Iliana Beqiri, kampione kombëtare dhe rekord në 200 metra
Nga garat kombëtare Iliana Beqiri doli kampione dhe theu rekord vetjak në 200 metra
SHJ
20/05/2023 - 19:47
Sot u zhvillua kampionati kombëtar i atletikës për të rritur në Elbasan, në 200 dhe 400 metra, ku për garën e parë morën pjesë 18 vajza ndërsa për të dytën 10 vajza. Këto gara ishin gara kombëtare për t`u përgatitur për garat ndërkombëtare, evropiane, në Poloni. Nga to Iliana Beqiri doli kampione dhe theu rekord vetjak në 200 metra.
Ja si u shpreh ajo pas garës:
“Nuk mund të isha më e lumtur se kaq. Kampione kombëtare në 200 m dhe 400 m dhe rekord personal në 200 m. Ky muaj ka qenë me emocione të përziera për mua: frikë, pasiguri, ankth, zhgenjim por në çdo moment i kujtoja vetes se kush jam dhe çfare di të bëj më mirë dhe ia dola”.
Le t`i urojmë asaj trofenë e radhës nga Polonia.
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 435 reads