Arben Llalla: fushata zgjedhore në Himarë, me mercenarë dhe tradhtarë
Fushata zgjedhore e korrik-gushtit në Himarë u mbizotërua nga tradhtarët e Tiranës dhe mercenarët e Athinës, sipas Llallës, megjithëse tradhtarët e Tiranës mund përshkruhen dhe si kryemercenarë ndërsa ata që quan Llalla si “mercenarë” janë thjesht mercenarë të vegjël
Ylli Përmeti
04/08/2024 - 13:54
1. Votojnë shqiptarët, zgjidhet greku!
2. Të dy partitë shqiptare PS dhe PD zyrtarizuan artificialisht pakicën greke në Himarë e cila nuk ekziston.
3. Dy kanditatët janë: Gjikuria shqiptar, por mercenar grek. Tavo grek, por mercenar shqiptar [ka thënë se atdheu` tij është Greqia].
4. Në Himarë shkuan për pushime Rama, Meta, Blushi, Noka, Boçi, etj., por u dukën pak edhe nëpër tubimet parazgjedhore.
5. Përsëri në Himarë ndërhyri sigurimi i Greqisë EYP, duke kërcënuar votuesit që kanë shtetësi greke dhe marrin pensione.
6. Për herë të parë në këtë fushatë nuk pati provokime nga mercenarët grekë të fiseve Beleri, Goro, Bollano, Kokaveshi, Dimakseli, Guma, Kolila, etj.
7. Qëllimin Greqia e arriti duke e paraqitur Himarën si “kërthiza” e vorio-preshave, ku hidrauliku Fredi Beleri u zgjodh eurodeputet, dhe do çirret në Kuvendin e BE për të drejtat e grekëve në Himarë dhe jo për të drejtat e grekëve në Finiq, Dropull, etj.
8. Gjikurisë nuk do t`i vijnë nga SHBA për ta votuar familja e tij, gruaja me dy vajzat, vëllai me gruan e tij. Kuptohet shpenzimet e mëdha nga SHBA në Himarë për 10 vota. Ndëra Tavua i solli me “trenin ekspres” familjarët e tij nga Dropulli në Himarë për ta votuar duke shkelur ndoshta dhe ligjet juridike.
9. Rama i tregoi mikut të tij Miçotaqit se përballë nuk mund t`i mundësh shqiptarët, por duhet ndërruar strategji duke i mashtruar, me dinakëri. Kështuqë Rama punon për grekun por me mënyrën e tij dinake dhe jo me kërcënime përballë.
Ndryshe nga Llalla, “gazetari”` famshëm dhe “kritiku”` ashpër i qeverisë, Çipa, dhe për më shumë djali` Himarës dhe “mbrojtës” i së vërtetës dhe i Himarës, mbrojti kandidatin e Ramës ose “grekun natyral” dhe jo “grekun e parrënjë”:
“Midis një greku natyral dhe një greku të parrënjë si të tillë, unë dua dhe do të respektoj natyralisht dhe shpirtërisht si shqiptar, grekun natyral. Të njëjtën gjë do t'i kërkoja çdo miku tim grek natyral dhe do t'a qeshja përherë çdo grek portativ ose edhe homogjen...”
Tregoi kështu “gazetari` famshëm” se jo vetëm që Shqipërinë s`e mbron me “gazetarinë” e tij por nuk mbron as vendlindjen e tij kur mbështet Ramën. Por ndoshta s`i ka kuptuar lëshimet e Ramës kundrejt Athinës, sepse si “gazetar i famshëm” dhe kanakar i qeverisë “Rama”, mund edhe të mos i ndjek veprimet dhe qendrimet e Ramës…
*Llalla është studiues. Ai ka dhënë një ndihmesë të madhe në ndriçimin e politikave greke në Shqipëri dhe përtej saj.
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 86 reads