...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Ylli Përmeti paraqet një pjesë të punës së tij mbi Shëndetin në Milano

Ylli Përmeti paraqet një pjesë të punës së tij mbi Shëndetin në konferencën shkencore që zhvillohet në shtator të këtij viti në Milano, Itali

SHJ

13/07/2023 - 20:07

Ylli Përmeti është ftuar në dy konferenca: njëra që lidhet me Shëndetin Publik, Edukimin Shëndetësor dhe Shërbimet e Shëndetit dhe një tjetër që lidhet me kancerin.

Ftesat mbështeten në dy parapublikimet e tij si për çështjen e parë ashtu dhe për çështjen e dytë.

Me këtë rast ai do të zbulojë gjithë përmbajtjen e librit të tij, i cili do të publikohet në SHBA.

Libri përbëhet nga tetë kapituj dhe i kalon 650 faqe. Ai është rezultat i një pune shumëvjeçare.

Libri bart titullin “Gjithë teoria (dhe praktika) e Shëndetit” dhe është i një rëndësie të jashtëzakonshme sepse vjen në kohën kur shëndeti në veçanti dhe shërbimet shëndetësore në përgjithësi, gjenden në një krizë të thellë.

Ai përfshin disa nga “epidemitë” kryesore me të cilat përballet njerëzimi: kancerin, depresionin, mbipeshën (obezitetin) infeksionet dhe shumë shqetësime të tjera shëndetësore.

Libri sjell për studiuesit dhe kureshtarët zbulimet e fundit në mjekësi dhe shkon përtej tyre, sipas parimit të Aristotelit se mjekësia shqetësohet me shëndetin e njeriut ndërsa filozofia (politike) me shëndetin e natyrës dhe shoqërisë. 

Në këtë kuptim, libri nuk synon thjesht shëndetin e njeriut por dhe shëndetin e natyrës dhe shoqërisë njerëzore.

Ai ka vënë në dijeni universitetin e mjekësisë në Tiranë për parapublikimet e tij por ai s`e ka vënë ujin në zjarr! Por shqiptarët janë mësuar të nderohen nga të huajt për punën e tyre se sa nga institucionet tona që e kanë për detyrë.       

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA