...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Vasil Laçi, plumba Perandorit…

Me 17 maj 1941 – Vasil Laçi kryen atentat ndaj mbretit të Italisë dhe Shqipërisë dhe perandorit të Etiopisë Viktor Emanueli III-të

Dita

17/05/2017 - 21:27

Më 17 maj 1941, 19-vjeçari, Vasil Laçi i veshur me një kostum kombëtar shqiptar ka sulmuar makinën e cila transportonte Viktor Emanueli III (që gjithashtu ishte pagëzuar edhe si Mbret i Shqipërisë pas dorëzimit të Kurorës së Skënderbeut më 12 prill të 1939-ës) dhe Shefqet Bej Vërlacin, kryeministër i Shqipërisë të shoqëruar nga ministrat e qeverisë.

Ngjarja ndodhi kur Viktor Emanueli i III-të kishte mbaruar vizitën e tij shtatë-ditore në Shqipëri dhe po largohej në drejtim të aeroportit të Laprakës, në rrugën e Durrësit, qëllohet disa herë me revolver në drejtim të tij nga një djalosh 19-vjeçar. Mbreti Viktor Emanueli i III-të shpëtoi pa u qëlluar, vetëm në saj të agjentëve të policisë së fshehtë italiane që atë ditë ndodheshin në gatishmëri të lartë dhe ia kapën menjëherë revolverin djaloshit nga fshati Piqeras i Sarandës.

Ai qëlloi katër herë në drejtim të tyre duke thirrur “Vdekje Fashizmit Liri Popullit”, por pa mundur të vrasë vërtetë perandorin.

Laçi u arrestua menjëherë dhe u ekzekutua me varje dhjetë ditë më vonë.

Ai ishte një nga njerëzit e parë që do t’i jepet pas vdekjes nga ana e qeverisë komuniste shqiptare me titullin Hero i Popullit të Shqipërisë. Përpjekja e tij për vrasje është shkruar së pari si një libër dhe më vonë është xhiruar në një si një film me titullin “Plumba Perandorit”.

Është diskutuar gjatë për motivet që e shtynë Vasil Laçin të qëllonte ndaj Mbretit të Italisë. Ndërsa ministri i Jashtëm i Italisë i asaj kohe, Konti Çiano, e paraqet si një rast deliri dhe skizofrenie atentatin, ndryshe paraqitet nga shtypi shqiptar i kohës, por edhe më pas kur u bënë libra dhe filma për këtë personazh interesant, siç ishte Vasil Laçi.

Atentati i Vasil Laçit në librat e historisë së Shqipërisë konsiderohet si një nga atentatet e para, si fillimi i një kryengritje të madhe që po përgatitej. Ja si shkruhet në librin “Yje të pashuar” për të: Vasil Laçi ka deklaruar para organeve fashiste pas atentatit: “E bëra vetë, për Shqipërinë. Rroftë Shqipëria e Lirë! Poshtë fashizmi”!

Vasili ishte mjaft guximtar dhe për këtë kishte dhënë prova. Ditën që do largohej perandori nga Shqipëria, Vasili ishte zgjuar që me natë dhe i kishte thënë një shoku të tij: “Sot e kam radhën unë ta përcjell perandorin”. Kishte përqafuar shokun fort dhe kishte dalë nga hoteli. Kudo vërtiteshin spiunë, milicë, karabinierë. Pritej nga çasti në çast të kalonte perandori. Filloi kortezhi i veturave.

Në këtë atmosferë pasigurie e frike, rrethuar kudo me helmeta dhe armë, i riu patriot Vasil Laçi, hyri në mes të turmës dhe priti rastin e volitshëm.

Ai ngriti dorën e lidhur me fasho mbi helmetat dhe grykët e armëve fashiste dhe qëlloi në drejtim të perandorit.   

Video: 

Më Të Lexuar

  • Viewed
  • Past:
  • Dita
  • Java
  • Muaji
Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA