...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Kaloçi: Tufa ka sajuar kërcënimet me jetë për të baltosur Komunistët

Dyshoj se kërcënimet i shkruani personalisht kundër vetes ose ke porositur çirakët që i keni me shumicë për të baltosur dhe më shumë Komunistët

Genta Kaloçi

07/12/2019 - 14:18

Në radhë të parë historia shqiptare është mësuar dhe është ngopur me ballistofashistët e të gjitha kohërave që për një grusht páre, post, pasuri e privilegje kanë vrarë, prerë e shitur vatanin te të gjithë llojet e pushtuesve të huaj në çdo kohë e epokë. Komunistët gjithmonë i referohen fakteve, dokumenteve dhe të vërtetës që shkruajti populli nën udhëheqjen e PKSH/PPSH-së dhe komandantit Enver Hoxha. Nëse i referohemi historisë vendase dhe të huaj kemi lexuar me dhimbje sesi shqipfolësa të lindur nga barqe ligësie kanë kryer krime ndaj vendit, shtetit, popullit, kombit dhe kulturës shqiptare. Lufta e Komunistëve ka qënë në dy drejtime kundër pushtuesve të huaj. Por lufta dhe beteja më kryesore ishte “Fitorja për Njeriun” e thjeshtë, të gënjyer, të mashtruar nga ligësia e parisë kriminale.

Kjo e fundit së bashku me Tufën pas `90 u pagëzuan si inteligjencia e vendit dhe më pas presidentat e pushtokracisë tridhjetëvjeçare u varën nga një zile në qafë dhe tragjedia e historisë shqiptare u vulos me kryeministrat që hiqnin nga buxheti i fshatarit, punëtorit, nxënësit, pensionistit, të sëmurit...milionat duke e dënuar në mjerimin dhe dekadencën tridhjetëvjeçare dhe duke ua dhënë të “persekutuarve”...që i kanë kushtuar shtetit miliona dëme me veprimitarinë e tyre kriminale gjatë viteve të ndërtimit të Shqipërisë dhe më pas miliarda dëme ekonomisë dhe vendit me përfitimet si “disidentë”. Nëse i analizojmë këta individë veçmas dhe në tërësi, ata nuk i kanë dhënë asgjë dhe asnjë kontribut konkret në dobi të ndërtimit të vendit, jetës dhe njeriut të ri, pas `45 si edhe pas `90.

Megjithatë, kthehemi tek akuzat e Tufës me shokë: për të mbrojtur veten do të sulmojë Shqipërinë dhe shqiptarët dhe për të mbuluar krimet dhe vjedhjet, do të hedhë vrer deri sa ta vrasë shqiptarizmën siç ka bërë me të tjerë në tre dekada.Urtësia popullore thotë se, hajduti kthehet lehtë në vrasës për të mbrojtur veten dhe plaçkën e vjedhur. Në tre dekada së bashku me politikën partiake pd, ps, lesheli, bk, pbdnj, pdhk e të tjera si këto, i kanë nxjerrë themelet shtetit, popullit, kombit. Ne jemi mësuar me akuzat e hajdutëve, kriminelëve, tutorëve, vrasësve të dalë boje kundër komunistëve për të përfituar sërish kundër shtetit dhe shqiptarëve. Tufa sërish si parardhësit e tij `39 - `45 akuzon shqiptarët, të cilët kanë të drejtën e fjalës për t`u shprehur dhe për të thënë mendimin e tyre kundër fashistëve të rinj si Tufa me shokë. Ndaj mirë është të bëhet një kontroll i rreptë ndaj tij që ndyn shtetin dhe shqiptarizmin nëpër dyert e botës për interes personal:

- Duke kontrolluar profilet e rreme dhe adresat që kanë qenë nga përdorues të institucionit, familjarëve, miqve, të njohurve, çirakëve në organe të ndryshme; shiksa të partive pd, ps, lesheli me bishtajet e tyre në mesazhe kërcënuese për jetën kundër shqiptarëve, simpatizantë të ideologjisë komuniste; dhe

- duke hetuar abuzimet e mundshme financiare të institucionit ku ishte kryetar përgjatë dekadave të funksionimit të tij.

Për mbyllje, u drejtohem ballistofashistëve se s`merren Komunistët me njerëz si ju. Historia ka treguar si gjatë luftës, pas luftës dhe pas `90, se jeni marrë gjithmonë me të vdekurit dhe nuk keni pasur këllqe për t`u matur me kauzën tonë të Komunistëve (bashkim, vëllazërim, zhvillim), për së gjalli e ballë për ballë. Ju e keni provuar në 30 vjet se Komunistët nuk e ndyjnë veten me ‘njerëz’ si ju. Ju e keni provuar veten dhe e keni vërtetuar në 8 dekada me ikjen dhe vetvrasjen tuaj. Prandaj z. Tufa ju siguroj si një komuniste e thjeshtë, si të gjithë ata simpatizantë që përfaqësoj, se Ne nuk jemi ju dhe nuk kemi arsye të qelbemi me tipa si ju. Dyshoj se kërcënimet i shkruani personalisht kundër vetes ose ke porositur çirakët që i keni me shumicë për të baltosur dhe më shumë Komunistët.  

   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA