...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

FIFA nis hetime kundër Serbisë për dhunën ndaj Xhakës dhe shqiptarëve

Sipas gazetës zvicerane “Blick” FIFA nisi hetimet sot ndaj Serbisë për dhunën e ushtruar ndaj Xhakës dhe dhunës verbale nga tifozët e saj në stadium.

SHJ

05/12/2022 - 19:45

Raportohet se FIFA ka nisur hetimet kundër Serbisë.

Sipas gazetës zvicerane “Blick” FIFA nisi hetimet sot ndaj Serbisë për dhunën e ushtruar ndaj Xhakës dhe dhunës verbale nga tifozët e saj në stadium. 

Hetimet lidhen kryesisht me Federatën Serbe të Futbollit, pasi mund të ketë pasur “shkelje të mundshme” të tre neneve të kodit disiplinor të FIFA-s gjatë ndeshjes së Kupës së Botës ndërmjet Serbisë dhe Zvicrës.

Këto janë nenet 12, 13 dhe 16. Neni 12 ka të bëjë me sjelljen e keqe nga lojtarët dhe zyrtarët, neni 13 me diskriminimin dhe neni 16 me sigurinë në lojëra.

Sipas gazetës, nuk do të ketë asnjë procedim ndaj Zvicrës apo kapitenit Granit Xhaka. Madje ky i fundit luan ndeshjen tjeter. 

Raporti sipas Voa-s

FIFA ngriti akuza disiplinore kundër Serbisë të hënën për sjellje të pahijshme të lojtarëve dhe tifozëve të saj, përfshirë thirrjet ofenduese në ndeshjen e Kampionatit Botëror të Futbollit kundër Zvicrës.

Tensionet u ndezën në tribunat e tifozëve dhe në fushë, një situatë e ngjashme me atë të krijuar gjatë ndeshjes së dy kombëtareve në Kampionatin Botëror të vitit 2018, që ringjalli rivalitetet etnike ballkanike.

Si kapiteni i kombëtares zviceriane, Granit Xhaka ashtu edhe mesfushori Xherdan Shaqiri që shënoi golin e parë të premten në ndeshjen ku Zvicra fitoi me rezultatin 3-2, vijnë nga familje shqiptare të Kosovës.

FIFA nuk përmendi incidentet konkrete që çuan në akuza për "sjellje të pahijshme të lojtarëve dhe zyrtarëve", “diskriminim” dhe shkelje “të rendit dhe sigurisë” gjatë ndeshjes.

Në stadium tifozët e Serbisë u dëgjuan të përdornin shprehje kundër Kosovës dhe shqiptarëve. Ata vunë në shënjestër golshënuesin Shaqiri në pjesën e parë, duke përdorur ofendime ndaj tij.

Disa lojtarë të Serbisë nga stoli i rezervave hynë në fushë në pjesën e dytë kur arbitri nuk mori parasysh një pretendim të ekipit serb për goditje dënimi.

FIFA, nuk dha një afat kohor për çështjen disiplinore. Cilido të jetë ndëshkimi, ai mund të zbatohet kur Serbia të luajë ndeshjet e ardhshme konkurruese në mars në një grup kualifikues të Kampionatit Evropian.

Video: 
Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA