...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Arlinda frymëzon me kumtin e këngës së saj: refuzimin e meshkujve mashtrues

Le të jetë kumpti i këngës së Arlindës një kontribut për të “revolucionarizuar” femrat: të refuzojnë mashtrimin e meshkujve.

SHJ

19/03/2022 - 13:51

Kënga e tretë e Arlinda Prenajt ka filluar të frymëzojë femrat. Më shumë se gjithçka tjetër frymëzon kumpti i saj: refuzimi i mashtrimit të meshkujve. Ky lloj refuzimi kërkon guxim dhe vetëbesim por më shumë se gjithshka tjetër nevojitet pavarësia ekonomike. Një femër pa pavarësi ekonomike e ka të vështirë ta refuzojë atë.

Në kohën tonë meshkujt mashtrojnë më shumë se në çdo kohë tjetër, kryesisht sepse shoqëritë tona jetojnë pa parime. Ata mashtrojnë kryesisht lidhur me qëllimin e tyre kur lidhen me një femër: ata shtiren në dashuri dhe ndërtojnë një marrëdhënie të bazuar në mashtrime. Në këto raste qëllimi i tyre është ta “ndukin” femrën dhe pastaj të tallen me të.

Bota e rrezikshme e Instagramit dhe goca që përpiqet të veçojë “nga tufa”: Arlinda Prenaj

Në këto kushte, le të jetë kumpti i këngës së Arlindës një kontribut për të “revolucionarizuar” femrat: të refuzojnë mashtrimin e meshkujve.

Kënga shoqërohet me ojnat e autores dhe spikat me refrenin. Me siguri që shumë pjesë të saj do të përdoren nga femrat. Kështu ajo jeton në mendjen dhe zërin e popullit dhe shërben si qesëndisje shoqërore.    

 

   

Video: 
Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA