...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Magji nga tragjizmi i përditshëm

Recension për librin “Kolombrea” të Dino Buzzatit

Dionis Xhafa

18/04/2017 - 12:09

Libri i titulluar ‘Kolombrea” me autor Dino Buzzatin më ka lënë mbresa të veçanta. Aty ka përmbledhje tregimesh ku ndër të tjera ndodhet edhe tregimi me titullin e tërë romanit, pikërisht “Kolombrea”. Në këtë tregim dëftohet sesi peshkaqeni i rrezikshëm i detrave i shfaqej vetëm një personi, vetëm një person arrinte ta dallonte kolombrenë, Personi që e dallonte peshkaqenin, kishte fatin tragjik që të ikte njëherë e mirë nga  kjo botë. Kolombrea zgjedh një djalë, kur ky ishte me babanë në det. Djali arrinte ta shihte vetëm kolombrenë e askush tjetër.

Babai i vdes. Djali largohet nga qyteti i lindjes, bëhet dikush në jetë, vendos pasuri, por se kthehet te pasioni i pashmangshëm e se kolombrea e kollofit. Eshtrat, tanimë të burrit, ishin vënë në breg të detit në një pozicion që dukeshin sikur buzëqeshnin. Fundja, personi në fjalë vdiq, la kockat e veta duke ndjekur me zemër e shpirt ndër dhëmbë pasionin, dëshirën, ëndrrat. Mund ta quash vdekje të lumtur e se personazhi kishte fat tragjik fatal.

Në romanin “Kolombrea” nuk më la përshtypje vetëm tregimi me titullin e njëllojtë me tërë librin, por edhe plot tregime të tjera e se jam duke renditur disa prej tyre. Tregimi “Shtatë kate” flet për një burrë të moshuar që shtrohet për tu shëruar në një spital që kishte gjithsej shtatë kate. Ky spitali në katin e shtatë mbante ata që ishin të sëmurë më lehtë ndërsa ishte rregull sesa më poshtë uleshe në kate, aq më rëndë ishe nga ana shëndetësore. Personazhi shtrohet në fillim në katin e shtatë e se ngadalë zbritet nga mjekët, që në fillim i thoshin pacientit, personazhit vetëm fjalë të ëmbla.

Por në katin e tretë i thuhet se “qelizat e tij ishin duke u shkatërruar” Shtang burri i moshuar e se mjeku prapë i thotë se vendin real e ka në vendin e shtatë, por se e kanë zhvendosur vetëm për momentin, sa të rregulloheshin punët ashtu. Me këtë logjikë që vijohej fort, pacienti personazh zbritet në katin e parë aty kthehet nga njëra anë e shtratit e se dëgjon kanatet e dritareve të dhomës së errët teksa mbylleshin. Kështu ndërronin jetë të gjithë në atë spital. Ishte traditë, që kur pacienti ndërronte jetë, mbylleshin kanatat. Tjetër histori e frikshme ishte e një personi që për të mposhtur frikën ikën për një natë në hotel, ku flitet se ka fantazma.

Ai fle pikërisht në dhomën, ku thuhej se shfaqeshin xhindet. Në darkë, shërbyesja plakë i server çajin. Kur zgjohet personazhi, vë re se gota e çajit që kishte lënë në komodinë ishte zhdukur. Aty pyet pronarin e hotelit se ku ishte gota. Pronari ia kthen menjëherë: “Gotën kush ta solli”. Personazhi në mënyrë naive i përgjigjet: “Shërbyesja juaj e moshuar”.

Në këtë moment, pronari i lokalit qesh me të madhe dhe ia kthen: “Ne nuk kemi asnjë shërbyese plakë. E pra, kishte qenë fantazmë. Këto e histori të tjera të ngjashme lexova në romanin “Kolombrea” të Buzatit. Autori italian përshkruante thuajse me magji tragjizmin e përditshëm që na rrethon. Buzati tregonte në mënyrë thuajse të përkryer atë që arrijmë të shohim e të shquajmë në përditshmëri, me gjuhë të thjeshtë, tepër të thjeshtë.  Ajo që më bëri më tepër përshtypje të tregimet e Buzatit e që më bëri të ndihem i mrekulluar ishte mesazhi i fuqishëm që arrinte të përcillte për fatin tekanjoz e satrap të përditshmërisë.

Me Të Lexuar

  • Viewed
  • Past:
  • Dita
  • Java
  • Muaji
Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA