Daniel Godelli, Kampion europe: medalje ari ne Kroaci
Dita
06/04/2017 - 09:20
Daniel Godelli rikthehet si kampion Europe, pas problemeve që kaloi me dopingun, në botërorin e kaluar. Në peshën 77 kg, ai mori medalje ari në Kampionatin Europian të Peshëngritjes që po mbahet në Split të Kroacisë.
Godelli, medaljen e arit e mori në stilin e shkëputjes, pasi ngriti 161 kg. Në të njëjtën peshë garoi edhe peshëngritësi tjetër shqiptar, Erkand Qerimaj.
Në stilin e shkëputjes, Qerimaj ngriti 155 kg dhe doli në vendin e 6-të. Më herët edhe Briken Calja mori medalje bronzi për Shqipërinë.
Romela Begaj u rendit e 5-ta në Europianin e Splitit në peshëngritje, në peshën 69 kilogramë duke ngritur në total 219 kg në dy-garësh.
Në stilin e shkëputjes, Romela Begaj e nisi mirë garën duke ngritur 98 kilogramë në provën e parë, që ishte e rëndësishme për klasifikimin e përgjithshëm. Më pas në provën e dytë dhe të tretë, Begaj provoi të ngrejë 101 kg por nuk arriti dot të mbante dot shtangën, dhe për faktin se provat i erdhën pas njëra-tjetrës.
Begaj ishte shumë pranë suksesit për të marrë medaljen e argjendtë. Në stilin e shtytjes, Begaj provoi për të qenë në zonën e medaljeve, por gaboi me 125 kg, duke e mbyllur garën e pesta në dy-garësh dhe e 6-ta në shtytje.
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 29 reads