...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Kim: mos ma prek Enver Hoxhën

Me përfaqësuesen e administratës amerikane nuk kemi çfarë të ndajmë personalisht, por kur goditen themelet e shtetit tim amë, atëherë t`i tregojmë nëpërmjet historisë një foto zbulim ekskluziv ndërkombëtar. Presidenti amerikan Ruzvelt i kapitalizmit me Stalinin e kampit të marksizëm-leninizmit në një takim marrëveshje kundër nazifashizmit hitlerian.

Genta Kaloçi

29/01/2021 - 21:22

Intervista e ambasadores amerikane në një emision televiziv më gërvishti veshin dhe duhet të reagoj me këtë përgjigje publike.

Jetojmë në një shoqëri të sëmurë që lëngon nga shtrembërimi i fakteve historike (akoma dhe atyre që kemi jetuar, realizmin socialist, imagjino ç`bëjnë me ato që s`kemi patur fatin) dhe manipulimet, padrejtësitë ndaj vetes, vendit, njëri-tjetrit nga analët e medias që u lëpihen pushtetarëve vendas dhe të huajve për konfirmimin e tyre. Ky reagim nuk është si nevojë personale (se për këtë nuk ma ndjen), por për faktin e vetëm se u përmend emri i kolonës së shtetit shqiptar dhe shqiptarizmës: Enver Hoxhës.

Me ambasadoren pajtohem në lidhje me çështjet e aktualitetit të reformës në drejtësi dhe luftën kundër krimit të organizuar politik në vend dhe rajon.

Intervista e saj ishte politikisht/diplomatikisht korrekte përveç përmendjes së Enver Hoxhës (që populli shqiptar e paska hedhur poshtë!). Duhet t`i kujtojmë ato që na tha që mos të lejojmë makinerinë e propagandës së pushtetit të deformojnë të dhënat për figurën e Enver Hoxhës.

Enver Hoxha lindi, luftoi, jetoi, krijoi, punoi, ndërtoi dhe vdiq si udhëheqës kolos. Asnjë shqiptar nuk ishte kundër tij, përkundrazi atë e donte dhe e mbronte një popull i tërë në të gjitha trevat shqiptare. Na përmendi faktin se Shqiptarët kanë luftuar përherë të huajt dhe kanë qënë të zotët dhe janë unik në botë për nga ruajtja e tokës së tyre.

Na pohoi faktin e ditur tashmë se “Amerika s`ka ikur kurrë nga Shqipëria; se këtu ka qënë gjithmonë”. Kjo lë të nënkuptojë se padroni i huaj ka pasur nevojë për çirakët e tij kamikazë kundra vendit dhe popullit të tyre për përfitimin e radhës sipas kohës dhe vogëlsisë së tyre shpirtërore kundra frymës së shqiptarizmit. Meqënëse jemi unik në të gjitha ato që përmendi, gjithçka që tha na përkëdheli egon dhe sedrën e sëmurë të shqipfolësit, se Shqiptari i vërtetë nuk ka nevojë për lajka, e di përherë ç`duhet të bëjë në dobi të vendit, vetes dhe çështjes kombëtare. Ato që tha nuk ia kundërshtoj por më lejon t`i drejtohem si më poshtë për një çështje kombëtare që prek themelet e këtij shteti:

Duke marrë parasysh pohimin e saj se jetojmë në një vend sovran dhe gjoja nuk duhet të zvarritemi, ose të ndikohemi nga faktori i huaj akoma edhe nga ai amerikan.

Atëherë, me çfarë të drejte përmend Enver Hoxhën (në variantin televiziv) në një togfjalësh përçarës kundra shqiptarëve dhe çështjes së shqiptarizmit për t'u dhënë një infuzion kënaqësie dhe përkrahje pushtetarëve salikmonedlulush shpk?!

Si duket e tha sepse e di që partitë politike bëjnë fushatë dhe propagandë të egër me figurën e Enverit. Përça e sundo është kryefjala e gjithë të huajve për aq kohë sa ne nuk kemi shtyllë kurrizore të spastrojmë problemin brenda nesh. Ashtu siç e përmendi me të drejtë znj. Kim.

Na e përsëriti për të disatën herë Amerika në tre dekada se problemin e keni brenda vetes nuk ju a sollëm ne. Ajo na e tha diplomatikisht bukur: “pastroni partitë nga kryetarët, pastroni kandidadët, pastroni veten që të mos detyrohem të takoj përfaqësuesit e bandave kriminale me poste partiake”.

Megjithatë kalojmë nga gjuha e drunjtë e diplomacisë në diçka të thjeshtë që e kupton publiku shqipfolës. Me përfaqësuesen e administratës amerikane nuk kemi çfarë të ndajmë personalisht, por kur goditen themelet e shtetit tim amë, atëherë t`i tregojmë nëpërmjet historisë një foto zbulim ekskluziv ndërkombëtar. Presidenti amerikan Ruzvelt i kapitalizmit me Stalinin e kampit të marksizëm-leninizmit në një takim marrëveshje kundër nazifashizmit hitlerian. Shteti dhe administrata amerikane janë në dijeni për ekzistencën e këtyre dokumenteve?

Ne si populli më pro-amerikan në historinë botërore kemi të drejtën tonë të kërkojmë ndryshimin e qëndrimit zyrtar të shtetit amerikan në Amerikë dhe në mbarë botën për ish presidentin Ruzvelt ashtu siç keni kërkuar për Enver Hoxhën në Shqipëri.

Detyrimisht lindin pyetje të natyrshme pa keqkuptime personale. Kush ka vënë në pikpyetje qëndrimet, vendimet, takimet, zhvillimet, marrëveshjet e Presidentit Ruzvelt gjatë luftës së 2-të botërore nga shteti, administrata, historia dhe populli amerikan?  Sa prej tyre e kanë hedhur poshtë, mohuar, shkelur, anatemuar, mallkuar, sharë si komunist, stalinist presidentin e 32-të të Amerikës në fushata elektorale, qëndrime zyrtare shtetërore dhe historike në Amerikë në emër të katërvjeçarit dhe rotacionit politik?

Kur të na jepni një shembull të tillë, atëherë mbase do e pranoja qëndrimin tuaj zyrtar ndaj figurës së Enver Hoxhës. Dalim në konkluzionin se qëndrimet e një shteti i bëjnë njerëzit e tij dhe këta njerëz bëjnë partitë, politikën, krimin dhe padrejtësitë ashtu siç kanë bërë tre dekada. Ambasadorja na tregoi se takimi me këto figura politike nuk është dëshira e saj personale ose zyrtare, por imponim i aktualitetit, se janë përfaqësuesit e popullit që i kemi zgjedhur në tre dekada dhe vazhdojmë t`i votojmë. Me pak fjalë na tha ata politikanë janë reflektimi juaj shkatërrimtar tridhjetvjeçar i shqipfolësve se shqiptari i vërtetë i mitologjive, legjendave nuk do i duronte as 3 dakika e jo tre dekada siç keni bërë ju.

Na tha se nëse ju e doni apo nuk e doni Enver Hoxhën (meqënëse bëri publik sondazhin e OSBE-së) ky s`është problemi ynë por juaji për ta shtjelluar dhe rregulluar sipas interesit të brendshëm. Ne do mbajmë/përkrahim/përcjellim atë variant që na përcjell politika juaj zyrtare pavarësisht se është konfliktuale, përçarëse për interesa të ngushta vetjake dhe nuk reflekton të dhënat e popullit në terren. Duhet ta zgjidhni ju dhe ne do mbajmë atë qëndrim që na përcjellin përfaqësuesit tuaj. Problemi juaj t`i spastroni. E thotë shumë qartë: “një herë ju gënjejnë/mashtrojnë/grabisin, faji i tyre, për 3 dekada me radhë është faji juaj si popull që b/punoni”.

Me qëndrimin zyrtar amerikan sipas aktualitetit konkludojmë se me ambasadoren dhe administratën amerikane kemi më shumë pika të përbashkëta sesa na ndajnë. Ambasadorja nxorri në pah problemin dhe zgjidhjen. Prandaj akti përfundimtar i mbetet popullit të rregullojë shtrembërimet dhe padrejtësitë duke i rrëzuar me votë, duke zgjedhur jo ata pd, ps, lesheli shpk me partitë e reja të dala nga mitra e trepartive kriminale antishqiptare, por atë parti që e ka provuar se ka mbrojtur çështjen shqiptare. Na përmendi të bashkohemi për t`i rrëzuar me votë.

Rrjedhimisht, votoni PKSH-në të shpëtojë Shqipëria, shqiptarizmi dhe shqiptarët. Shqipfolësit e gjejnë rrugën vetë si përherë, ia mbathin nga sytë këmbët me pasuritë e kësaj toke siç kanë bërë ndër shekuj kur duhej të punonin për kombin.

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA