Këngët dhe vallet e Gjirokastrës dhe Delvinës për rrugën e re dhe ‘opozita’ e turpshme e Fugës
Rruget janë burim aksidentesh dhe kontribojnë në shkatërrimin e ekosistemit, jo vetëm me gazin e automjeteve dhe shkatërrimin e bukurive natyrore por dhe duke shkatërruar rrugën e kafshëve, për udhëtimin e të cilave qeveritë tona dhe inxhinierët nuk mendojnë kurrë!
Ylli Përmeti
07/07/2022 - 09:09
Gjashtë ditë më parë u hap rruga e re Kardhiq-Delvinë prej 34 km bashkë me tunelin e Skërficës, e cila, “shkurton me 45 minuta kohën e mbërritjes drejt Sarandës” tha Rama! Hamendësisht, nga Tirana! Si pasojë, ai u prit me këngë e valle nga banorët e Gjirokastrës dhe Delvinës. Ndërsa tuneli ka një gjatësi prej 1316 metra rruga synon të ndihmojë në zhvillimin e turizmit në bregdetin e Sarandës. Me rrugën e re udhëtimi nga Tirana në Sarandë thuhet se zgjat 3 orë. Kostua e rrugës nuk u përmend; as edhe fakti se rrugët nuk janë faktor vendimtar për të zhvillimin e turizmit!
Përkundrazi, ato janë burim aksidentesh dhe kontribojnë në shkatërrimin e ekosistemit, jo vetëm me gazin e automjeteve dhe shkatërrimin e bukurive natyrore por dhe duke shkatërruar rrugën e kafshëve, për udhëtimin e të cilave qeveritë tona dhe inxhinierët nuk mendojnë kurrë!
Kështu bashkë me çlirimet dhe shkatërrimin e bimësisë shkatërrojnë dhe jetën e kafshëve të egra kur dihet se jeta bimore dhe shtazore është në rrezik! Këto efekte opozitës sonë nuk i shkojnë në mendje! Përkundrazi, “filozofi” i saj, Artan Fuga, na tregoi se këngët e banorëve kishin“ironi të hollë” dhe nuk synonin nderimin e kryeministrit por ironizmin e punës së tij! Vetëm se nuk na sqaroi se ç`karakter kishin këngët që i kënduan lebërit Berishës vite më parë. Ndaj shkruajta një poezi shpotitëse për banorët, “filozofin” dhe idiotët e tjerë të opozitës:
Një tunel i shpove,
Labërisë gazmore,
Me vuajtjet e popullit,
Dhe gënjeshtrat e ministrive.
Tejpërtej e shpove,
Labërinë e shkretë,
Si në ekonomi,
Ashtu dhe vegjëli.
Pa këto të parat,
Mungon gjallëria,
Burimet dhe jeta,
Edhe dashuria!
Asaj i mungojnë,
Pyjet, zogjtë edhe kafshët,
Ajri për mushkritë,
Dhe uji për krushqitë.
Tani me tunelin,
Më e qelbur bëhet,
Në pritje të turistëve,
Dhe zemërgjerësive.
Për të gjitha këto,
Këngë të kënduan,
Aq sa opozita,
Plasi nga zilia.
I pari prej saj,
U hodh “filozofi”,
Të cilën e quajti,
Ironi labërie!
Por “harroi” të tregonte,
Këngën ndaj Berishës,
Ishte vallë ajo,
Prej ironie!?
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 88 reads