...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Përfshirja e Muharrem Salihut në euro-zgjedhjet italiane: veprim i mençur që duhet t`mbështetet

Muharremi ka një profil prej një njeriu të thjeshtë dhe punëtor. Këto cilësi pëlqehen në Itali meqënse mbizotërojnë në shoqërinë e saj. Si i tillë, ai ka mundësi të fitojë si besimin e shqiptarëve dhe komuniteteve të tjera ashtu të italianëve.

Ylli Përmeti

02/06/2024 - 08:39

Në zgjedhjet e 6-9 qershorit për parlamentin evropian është përfshirë dhe Muharrem Salihu, veprimtari i Medvegjës (njëra nga komunat shqiptare në Luginën e Preshevës, Serbi) për të drejtat e shqiptarëve. Kandidimi` tij vjen në kohën kur partitë e djathta Kristian Demokrate në partinë Evropiane të Popullit po fitojnë terren me Melonin të udhëheq kursën. Sondazhet tregojnë se Franca, Hungaria, Austria dhe Holanda do të mbizotërohen nga partitë në fjalë.

Meloni ka muaj që ka krijuar një marrëveshje me Orbanin e Hungarisë për “kapjen” e parlamentit evropian dhe rikrijimin e tij ndërsa po i vardiset Trampit.

Megjithëse partitë e djathta evropiane nuk përputhen në shumë çështje, qëllimi i tyre kryesor është rikthimi i sovranitetit kombëtar ndërsa lufta e tyre kundër emigrantëve ka kaluar në nivel të dytë meqënse Meloni arriti të ulë ankthin publik të Italisë me “shkarkimin” e tyre në “vendet e treta” (në Shqipëri). Parë nga qëllimi` tyre por dhe nga prirja e votuesve, partitë e djathta do të fuqizojnë kryesisht Serbinë ose/dhe politikat e pavarura të saj me në krye Vuçiçin. Për pasojë, pakica jonë kombëtare atje rrezikon më shumë sidomos në kushte kur Kurti ka treguar dogmatizëm dhe pandershmëri me serbët e Kosovës ndërsa Tirana me Ramën në krye, s`është kurrëkund.    

Parlamenti evropian përbëhet nga 705 anëtarë nga të cilët 75 janë nga Italia. Anëtarët zgjidhen sipas sistemit përpjestimor ―domethënë, kandidatura fitohet në përpjestim me votat e marra. Italia përdor votën parapëlqyese, përmes së cilës votuesit kanë munësi të dëftojnë, brenda të njëjtës listë, një deri në tre parapëlqime. Kur përcaktohet numëri i ndenjësve në listë në çdo krahinë apo zonë zgjedhore, kandidatët me numrin më të lartë të parapëlqimeve deklarohen të zgjedhur.

Partitë politike duhet të fitojnë të paktën 4 për qind të votave me qëllim që të zgjidhen. Italia ka pesë krahina zgjedhore dhe Muharremi garon në krahinën e Verilindjes së Italisë ku jetojnë mbi 11 milionë banorë, me partinë e “Shteteve të Bashkuara të Evropës”. Kjo parti u themelua në prill të vitit 2024 për të marrë pjesë në euro-zgjedhje. Ajo është e përbër nga disa parti, kryesohet nga Ema Bonio dhe Mateo Renci dhe i përket partive të qendrës. Italia ka më shumë shumë se 400 mijë shqiptarë dhe ata janë përqendruar kryesisht në verilindje dhe veri perëndim të saj.

Muharremi ka një profil prej një njeriu të thjeshtë dhe punëtor. Këto cilësi pëlqehen në Itali meqënse mbizotërojnë në shoqërinë e saj. Si i tillë, ai ka mundësi të fitojë si besimin e shqiptarëve dhe komuniteteve të tjera ashtu të italianëve.

Parë nga një këndvështrim “strategjik”, se me cilat forca politike përballet Muharremi ―kryeministren italiane që tregonte politikat e emigracionit si shkakun kryesor të krizës në Itali por kur u ngjit në pushtet ndryshoi paksa qendrim, sidomos pas marrëveshjes për “eksportimin” e emigrantëve në Shqipëri― por dhe me gjasën e fuqizimit të Serbisë pas zgjedhjeve evropiane dhe pasojat që mund të ketë fuqizimi` saj lidhur me shqiptarët në Serbi, veprimi` Muharremit për t`u përfshirë në zgjedhjet evropiane dhe për të ndihmuar më tej të drejtat e shqiptarëve në Serbi, është i drejtë dhe i mençur, dhe është për t`u përshëndetur, sidomos në kushte kur si Prishtina ashtu dhe Tirana nuk e ndihmojnë aspak gjendjen e shqiptarëve atje me politikat e tyre.      

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA