...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Roli i ndërmjetësve të pushteteve dhe drogës në rritjen e çmimeve të ushqimeve

Siguria/garancia politike bëhet nëpërmjet strukturave shtetërore (dogana, polici, drejtësi) të cilët marrin përqindjen e tyre për çdo transfertë ndërsa nuk duan t`ia dinë për rastet e kapjes dhe humbjes së drogës:

Genta Kaloçi

11/02/2020 - 21:01

Nga një vrojtim të tregut vendas ndër vite kam dalë në përfundimin se; Conad-i ta mat kokën me litar marine; Eco-ja me tojë; Big-u me gjalmë; ndërsa tregu i mirëfilltë i prodhuesve tanë është inekzistent! Çështja më i rëndësishme në këtë treg është se të gjithë shesin produkte të dyshimta lidhur me cilësinë. Ushqimet me nivele të larta kimikatesh që ndalohen në tregjet europiane, psh., aflatoksinë, që është nr 1 i shkaktimit të kancereve, futen në albanistan pa asnjë dokument origjine, me letra të falsifikuara, ndërsa laboratorët nuk ekzistentojnë. Kanë plasur kanceret e të gjithë llojeve dhe në të gjitha grupmoshat ndërkohë që institucionet shtetërore sodisin dhe pasurohen me sëmundjen dhe vdekjen e popullit!

Shtoj në këtë gjendje dhe ata që shesin nëpër tregje pseudofshatare të improvizuara nga bashkitë (një mashtrim i bashkive për të vjedhur nga të gjitha anët) që nuk janë prodhues fshatarë por shitësa ambulantë që furnizohen nga pika e shumicës, që do të thotë se nuk janë detyrimisht fshatarë dhe më e rëndësishmja, nuk janë ‘Dora e Parë’ e prodhimit. Prandaj çmimet fluturojnë - se ka shumë ndërmjetësa ndërsa pushteti qendror dhe vendor s`e çan kokën fare se ç`bëhet me shëndetin e qytetarëve.

Faktor tjetër të rritjes së çmimit të ushqimeve është kapja e sasive të mëdha të drogës nga importi i produkteve ndërsa difiçitin e miliona eurove të firmave import-eksport, do ta paguajë populli. Për çdo sasi produktesh importi nga vendet matanë oqeanit bëhet një parapagesë në qindra mijra euro në llogari bankare. Paratë depozitohen për sasinë e fruta-perimeve dhe drogës, në llogari tjetër ose në të njëjtën llogari bankare, në varësi të sigurisë politike që ndiejnë trafikantët. Siguria/garancia politike bëhet nëpërmjet strukturave shtetërore (dogana, polici, drejtësi) të cilët marrin përqindjen e tyre për çdo transfertë ndërsa nuk duan t`ia dinë për rastet e kapjes dhe humbjes së drogës: këto humbje që duhet t`i paguajë i zoti i punës, në fakt, as ai nuk i paguan, por përcillen tek të gjithë ne. Atëherë firma e importit rrit çmimin ndaj ndërmjetësve, në tregun e produkteve bujqësore, dhe këta rrisin çmimin ndaj shitësve me pakicë/shumicë, dhe këta të fundit e rrisin edhe më shumë deri sa arrin tek blerësi!

Qytetari shqiptar është i pambrojtur në një vend ku nuk ka shtet por parashtet i cili funksionon në formë piramidale prej tre dekadash.

Nëse banania do të ishte me çmim të kontrolluar, psh., 100 lekë të rinj apo avokadoja 200 lekë të rinj, atëherë nuk do të kishte problem në luhatjen e çmimeve. Pikërisht këtu futet roli bashkëpunues i politikës ose pushtetit partiak pd, ps, lesheli me bishtajet e tyre. Domethënë nëse kapen sasitë e drogës nga “shteti”...në fakt, nga agjensitë e huaja, milionat që kapen janë garancitë monetare të dhëna nga pushteti partiak pd, ps, lesheli, nëpërmjet bankave për të larë paratë e krimit dhe kompanitë nga ana tjetër i fusin në lojë për t`i larë e për t`i shumuar në interes të pushtetit partiak. Nëse këto sasi droge kapen, atëherë gropa financiare në të gjithë sistemin financiar përcillet në çmimin e produkteve, p.sh., nëse avokadoja/ananasi/prodhimet ekzotike, do të duhej të ishin maksimumi 2€, që, duke futur në kontenier rriskun e kokainës dhe përqindjen që merr politika dhe bankat, atëherë ajo shkon në 4-5 mijë lekë dhe nëse këto sasi kapen, atëherë fluturojnë në 8/9/10 mijë lekë të vjetra.

Ndërsa për rastin e importit të mallrave sllavoturkoserbe që kanë mbushur tregun shqiptar, ndodh logjika vijuese: nëse në Shkup molla është 20 dinarë - 45lekë, këtu kalon 1.5€, sepse politikës qendrore dhe vendore nuk i leverdis organizimi dhe strukturimi i zinxhirit prodhues, përndryshe ngelen pa milionat e doganave dhe të drogës. Prodhimi vendas nuk ka fitim për politikën, prandaj shkatërrojnë prodhimin vendas për të fituar më shumë nga futja e mallrave me origjinë të dyshimtë. Shtojmë edhe produktet e ndaluara nga Europa - ato futen me zarfin ndaj çdo zyre përkatëse dhe çmimet fluturojnë si në Europë, ndërkohë që do të duhej të groposeshin në vendet e origjinës. Futja e mallit rajonal pa kontrolle dhe me dokumente false detyrojnë produktet vendase të kalben ose siç ndodhi me prodhuesit e mollëve në Korçë që prenë pemët.

Të gjithë na vjedhin me vulat dhe firmat e zyrave shtetërore - pa asnjë program pune dhe prespektivë largpamëse: sepse këto kompani në bashkëpunim me politikën dhe firmat importuese mbajnë të zaptuar tregun dhe mundësojnë të funksionojë piramida në të gjitha hallkat e saj — mundësojnë treg për të shitur këto produkte. Janë të gjithë të përfshirë në këtë krim ushqimor ndërsa justifikohen se gjoja zbatojnë ligjet! Cilat ligje? Me këto dredhi tregëtare nuk mund të futesh as në halen e Europës e jo më në tregun e përbashkët europian.

   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA