detyrua të shpallte hetimin e email-eve të Klintonit si pasojë e rrjedhjeve që shkaktoi elita ruse ose shërbimet e saj inteligjente. Putini, sipas elitës mbikombëtare dhe masmedias që ajo kontrollon, synonte të ndihmonte Trampin sepse ky i fundit është i “parapëlqyeri” i Kremlinit. Në këtë mënyrë, ata zhvendosën, edhe një herë, vëmendjen e popujve nga email-et kriminale të Klintonit dhe e çuan atë te “kërcënimi” rus! Domethënë, se shërbimet inteligjente ruse morën informacion nga rrjeti kompjuterik i Komitetit Demokratik për të ‘ndërhyrë’ në zgjedhjet presidenciale. Këto, me rradhë, kaluan informacionin te Wikileaks dhe kështu Klintoni i dëmtua.          

Kjo propagandë vazhdoi edhe përgjatë muajve të parë të presidencës së Trampit. Aq sa FBI-ja u detyrua të hetonte faqet e të ashtuquajturës të ‘djathtë ekstreme’..., për rolin e saj gjatë fushatës presidenciale.[67] Në këto raporte përmenden vetëm “argumente” nga njerëz “anonimë”. Propaganda vazhdoi me akuzën zyrtare të një gjykate amerikane kundrejt dy agjentëve rusë: se ata kishin ndërhyrë në të paktën 500 milion llogari të Yahoo-s dhe kishin përdorur të dhënat për espionazh ekonomik.[68] Pak ditë pas zbulimit nga Wikileaks se CIA përgjonte gjithçka! Vazhdoi më tej me disa kongresmenë amerikanë, të cilët argumentuan se Ballkani kërcënohet nga Rusia. Klima e gjuetisë së shtrigave në Uashington krijoi presionin e nevojshëm për dorëheqjen e Michael Flynn-it, ish-këshilltarit të sigurisë kombëtare të presidentit Tramp dhe gjeneral në pension, pasi u zbulua se kishte gënjyer nënpresidentin Mike Pence për komunikimet e tij me ambasadorin e Rusisë në SHBA, Sergey Kislyak. Flini ofroi bashkëpunim me hetuesit e Kongresit por kërkoi imunitet për akuzat që mund t’i ngrihen nga prokuroria.[69] Siç treguan hetimet, ai kishte përfaqësuar interesat e qeverisë turke dhe disa organizatave të lidhura me Rusinë për disa mosmarrëveshje me qeverinë amerikane.[70] Nga ana tjetër, Trampi kundër-sulmoi Obamën se shërbimet e tij kishin përgjuar veprimtarinë e tij politike. Se çfarë nënkuptojnë këto sulme dhe kundër-sulme, është e qartë: se establishmentin amerikan e shqetëson mjeti përmes të cilit janë ekspozuar krimet e Klintonit jo krimet! Kështu zhvendoset vëmendja nga veprimtaria kriminale te mjetet e ‘zbulimit’ të vepritarisë. Krijohet, gjithashtu, dinamika, për kundër-sulm, nga Trampi. Kjo dinamikë, me rradhë, përqendron edhe më shumë vëmendjen te mjetet e zbulimit të krimit dhe lë pa gjykuar rezultatin përfundimtar: vetë krimin.          

Kujtoj se kultura perëndimore përgjithësisht e ka baktisuar traditën e saj më të mirë: arsyetimin, mbrojtjen e principit etikë dhe kërkimin për prova të pavarura në kohë konflikti; në favor të traditës së saj më të keqe: me ‘prerogativën imperiale’ për ndërhyrje, të mbështetur me paragjykime të thella raciale dhe refleksion të varfër në historitë e tyre kulturore.[71] Kjo e fundit, imponon përdorimin e “propagandës gri” që përmenda më lartë. Por me një ndryshim: se ndërsa administrata Klinton-Bush-Obama propagandonte në koherencë me elitat europiane duke shoqëruar objetivin final të saj, administra e Trampit e ka kthyer propadandën në Uashington: kundër pararendësve të tij dhe masmedias mbikombëtare, e cila, dekadat e fundit, është ushqyer me propagandën gri. Këtë qasje kanë adoptuar edhe burokratët e Londrës dhe Brukselit. Siç citon një analizë në FT:     

Tereza Mej, kryeministrja e Britanisë bëri thirrje kundrejt anëtarëve të udhëheqësve të BE-së “për të bërë më shumë për t’u përballur me fushatën dezinformuese dhe destabilizuese të Rusisë dhe të shtojnë dukshmërinë e angazhimit perëndimor” në Ballkan. Donald Tusk, presidenti i Këshillit Europian, tha se “influenca të pashëndetshme të jashtme” kanë shkaktuar tansione dhe ato po “destabilizojnë vendet”. Strategjia e Rusisë në vitet e fundit ka qenë të përdorë Sputnik-un [një qendër ruse mediatike] —dhe më shumë se 20 qendra të tjera pro-Kremlinit— për të “destabilizuar rajonin dhe të diskretitojë BE-në dhe ambiciet e Serbisë për t’u anëtarësuar”, tha Jelena Milic, drejtorja e CEAS, një grup ekspertësh (“think-tank”) pro-Nato-s. Moska ia ka dalë mbanë duke e portretizuar veten si një ortak në vëllazërinë e vjetër shekullore pan-Sllavike, tha ajo, dhe një mbrojtëse e interesave të Serbisë, duke mbështetur me zë të lartë pretendimet territoriale të Beogradit në Kosovë dhe duke bllokuar rezolutat e OKB-së lidhur me masakrën e Srebrenicës në vitin 1995.[72]

Ndërsa të gjithë shtojnë doza ekzagjerimi, Milic, shtrembëron faktin se Putini e ka njohur Kosovën tërthorazi, nëse u përmbahemi deklarateve dhe vizitës së tij në Beograd, pak vite më parë. Sidoqoftë, arsyeja kryesore se pse Rusia nuk e njeh zyrtarisht pavarësinë e Kosovës nuk është se ajo mbështet pretendimet e Serbisë, siç na sugjeron “ekspertja”. Por sepse perëndimi nuk njeh pavarësinë Krimesë dhe bashkimin e saj me Rusinë.[73] Për të njëjtën arsye, Moska e njeh pavarësinë e Kosovës jozyrtarisht. Domethënë, duke cituar, shpesh, vetë Putini, se çdo popull ka të drejtë për ‘vetëvendosje’. Ky është një parim i institucionalizuar në drejtën ndërkombëtare dhe Putini mundohet ta institucionalizojë në projektin e bllokut politiko-ekonomik të euro-azisë. BE-ja këtë parim e ka zëvendësuar me konceptin e ‘suprancionalizmit’. Domethënë, se vendimet kryesore për shtetet anëtare nuk merren nga anëtarët por nga institucionet e Brukselit dhe veçanërisht nga Këshilli, Komisioni dhe Gjykata Europiane. Për aspektet eknomike, për shembull, Komisioni Europian bashkëpunon ngushtë me drejtorët e korporatave: sepse janë këta të fundit që hartojnë politikat ekonomike të bllokut dhe jo Komisioni. Por propaganda gri e Brukselit tashmë nuk mbështetet nga propaganda gri e Uashingtonit siç mbështetësh në të kaluarën nga treshja Klinton-Bush-Obama: sepse administrata e Trampit gjendet në një fazë përshtatje me politikat e saj dhe paralelisht përballet me propagandën gri të qendrave intelektuale (Stratfor etj.) dhe masmedias globaliste. Nuk është e rastit që Monbiot, një kritik britanik i politikave botërore, e konsideron gjendjen që është krijuar “grusht shifrar” duke ngritur pyetjen: po përdoret informacioni i madh, në SHBA dhe Britani, për të krijuar reklamë politike të personalizuar, për të anashkaluar mendjet tona racionale dhe për të ndryshuar mënyrën për të votuar? Përgjigjja është ndoshta jo ose ende jo. Duke treguar më tej se një seri artikujsh të tmerrshëm sugjerojnë se një ndërmarrje e quajtur “Cambridge Analytica” ndihmoi të ndryshojë drejtimin e zgjedhjeve të SHBA-së dhe referendumit të BE-së duke minuar informacionin nga Facebook-u për ta përdorur për të parashikuar personalitetet e njerëzve, dhe më pas të qendisnin rekalamat në profilet e tyre psikologjike. Këto raporte, që buruan si fillim nga publikimi zviceran “Das Magazin”, ishin shkruan qartësisht në mirëbesim, por me sa duket me kujdesi të pamjaftueshme...Historia e “Cambridge Analytica” na tregon një grimcë të një të ardhme distopike (tejet të keqe), veçanërisht në SHBA, kur mbrojtja e informacionit është e dobët. Informacioni në internet tashmë huazon veten në manipulim dhe keqpërdorim politik, dhe epoka e informacionit të madh tashmë ka filluar. Në kombinim me linguistikën kognitive të përparuar dhe neuroshkencën, ky informacion mund të kthehet një vegël e fuqishme për ndryshimin e vendimeve zgjedhore që ne bëjmë, në mënyra që ne nuk mund të jemi plotësisht në djeni. Aftësia jonë për t’i rezistuar manipulimit është e kufizuar. Qoftë edhe format më të papërpunuara të reklamave të nënvetëdijshme largojnë aftësinë tonë të së kaluarës për përdorimin e arsyes dhe e bëjnë mendimin kritik të pamundur. Zhvendosjet më të thjeshta të gjuhës mund të na bëjnë të gabojmë...duke ditur se tashmë parája e madhe ushtron pushtet të paligjishëm mbi sistemet politike...kryedashi i financës së fushatës, që u jepë miliarderëve dhe korporatave një avantazh të madh politik mbi njerëzit e zakonshëm; rrjeti i parásë së zezë (një rrjet prej qindra grupesh lobistësh të financuar nga miliarderë, që maskojnë veten si qendra intelektuale - “think tanks”), fushatave të barit artificial –‘astroturf’ (duke punësuar njerëz për t’i paraqitur si lëvizje të masave të gjera popullore) dhe lulëzimit të robotëve – ‘botswarming’ (duke krijuar llogari anonime në internet për të krijuar përshtypjen se numra të mëdhenj njerëzish mbështesin një qendrim politik): të gjitha këto janë korrente dhe kërcënime urgjente kundrejt lirisë politike. Autoritetet tona (siç është Komisioni i Zgjedhjeve në Britani) kanë dështuar në mënyrë të rëndësishme për t’i kontrolluar të gjitha këto keqpërdorime, ose qoftë, në shumë raste, t’i pranojnë ato.          

Kina tregon se kjo gjendje mund të bëhet edhe më e keqe. Sipas një artikulli në “Scientific American”, algoritmet thellë-mësim-marrës e lejojnë shtetin të zhvillojë “zemrën e qytetarëve” të tij.  Kjo e fundit përdor veprimtarinë e njerëzve në internet për të përcaktuar se sa besnikë dhe të bindur janë, dhe se nëse ata duhet të kualifikohen për punë, hua ose të drejtë për të udhëtuar në vende të tjerë. Krahaso këtë nivel mbikqyrje me teknologjinë ngashënjyese – vegla të hartuara për të ndryshuar pa u ndier opionionet dhe përgjigjet e njerëzve – dhe ti zhvillon një sistem që orientohet drejt kontrollit të plotë të sjelljes njerëzore.[74]          

Gjykuar se kush e kontrollon botën e internetit dhe masmedian —globalistët— mund të konkludojmë se këto praktika do të përdoren në vazhdim kundër çdo force politike, anti-globaliste. Për të njëjtën arsye –të frikës- se mos Rusia zhvillon të njëjtën aftësi dhe e përdor atë kundër elitave perëndimore, këto të fundit do të vazhdojnë propagandën gri. Ballkani Perëndimor, rrjedhimisht, kërcënohet kryesisht nga elitat politike dhe oligarkitë ekonomike që qendrojnë pas elitave politike. Sepse edhe nëse konsiderojmë përfshirjen e Rusisë në Mal të Zi, të cilin sërish duhet ta faktojmë/provojmë, apo në vende të tjerë, Rusia mbështet një projekt –të euroazisë- që në bazë të tij ka sovranitetin e kombeve. Këtë zgjedhje ajo e bëri –pasi u ngatërrua në konceptin e supranacionalizmit përgjatë fazës së parë të qeverisjes së Putinit— sepse perëndimi, ose shtetet e mëdhenj të tij, krijuan kushtet institucionale dhe dinamikat ekonomike për zhdukjen e sovranitetit të kombeve. Domethënë, të një elite politike mbikombëtare (G7) pas së cilës qendrojnë oligarkët ekonomikë – vendimet e të cilëve përcaktojnë fatet e kombeve.          

Propaganda gri çoi në një qendrim agresiv të ministrave të mbrojtjes së SHBA-së dhe Britanisë, përkatësisht, Mechael Fallon dhe James Mattis, dhe ministrave të jashtëm, përkatësisht, Rex Tillerson dhe Boris Johnson: ata goditën me një ton mjaft të ashpër Rusinë duke e akuzuar, edhe një herë, si ‘shembull ndërhyrje’ (“pattern interference”) rreth botës. Fallon tha se “nuk mund të ketë ndonjë kthesë në biznes si zakonisht” me Moskën, ndërsa Mattis tha se administrata e presidentit Tramp “kishte pritshmëri tejet modeste” për mundësinë e bashkëpunimit. “Aktualisht Rusia ka zgjedhur të jetë një konkurrent strategjik”, tha Mettis, duke e akuzuar Moskën për “përzierje në” (“mucking around”) zgjedhjet demokratike. Duke folur në mbledhjen e parë të tij të NATO-s në Bruksel, Rex Tellerson, ministri i jashtëm i SHBA-së, tha se aleanca ishte “themelore për të përballur agresionin dhe agjitacionin njëherësh jo të dhunshëm, por ndonjë herë të dhunshëm, të Rusisë”. Në të njëjtin takim Boris Johnson, ministri i jashtëm e Britanisë, tha se një Rusi e rigjallëruar ishte “duke u përzier në çdo lloj prapësie në Ballkanin perëndimor dhe në vende të tjerë”. Tillerson tha, për më tepër, se sanksionet e imponuara mbi Moskën pas aneksimit të Krimesë “duhet të mbeten në fuqi” derisa Rusia t’ia kthejë kontrollin e peninsulës Ukrainës. Armiqësia e Rusisë në Ukrainë dhe pushtimi “kompromentoi vizionin tonë për një Europë që është tërësore, e lirë dhe në paqe...ne nuk pranojmë, dhe nuk do të pranojmë, përpjekjet e Rusisë për të ndryshuar kufijtë e territorit të Ukrainës”. Mettis, në anën tjetër, distancoi veten nga retorika e Trampit rreth shpërnjohjes së klauzolës së NATO-s për mbrojtjen kolektive. Kur u pyet se nëse ai vazhdonte të kishte të njëjtin qendrim që artikuloi në vitin 2012-të, se kërcënimi më i madh i sigurisë së SHBA-së ishte “Irani, Irani, Irani”, Mettis tha se ishte Koreja e Veriut. Ai tha se Pionxhiang vepronte “në një mënyrë tejet të pakujdesshme” dhe ai duhet “të ndalohet”.[75]          

Këto qendrime, bashkë me sulmin e Trampit në Siri, tregojnë kthesën prej 180 gradë të Trampit lidhur me rolin e NATO-s dhe Rusinë. Sidoqoftë, në fund të fundit, NATO-ja ka shoqëruar ekspansionin e korporatave dhe bankave ndërkombëtare dhe, përsa kohë që ato, veçanërisht korporatat amerikane, veprojnë ndërkombëtarisht, për aq kohë, Trampi s’ka rrugë tjetër veç të ruajë rendin aktual. Ai mund t’i përmbahet ‘retorikës’ së tij parazgjedhore vetëm kur korporatat dhe bankat amerikane do të jenë kthyer në atdhe, siç ai synon. Duhet thënë se Obama dhe Trampi kanë premisa të ndryshme mendore: i pari kishte aftësi shqyrtuese të fakteve që i parashtronin shërbimet inteligjente (nëse gjykojmë nga edukimi i tij i përgjithshëm: drejtësia); i dyti, nuk e ka këtë aftësi dhe mund të mashtrohet lehtë. Për të njëjtën arsye, Trampi mund të sulmojë kudo dhe mund krijojë kushtet për një përballje të drejtëpërdrejtë me Rusinë dhe Kinën. Si i tillë, Obama shkaktonte luftra, jo si pasojë e paaftësisë së tij për të vlerësuar drejtë faktet që i parashtronin. Por si pasojë e objektivit që kishte (dhe ka) vendosur elita mbikombëtare: nënshtrimin e çdo kombi që i reziston RRB të G/N. Trampi, ndërkohë, pasi humbi anëtarët e tij fillestar në Këshillin Kombëtar të Sigurisë, Flynn-in dhe Bannon-in, humbi dhe kontrollin e Këshillit përmes të cilit ai synonte të përparonte axhendën e tij “nacionaliste”. Procesi i brendshëm i Këshillit në fjalë tashmë kontrollohet nga globlistët. Nga ana tjetër, Rusia është duke ‘revolucionarizuar’ rininë ruse:

“Projekti 1917”, një faqe elektronike sociale, po ndihmon një gjeneratë të re ruse për të kuptuar revolucionin e 100 viteve më parë. Putini ka bërë thirrje për një zhvillimin e ngjarjeve në seri këtë viti për t’i dhënë një analizë të thellë, objektive dhe të ndershme, revolucionit të vitit 1917të. Vitin e kaluar (2016) Putini fajësoi elitën komuniste për rrënimin e Bashkimit Sovjetik — të cilin ai e ka quajtur “katastrofa gjeopolitike më e madhe e shekullit 20-të”— në këmbët e Leninit. Por lidhur me revolucionin e komunistëve të fillim-shekullit të kaluar, ai ka thënë se “bolshevikët vendosën një bombë atomike nën një ndërtesë të quajtur Rusi, dhe pastaj ajo shpërtheu. Ne s’kishin nevojë për një revolucion botëror”. Nga pozicioni i tij, si president, lidhur me protestat ka thënë se: “nëse ndonjëri do të lejohet të shkelë ligjin dhe heqë spaletat e policisë, gjuajë ata në fytyrë, ose ndonjë veprim tjetër, ne mund të shkojmë në të njëjtët probleme siç shkuam në vitin 1917-të.”[76]

Por kjo s’e ka ndaluar Putinin të rehabilitojë Leninin, ose qasjen e tij anti-imperialiste. As e ka pengur të rehabilitojë –pjesërisht- Stalinin. Në librat e shkollës Stalini vlerësohet si një “administrator efektiv”. Statujat e tij po ngrihen në qytete rajonale, megjithëse parlamenti i Ingushetias —një rajon në Kaukaz banorët e të cilit u zhvendosën në masë në Azinë Qendrore në luftën e dytë botërore— së fundmi votuan për ndalimin e “justifikimit publik dhe miratimin” e sundimit të Stalinit. Mungesa e një linje të përgjithshme të revolucionit bolshevik të vitit 1917-të e ka lënë atë të hapur për interpretim. Një sontazh i fundit gjeti se 35 për qind e rusëve nuk kishin krijuar ndonjë opinion se nëse Revolucioni i Shkurtit ishte i mirë apo i keq. Lëvizjet e opinioneve janë pranë sondazhit që është kryer 20 vjet më parë. Protestat e opozitës ruse, në anën tjetër,...

*Ky studim është pjesë e një studimi më të gjerë, të librit “Kundër-revolucione në Rendin e Botëror të Glogalizmit Neoliberal: nga ekofashizmi i organizuar në luftë të përhershme”. Studimi i plotë mund të lexohet në libër. Ky i fundit do të publkohet së shpejti. Kush ka dëshirë të ndihmojë, në finacimin e tij, për publikim, është i mirëpritur.

 


[1]U.S. is poised to put heavy weaponry in Eastern Europe, N. Y. Times, June 13, 2015.

[2]Russia to reopen spy base in Cuba as relations with US continue to sour, The Guardian, 16 July 2014.

[3]Putin to the Western Elites: World War III Is Inevitable, D.C. Clothesline.com, November 2, 2014.

[4]Putin ratifies free trade deals with Abkhazia, S. Ossetia, Rianovosti, 22/12/2013.

[5]Russia-Led Security Bloc Plans to Spend $1Bln on Weaponry, Rianovosti, 26/12/2013.

[6]Russian navy to get 40 new ships in 2014, RIA Novosti, January 03 2014.

[7]A cornerstone of Peace at risk, The Editorial Board, New York Times, April 3, 2017. It prohibits the testing, production and possession of ballistic and cruise missiles, with either nuclear or conventional warheads, that can travel between 500 and 5,500 kilometers. Sea-based missiles and air-launched missiles are not affected.

[8]Russia’s new 4th generation Lada submarine to unify USA’s naval power, Pravda.ru, 18.03.2015.

[9]3 Chinese weapon of America should fear in the South China Sea, National Interest, October 31, 2015.

[10]US air force general: the Russian have closed the gap, Sputnik, 14. 09. 2015.

[11]America’s F-15 Eagle vs. Russia’s Su 35 Fighter: who wins? National Interest, September 10, 2015. Killers in the sky: the 5 most lethal combat aircraft going to war in Syria, National Interest, October 30, 2015.

[12]Hard Talk, BBC, June 20 2016.

[13]Russia fully prepared for possible nuclear attack, Pravda.ru. 26.01.2017.

[14]Revealed: Russia’s plans for Lethal New S-500 Missile System, The National Interest, December 16, 2015.

[15]Russia to develop new anti-aircraft artillery system on Armata tank chassis, Pravda. ru, 13. 01. 2016.

[16]Shih për më shumë, Lindja e Mesme: drejt një Rendi të Ri Islamiko-neoliberal.

[17]Ukraine crisis: Old constraints spike Kremlin’s firepower, FT,March 27, 2014.

[18]Russia rearms for a New Era, New York Times, Dec. 24, 2015.

[19]This is how Washington wants to gain military edge over Russia, Sputnik, 03. 11. 2015.

[20]Russia: Border tensions, FT, June 9, 2015.

[21]The best answer to Russian aggression is containment, FT, October 16 2016. 

[22]Bromance between Xi and Putin grows as US spats, Bloomberg, October 14, 2016.

[23]With Trump, the US foreign policy framework is at risk, FT, December 14, 2016.

[24]Po aty.

[25]Russia ups the pressure in search for US respect, BBC, 5 October 2016.

[26]‘Anti-nuclear’ Obama plans to spend $1 trillion on nukes, RT,September 22, 2014 .

[27]Russia prepares nuclear surprise for NATO, Pravda. ru, 12.11.2014.

[28]Welcome to America Nuclear Weapons 101, The National Interest, Tom Nichols, Dana Struckman, October 3, 2015.

[29]Soviet atomic project prevented nuclear war, Pravda. ru, 29.09.2015.

[30]U.S cold war nuclear target lists declassified for first time, The National Security Archive, December 22, 2015.

[31]Winston Churchill’s ‘bid to nuke Russia’ to win Cold War – uncovered in secret FBI files, Dailymail, 8 November 2014.

[32]Athens 1944: Britain’s dirty secret, The Observer, 30 November 2014.

[33]Russia takes complete advantage of castrated armed forces of the West, Pravda Ru, 13.11.2014.

[34]Putin once casually said over dinner that he could destroy America in half-hour or less, Business Insider, Sep. 13, 2016.

[35]Russia could overrun Baltic states in 36 hours, The Independent, 28 October 2016.

[36]The Impending Dangers of Nuclear War: America’s W88 Thermonuclear Warhead is 30 Times a Hiroshima Bomb, Global Research, November 14, 2014.

[37]No ganger of nuclear war? The Pentagon’s plan to blow up the Planet, Prof Michel Chossudovsky, Global Research, January 11, 2016.

[38]Towards a World War III Scenario, Global Research, November 19, 2014.

[39]Nordic countries to boost defence co-operation, FT,April 10, 2015.

[40]US losing grip on Pacific: PACOM, Global Times, 2014-1-17.

[41]Is Russia still a key world power? BBC, 21 December 2015.

[42]Fermat e grurit, për shembull, falë kryesisht zhvlerësimit të rublës po dominojnë lojtarët perëndimorë. Prodhimi është në rekordin e tij historik pas 25 vjetësh: 112 milion metrik tonë dhe pritet të arrijë mbi 116 milion tonë në vitin 2017-të.

[43]Russia has lost two oil evolutions, Pravda. ru, 11.01.2016.

[44]Putin names Nato among threats in new Russian security strategy, FT, January 2, 2016.

[45]Preserving American power after Obama, Gideon Rachman, The National Interest, December 17, 2015.

[46]Putin attends military exercise in southern Russia, The Guardian, 29 March, 2013.

[47]Russia plans 16 launches of intercontinental ballistic missiles in 2016, Tass, January 10, 2016.

[48]The imperative need for popular fronts of national and social liberation in the globalization era, Takis Fotopoulos, The International Journal of INCLUSIVE DEMOCRACY, Vol. 10, Nos. 1/2 (Winter-Summer 2014)      

[49]Pessimistic, optimistic and realistic scenarios for war with Russia before 2050, Pravda. Ru, 05.08.2016

[50]Nato risks a nuclear war with Russia 'within a year', The Independent, 5/18/2016.

[51]European command shifting to ‘warfighting stance’ as U.S.-Russia relations deteriorate, National Security, Jon E. Dougherty, May 9th, 2016.

[52]Germany preparing for war against Russia, Eric Zuesse, The Duran, 9 June 2016.

[53]Germany develops new gun to counter Russia’s T-14 Armata tank, Pravda. Ru, 13.06.2016.

[54]German minister warns Nato against ‘warmongering’, BBC, 18 June 2016.

[55]The USA: how to make them give a damn? Christopher Black, New Eastern Outlook, 12. 05. 2016.

[56]Russia not to liberate Europeans any more, Pravda.ru, 20.05.2016.

[57]Russia and China buy of gold getting ready for dollar collapse,Pravda. ru, 17.05.2016  

[58]Russia and China to release world from dollar peg, Pravda. ru, 31. 05. 2016.

[59]Bota perëndimore lëvizë drejt ekofashizmit të organizuar.

[60]Donald Trump and nuclear danger, Gideon Rachman, FT, Nov 28, 2016.

[61]Po aty.

[62]Shih, për më shumë, Nga Siria në Shqipëri: saga e dy vendeve të vegjël.

[63]Nuclear weapons deterrence status is changing, Pravda.ru, 13.01.2017.

[64]Ten years of Putin’s Munich speech: He came, he saw, he conquers, Pravda.ru, 10.02.2017.

[65]Germany has taken itself out of the nuclear running, Josef Joffe, FT, 14 February 2017.

[66]Shih, Blloqet ekonomik dhe pavarësia e Kombeve.

[67]FBI’s Russian-influence probe includes a look at Breitbart, InfoWars news site, McClatchy DC Bureau, March 20, 2017.

[68]Charges announced in massive cyber intrusion case, FBI.gov, March 15, 2017.

[69]Michael Flynn, kërkon imunitet për të dëshmuar mbi ndërhyrjet e Rusisë, VOA, 31 mars, 2017.

[70]Kongresi dhe hetimet ndaj gjeneralit Flynn, VOA, 03 prill, 2017.

[71]The dirty war on Syria, Tim Anderson, Global Research, June 06, 2016. 

[72]Kremlin-backed media adds to western fears in Balkans, FT, March 19, 2017.

[73]The Western Balkans between Europe and Russia, Matthias Bieri, Center for Security Studies, March 2015.

[74]Use it or lose it, George Monbiot, The Guardian, 8th March 2017.

[75]Michael Fallon and James Mattis strike hawkish tone on Russia, FT, April 1, 2017.

[76]How a Russian social media site is reliving the revolution, FT, March 9, 2017.     

Me Të Lexuar

  • Viewed
  • Past:
  • Dita
  • Java
  • Muaji
Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA